Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Kush eshte "Boshti i se Keqes" ne Shqiperi?

    Kur Xhorxh Bush shpalli tezen e tij per aksin e te keqes, qe sipas tij kalon nga Iraku, Irani, Pakistani dhe Koreja e Veriut, kjo teme nuk ishte shume e degjuar ne Shqiperi. Mirepo, po te shohim sot, edhe ne kemi boshtin tone te djallit qe prek ne kater kende. Keshtu kur degjojme Presidentin amerikan te permende "ax of devil" qe perben sot rrezikun me te madh per sigurine nderkombetare, nuk ka se si te mos na vijne ndermend 4 entitet tona qe perfaqesojne kanosje te vazhdueshme per vlerat demokratike, kontribuojne ne moszhvillimin e vendit, mbajne peng integrimin, dhe qe po frymezojne perhere e me shpesh akuzat per korrupsion, abuzim me pushtetin, presione mbi median e lire, blerje te shtypit, etj.

    Aksi i djallit ne Shqiperi kalon nga Nano-Xhoana-Kokedhima dhe Zheji. Bashkeshorten e Kryeministrit do te donim ta linim jashte ne fakt, duke e konsideruar nje nga shtetet qe thjesht simpatizon terrorizmin nderkombetar, ne rastin e aksit tone te se keqes, korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin. Menduam se ne vend te saj duhej te qendronte me te drejta te plota zoti Artan Sevrani, pronar i Telebingos dhe nje ekrani me mjeker qe kohet e fundit ka hequr syzet, pas nje nderhyrjeje kirurgjikale. Ky karakter, cdo dite qe Nano eshte kryeminister, mbllaqitet mes parave publike dhe te nje lloji tjeter, duke mos pasur kurrfare droje apo frike nga shteti i ligjeve.

    Por duke pare zhurmimin e helikotereve te rinj qe kane pushtuar qiellin tone te paket, autobuzet e shtuar, aksionet ne sipermarrje dhe biznese, tentativat per privatizime gjigande, duke pare se kjo i ka rene ne sy edhe nje prej gazetave me te medha te botes, Financial Times, dhe duke i shtuar ketyre argumenteve nje bilanc te tatimeve qe flet per 3 milione leke te vjetra fitim ne vit, s'ka se si te neglizhojme faktin se "ax of devil", kalon bash nga Xhoana Nano.

    Kendi tjeter qe lidh ciklin eshte padyshim demagogu Kokedhima, nje nga yjet e shndritshem te kapitalizmit shqiptar, qe ka arritur te behet pronar i sa e sa ndermarrjeve duke i blere me cmimin e dy-tre rrogave mujore te nje nepunesi administrate.

    Botuesi i "Shekullit" vazhdon te prodhoje arme te shkaterrimit ne mase, ne kete rast levdata dhe mbeshtetje te pakufishme te politikave kryeministrore, perderisa rremben cdo muaj nga nje tender qindramilionesh, me prokurorim te drejtperdrejte. Kot nuk jane kende te se keqes se perbashket. Perndryshe, c'kuptim do te kishte, po te behej gare e te respektohej barazia ne tendera. Problemi eshte se ne kete entitet kane arritur te futen inspektoret e OKB-se, duke i kuptuar te gjitha pazaret e tij me Kryeministrin. Dje ishte Ilir Meta qe e denoncoi nje fakt te tille, duke shprehur rezerva per punen e dobet te "2K" ne rrugen e Bogoves dhe duke permendur shtimin e kombinateve ne duart e nje njeriu qe i le punet pergjysem dhe perkeqas.

    Kumi tjeter i djallit eshte e qarte se ngjan shume, me shume te kerkuarin Mullah Omar, edhe ky i denoncuar nga Xhorxh Bush si rrezik nderkombetar. Drejtorit te TVSH-se, Artur Zheji do t'i mbetej teper hatri po te mos e rendisnim ne boshtin e se keqes se Shqiperise. Frymezues i rregullt i politikave te abuzimit dhe mbeshtetes i tezes: te marrim sa te jemi, Zheji po ve ne funksion te ambicieve te "ax of devil", totalisht dhe 24 ore ne dite, ekranin e vetem publik ne vendin tone. Ekranin qe mbahet me parate e taksapaguesve. Punet e zeza dhe aktet okulte te Kryeministrit duhet te mbulohen me fjalime progresiste dhe kronika perurimesh.

    E ben kete aqik, ne mes te dites. Me kot mundohet te veje vello te tilla, si lidhje direkte me Berishen, ftesa kortezie per eksponente te opozites. Ai qe duhet te flase gjithe diten e dites ne kete megafon te propagandes eshte ekskluzivisht Fatos Nano. Dhe ja ku erdhem natyrshem tek kendi kryesor i boshtit te djallit ne Shqiperi. Ky personazh do te duhej krahasuar me KIM-in e Phenianit, perderisa eshte njesoj megalloman, qe ka nevoje t'i behen buste e nderime. Dhe qe mendon se pushteti i tij do te zgjase pafundesisht, perderisa kercenon me kongrese te vazhdimesise dhe me legjislatura te reja te 2005-ses.

    Boshti i se keqes ne Shqiperi eshte identifikuar tashme. Kjo do te thote se kemi bere gjysmen e punes. Tani ky aks i djallit duhet shkaterruar. Ne tetor ka zgjedhje, ne dhjetor ka prape zgjedhje te rendesishme. S'kemi pse te behemi bashkefajtore.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Boshti i te keqijave nuk eshte as Fatosi as Xhoana
    por Moszbatimi i Ligjeve kushtetuse si dhe akteve ligjore
    ne shkalle kombetare apo nivel bashkiak lokal.Kur padrejtesite shkeljet abuzimet jane kaq hapur cbejne organet e ligjit dhe Prokuroria???
    po te kujtoj nje film si shembull
    Besoj e ke pare filmin Untouchable(te pakorruptueshmit)
    me Kevin Kostner Sean Connery dhe Robert Deniro
    qe i gjithe grupi duke mos u trembur nga asnjelloj rreziku dhe presioni duke qene te paster dhe ushtruar ligjet
    arriten te futnin ne burg Alkaponen per mospagim taksash
    permarrje rryshfeti as qe behej fjale.......
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 10-08-2003 më 02:37
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    Gleni Maska e Glendis
    Anëtarësuar
    17-08-2003
    Vendndodhja
    Brooklyn , NY
    Postime
    15
    Boshtin e te keqes ne Shqiperi , nuk duhet ta kerkojme vetem ne disa persona te vecante pasi i gjithe sistemi drejtues eshte i semure nga virusi i korrupsionit dhe nga mania e te berurit te pasur ne menyre sa me te shpejte!
    Nje post ne administrate apo kuvend , ne pergjithesi e shohin jo si nje detyre e rendesishme apo detyrim qe ke ndaj vendit tend , por si mjeti me efikas fitimprures pa shkelur ligjet haptazi.Per te ndryshuar kete , nuk mjaftojne disa levizje neper poste , por duhet ndryshuar i gjithe mentaliteti shoqeror gje qe duket pak si e pamundur per Shqiperine dhe shqiptaret .
    ...

  4. #4
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    O Enri me kete mesazh u bere, "person i padeshiruar" per ne Shqiperi.

    Sidoqofte nga ky "bosht" nuk mund te mungonte vet populli shqiptar. Ne Shqiptaret jemi te "keqinjte e vetes", vetem me dhune kuptojme.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e altin uku
    Anëtarësuar
    04-05-2003
    Vendndodhja
    milano(itali)
    Postime
    25
    o khalid nuk eshte se ne jemi mesuar vetem me dhune.hajde shihi se sa urt rrine ketej njerezit por sic tha me siper benseven11 shkaku eshte se nuk zbatohen ligjet.kjo eshte e vetmja arsye pse shqiperia po shkaterrohet!
    kur mendoj qe hajdute makinash e mashtrues dalin gjithe diten duke bredhur me vjen qe te qesh(kjo eshte nje cmenduri)
    mund te me urresh ose dashurosh por indiferente te lutem mos te me qendrosh!

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Boshti i se keqes ne shqiperi eshte pikerisht mendimi apo mentaliteti skllavo-injorant, intolerant dhe jo liberal qe ne Shqiperi ndjell urrejtje apo percmim si ky i tipit " aksi i djallit eshte Nano".

    Ka vetem nje menyre shpetimi prej ketij lloj anadollizmi.

    Shqiperine e shpeton vetem CIFUTERIA. Dmth aplikimi i nje morali cifut, qe na bashkon me njeri tjetrin pertej mosmarrveshjeve apo konflikteve injoranto-fisnore dhe na orieonton eksklusivisht drejt interesit personal dhe jo drejt koncepteve morale qe na bejne te vuajme per arabine.

    Keto norma te na bejne te afte dhe te paskrupullt, te pameshirshem per te arritur majen e suksesit.

    Thjesht ne duhet te kthehemi ne nje popull cifut, me nje moral dhe karriere cifute. Amerika, Izraeli dhe cdo komb tjeter qe nuk na detyrojne morale dhe qe ndihmojne drejtperdrejt interesin tone, jane aleatet tane me te medhenj. Ne duhet te synojme te behemi si ata, te aplikojme rregullat, moralin dhe te synojme suksesin e tyre.

  7. #7
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Leshator gabohesh ne arsyetimin tend te pameshirshem dhe naiv.
    Perse duhet te jete Cifuteria mor djale?
    A nuk e pame cifuterine tuaj per 50 vite me rradhe, ku ju i hoqet shqiptareve te drejten per te qene shqiptare, ja me thuaj?
    Po kur do ndryshoni mentalitet ju Cifutet se na lodhet, na shkombetarizuat, na late mbrapa botes duke na rikthyer mentalitetin injoranto-fisnor, kur more zoti Cifut, ta dime?
    Sipas teje shqipetaret duhet te jene cifute qe te quhen shqipetare?
    Sipas teje ne shqiptaret nuk kemi rrenje te lashta por vetem 2000 vjecare?
    Cfare rregulash, cfare moralesh dhe suksesesh deshiron ti te aplikosh kur soji jot deshtoi + 500% ne qeverisjen e shekullit te kaluar?
    Urdhero kohet e sotshme mister Cifuti, ku ndodhet Shqiperia dhe ku jane shqipetaret te cileve u hoqe te drejten per te qene shqipetare.
    Nuk ta ka fajin anadollizmi, por truri jote i paralizuar.
    Anadollizmi i sotshem shpetoi shqipetaret injorante, te pakulturuar, te paditur me historine e tyre ,per te mos u kthyer menjehere ne shoviniste ashtu sikur ata kane qene qemoti.
    Eshte nje fat i madh per shqipetaret, ndoshta atyre u ka ndihur fati ne momentet me te veshtira te eksistences se tyre, te shpetojne aq sa te mundin nga vlerat e tyre te lashta kombetare.
    Megjithate ju do jeni vlera me negative per historine e nje kombi qe nuk ngjiz.
    Mos kerkoni vlera te tjera per te deshtuar te ardhmen e nje kombi ne vazhdim.
    Se fundi ju duhet ti dorezoheni drejtesise shqiptare dhe asaj te Hages per krimet komuniste dhe krimet kunder kombit shqipetar qe keni bere.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  8. #8
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Perse Shqiperia nuk ecen perpara???

    perSHENDETje
    Viti 1992, Shqiperia u trondit nga nje levizje e pergjithshme e popullit e cila solli hedhjen e sistemit diktatorial qe per 50 vjet mbizoteronte mbi vendin tone. Renja e bustit te Enverit ne Tirane tregonte se Shqiperia do hynte ne nje epoke te re, e kaluara nuk do te perseritej me. Ne Tirane mberin zevendesi i puneve te jashtme te SHBAse, Xhejms Beker dhe turme makinash dhe populli nga gjithe Shqiperia mberin ne kryeqytet duke ngritur dy gishtat larte, ne shenje fitoreje ose te ardhjes se demokracise. Mbaj mend se ate dite kishim dalur me prinderit per te degjuar Bekerin dhe mbaja ne dore nje flamur plastik te SHBAse, dhe mami me tha: "tani do na mari persiper Amerika dhe asnjegje nuk do jete me si me perpara, do behemi te pasur". Une nuk kuptoja shume gjera ne ate moshe, por isha i gezuar sepse te gjithe njerezit reth meje ishin te gezuar. Pak kohe me pare, ne 2 Korrik 1991, numer i madh Shqiptaresh, kryesiht te rinje, kishin hyre me dhune ne ambasadat e vendeve perendimore ne Tirane duke kerkuar strehim politik, ashtu dhe ndodhi. Makinat e Kryqit te Kuq, te BE dhe te OKBse parakalonin vashdimisht ne rruget e Tiranes duke sjellur veshje dhe ushqime per njerezit. Cdo gje dukej se shkonte mire. Komshies time i kishte sjellur djali nga Gjermania nje majtafon dhe nje televizor me ngjyra, une nuk kisha pare meperpara, dhe i premtonte se do ta bente te pasur. Kushdo qe kishte njeri jashte mendonte se kishte siguruar jeten. Por papunesia ishte problem i madh, dhe detyroi shume njerez te mergojne ne cdo lloje menyre, rendesi kishte vetem te ikte nga Shqiperia. Ngadale-ngadale fillova te kuptoje se gjerat nuk ishin aq mire. "Radio Tirana" shpallte perdite emra personash qe kishin humbur, dhe kishte shume mundesi te ndodheshin ne ndonje vend fqinje. Varferia detyroi Shqiptaret te vjedhin dhe te shkatrojne objektet e sistemit komunist, por dhe disa te vjedhin Shqiptare te tjere. Arkivola me "femije nenash" mberinin nga vendet europiane, ne shumicen e rasteve te vrare nga bashkeatdhetaret e tyre. Siguria ishte dicka qe e haruam shpejt. Tani kishim frike te dilnim naten, vajzat nuk i conim ne gjimnaz se kishim frike mos kishin fatin e atyre qe u keqperdoren nga Shqiptare dhe u derguan ne Itali per prostitucion. Asnjegje nuk ishte si me pare. TVSHja nxirte dite per dite foto personash (me fytyra te egera ose te vrara) te cilet kerkoheshin nga policia, per krime te renda. Jashtetit emri "Shqiptar" ishte i barabarte me "kriminel".
    Sidoqofte, me menyra te ndryshme- dikush kishte nje njeri jashte, dikush u merte me tregeti, dikush u merte me krime- disa Shqiptare vune leke menjane dhe gjendja dukej sikur po permiresohej pak. Por papritmas viti 1997 ishte per Shqiperine nje "fillim i ri nga xeroja". Kriminaliteti u ngrit ne kulm , me keq se dhe ne vitin 1992, populli u armatos dhe vrasjet nuk kishin mbarim. Keshtu une me familjen time, si shume familje te tjera shqiptare, u detyruam te mergojme. Kur pame c'mundime kishte dhe mergimi pesuam disfate. Nje dite degjova nenen (qe para 6 vjetesh me kishte thene qe shpetuam me sistemin e ri) te me thote:" me mire ishim ne kohen e Enverit, te pakten kishim siguri, te varfer por te gezuar". Kaluan 3 vjet pa shkelur kembe ne Shqiperi. Degjoja shume njerez qe shkonin e vinin ne atdhe se gjerat po permisoheshin, dhe keshtu vendosa te shkoje te shof dhe une njerezit e mi. Kur hyra ne Tirane te them te drejten u mallengjeva, dhe mendova se gjerat ishin permiresuar sepse me "mashtruan" ato ndertesat e larta qe i kishin ndertuar firmat e huaja. Por shume shpejt cdo gje ndryshoi, ne lagjen time nuk me kishte mbetur me asnje shok i vjeter pervec Mirit, te gjithe te tjeret kishin ikur jashtetit- e dija qe mbase nuk do i shihja me, por mu be qejfi per ata. Mora vesh se nje shokun tim, Danin, e kishin vrare per nje fjale goje. Ca cuna te lagjes, qe meperpara i kisha frike se me kercenonin perdite, ishin bere si "lecka" nga heroina. Kurse ca te tjere, qe me perpara ishin cuna "te mire", ishin bere kriminela ose ishin katandisur burgjeve. Gazetat flisnin akoma per vrasjen e Arben Brocit (-1992) dhe Azem Hajdarit (-1997, Zoti i meshirofte por kishin kaluar shume vjet), si dhe per shtrimin e Autostrades e cila u planifikonte qe ne vitin 1992 me leket e BE. Dritat dhe uji ishin bere "lluks" per familjen shqiptare,varferia, kriminaliteti dhe analfabetizmi ne kulm . Dhe keshtu shume shpejt kuptova se asnjegje nuk kishe ndryshuar, Shqiperia nuk kishte aritur akoma ne vitin 2000, sahati kishte ndaluar, Shqiperia ndodhej akoma ne vitin 1992, trazirat vashdojne akoma. Mendova se ishte "budallallik i madh" qe disa njerez thonin se Shqiperia ka perparuar, por gjithashtu mendova se nuk mund te kthehemi me mbrapsht- ne kohen e komunizmit- do ishte gjithashtu budallallik. Ne ate moment e vetmja gje qe doja ishte qe te vije "Viti i Ri", me se fundi te hy Shqiperia "ne vitin 1993", te ikim nga eresira e 1992shit. Por me thene te drejten duke pare gjendjen ky "vit i ri per Shqiperine dukej shume larg".

    Tani qe po studjoje, dhe po merem me teper me Historine e Shqiperise, me hidherim kam kuptuar se e verteta eshte qe atdheu im kurre nuk ka qene mire, perhere ka qene mbrapa nga shtetet e tjera, perhere Shqiptari duhej te merte rrugen e gjate te mergimit per te gjetur "shpetim". Keshtu vendosa qe te vije sot ne forum dhe t'i'u beje nje pyetje, qe shume kohe i'a bej vetes time , por nuk gjeje pergjigje:
    PERSE SHQIPERIA NUK ECEN PERPARA???
    CFARE GJEJE E KA FAJIN QE KY POPULLI JONE DUHET VETEM TE VUAJE???

    Pres pergjigjet tuaja???
    falemiNDERit

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    17
    Shqiperia nuk ecen perpara per disa gjera. E para eshte fakti qe shumica e shqipetarve jan analfabet, dhe nuk kan ecur e lujtur neper bote per me pare se si jetojn njerzit ne shtetet tjer. Ne urrejm njeri tjetrin, dhe nuk na behet qefi se disa perparojn, ne nuk ndihmojm ate qe duan te perparoj por me keq ne duam qe ti pengojm ate. Ne shqiptaret nuk jena te bashkuar, dhe ne na kan luftuar dhe po na luftojn deri ne ke te dite.
    Udheheqet, qeveritart shqiptar nuk punojn per te ndertuar shtetin ton pervec se vetveten. Prandaj ne nuk ecim perpara. Por ne do perparojm sepse shum shqiptar po e shofin qe nuk ka shtet tjeter me i mir se atdheu i jon per shqipetaret. Ja kjo ishte mendimi i im.

    Me respekt Mirushi.
    Rreth flamurit te perbashkuar me nje deshir dhe nje qellim.

    Jam krenar se jam Shqiptar se shqiperia eshte Shqiptaria.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-09-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    28
    Ndjej keqardhje per shkrimin e me siperm sepse po te ulesha dhe une te hidhja mendimin tim ne leter nuk do te shkruaja as me pak e as me shume.Pra ndjej keqardhje se e verteta eshte e hidhur,por e vertete.
    Te them te drejten jam perpjekur vazhdimisht te formuloj nje pergjigje per pyetjen e Khalidit,edhe pa shkruajtur ai.Dhe besoj se jan shume shqipetaret qe e bejne kete pyetje.
    Personalisht kam aritur ne konkluzionin se ....ky eshte sistemi ...Duhet te shpresojm qe ne qeverisjen e vendit sa here qe behen zgjedhjet,te perpiqemi...por dhe te shpresojm se do te vine ne krye njerz qe do te bejne njesoj per vete ,por pak me shume se paraardhesit ...per popullin e per Shqiperine.
    Personalisht jam i lumtur qe jetoj ne Shqiperi.
    Meni

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •