Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Fashistat Greke do ndertojne shkolle ne Korce...

    perSHENDETje
    Keto pese vitet e fundit ne Greqi eshte shfaqur nje parti e re shoveniste me emrin Alarmi Ortodokso-Popullor (LA.O.S) me kryetar racistin-ekstremist G. Karaxaferris. Kjo parti ushqen ne popullin grek urejtjen ndaj te huajve, dhe sponsorizon organizata ekstremiste greke ne Greqi dhe ne vendet fqinje si dhe sponsorizon botimin e nje turme librash qe kane si permbajtje ngritjen e "ndergjegjes kombetare" te Grekeve dhe urejtjen ndaj popujve te tjere te cilet shume here karakterizohen si barbare gjithashtu shume here keto libra flasin per pushtime teritoriale. Sidoqofte, keta njerez me probleme mendore, kane fituar shume perkrahes dhe jane bere shkak te ngrihet urejtja ndaj Shqiptareve, kryesisht ne zonat veriore te Greqise.
    Ketu e dy vjet ne kanalin televiziv "Tileasty", qe eshte ne duart e Karaxaferit, reklamohen disa libra per Camerine dhe V.Epirin si dhe u behet thirje qytetareve grek te hedhin lek te cilat bashke me fitimet nga librat do shpenzohen per ngritjen e nje shkolleje greke ne Korce.
    Mendimi im eshte se kjo teme eshte teper serioze dhe duhet denoncuar ne bashkine e Korces, sepse do ishte e pallogjikshme te lejojme keta persona, qe flasin per skllaverim gjoja te minoritetit grek nga ana jone dhe per "clirim te V. Epirit bashke me Korcen",te ndertojne shkolle ne Shqiperi. Do ishte gabim trashanik t'i lejojme ketyre personave te perhapin propaganden antishqiptare dhe brenda kufijve te Shqiperise.
    falemiNDERit

  2. #2
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Kjo eshte iniciative priate e ketij grupi apo eshte bere dicka me shume?
    Dmth ky grup apo pala greke qe ky perfaqeson a kane hedhur kontakte me Bashkine e Korçes apo institucione te tjera shteterore shqiptare?

    Nqs eshte nje iniciative private, une them skemi pse hidhemi perpjete si kecat.
    Te njejten gje le te bejme dhe ne ne Greqi.
    Kush nga shqiptaret, si ata emigruar ne Greqi dhe ata ne veri te kufirit grek, nuk do te deshironte shkolla shqipe ne Janine, Athine a gjetke?

    Sa te gatshem jemi ne te veprojme si keta grekerit e lartshenuar?

    Le te mbeshtesim me sa mundemi hapjen e shkollave shqipe ne Greqi, ku femijet shqiptare te mesojne gjuhen e memes shqipe.

  3. #3
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Eni, me sa duket nuk e ke kuptuar se ku e kam fjalen.
    Problemi im nuk eshte se do hapet nje shkolle greke ne Shqiperi, sepse shkolla greke ne Shqiperi ka pasur qe ne lashtesi dhe ne kohen e Enverit akoma kishim shkolla ku mesohej ne greqisht.
    Problemi im eshte se keta njerez qe duan te hapin kete shkolle, me inisjativen e vet ose ne bashkpunim me te tjere, jane te rrezikshem, me gjithe kuptimin e fjales. Keta jan shkaku i ritjes te agresivitetit te disa grupeve nacionaliste greke ndaj te huajve, sidomos ndaj Shqiptareve. Dhe per kete kemi shume shembuj, mos te kujtoje ngjarjen e para 3 vjeteve ne Athine ku nje nacionalist i quajtur K. Kazako doli ne sheshin Omonia duke shtire me pistolete mbi te huajt dhe si perfundim ngelen 2 te vrare dhe 4 te plagosur te gjithe te huaj po per fat te mire nuk ishin Shqiptar. Kete ngjarje Karaxaferi me te tjeret e quajn si nje "incident te vogel" qe e zmadhojne te huajt. C'a pret nga ky njeri ne lidhje me Shqiperine?
    Vec te tjerash, kjo parti shpreh hapur ne televizor se V. Epiri i perket grekeve dhe se nje dite duhet t'a marin ate.
    Pra nuk jam kundra te hapen shkolla per minoritaret ne Shqiperi por jam kundra qe ne Shqiperi te veprojne antishqiptar dhe te fanatizojne minoritaret pa shkak.
    Fund, cdo shtet e ka te drejten te shpalli persona te huaj si te padeshiruar ne teritorin e tij. Ketyre personave i takon ky karakterizim nga shteti shqiptar dhe nese keta paguajne disa lek per veprimtarite e tyre ne Shqiperi eshte teper e qarte se demi qe ata do te sjellin eshte me i madh se perfitimi.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-08-2003
    Vendndodhja
    ALBANIA
    Postime
    3
    pershendetje...
    klaidi vti ke bere mire qe e ke hapur kete qeshtje, Edhe une jam plotesisht dakord me ty edhe duhen te meren masa te menjehershme sepse eshte nje gje kti fare edhe sikur te ishte dicka serioze prape se prape nuk duhet ta lejonim sepse greket neve kane fjalet me te keqija dhe me te ashpra per neve.



    Edhe sa per ty ENI un jam dakord qe te kemi lidhje me te gjitha shtetet , por vetem me ata qe na perkra ,ajo per ato qe na shfrytezjne , qe na heqin te drejtat vetem se vetem qe jemi shqipetare .
    GREKET NUK I DUN SHQIPETARET KETE MERRENI VESH MIRE ,,,,,

    VERTETIM?

    Une kam 4 vjet ne greqi edhe edhe e di shume mire, e kam pare nga afer sjelljen e tyre ndaj nesh...! Na trjtojne si kafshe... taman ashtu...!

    COHUNI
    SHQIPETARE...!
    KAM LINDUR PA PYTUR NJERI -
    DO VDES PA ME PYTUR NJERI PRANDAJ ME LINI TE JETOJ SI DUA VETE

  5. #5
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Khalid,

    se si jane apo sillen greket nacionaliste ndaj shqiptareve apo Shqiperise, kjo dihet nga ne dhe cdo nisme ne drejtim te frenimit te ambicjeve te tyre ndaj Shqiperise duhen frenuar.

    Por hallin une e kam gjetke.
    Ne Greqi shqiptaret ndihen te abandonuar nga shteti i tyre meme. Keshtu, nqs shteti yne s'ben dot gje, pse te mos merren a organizohen nisma private nga vete shqiptaret, per te zgjidhur p.sh. nje nga problemet madhore qe ne kemi ne emigracion, d.m.th. arsimimi ne shqip i femijeve tane.
    Le te organizojme dhe ne p.sh. mbledhjen e mbishkrimeve, te hollave per te hapur shkolla ne shqip kudo ne Greqi ku ka me shumice familje shqiptaresh, qofshin keta, emigrante te pas viteve '90, arvanitas apo çame.
    Arsimi ne shqip mendoj se eshte nder problemet me primare.
    Nqs femijet tane kane filluar te harrojne gjuhen shqipe kjo çon uje te greku apo cilitdo tjeter.
    Ja greket vet po mundohen gjasme te kapin arsimin per te perhapur ndikimin e vet ne Shqiperi.
    Pse?
    Se e dine qe arsimi eshte primarja.

    Dhe une kete po kerkoj t'i luftojme kundershtaret tane me te njejten arme.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Idmon
    Anëtarësuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    detroit
    Postime
    81
    Po me cudit fakti qe greket duan te ngrejn nje shkolle grek ne korc me sa di une ne korece nuk banojn grek qe te ngrihet kjo shkolle mund te hgrihet nje shkolle maqedonese me qene se ka maqedones qe banojne dhe jetojne ne rrethin e korcos .Por me sa po kuptojme kjo mund ti interesoje kryetarit te bashkisi i cili mund te jete lidhur me bashk kombesit e Nanos greket sikur se mun te kete marre rryshfete prej grekeve ne kembim te hapjes se shkolle .O ZOT E CFER SPO DEGJOJME ZOTI E NDIMOFTE SHQIPERIN
    nuk ka rendesi

  7. #7
    Eni, jam dakord me deshiren tende "le te hapet..", por mendoj se eshte absurde qe te hapesh nje shkolle shqip ne Greqi ku s'te lejohet te mbash as emrin tend te vertete.

    Mendoj qe eshte koha tani qe qeveria shqiptare t'i kushtezoj shkollat greke ne Shqiperi me ato shqipe ne Greqi. Ndryshe as mos te vihen ne rend dite hapja e tyre.

    StterollA

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-11-2002
    Postime
    167
    C'eshte gjithe ky buuum informacioni, me gjithe platforme te gatshme brenda, kur ne Ko nuk qarkullon as neper rrugica plakash nje thashethem i tille?!!! besoj se koha e Don Kishoteve, ka ikur me heqjen e mullinjve me ere nga qarkullimi, Sanco Pancot jane bere tregetare te fjales, kurse lajthitje per Cameri a Vorio-Epir nuk i bejne dem askujt! Jane thjesht...pa peshe!
    ERIS RUSI

  9. #9
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    perSHENDETje
    Eris, asnjegje nuk eshte pa peshe.
    Fanatizimi i nje populli ose nje minoriteti eshte gjithmone dicka shqetesuese, kesi lloje fanatizimesh nacionaliste sollen luften e pare dhe te dyte boterore.
    Sidoqofte problemi im ndodhet me shume te personat qe kane mare inisjativen per hapjen e kesaj shkolle.
    Do na ndihmonte shume shkrimi i ndonje Korcari i cili do kete degjuar per nje inisjative te tille ne qytetin e tij!!
    falemiNDERit

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-08-2003
    Vendndodhja
    Ko
    Postime
    63
    Jam i bindur qe cdo korcari do i dukej lajthitje nje gje e tille dhe kaq. une bisedova dhe me miq te mij, te cileve iu duk gati absurde nej pretendim i tille. Greqia ka fshatra gati te rrenuar akoma Follorinen dhe Kosturin. duhet te merret njehere me to, pastaj te shikoj Vorio-Epirin Grek, ku pretendon te futet dhe korca e rrethinat e saj.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mësuesi SMS prindit: Fëmija yt mungon në shkollë
    Nga Davius në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 10-02-2010, 13:13
  2. Kritika e interpretimit Protestant të Biblës
    Nga Tannhauser në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 07:39
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. At Donat Kurti O.F.M.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 03:17
  5. 5 Universitetet më të mira në Amerikë
    Nga miri në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 16:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •