Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    boyalbania Maska e indrit
    Anëtarësuar
    30-05-2002
    Vendndodhja
    Itali Como
    Postime
    13
    shum i dashur khalid.
    jam shume i gezuar qe nje person mori guzimin dhe te flase per vendin tone, per gjendien e vendit tone.
    me te thene te verteten u emocionova, sepse ngjarja qe tregove eshte pak a shum si e jotja.
    Mua me quajne Indrit dhe jetoj ne itali me familjen. nuk kam shkuar ne shqiperi prej 5 vjetesh, edhe se jam afer athehut???? sepse arsyhet kan qene shume te ndryshuara...
    kesaj vere mese fundi i thash prindit time: une duha te shkoje ne shqiperi per te pare se si eshte gjendia etj.
    kur mberrita ne portin e dursit jam skandalizuar...
    kur mberrita ne shqiperi, ne qytetin tim, po ishte e vertete qe jane duke u bere disa pallate nepermjet firmave. por ishte e kote, shqiptaret nuk kishin ecur perpara...gje qe me te vertete me vje shume keq. nje dite po kaloja drejt rrugues, e imagjinone vizat e bardha? une po kaloja qete qete, kur nje makine me erdhi afer dhe desh me shtypi, qe mos te kisha kaluar me shpejtesi, kushe di se ne cilin spital do te me çonin....duha te te them ne kriminalitetin e kemi ne gjak ne nuk duham te jetojme mire, ne nud dijme se ç'fare eshte liria...(si qeni qe lirohet nga zinxhiret), keshtu jemi, jane! nuk ka civilitet, nuk ka rregulla sociale, dmth injoranc, kujdes aman jo te gjithe jane injorant, jane shume inteligjent, perkundrazi, por ata nuk e perdorin inteligjencen, nuk perdorin trurin, nuk jane umane. nuk dijne se ç'fare eshte rregulli, mos te them kur u nisa nga shqiperia nga aeropoti n. tereza (rinas) njeri me ndejti si zoraxhi mbrapa per ti dhane 5,00 euro dhe qe ishte nje puntor i aeroportit, me duget ata qe bejen chek-in. me kupton?
    po te jete nje i huaj ç'fare do te mendoj?????
    pra ne nuk jemi njerez por jemi kafshe, jane kafshe...me vjan keq me te verete te them keta fjale, por une kam mbetur me te vertete i zhgenjyar nga albania.
    ne Komunitetin Europian flitet qe te fusin edhe shqiperine, por ç'fare shqiperie more, keshtu i kam thene atyre atje ne albani, me ketu rrethana qe jeni shqiperia futet mbas 20 vjeteve. ata besoj se jane modern, jane duke u modernizuar, po...por modernizim mbrapsht aman!
    keshtu i dashur kahlid nuk kemi deshire te shkojme perpara, besoj se te thash nje pergjigje pyetjes tende.
    Po te tregoj edhe nje fakt tjeter. kur unisa nga italia, u nisa me traget. nuk te them se ç'fare ndothi, kishte shume njerez qe prisnin radhen per te bere chek-in. si shtynin, si dilni pa rradhe, nje ere te keqe i vin rrobave atyre, mu duk vetja jo si ne itali (bari-port) por ne nje stalle derrash, te betohem. deri sa nje polic tha si jeni ju shqiptaret pa pik civilizimi edhe pse jetoni ne itali... njeri aty afer, qe i vinte ere e keqe, si ashtu dhe ere goje me tha tregohu pak i shalthet dile pa rradhe, ai ishte mbrapa meje prandaj me tha kete gje, qe te mbaronte pune, une ju pergjigja, Zoteri pak respekt per ata qe jane para nesh kur te mbarojne me rradhe dote tja mberrisim edhe ne piksynimin. eeee se mori vesh??? shtynin aq forte sa me copetuan fare!
    Une u skandalizova kesaj rradhe qe shkova, une i uroj k.eruropian qe mos ta fusin kurre shqiperine deri sa te civilizohen, nese civilizohen, por nuk besoj dhe aq.
    qe sot e tutje nese une do te shkoje ne albania(eshte vendlindia ime si ashtu edhe e jotja) vetem per dy tre dite, me aeroplan, paktem atje ka korrupsion dhe jo stalle derrash.
    me se fundi te pershendes dhe suksese.
    me respekt indriti

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-09-2003
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    56
    NJE VDEKJE GREKE NGA NJE JETE SHQIPTARI


    Vetem nje iluzionist do ta besonte ate fabul te sajuar ne menyren me mediokre te mundshme, ne menyren me feminore te mundshme, po aq dhe ne menyren me te pacipe te mundshme: nje polic grek qellon ne ajer me nje plumb dhe ky i bie ne koke shqiptarit. Prove me te mire se kjo per fajin e policise greke nuk mund te gjendet. Me pas, u tha, gjithnje nga pala greke, se shqiptari i vrare me nje plumb ne koke, ishte nje kontrabandist. Duken krejt qarte perpjekjet groteske te policise greke per te fshehur nje krim. Krimineli ka nje emer dhe ai eshte grek. Krimineli ka nje emer dhe ai nuk eshte vetem polici grek qe shkrepi pistoleten. Krimineli ka nje emer dhe ai eshte nje emer i keq: Ksenofobi Greke. Te ishte ky nje rast i shkeputur, do te mundoheshim te gjithe te pershpirteshim perpara trupit te pajete te emigrantit fatkeq e te falnim fisnikerisht, sic e kemi per rrenje ne shqiptaret.

    Por, qe me ndryshimet e medha demokratike te hapjes, jemi perballur periodikisht me dhunen e strukturave policore e shteterore greke ndaj emigranteve shqiptare. Greket vazhdimisht kane menduar e vazhdojne te mendojne gabim, duke fantazuar me superioritetin e nje vendi perendimor, anetar te BE e NATO-s. Greket ne pjese te madhe te tyre, mendojne shume gabim, madje abuzojne, me faktin se kane "ca lefta" me shume se shqiptaret. Ata duhet te dine te lexojne mire historine, ate histori kur vete ata vinin bregdetit shqiptar per te punuar toka, per te mbjelle ullinj e ndertuar mure me gure. Dhe per te marre me vete ca leke per familjet e tyre. Tamam sic bejne sot shqiptaret. Histori qe perseritet, ose per tu treguar grekerve se teoria e Galileit eshte universale ne kohe e hapesire. Problemi eshte akoma me i thjeshte, nese policet greke nuk jane analfabete: kemi qene vertete nje vend i varfer, shume i varfer. Madje jemi akoma nder vendet e varfera, por duhet te shikoni mire ndryshimet ekonomike progresive ne vetem nje dekade demokraci.

    Atehere pse? Pse kaq urrejtje ndaj shqiptareve? Po politika shteterore?

    Sikur te ndodhte nje ngjarje e tille makabre ne Shqiperi, a mund te imagjinohet se si do te sillej shteti grek?! Cdo te ndodhte me kufirin, me emigrantet, me politikat apo marredheniet bilaterale nese nje polic shqiptar do te vriste me nje plumb ne koke nje shtetas grek me duar ne xhepa?! Ne s'kemi pse te heshtim per nje njeri qe na e kane derguar ne qiell ne menyren me te padrejte njerezore. A ju kujtohet se si reagoi politika greke kur u burgosen kater shtetas shqiptare me nenshtetesi greke ne vitin '93? Dhe behej fjale per kater nenshtetas qe kishin shkelur flagrantisht ligjin shqiptar, kishin kryer veprimtari antikombetare shqiptare dhe po ne menyren tipike kishin shkaktuar nje ngacmim etnik.

    Natyrisht evokimi jo gjithmone eshte i vyeshem. Por ne rastin e emigrantit te njome shqiptar, te vrare ne kufi nga policia kufitare greke, kemite bejme me nje mungese shpirti, me nje krim te shemtuar te cilin natyrshem mund ta quajme te pashembellt. Eshte dinjitoz reagimi i Komitetit grek te Helsinkit, por eshte cinik deklarimi zyrtar "per vrasjen e nje kontrabandisti". Ndergjegjia shteterore greke ne kete rast, ka perfituar nje ngjolle, nje zezim te cilin s'mund ta fshehe as prezenca europarlamentare e as perkedhelia europiane. Perballe kesaj vrasjeje shteterore gjithe greket dhe shtetaret e ketij vendi "ndiejne nje meditatio mortis kur duhet te ndienin nje meditatio vitae".

    - ------------------------ -
    Gazeta KOHA JONE
    E Shtune, 27 Shtator 2003

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Jam një vëlla i juaj Shqiptar ,por jashtë kufijve teritorial të Shqipëtisë Londineze nga Ilirida .

    Vendlindjen time me Shqipërinë e ndan lumi Drin i Zi .
    Familjen e babës dhe nënës të ndarë gati përgjysëm ,gjysma në Iliridë e gjysma në Shqipëri .
    Të familjes së nënës ,burat gati që të gjithë të vrarë nga '' skuadrat e vdekjes '' ,të mbeturit gjallë që të gjithë banorë të burgjeve të Burelit, Spaçit ku ta dijj unë se kujt burgu tjetër ,të tjerët banorë të kampeve të përqëndrimit anë e mbanë Shqipërisë,por edhe të familjes së babës më shum se gjysma .
    Derisa kam mërguar gjithsejt kemi pasë marë vetëm tre herë letra nga të tanët prej kampeve dhe ate të hapura e të ringjitura,e prej atyre jasht kampeve as edhe njëherë të vetme .
    Mbas pesë vitesh mërgimi ,shpirti më lëngonte dhe rëndonte ,më tërhiqte vendlindja, natën edhe gjumin nuk e bësha të qetë nga ëndërat .Shqiptarë aty ku jetoja kishte shum pak por edhe ata si e gjithë të tjerët me telashe e halle të veta.
    Dhe deshi fati që ra sistemi komunist në Shqipëri ,që ta shkeli tokën Shqiptare ,të vizitoj farefisin e babës dhe nënës.
    I telefonoj ambasadës Shqiptare dhe i pyeta se si është procedura ,a duhet vizë e tjera formalitete ,si Shqiptar që jam por nga Ilirida.
    Më thanë jo nuk duhet ,dhe mund të shkosh kur të duash.
    Të njetën ditë mora biltën e udhëtimet dhe po atë mbasdite nisa për Tiranë .
    Gjatë rugës lloj lloj mendime e emocione .Më ra që të presi në Romë diku mbi 1:45 për linjën për Tiranë .
    Më janë dukur shekuj ata minuta në aeroprtin Da Vinçi të Romës .
    Vjen koha e nisim për në aeroplan ,ishte gusht i vitit 1992 ,nuk kishte udhëtarë shum akoma atë kohë nga Shqipëria ,e për Shqipëri.
    Hipim në aeroplan gjithsejt diku 18 pasagjerë.
    Një aeroplan ndoshta nga lufta e dytë botërore ,me motorët asi me flutarake në formë kriqi.
    Kur i kam parë brigjet e Shqipërisë nuk e dij ,por sytë vetë më lotonin e nuk mundesha të mbushem me frymë.
    Ishim ulur me një Italian sëbashku që kishte një bisnes këpucësh nëse nuk gaboj në Shqipëri ,dhe kur më pa që më ridhnin lotët ,filloi të më ngushllon me fjalë të mira për Shqipërinë,për përparim gjëja që bënte Shqipëria .

    Dëshprimin parë që e përjetova në Shqipëri ishte nga ushatri/roja i aeroportit .
    Duke zbritur nga aeroplani ai më pa me sy të përlotur e lotët që më ridhnin ,dhe më pyeti përse qaj ?
    I them nuk e dij por mbase nga emocionet që arita ta shkeli dheun e Shqipërisë për herë të parë që kur jam lindur .
    E ai ma priti ,ti qenke budall fare more .
    Për këtë Shqipëri m-uti të derdhish lotë .
    Nuk e dij se si ta shpjegoj, se si u ngjeva nga fjalët e tij . Por them që ,sikur të isha nënshtetas Shqiptar ,pa ia futur një grusht turijve atij idioti ,të paktën nuk do e linja .
    Ai Italiani e pa se më ndëroi ftyra ,dhe më thëret që vazhdojmë rugën për në doganë .
    Aty në doganë një tjetër obsurditet ,që për me shkruar duhet ditë të tëra .
    Kaloj doganën ,kur ja më rethekojnë disa mafiozë që kishin bërë vetura/maqina atë kohë ,për ofertë vozitjeje për ku dua .
    Nuk e dij as vetë se nga e kuptuan ata që nuk isha i Shqipërisë .
    Iu them për Tiranë, e më thonë $20.oo ( flasim për gusht të 1992 vit). Rashë dakord , hipi në veturë .
    Kur ja përvetëmse shoferit/vozitësit hipin edhe tre djem të tjerë .
    Vërtet ishin fëtyra antipatike dhe do lesh palarë ,të paq ethur e të pa krehur .
    I them atij taksistit ,more sikur duket ,ti bëne pazar me mua për $20.oo ,e këta tjerët ç'ne në veturë?
    Më thotë ,këta janë shokët e mij ,që më ndihmojnë .
    E hapi derën e veturës dhe dali jasht e i them atij ,ti vazhdo rrugën me shokët e tu ,se unë nuk vij.
    Mbas sa e sa fjalëve me te ,i them më le rehat e mos mërzit fort.
    Kur e shohi një djal ,rinte pak si në një anë.
    E pyes ate ,a ke ti veturë ?
    Më thotë po .
    I them për $20.oo a më dërgon deri në Tiranë ?
    Me përgjigjet po, por duke shikuar nga ai grupi i atyre që zbrita nga vetura e tyre.
    I them ,hajde e mos u mërzit ti ,për ta .Lermi mua ata .
    Hipi në veturë,e nisim .
    Sa dalim nga aeroprti e pyes atë djalin.
    A din ti me vozitë mirë e shpejtë ?
    Më thotë që ,po.
    I them ,nëse nuk je shofer i mirë hajde i ndrojmë vendet ,të vozisi unë.
    Më pa pak çuditshëm dhe pak si me frigë ,por përgjigje nuk më ktheu.
    E pashë se sa ishte sahati më ,dhe i them :-
    ndëgjo këtu ,vozit sa më shpejt të mundesh, as mos të shkon mendja të ndalesh gjatë rrugëtimit nën asfar mënyre e kushti , deri mbrenda në Tiranë .
    Sa kemi në rugën kryesore nga aeroporti ,ja duken ata qafë palarët mbas nesh në ndjekje.
    Ai udhëtim ,prej aeroprti e deri në Tiranë në lagjen Laprake tek Unaza ,ka qenur një skenar filmik që edhe Xhejms Bondi do ia kishte lakmi .
    Kur për fat ,aty në Laprake,në Unazë takuam një oficer polic dhe i them shoferit që të ndalet me qëllim që ta pyesi për adresën ku desha të shkoj .Atë moment ata qafë palarët u larguan.
    Nejse ai polici sikur duket as që ishte Tiranas ,se nuk dinte të na orienton përveç Pesëmbëdhjet katshit.
    Si përfundim,arita disi në adresën e caktuar me një mijë peripeti.
    E paguaj atë djalin $20.oo dhe i japi edhe $10.oo extra me nja dy pako cigare Marllboro.

    Po të njetën ditë ,në mbramje desha me shkuar për Vlorë ,në një fshat të quajtur Lubonjë.
    Aty e shohi një djal me një Bez, bisedoj me te kështu kot vetëm për të parë karakterin e tij . Mandej i them a vozit ti relacione të gjata ?
    Kuptohest Shqiptari kur njëherë nuk thotë jo.
    I them po deri në Vlorë ke vozitur ndonjëherë ?
    Më thotë jo ?
    I them ,po nëse të kisha thënë që të shkojmë për Vlorë ,a kishe dashur dhe për sa Lek kishe shkuar?
    Më tha drejtë ,qef nuk e kam të shkoj e aq më pak tani që është gati mbramje ,por për Lekë kisha vajtur.
    E pyes përsëri ,sa lekë?
    Më thotë $50.oo .
    I them vajtje ardhe ?
    Më thotë ,po vajtje ardhje.
    E pyes ,beson se e ke maqinën në regull për aq udhëtim të gjatë ?
    Ma kthen po more ,si jo.
    I them ,hajde ,kthe benzin e nisim atëherë .
    Më thotë tani menjëherë ?
    I them ,po menjërherë.
    Më tha ,prit ti tregoj shoqës dhe mamasë dhe nisemi.
    Shkoi ,erdhi dhe ja nisëm .Por ishte diku afër mbrëmjes.
    Kur nisëm ,mori disa sokaçe të Tiranës dhe u ndal tek një shtëpi përdhese ,me porosi që të mos e lejoj kërkënd të prekën maqinën.
    I them,mos u mërzit fare ,për atë punë .
    Nuk vonoi as edhe 5 minuta ,ja vjen,disi me një fytrë të gëzuar.
    Nga rasti i aeroprtit ,mua më shkoi menja për keq.
    Thash ma paska përgadit ndonjë kurth ky .
    Por një për një ,atë e hanja.
    Kur ja futet në veturë,pa me e ndezur ,e nxjerën nga xhepi një revole TT ,dhe më pyet ,a din ta përdorish?
    I them që po .
    Ma jep,dhe më thotë fute në brez,dhe ma tregon edhe revolen e tij në brez të vet .
    I them ,more jahu,po na në luftë nuk shkojmë.
    Nejse më thotë ,ti nuk je nga këndej ,prandaj edhe nuk i kupton këta punë.Këtu është Shqipëri dhe do kesh rastin të shohish ,çka sta mer mendja.
    Por ti nëse paraqitet nevoja ,mos e le pa përdorur,më porositën.
    Nisim,por disi edhe përse u paraqit shum i sinqetë ndaj meje ,nuk më linte diçka nga mbrenda pa e provuar, a është vërtet revolja në gjendje pune apo ma dha vetëm për dekor .
    Ai duke vozitur,unë e nxjer revolen dhe e shkatëroj plotësisht në pjesë. E pashë mu duk gjithçka në regull.
    E montoj përsëri dhe e fusi në brez,me fishekun në cef .
    Kur ja dikur kaluam Lushnjën .Diku në rrugë e sipër ,na ndalën një polic me shenjën STOP .
    Na përshëndet ,dhe i thotë atij djalit :- zbrit njëherë ,se ta mari unë benzin e të bëj një xhiro .
    Unë mbeta i shtangun nga habia e sjelljes së policët .
    Por ai djali ishte shum djalosh dhe i gjindshëm në situata.
    I tha :- shoku shef ,me gjith qejf ta kisha dhënë ,por jam me këtë mysafirin nga jashtë Shqipërisë e do mbesim shum vonë për Vlorë.
    Polici i kërkoi falje dhe na uroi rrugë të mabarë .
    Diku si nja një orë ( ndoshta më shum e ndoshta më pak ) para Vlorës ,kur ja shohim një barikadë me gurë në mes të rrugës .
    Ndalën shoferi Benzin, i them unë ,rij ti në maqinë e unë të dali ti pastroj gurët.
    Më thotë jo or mik, je në dorën time . Ti qëndro mbrenda në maqinë ,unë vetë do dali të pastroj ,por nëse paraqitet nevoja përdore revolen .
    Ku ,mendoja vet me vete ,me çfarë dëshire vinja për Shqipëri ,e këtu qenka më keq se në Teksas të viteve të 1900-ta.
    Deri në Vlorë ,kaluam e pastruam tre barika gurësh në rrugë.
    Nuk e dij se sa ishte ora , nga përjetimet e atë ditshme hupa edhe sensin e kohës .
    Diku para se me mbëri te sheshi ,takuam një polic dhe shoferi e pyeti për drejtim të fshatit Lubonjë .
    Polici ishte Korçar ,siç tha ai ,dhe na orientoi për aq sa dinte ,por mbasi ishte shum vonë na këshilloi që në asfarë mënyre mos ndalemi rrugës apo të vizitojmë ndonjë kafane pranë rrugëve.
    U përshëndetëm me policin. Pa u larguar ai as edhe 10 metra ,kur ja një grup prej katër të rrijsh ( diku mbi 20 vjeçar ),ia ngjitën dritares nga ana e shoferit me duar gjëja se të na ndihmojnë për orientim.
    Unë nuk e kuptova se nga e kuptuan ata se ne kishim nevojë për orientim ( ndoshta nga tabelat e maqinës ),se deri atëherë as edhe si silueta nuk i pashë rrotull.
    Shoferi e nxori revolën drejt tyre ,por ndërkohë ndërhyri edhe polici dhe ata u larguan .
    Megjithëse ata i thanë policit ,o shoku shef ky deshi me na vra ,se ka revole ki motër q....i !
    Polici iu tha ,ju lutem largohuni dhe i leni njerzit e qetë .
    Mbasi iu falemderuam policit për ndërhyrje vazhduam rrugën përpjetë atyre maleve, e kur ja hipëm diku në kulm të malit ,e atje rruga ndaheshte në dy drejtime ,na muarëm krahun e djathtë sipas drejtimit të policit. Kur aty afër ndarjes se rrugës pamë një kafe buzë rugës. Ushtonte kënga labçe e greke , gjuheshte gati nga të gjitha llojet e armëve,na vazhduam as që u ndalëm edhe përse ishim shum të etshëm.
    Filluam të zbresim teposhtë në një farë gryke .Kur ja shohim për rruge njezës me kuaj në vrapim e sipër si vetëtima i bin tërthorazi rrugës në dy drejtime .
    Më tutje pamë një grup njerzish me dy kuaj të ngarkuar me armë .
    E pyes atë shoferin ,more a jemi në Shqipëri këtu apo diku tjetër.
    Më tha ,a u binde tani se të duhet revolja.
    I them ,po u binda.
    Kaluam një lum ( besoj që ishte Vjosa ) ,kur matanë lumit pamë një fshat që mua mu duk thjesht fshat i shkretë ,midis fshati një një ndërtesë e shkatëruar si punë koperative .Kërkund nuk pashë dritë ndezur në atë fshat. Nuk e dinim se cili fshat ishte , zdinim kënd të pyesnim se të gjithë flenin. Të rimë në maqinë e të qëndrojmë deri nesër në mëngjes ishte rezik,se njerzit luanin me lloj lloj armësh në krah ,si me qenur shoqatë gjuatarësh.
    E pyes shoferin a ke mjaft benzin ?
    Më thotë po.
    Ec para ,vazhdojmë pak ma tutje.
    Nisim ,kur ja për fatin tonë të mirë, në dalje të fshatit e shohi një dritë obori tek një shtëpi ndezur .
    Ndalon shoferi ,dhe dali unë .
    Shoferi më thotë jo ,prit unë të dali.
    Unë them jo unë të dali këtu ,se kur do e sheh që kam theks në të folur ,nuk do frigohet nga unë.
    Afrohem ,një grua lante pjësën para hyrej së shtëpisë.
    E përshëndesi ,kur ajo vrap e hyn mrenda nga friga.
    Unë afrohem në hyrje të shtëpisë dhe e thërasi me një formë lutje me zonjë,dhe i tregoj se vij nga parëndimi dhe i këkroj disa familjarë të mij që janë këndej pari në internim.
    Atëherë dual ajo gruaj,më përshëndeti ,më kërkoi falje me arsietim të josigurisë që ndodhën adej pari.
    I tegoj se kush jam ,se nga vij e kënd kërkoj .
    Ajo më tregon se fshati Lubonjë është matanë këtij Mali ,dhe më thotë se disa nga ajo familje që kërkon më duket se kanë hikur për Tiranë para një muaji.
    E falemderoj, i lë një kuti cigare mallbore pak si me zor ,se nuk e pranonte.
    Hipi në maqinë i tregoj shoferit drejtim për sa më njohtoi ajo zonja ,dhe mendosha vetë me vete.
    Si e shihnim Shqipërinë në televizor atë kohë ,me çfarë malli e dëshirë nisa për Shqipëri ,çfarë zhgënjimi përejtova pa zbritur akoma ( pa me më shkelur këmba ime tokën e Shqipërisë ) nga ushtari i aeroportit ,çka përjetova për rruge deri në Tiranë, nga Tirana për Vlorë dhe mendoja ,po si e kalojnë jetën këta njerëz në këtë mjerim me këtë pa siguri ,me këta kushte e këtë rend si në mesjetë .
    Kur ja ashtu në mednime aritëm te një fshat që sipas udhëzimeve të asaj zonjës duheshte të ishte Lubonja.
    E pyes shoferin rastësisht ,sa është ora ?
    Më thotë 1:15 minuta ( mbas mesit të të natës ) .
    Kur ja në mes të fshatit një ndërtesë pak sa ma e madhe e lanur pas dore ,si e shkretë . Sigurisht që mund të ketë qenur shkollë apo ndonjë objekt koperative . Afër saj nga ana e mjatë një kafe-club mu buzë rrugës .
    Muzika greke në atë kaf në kup të qiellit ,të sharat e fishkëllimat besoj se një kilometër larg ndëgjoheshin.
    Unë thjesht fitova përshtypjen se kemi kaluar pa hetuar në Greqi.
    E pyes shoferin ,more a je i sigurtë se jemi në Shqipëri ?
    Filloi të qesh ,dhe më thotë po or mik ,në Shqipëri jemi.
    Po çne kjo muzikë greke kaq shum këndej pari ?
    Do e mer vesh or mikë ,për sa do rin në Shqipëri .
    Shoferi deshi të hyn në kafe-club që të pyet dikë nga ata për fshatin Lubonjë ,por unë nuk e lashë .
    Pashë në anë të djathë të fshatit një dritë obori ndezur ,dhe më erdhën sikur ndëgjova zëra njezish që bisedonin.
    I them shoferit ,ktheje maqinën në këtë drejtim nga nga drita që vinin zërat ,dhe unë do shkoj e ty pyes ata njerëz për fshatin Lubonjë nëse është ky dhe nëse njohin ata kën unë kërkoj.
    E kthen shoferi maqinën , zbresi unë dhe heci në drejtim të dritave të shtëpisë dhe zërave që ndëgjoja .
    Nuk e dij përse ,por ato momente kur ecnja drejt dritave ndjesha një grohtësi në zemër,njëfar lëhtësimi ,si më i çlodhur nuk e dij si ta përshkruaj se si ndjehesha.Më mungojnë fjalët .
    Afrohem afër gardhit të oborit ,dhe thëras me një zë mesatar :- O i zoti i shtëpisë ,jam një udhëtar nate e desha me ju pyet për ndihmë drejtimi.
    Kur ja dalin një grumbull me njrëz bura e gra e ca fëmijë.
    Mos haroj të theksoj këte ,ata farefisi im në Shqipëri as që din për vizitën time ,as që ishim parë ndonjohërë për së gjalli ,por vetëm njëherë kemi pasë ndëruar fotgrafi familjare diku nga viti 1972 .
    Ne ishim ritur ,kishim ndëryshuar deri në atë kohë që shkonja unë në Gusht të vitit 1992.
    Kur ja njerzit po afrohen ,e unë i shikoj fare kjarët shkaku se dritat e maqinave binin direkt në ta .
    I shikoja ,njerëz për me të ardhur keq kështu nga pamja, njerëz të thatë ,të pa veshur, njerëz si hije,sikur ndjeshin një frigë në palc të eshtrave kur më afroheshin. Akoma pa me mu afrua mirë ,kur i pashë se ndjenin frigë ashtu në ecje e sipër si të mpirë nga këmbët ,iu them jam nga filan qyteti i Ilirdës por vij nga Amerika se kërkoj gjakun tim me këta emra e mbiemër familje .
    Ata mu lëshuan në përqafim e sipër duke më përmendur edhe emrin tim dhe duke më treguar ,ky është ky ,e ky është ky ,e kjo është kjo e kështu me radhë .
    Por ishte fakt që as ata nuk më njihnin mua si fëtyrë e as unë ata ( edhe përse njeri tjetrit ua dinim emrat ) . Nga ajo se çka përjetova atë ditë nga aeroprti-Tiranë-Vlorë-deri te ai fshat që ajo zoja më drejtoi dhe që më tha se disa nga ata ndoshta kanë kaluar për Tiranë para një muaji .
    Nuk e dij përse por u stepa në vend, mandej i pyes për disa farefis më të vjetër ,duke menduar se ata nuk kanë ndryshuar shum në fizionomi nga fotgrafitë e viti 1972.
    Më më ofrojnë që të hyj mbrenda ,e thëras shoferin hyjmë e mbredna . Kur ja mbas pakë erdhën ata më të vjetrit të cilët i njoha nga frotografitë e para 20 viteve.
    Nuk e dij si ta përshkruaj atë moment të takimit .
    Nuk e dij ,por mua më vinte ai takim si punë fimi ,takohesh me gjakun tënd për her të parë ,pa njohur ,pa ditur .
    Në ato raste edhe nuk din njeriu se çka të bisedon e si kapet për bisedash përvetëmse pyetje si është ka e si ashtë ai .
    Por edhe nuk ka nevojë të përshkruaj gjendjen e tyre ,si të internuar që ishin .
    Me ate çka pashë ,më kujtoheshin tregimet dhe poemat e MIGJENIT ,'' Luli i Vocër'' ,'' Mjerimi '' , '' A do thëngjill zotri '' .
    U dëshpërova deri në palcë . Në siecilin hap binja nga dëshprimi në dëshprim.
    Ndejtëm deri diku nga ora 5:00 e mëngjezit .
    Madnej hikëm .
    Atë mëngjez atë grykë e kishte mbuluar mjegulla ,o zot o zot .
    Nuk dukeshte as 5 mtera largësi, shoferi ishte i pa përvojë në asi kushtesh atmosferike .
    Si për ironi , natën shkova ,me mjegull dola ,kurgjë nuk pashë për rethi nga natyra ,përvçse hije e kontura të pa definuara .
    I them shoferit lëshoi drita e shkurta ,se me të gjatat do na then qafën kund këtyre kodrave e brigjeve.
    Edhe ai ishte i pa gjumë ,unë dy netë resht pa gjumë në sy .
    Dikur ,shkau i mjegullës ,e ai voziste me drita të gjata për pak desh e shkeli një këmbësor - taksiratli .
    Nuk mu durua më dhe i them ,more nëse nuk din të paktën mësohu kur të tjerët të mësojnë .
    Lësho dritat e shkurta se ata janë për kësi punësh ,se do na mer në qaf ne e dokë tjetër udhëtar taksiratli .
    Mandej kur e pa se unë e ngrita zërin në te , i lëshoi dritat shkurta dhe u bind se ishte më mirë .
    Mandej më falemderoi .
    Prej aty shkuam në Savër ( apo zavër ) ,o zot ,o zot çka kam parë atje .
    Po e lë këtu,se diçka edhe trupi më dridhet kur i kujtoj se çka kam parë e përjetuar ato ditë .
    Nuk e dij ,por , për sa kam parë atë kohë ,dhe tre hërë të tjera mbas që kam qenur ( 2002 herën e fundit ),kam fituar bindje se Shqipëria jonë zor se do bëhet ashtu siç e duam na ta shohim e ta a kemi , një '' Zonjë e Rëndë '' si ka thënë Vaso Pasha .

    E përsenë e kësaj gjendje të Shqipërisë është pak ca zor ta definosh me fjalë - një vend ku nuk e njeh qeni të zotin ( shkaku i mosrspektimit të ligjit ) ka me shkuar rokupujë .
    Në mos për gjithnjë ,për një kohë bukur të gjatë ,më duket se po .
    Ndryshuar për herë të fundit nga DriniM : 01-10-2003 më 06:10

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-09-2003
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    56
    Sërish dhunë në kufi, ndonëse ministrin e Jashtëm grek kërkon ndjesë


    Në gjendje shoku, me shenja dhune në fytyrë, Arian Tarko, është paraqitur në orët e mbrëmjes në komisariatin e Korçës. Me zërin që i dridhej, por plot duf e mllef, ai ka bërë denoncimin, që tashmë është bërë i zakonshëm: “Më kanë rrahur policët grekë!” Dhe siç ndodh në të tilla raste, policët e komisariatit të Korçës, kanë plotësuar një formular, ku ka firmosur dhe viktima, i cili më pas, është nisur drejt shtëpisë së tij në Gramsh.

    Akoma pa u shuar mirë buja e vrasjes së Vullnet Bytyçit nga kufitarët grekë, këto të fundit kanë shkaktuar një tjetër incident. Arian Tarko, 28 vjeç, është rrahur nga policët grekë në postën e doganës greke të Kristolopogjisë. Sherri ka nisur në prani të dhjetra personave të tjerë, të cilët ishin në radhë si Tarko, për të hyrë në tokën greke. Por duke dashur që gjithçka të ngelë brenda për brenda, policët grekë e kanë marrë të riun shqiptar dhe e kanë futur brenda në postë. Aty, ata kanë e rrahur dhe e kanë qëlluar, duke i shkaktuar plagë të rënda.

    Megjithatë, 28-vjeçari u ka shpjeguar grekërve se ai e kishte nxjerrë pasaportën në policinë e Gramshit
    e nuk e kishte blerë rrugëve apo ta kishte të falsifikuar. “Në këto momente njëri nga policët më ka goditur me grushta disa herë në fytyrë dhe me shkelma në pjesën e prapme të trupit”, dëshmoi gramshioti. Pasi e kanë rrahur, policët e kanë detyruar atë që të firmoste një formular, të cilën e kanë plotësuar para syve, por ai nuk ka pranuar që të lërë firmën mbi të. Autoritetet greke e kanë kërcënuar dhe i kanë thënë që të largohej urgjentisht. “Në rast se do të kalosh në Greqi, të duhet një pasaportë e re dhe vizë”, mësohet t´i kenë thënë ata. Pasi ka shkelur sërish në token shqiptare, Tarko ka mbërritur në policinë e Korçës. Menjëherë ai ka bërë denoncimin për ngjarjen e rëndë. Shenjat e dhunës në fytyrën e tij nuk kishin nevojë për ndonjë dëshmi të stërholluar. Grushtat dhe shqelmat e policëve grekë kishin shkaktuar enjtje dhe të çara në fytyrë, ndërkohë që në pjesën e pasme të trupit dukeshin qartë të mavijosurat. Tarko ka qëndruar për disa minuta në policinë e Korçës, e cila i ka premtuar se do
    të marrë masa për të sqaruar akoma më tej këtë incident.


    VIKTIMAT E TRI JAVËVE TE FUNDIT

    Vullnet Bytyçi i vrarë (18 vjeç, nga Hasi)
    Ligor Halili i gjymtuar (45 vjeç, nga Elbasani)
    Mili Halili i rrahur (43 vjeç, nga Elbasani)
    Rrahman Pashollari i rrahur (60 vjeç, nga Elbasani)
    Leonard Shmilka i rrahur (19 vjeç, nga Pogradeci)
    Dashamir Brekolli i rrahur (26 vjeç, nga Devolli)
    Sokol Hallka, i rrahur 26 vjeç, nga Cërriku


    KRYEMINISTRI SHPREH NGUSHËLLIMET PËR EMIGRANTIN E VRARË

    Kryeministri shqitar Fatos Nano, ka bërë dje një vizitë në shtëpinë e emigrantit të vrarë nga kufitari grek, Vullnet Bytyçi. Rreth orës 13.00 të mesditës së djeshme, i shoqëruar nga shtabi i tij dhe ministri i Rendit Publik, Luan Rama, ai ka shprehur ngushëllimet në familjen e Bytyçëve. Ndonëse dialogu nuk ka qenë shumë intensiv, kryeministri Nano, i është drejtuar kryefamiljarit Mehdi Bytyçi: “I kam kërkuar autoriteteve të pushtetit lokal që të bëjnë bilancin e të gjitha nevojave emergjente që ka familja juaj dhe unë angazhohem, se brenda një kohe shumë të shkurtër, do t’i realizoj ato”. Ai ka vazhduar më tej se ka kontaktuar dhe me palën greke për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Kam folur në telefon me ministrin e Jashtëm grek, Papandreu. Ai më ka thënë që të të bëj shumë të fala dhe të kërkon ndjesë për incidentin e ndodhur në kufi”. I zhytur në trishtim, kryefamiljar Mehdi Bytyçi është shprehur se familja e tij kërkon vetëm drejtësi. “Djali im është nisur me një çantë të mbushur me bukë dhe nuk ka pasur armë. Unë dua që kësaj çështje t’i shkohet deri në fund dhe të zbardhet plotësisht”.


    7 Tetor 2003
    Gazeta PANORAMA

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-09-2003
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    56
    Greqia në listën e zezë:
    SHBA përfshin në listën e organizatave terroriste tre grupe kriminale greke



    Greqia do t'u kërkojë Shteteve të Bashkuara të korrigjojnë listën e organizatave terroriste ndërkombëtare, të publikuar prej tyre të enjten e kaluar, me qëllim që të merret parasysh shkatërrimi i grupit terrorist grek "17 Nëntori", njoftoi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme greke.
    Shefi i diplomacisë greke, Georges Papandreu, urdhëroi ambasadorin e Greqisë në Uashington të kërkojë korrigjimin e kësaj liste, në mënyrë që ajo të përputhet me realitetin", tha zëdhënësi i tij, Panos Beglitis, gjatë një takimi me shtypin. Një ndërmarrje e ngjashme duhet të bëhet edhe pranë ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Athinë, saktësoi ai.

    Në listen e 25 organizatave terroriste ndërkombëtare, të bërë publike të enjten në një version të rishikuar, përmendet edhe grupi "17 Nëntori". "Greqia dëshiron që ky raport, që nuk pasqyron zhvillimet e fundit, të plotësohet, duke marrë parasysh vlerësimet e saj", shpjegoi Beglitis, duke përsëritur se, për Athinën, ky grup ishte shkatërruar. Media greke kishte reaguar ashpër ndaj faktit të përfshirjes së këtij grupi në listën amerikane. Kjo e fundit citon edhe një grup tjetër grek, "Celulat Revolucionare", që, sipas policisë greke, janë formuar nga organizata e dytë "historike" në vend, ELA (Lufta Popullore Revolucionare). Grupi "Celulat revolucionare" kishte marrë përsipër një atentat me bombë kundër një hoteli interkontinental në Athinë në vitin 1999, si pasojë e të cilit kishte gjetur vdekjen një punonjës.

    Pak ditë më parë një varg shpërthimesh ndodhën në qendër të Athinës në zyrat e partisë qeveritare PASOK dhe të opozitës, Demokracia e Re. Bombat shpërthyen në zyrat e PASOK-ut, në lagjen e Athinës, Kato Patisia dhe në Antupoli. Nga shpërthimi u thyen të gjitha dritaret e ndërtesës, ndërsa zjarri shkaktoi dëme në brendinë e ndërtesës. Shpërthime pati edhe në zyrën e Partisë Demokracia e Re, në lagjen e Athinës, Moshato, që ka shkaktuar dëme të vogla materiale. Ndërsa në lagjen Kolonaki, shpërtheu edhe automjeti i deputetit të opozitës konservatore, Jorgos Vulgarakis. Policia deklaroi se sulmuesit kishin vendosur disa bomba në tri makina dhe në një motoçikletë të deputetit, i cili në atë moment nuk ka qenë në shtëpi. Si rezultat i shpërthimeve, janë shkatërruar edhe disa automjete të tjera. Asnjë organizatë nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet. Kjo është goditja më e madhe që merr siguria e Greqisë në prag të Lojërave Olimpike 2004, në një kohë që nga SHBA ka
    patur vërejtje pikërisht për nivelin e sigurisë. Të shqetësuar nga rrezikimi i Lojërave Olimpike, autoritetet zyrtare deklaruan javën e kaluar se "përtej çdo skenari fantastik dhe hiperbolizimi ka vetëm një realitet: Greqia po përgatitet me përpjekje të madhe për të organizuar Lojëra Olimpike krejtësisht të sigurta në 2004".


    7 Tetor 2003
    Gazeta PANORAMA

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •