Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e bursa33
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    64

    Ndihma e shpejte.

    Ndihma e shpejtė. Ēasti kur mund t“i shpėtoni jetėn dikujt !

    26 nėntor 2001

    Te nderuar bashkeatdhetare!

    Si specialist i sherbimit te urgjences,mendova se kontributi im si mjek do ishte me konkret sikur t`ju jepja disa keshilla mjaft praktike,per ndihmen e pare.

    Shpesh na vijne mjaft te semure,te aksidentuar ne repartet e urgjences e ne varesi te problemit qe ka i semuri e (ndihmes korrekte -a jo) shpesh here paracaktohet dhe fati i pacientit.

    Jane jo pak sot, sherbimet e organizmat,duke filluar nga sherbimet ambulatore,policia,sherbimet e kerkim-shpetimit te cilat i pergatisin anetaret e tyre per nderhyrje "te vogla" por decizive,qe shpetojne jete njerezish.

    Kemi vene re ,se jane jo pak rastet kur njerezit nuk kane idene me te vogel se si veprohet ne keto raste,kur veprojne gabim e acarojne situaten me tej-a i ze paniku e kur sherbimet e urgjences arrijne kane te bejne me me shume se nje pacient.

    Kjo dukuri eshte pare dhe ne sistemin mjekesor,kur mjaft mjeke a infermiere po trajnohen e ritrajnohen ne ndihmen e pare:
    E thjeshte ne dukje,por qe shpeton jete.

    Aksidentet e te papriturat ndodhin,zakonisht kur jeni krejt i papergatitur. C`fare mund te beni ju?

    Duhet qartesi mendimi, lexojini e printojini keshillat e mija, perseritini disa here e mbajini ne nje vend ju ti gjeni lehte e shpejt. Beni ushtrime pergatitore, praktika eshte e domosdoshme, me shoke a anetare te familjes. Qofte dhe femijet tuaj duhet te dine elementet baze,se si veprohet ne raste te tilla.

    Kemi ne praktike shume raste urgjence,e meqe shancet jane pak qe dikush ti perdore keto perdite,duhen rifreskuar here pas here.
    Keto jane nga me te hasurat,e qe mund t`ju jepet mundesia per te ndihmuar/shpetuar nje shok /mik/familjar a te panjohur!

    ==========================================

    Si veprohet ne rast OVERDOZE me ilace/medikamente!

    Ne rast te tille, nje person i qete qe eshte kompetent ne dhenien e Ndihmes se Pare DUHET te rrije me viktimen, te tjeret kerkojne ndihme.
    Thirrja e Ambulances, mund te jete metoda me e shpejte e transportit. Pastaj fol me mjekun ose urgjencen e spitalit per KESHILLA. Ne paste mundesi ,tregoju c`fare ilaci eshte marre dhe sa shume. Ndiq instruksionet qe ju japin,ne menyre precize.


    Ne fillim duhet ta dini se ilacet ne Overdoze KATOGORIZOHEN NE :
    1.Teper te rrezikshme.
    2.Me pak te rrezikshme.

    Ne ilacet Teper te RREZIKSHME hyjne:

    Amitriptyline,Aspirine, Atropine, Betahistine, Chloral hydrate, Chloroquine, Chlorpropamide,Clomipramine, Codeine, Colchicine,Co-proxool, Digoxin, Dothiepine, Epinephrine(Adrenaline), Fenfluramine/dexfenfluramine, Glibenclamide, Gliclazide, Heparin, Imipramine, Insuline, Isoniazid, Isoprenaline ,Lithium, Mefloquine, Metformin, Moclobemide, Morphine, Neostigmine, Orphenadrine, Paracetamol, Petidine, Phenobarbitone, Phenylpropanol-amine, Primidone, Procyclidine, Propranolol, Quinine, Theophyline/aminophyline, Timolol, Tolbutamide, Venlafaxine e Warfarin.

    DROGAT qe ABUZOHEN!
    Alkoholi, Amphetamine, Barbituratet, Benzodiazepinat, Cocaine (Kokaina ,perfshire Krak-un/CRACK), Ecstasy,GBH, Ktamine, Khat, LSD,Marijuana (canabis), Mescaline, Nicotine, Nitritet, Opiatet( opioids-perfshire Heroine), Phencyclidine,Solventet.

    Keto ilace qe une i quajta TEPER TE RREZIKSHME, jane pjese perberese e jetes tone, kushdo ka Aspirine e Paracetamol ne shtepi, e mjaft te tjere kane ilace per semundje kronike nga Astma e deri te te semuret me zemer. Pra kur doza kalohet disa here keto ilace te dobishme - sjellin vdekje!

    PRA, JA SE SI DUHET TE VEPRONI NE NJE OVERDOZE!

    1.Kontrolloni, A po merr Fryme personi?
    * JO ---Filloni frymemarrjen goje-me goje, e kompresionin kardiak (do ju shpjegoj me poshte).

    * PO ---, kontrolloni a i ka humbur ndjenjat!

    Nese i ka humbur ndjenjat:
    a - Pastroni rruget e frymemarrjes, e vendoseni ne pozicionin e sigurte (me poshte do e shpjegoj).
    B - Lajmero URGJENCEN.

    Nese nuk i ka humbur ndjenjat:
    Shihni a eshte konfuz, i turbullt e me marrje mendsh!
    PO --- Vendoseni ne pozicionin e SIGURISE.
    JO ---.Kekoni ndihme mjekesore, e mbajeni nen vezhgim, ne rast se situata ndryshon.

    KUJDES! ne raste te tilla ASNJEHERE mos i jepni gje nga goja! Pervec, kur ju instrukton nje mjek. Lengjet shpesh rrisin absorbimin (thithjen) e ILACEVE,DUKE RRITUR RREZIKUN.


    Mbajme mend ketu! Trajtimi efektiv i overdozave /helmimeve nga ilacet varet nga mjeku qe merr nje vendim te shpejte per TIPIN (emrin) e BARIT e SASINE e marre nga viktima.
    Pra ju NDIHMONI shume duke mbledhur EVIDENCE!
    Kur jepni ndihmen e pare shikoni per shishe ilacesh bosh apo jo, shiringa ,mblidhni te vjellat per ti cuar ne spital.

    Pra i permbledhim.

    SIMPTOMAT E RREZIKSHME TE NJE OVERDOZE JANE:
    *marrje mendsh deri ne humbje vetedije.
    *Frymemarrje e crregullt,siperfaqsore/ose ka ndaluar se marri fryme.
    *Te vjellat.
    *Dridhje e Konvulsione.


    Me lart permenda disa teknika.TI SQAROJME HAP PAS HAPI. Ne menyre precize, pasi hyjne ne pune :

    1.FRYMEMARRJA GOJE ME GOJE.
    Kur nuk ka ngritje e ulje te gjoksit, e ju nuk ndjeni levizje nga ajri i nxjerre, atehere MENJEHERE filloni frymemarjen nga goja:

    a - Ulni viktimen ne kurriz ne nje siperfaqe te forte. Pastroni gojen nga te vjellat, materiale te huaja e nga dhembet falso (protezat).

    b - Te hapni rruget e frymemarrjes, me dy gishta (tregues e te mesit) nga poshte MJEKRRES -- COJANI KOKEN. Njekohesisht doren tjeter vija mbi balle per t`ja shtyre koken nga pas. Pra kendi 90 grade. viza nga mjekrra te veshet te jete pingul me dyshemene.VERTIKAL.

    c - Mbyllini hunden (me doren qe kishit ne balle, tjetra vazhdon te rrije nen mjekerr). Merr fryme thelle, JEPI FRYME 2 HERE shpejt. Kontrollo pulsin. Nese KA PULS ,vazhdoni perseri pra:
    Dy frymedhenje te shpejta nje pas nje - prit 5 sekonda/ E KESHTU VAZHDOHET!

    d - Pas cdo frymedhenie, kthehu e shiko a po leviz gjoksi, e degjo per zhurmen e ajrit qe del nga goja e viktimes. Vazhdo,deri sa viktima fillon te marre fryme, a deri sa te vije ndihma mjekesore.


    ERDHEM tani te nje metode tjeter:

    2 -- KOMPRESIONI KARDIAK - (SHTYPJA E ZEMRES).
    kjo teknike perdoret se bashku me frymemarrjen goje me goje, per te vazhduar levizjen e gjakut nga nje zemer qe ka Pushuar.
    NORMALISHT DUHET BERE NGA DIKUSH I TRAJNUAR PER KETE PROBLEM.

    Konsiston ne shtypjen e gjoksit (ne qender) te viktimes me 80 kompresione /minute (per te rriturit).
    Behen 15 shtypje/2 frymedhenje.
    Si e dime se a ka ndaluar zemra? Kontrollojme pulsin. Zakonisht ne qafe (nga te dy anet) jane dy arterie (DAMARE)/quhen ARTERIET KAROTIDE.
    Nese puls,nuk ka vazhdo kompresionin.

    3.Pozicioni i SIGURISE.
    Ky eshte pozicioni me i sigurte per nje te shpetuar nga mbytja ose per nje qe ka humbur ndjenjat.
    Lejon qe personi te marre fryme me lehtesi, e PARANDALON mbytjen e tij nga te vjellat.
    Nje viktime nga overdoza duhet vene ne kete pozicion kur, ndihma e pare urgjente nuk eshte e nevojshme (p.sh goje me goje- frymemarrje) e kur nuk ka dyshim per shock.

    Vini viktimen permbys (me bark ne dysheme) hapeni njeren kembe e perkuljani ate. Kthejani koken anash, e cojeni pak lart-qe rruget e ajrit te jene te hapura, veni doren e viktimes nen mjekerr (qe ta mbaje koken ne kete pozicion). Mbulojeni , per ngrohtesi.


    PRA, mbasi "prekem" aspektet baze te shohim disa situata praktike:

    JENI present ne nje krize epileptike/ose disa tipe barnash (ne overdoze) provokojne dridhje e konvulsione. Veproni keshtu:

    ^ Mos tentoni ta MBANI personin.
    ^ Mos tentoni te fusni ASGJE ne gojen e tij
    ^ Siguro qe ai nuk ka demtime,duke e larguar nga objektet e rrezikshme/mobiljet etj.
    ^ Kur dridhjet/konvulsionet mbarojne - VERENI NE POZICIONIN E SIGURISE (si shpjegova me siper).


    SHOKU ANAFILAKTIK (anaphylactic shock) ose REAKSIONI NGA BARNAT !

    Shoku Anafilaktik vjen nga nje ALERGI teper e rende nga nje ilac (p.sh penicilina). Presioni i gjakut bie ne menyre dramatike e rruget e ajrit MUND te ngushtohen. Reaksioni, ndodh disa minuta pas marrjes se ilacit, zakonisht.simptomat jane:

    * Zbardhje, humbje ngjyre.
    * Shtrengim ne gjoks.
    * Veshtiresi ne frymemarrje.
    * Te skuqura (ne forme pullash e njollash).
    * Fryrje faciale.
    * Kolaps, pra humbje ndjenjash.

    Duhen marre keto masa:
    1. Sigurohu qe personi po merr fryme.Nese frymemarrja ka ndaluar, MENJEHERE fillo frymemarrjen GOJE ME GOJE.
    2. Nese ka frymemarrje normale,vendose ne kurriz, me fytyre lart, kembet ngrihen mbi nivelin e zemres, per te siguruar nivel adekuat te qarkullimit te gjakut. Perdor nje stol, kuti a jastek per te mbeshtetur kembet.
    3. Mbuloje personin me batanie a rroba e telefono per ndihme mjekesore. Mos jepni asgje nga goja.


    SI DUHET TE VEPRONI NE RAST TE VJELLASH.

    Vjellja eshte pergjigje e trupit tone ndaj mjaft gjerash, perfshire ushqimet e kontaminuara, infeksionet virale e dhimbje teper te forta. Gjithashtu haset si efekt nga disa ilace, ne rast overdoze.

    MOS-tentoni te provokoni te vjellat duke futur gishtat ne fyt. Kur ka te vjella, mbani mend:
    - Te vjellat, ZAKONISHT, jane shenje e HELMIMIT!
    - Te vjellat nga barnat, ZAKONISHT, eshte rezultat i nje OVERDOZE , sesa i nje efekti anesor.
    - Te vjellat kane ndaluar - mbani personin nen mbikqyrje, sepse mund te humbase vetdijen a kalon ne konvulsion. Kerko ndihme mjekesore.
    -Nese personi ka HUMBUR vetedijen dhe ka te vjella, vendoseni ne POZICIONIN E SIGURTE!

    1. Siguro qe viktima perkulet, te evitohet mbytja apo inhalimi i te vjellave.
    2. Mbani te vjellat per analiza, te mevonshme.
    3. Jep uje per te shperlare gojen, te nxirret uji e te mos gelltitet.



    Pėrgatiti pėr Rruzullin Dr. Lec Shiroka
    Vė re! Respekto punėn tonė ! Mos pėrdor shkrimet e kėsaj reviste pa lejen tonė dhe pa vėnė nė dukje se puna e kujt ėshtė !

    treguesi<---- ---->kreu


    Artikulli eshte marre nga revista Rruzull.

    bursa33

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Kjo e tera ishte ne rats overdoze?

    Themi: hyn ne shtepi dhe gjen njeriun e alivanosur.Ēfar bene?
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  3. #3
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Citim Postuar mė parė nga RTP
    Kjo e tera ishte ne rats overdoze?
    Lol....
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  4. #4
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Mbidoze mer, mbidoze. Fol shqajp! j/k

    Ne rradhe te pare perpiqu mos e lesh vetem dhe te lajmerosh urgjencen sa me shpejt (ose i thuaj dikujt tjeter ta lajmeroje urgjencen se ti ke lexuar kete artikullin per frymemarrjen goje me goje dhe duhet t'ja besh ).
    Pastaj do kontrollosh merr apo s'merr fryme. Leviz gje ajer nga rruget e frymemarrjes?
    Gjithashtu do kontrollosh dhe pulsin ne qafe te viktimes (te gjesh me dy gishta, te mesit dhe tregues, arteriet karotide, sic thote doktori me lart.

    Nqs. se s'merr fryme do fillosh frymemarrjen goje me goje si me lart.
    Nqs. s'ka puls do te thote qe i ka pushuar zemra dhe duhet bere kompresioni kardiak, qe eshte e veshtire te behet nqs. s'je stervitur per mendimin tim.

    Dhe JO, nuk eshte vetem per rast mbidoze. Por kjo duhet ilustruar me figura se populli keshtu nuk i merr vesh kollaj pozicionet.

    Sa per mbidozen ose efekte anesore, ne USA kontraindikohet dhenia e aspirines per femijet nen 18 vjec per shkak te Rye's Syndrome qe ju ndodh femijeve nganjehere. Kurse une mbaj mend qe kur isha e vogel ne Shqiperi aspirina ishte si karamele per te gjitha moshat.

    Gjithashtu doja te shtoja se pozicionet ndryshojne per te rriturit, femijet e vegjel, dhe te sapolindurit.

    Ketu ka ca figura te mira.
    http://www.cc.utah.edu/~mda9899/cprpics.html

    Gjithnje e me teper po trajnohen persona qe punojne ne vende publike si policet ne mall apo kazino qe te japin ndihme te shpejte te kesaj natyre ne USA. Humb paret njeriu i shkrete, eshte me zemer dhe i bie te fiket. Hajt t'i besh derman.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angeldust : 04-03-2005 mė 02:12
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

Tema tė Ngjashme

  1. Apple krijon shfletuesin mė tė shpejtė nė botė Safari 4 Beta
    Nga YlliRiaN nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 03:57
  2. Ndihma e shpejtė
    Nga dardajan nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-08-2006, 15:56
  3. Ndihma, SHBA kualifikon Shqipėrinė
    Nga Genti^Itali nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 01-08-2006, 11:29
  4. Ndihma e shpejtė
    Nga Klevis2000 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-02-2004, 10:28
  5. SHBA: Ndihma ndaj Shqiperise ne 2003 varet nga perparimet.
    Nga Enri nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-01-2003, 12:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •