Duke patur parasysh atë që është thënë deri tani, unë mund të përfundoja se në botë ka shumë fe. Ju të gjithë e dini ate. Por një gjë mund të them se feja apo besimi është ajo e cila neve na bën të mendojmë shumë për të arritur të vërtetën.
Ju shumë thatë rreth fesë! Kjo është një temë shumë interesante, e prekshme dhe sfiduese me qëllim të arritjes së të vërtetës. Kemi shumë të shprehmi lidhur me këtë temë. Unë kam takuar shumë njerëz të shumë feve të ndryshme nga të cilit edhe unë nxorra një mendim se njeriu si njeri e ka fenë e vet (nuk mund të them zotin e vet)! Feja e tij mund të ketë një zot apo më shumë.
Nuk dua të keqkuptohemi por të gjitha fetë i kanë ato pika të verteta dhe të pavërteta të saj. Le të marrim një shembull:
Nëse nje njeri me moral, sjellje shumë të mirë, i cili e do të mirën e secilit po i pa-fe çka mendoni ju a e meriton ai ferrin???
Por nuk do të thotë që një njeri egoist, laik, dhe fetar shumë i madh, do të meriton parajsën.
Pasi që neve na kanë dalur shumë besime apo fe duhet nga kjo ditur se diçka me të vërtetë ekziston jashtë kufijve të kësaj bote dhe gjithësie. D.m.th diçka ekziston. Është e pamundur që të gjitha fetë të jenë iluzione apo vetëm përralla të njerëzve.
Unë vetëm e di që jeta është PROVIM që njeriu duhet kaluar me sukses dhe suksesi i tij varet nga sjellja, morali, ndërgjegja, respekti ndaj feve (që besojnë vetëm në një zot) dhe të tjerëve. .
Por mos harroni se shkenca është diçka e cila neve na shfaq interesim në të ardhmen dhe ka shumë gjësende e cila e mahnit dhe e vunë njeriun në mendime por vetëm vdekja do të të bind se çka ekziston pas kufijve.
Me nderime
Mitrovicalia
Krijoni Kontakt