Droga ne shoqėrine shqiptare


Pėrdorimi i drogės ėshtė njė cėshtje shumė emocionale dhe problematike nė shoqorinė shqiptare, pėr tė gjitha nivelet shoqėrore e shtetėrore. Pėrdorimi i drogės dhe problemet qė shkaktohen nga ajo janė mė tė vjetra nga sa mendojmė ne, por jo rrallė thuhet se nė Shqipėri droga erdhi me demokracinė. I referohem fazės sė demokracis pėr faktin se ndryshimet nė kulturė, nė vlerat e lėna pas, por dhe tė fituara, nė mėnyrat e tė sjellit qė u moderuan ose kėrkohen tė bėhen tė reja per kėtė sistem ekonomiko- shoqėror,u shoqėruan edhe me trauma sociale si dukuria e pėrdorimit tė drogės nga tė rinjt. Ky kalim duhej menaxhuar me qėllim qė tė kishim sa mė pak pasoja negative. Tranzicioni dhe dukuria e pėrdorimit tė drogės nė Shqipėri, ndryshimet e mėsipėrme kulturore, mospėrgatitja pėr ta parandaluar atė e fuqizuan kėtė dukuri, qė nė ditėt e sotme nuk ėshtė vetėm shqipėtare.

Ekzistojnė disa faktorė qė nė tėrėsinė e tyre cojnė nė rritjen e nivelit tė pėrdorimit tė drogės dhe mbi tė gjitha nė abuzimin me tė.Tė tillė janė:
1. Statusi social-ekonomik i familjes.Kėshtu, nivelet e tė pirit tė alkoolit deri nė humbje tė vetėdijes ose tė duhanit nė familje, dhe mė pas nė nivel shoqėror, janė tregues tė predispozionit tė individėve ose tė shoqėrisė nė tėrėsi pėr ‘varėsi’ edhe nga droga nė pėrdorim ose abuzim me tė. Kjo e fundit con nė pasoja fatale dhe pėr jetėn e pėrdoruesit. Jo rrallė pėrdoruesit e alkoolit dhe tė duhanit lidhen me dukurin e drogės, duke u bėrė pėrdorues tė saj, vecanėrisht kjo pėr moshat e reja.
2. Problemet e personalitetit. Shumė teori pranojnė se individė tė vecantė pėrdorin drogė sepse kanė nivel tė ulėt tė vetėvlersimit, depresion ose ankth. Vetėvlersimi nė dukje e ndihmon lidhjen me drogėn, pasi shpesh pėrdorimi nė grup i drogės nxjerr nė pah vlersimin e grupit duke anashkaluar atė individual.
3. Papajtueshmėria me gjėndjen (jokonformizmi) ėshtė njė faktor tjetėr qė con nė pėrdorimin e drogės nga individi. Kėta individė tė papajtueshėm shpesh kanė mardhėnie mė tė ngushta me bashkėmoshatarėt e grupit sesa me prindrit e tyre. Duke i shtuar kėtij faktori edhe dukuri tė tilla si mungesa e njėrit prej prindėrv nė familje si rezultat i problemeve tė ndryshme qė ekzistojnė nė familjet shqiptare.

Ekzistenca e kėtyre faktorėve nė tėrėsi, gjatė tranzicionit tė shoqėrisė shqiptare, krijon parakushte social-ekonomike pėr individėt, vecanėrisht nė radhėt e adoleshentėve, pėr pėrdorimin e drogės. Kėtij faktori i shtohet fakti i kėrkesės qė rrjete tė trafikut ndėrkombėtar tė saj kanė pėr vendet e varfėra si Shqipėria, nė statusin e tregut tė shitjes pėr pėrdorues ose si vende tranzite pėr trafikimin e saj drejt vendeve tė zhvilluara. Shqipėria si vend i varfėr, kushtėzon cilėsinė e ulėt tė drogės qė pėrdoret pėrkundrejt fuqisė blerse tė ulėt tė pėrdoruesve dhe si e tillė kjo ėshtė edhe mė vdekjeprurėse pėr pėrdoruesit dhe ata qė abuzojnė me tė.

Rritja e niveleve tė pėrdorimit, e abuzimit me drogėn gjatė kėtyre viteve flet pėr programe dhe politika tė paqarta tė parandalimit tė ketij fenomeni nėpėrmjet edukimit tė tė gjithė shoqėrisė, pavarsisht nga efektet si prekshmėri individuale ose nė nivel familjeje. Droga ėshtė nga ato rreziqe sociale qė efektet negative tė saj i mbart pėr gjithė shoqėrinė shqiptare, pėr sot dhe pėr tė ardhmen e saj. Duhet thėnė se problemi ėshtė i pranishėm mė shumė nė zonat e mėdha urbane dhe ėshtė mė i shpeshtė te meshkujt sesa te femrat.Nė ditėt e sotme numėrohen rreth 30 000 pėrdorues tė drogės nė Shqipėri. Situata ndėrlikohet kur shteti i sė drejtės qė duam tė ndėrtojmė, pėr shumė kohė mbar:
•Boshllėk ligjor pėr pėrdorimin e drogės dhe abuzimin ose trafikimin e saj.
•Mungojnė struktura tė organizuara shtetėrore pėr kėtė problem si struktura tė luftės kundėr shpėrndarjes dhe trafikimit ose tė kurimit tė pasojave tė saj.
•Forca e aksionit shtetėror ndaj saj ėshtė e vakėt.

Droga nė shoqėrinė shqiptare ėshtė njė plagė e rėnde qė duhet elemimuar. Shqipėria tashmė ka strategjinė kombėtare antitrafik nė tė cilėn janė pėrcaktuar edhe drejtimet kryesore tė punės pėr realizimin e parandalimit dhe tė trafikimit tė drogės. Megjithatė shoqėris shqiptare i duhet ende nje punė e madhe pėr tė realizuar objektivat dhe angazhimet nė luftėn kundėr drogės e trafikimit tė saj.

J@mes Douglas