Rritet numri i pėrdoruesve tė drogės nė vendin tonė
Tiranė-Pėrdorimi i drogės tek adoleshentėt po gjen pėrhapje tė gjerė edhe nė vendin tonė, ku 12.6 pėr qind e tyre kanė rezultuar pėrdorues drogash. Ky ėshtė konstatimi i nxjerrė nga studimi i kryer nga Instituti i Shėndetit Publik nė katėr rrethet kryesore tė vendit, pėrmes anketimit tė 2565 nxėnėsve tė Arsimit tė Mmesėm. Nga tė dhėnat e studimeve drogat me shpeshtėsi mė tė lartė pėrdorimi nga adoleshentėt janė marijuana, hashashi, heroina dhe kokaina pluhur. Sipas ISHP-sė, krahasuar me vitet e kaluara, kėtė vit ėshtė vėnė re njė rritje e ndjeshme e pėrdorimit tė marijuanės, heroinės dhe kokainės pluhur. Sipas tė dhėnave tė ISHP-sė, aktualisht numėrohen rreth 983 pėrdorues tė drogave, qė janė paraqitur pranė qendrave tė specializuara, pėr tė kėrkuar ndihmė mjekėsore. Midis kėtyre 19,7 pėr qind janė femra dhe 84,3 pėr qind meshkuj, marrės tė drogave intravenoze. Mosha mesatare e personave tė paraqitur pranė qendrave tė specializuara pėr tė kėrkuar ndihmė mjekėsore, ka qenė rreth 8-24 vjeē. Ndėrsa pėrsa i pėrket arsimimit, rreth 65 pėr qind e pėrdoruesve tė drogės qė kėrkonin trajtim kishin njė shkallė tė mesme ose tė lartė arsimimi, pjesa mė e madhe ishin tė papunė ose pjesėrisht tė punėsuar dhe gati tė gjithė kishin kushte tė qėndrueshme banimi, si pjesėtarė tė njė familjeje. Nė vitin 1995 numri i pėrdoruesve llogaritej nė 27 raste, nė vitin 2000, 902 raste. Ndėrsa pėr numrin aktual tė pėrdoruesve, ende nuk ka njė shifėr tė saktė zyrtare. Pėrballė kėsaj situate Ministria e Shėndetėsisė ka kėrkuar qė ISHP-ja tė pėrgatitet pėr njė studim tė plotė pėr pėrdorimin e drogave nė vendin tonė nė tė gjitha grupmoshat, duke pėrcaktuar dhe numrin e saktė tė pėrdoruesve tė tyre, me qėllim qė kjo njohje e situatės tė reflektohet nė politikat e kėsaj ministrie.
J.Tashi
11 Tetor 2007
Albania
Krijoni Kontakt