Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e bursa33
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    64

    Drogat dhe substancat abuzuese

    Po hap nje cikel me teme Drogat, ka pjese interesante te cilat mund ti sherbejne kujtdo nga ne.



    Drogat dhe Substancat Abuzuese.
    Alkoholi
    Amfetamina
    Barbituratet
    Benzodiazepinat
    Ekstazia
    GBH
    Ketamina
    Khat
    LSD
    Mariuana (Marijuana)
    Kokaina
    Nikotina
    Nitritet
    Meskalina
    Opioidėt ose Opiatet - Heroina
    Fenciklidina (Phencyclidine)
    Solventėt











    Drogat dhe Substancat Abuzuese
    3 prill 2002

    Qellimi i shkrimeve nga specialiste te fushave te ndryshme ne revisten Rruzull, nuk eshte vecse teorik, e ne kete kontest do parashtrojme vecorite e drogave te ndryshme (ose klasa te tyre) me te cilat po abuzohet sot me shume ne te gjithe boten e natyrisht dhe ne Shqiperi.
    Efektet e tyre fizike e mendore, disa here kombinuar me nje potencial adaptimi, VARESIE e kerkese per keto substanca-kane bere qe keto te perdoren jashte kontekstit mjekesor.

    Disa nga drogat qe do lexoni me poshte, kane perdorime legjitime mjekesore, ndersa te tjera jane ilegale. Alkoholi, nikotina dhe solventet kane efekte te ngjashme me drogat dhe permbajne nje potencial te larte per abuzim. Keto substanca nuk jane ilegale, por shitja e produkteve te alkoholit dhe duhanit eshte e rregulluar me ligj (ose duhet te) ne cdo vend NDERSA shitja e solventeve me marreveshje vullnetare.
    Profilet individuale te cdo droge do i HARTOJ ne nje forme te tille qe lexuesi te jete ne gjendje ta kuptojne sesi keto veprojne ne trup, te jete me i qarte dhe i informuar ndaj rrezikut qe vjen nga abuzimi me drogat, e te jete ne gjendje te njohe shenjat e perdorimit te droges ne persona te tjere.

    Meqenese nje proporcion i larte i perdorueseve te ketyre substancave perfshin adoleshentet dhe te rinjte, keto mund te sherbejne si reference per prinderit dhe mesuesit te cilet jane te shqetesuar per kete kategori te shoqerise qe eshte nen kujdesin e tyre.

    Informacioni eshte komprehensiv dhe praktik, me nje renditje alfabetike, sipas emrit mjeksor dhe "pseudonimit" me te cilin njihet ne rruge, nga pervoja personale -si specialist i sherbimit te urgjences mund te them me siguri se ky problem nuk mbaron ne spital, ky eshte fillimi - kontakti me mjekun dhe kerkesa per ndihme, ketu ka pjese gjithe shoqeria. Pra ky fenomen mbareshoqeror ka lidhje me politiken e ligjshmerine, me ekonomine e krimin spontan apo te organizuar.

    Njohuria eshte hapi i pare ne luften ndaj cdo problemi.


    * ALKOHOLI.

    Emra te tjere.
    Pije (perfshire veren, birren, pijet me ose pa ngjyre) ne angl. booze / drink; gjithashtu njihet si alkoholi etilik ose etanol.

    Kategoria e droges.
    Depreson sistemin nervor qendror, sedative.
    ------------------------------------------

    Potenciali per adaptim.Varesia.
    Meqenese pergjigja individuale ndaj alkoholit varion shume eshte e veshtire qe te masim potencialin e "kerkeses"- pra adoptimin. Por, sigurisht qe ekziston nje semundje e quajtur Alkoholizem,e cila karakterizohet nga pa-aftesia e personit per te kontrolluar sasine e alkoholit qe merr. Pirja e alkoholit ne menyre te rregullt ose marrja e tij ne sasira eksesive nuk eshte shkaktar i alkoholizmit por nje indikacion qe ai mund te jete prezent. Ne alkoholizem perfshijme VARESINE fizike e psikologjike, te evidentuar nga pirje e rregullt ne sasi te medha ose ne menyre perodike.

    Menyra e marrjes.
    Nga goja ne forme vere, birre, pijesh te tjera apo likeresh.

    Perdorimi ligjor.
    Nuk ka kufizime ligjore ne perdorimin e tij, por shitja e tij ndalohet (ose duhet te) ndaj personave nen 18 vjec. Ne vendet ku legjislacioni ekziston e Zbatohet, prodhimi i alkoholit monitorizohet ne menyre konstante, jo vetem se eshte burim taksash per shtetet, por dhe per ndalimin e pijeve alkoholike qe permbajne Metanol (alkoholin metilik), i cili eshte toksik e mund te shkatoje verbim apo dhe pasoja te tjera.

    Ne Mjeksi.
    Alkoholi kirurgjikal (alkohol i koncentruar me permbajtje metanoli) perdoret si antiseptik perpara injeksioneve per te parandaluar rrezikun e infeksioneve. Mund te perdoret tek personat qe qendrojne per nje kohe te gjate shtrire per te parandaluar demtimet e lekures.

    Efektet Afatshkurtra.
    Alkoholi eshte nje depresant i sistemit nervor duke ulur ankthin, tensionin apo inhibicionet sociale. Marre ne sasi te moderuara, krijon nje ndjenje qetesie, e vetebesimi dhe personi behet me shoqeror e me i cliret, por nuk ka rritje te aftesive mendore. Sasite e moderuara gjithashtu dilatatojne (zmadhojne) enet e vogla te gjakut duke sjelle skuqje ne lekure e nje ndjenje ngrohtesie. Me rritje te sasise kemi ulje te perqendrimit e gjykim te kufizuar dhe reagimi normal shkon drejt renies. Ka mundesi per aksidente, sidomos ato automobilistike dhe drejtuesit e makinerive te tjera.
    Me rritjen e nivelit te alkoholit ne gjak, sjellja agresive apo e dhunshme eshte e mundur. Te folurit ndikohet dhe personi behet i paqendrueshem, i merren mendte dhe mund te kete -double vision- po ashtu ka te vjella e urinim pa vetedije. Humbja e vetedijes mund te vije nga rritja akoma e me e tepert e perqendrimit te alkoholit ne gjak, e rreziku i vdekjes eshte i pranishem - si rezultat i inhalimit te te vjellave, ose ndalimit te frymemarrjes.

    Efektet Afatgjata dhe rreziqet.
    Konsumatoret e Rregullt te tij rrezikojne qe ne trupin e tyre te zhvillohen semundje te ndryshme te melcise; si hepatit alkoholik, kanceri i melcise, cirroza hepatike apo steatoza hepatike (melcia yndyrore); Rritje te tensionit te gjakut (presionit) qe rrit incidenca per hemorragjite cerebrale. Inflamacioni i stomakut - gastriti - dhe ulcerat peptike jane me te perhapura ne alkoholiket, te cilet kane nje risk me te madh qe te preken nga Dementia (deteriorim mendor i pakthyeshem). Pirja masive dhe per nje kohe te gjate e alkoholit ne pergjithesi shoqerohet me varesine fizike ndaj tij. Nje alkoholist mund te mos duket i dehur dhe pas nje sezoni "maratone" me pijet, sepse ka tolerance ndaj tij, por ne te ardhmen shihet dukuria e Tolerances reversible - ku nje sasi relativisht e vogel alkoholi mund ta coje ne gjendje intoksimi te plote. Alkoholizmi jo vetem qe ka probleme per shendetin por dhe nje spekter te problemeve personale e sociale. Alkoholiket vuajne nga ankthi dhe depresionin e meqenese shpeshhere ata hane fare pak, jane ne rrezik nga semundje te ndryshme te deficences ushqimore-e vecanerisht deficience te Tiamies (thiamine, Vit B1 ).

    Marrja e tij gjate shtatezanise mund te sjelle abnormalitete tek fetusi dhe zhvillim te dobet fizik e mendor tek femijet; bile dhe sasite e moderuara mund te sjellin abort, femije nenpeshe apo prapambetje mendore.

    Shenjat e abuzimit.
    Perdorimi i alkoholit mund te quhet jashte kontrollit nese disa nga keto shenja jane te pranishme: pirja e tij heret ne mengjes, "kalimi" nga birra tek pijet e forta, kur individi pi vetem, e perpara cdo problemi pune sociale etj, ndryshime te personalitetit, periudha - ne rritje - te intoksikimit te shoqeruara keto me humbje kujtese ( "blackouts" ) ndaj ngjarjeve qe ndodhin pergjate kohes se pirjes. Simptomat fizike perfshijne, marrje mendesh, te vjella, te dridhura ne mengjes, dhimbje abdominale, krampe (ngerc), skuqje dhe rritje te eneve te gjakut ne fytyre, dobesi ne kembe e duar, paqendrueshmeri fizike, memorje te ulet dhe inkontinence (jashteqitje e pavetedijeshme). Nese ne kete stad Ndalohet pija - POR nuk ka trajtim MJEKESOR kjo con ne Delirium Tremens (dridhje te forta, konfuzion, halucincione, e nganjehere konvulsione fatale) - TE CILAT FILLOJNE nga nje 1- 4 dite pas lenies se alkoholit e zgjasin per tre dite. Pikerisht keto simptoma mjekesia i kontrollon me ilace si klormetiazol, atenolol, ose benzodiazepina-si valiumi, te cilat jepen per nje afat te shkurter nen mbikeqyrje mjekesore.

    Bashkeveprimi.
    Alkoholi bashkevepron me nje sasi te madhe barnash. Ne vecanti rrit rrezikun e sedatimit me cdo ilac qe ka veti sedative ne sistemin nervor qendror. Ketu perfshihen ilacet kunder ankthit, ilacet per gjume, anestetiket e pergjithshem, analgjeziket opioide, antipsikotiket, antidepresantet triciklike, antihistaminat dhe disa ilace per hipertensionin (klonidine e metildopa). Marrja e alkoholit se bashku me substanca te tjera abuzuese, si opioidet, barbituratet apo solventet mund te sjelle koma e ne disa raste eshte fatal.
    I marre me aspirinen ose analgjezike te ngjashem rrit rrezikun per gjakrrjedhje nga stomaku, vecanerisht ne njerezit me ulcera te stomakut.
    Njerezit qe marrin disulfiram (Antabuse), nje ilac qe perdoret per te mbajtur alkoholiket larg pijes, do kene reaksione teper te pakenaqeshme - qofte dhe me nje sasi te vogel alkoholi si: skuqje ne fytyre, dhimbje te forta ne koke, palpitacione, marrje mendesh e te vjella.

    Alkoholi ne ekses mund te ngadalesoje Shperbashkimin e disa barnave (qe merren nga goja) ne diabetiket ose antikoagulantet (te marre nga goja), e sjell rritjen e efektit te tyre.
    Marre me monoamine oksidaze inhibitors (MAOI s), disa pije alkoholike, vecanerisht vera-mund te sjellin nje rritje te rrezikshme ne tensionin e gjakut.

    Keshilla Praktike.
    Nese pini duhet te dini limitet tuaja te cilat variojne nga nje person te tjetri, e kapaciteti juaj varet shume nga pesha trupore, mosha, eksperienca po ashtu nga gjendja juaj mendore e emocinale. Megjithate ju mund te perdorni nje rregull te thjeshte per te percaktuar aftesine e trupit tuaj ne shpebashkimin e alkoholit. Ne pergjithesi trupi mund te shperbashkoje nje UNIT alkohol ( p.sh.nje mase pijesh, nje gote vere,ose 300 ml birre) per nje ore. Ne se ju pini me shpejt alkoholi ne gjak do rritet mbi "limitin ligjor" per nisjen e makines. Sasi te vogla te alkoholit ndikojne mbi gjykimin e alterojne kohen e reagimit, keshilla me e sigurte ne kete rast do ishte: mos pini Fare alkohol, nese keni ne plan te ngisni makinen.
    Burrat nuk duhet te pijne me shume se 20 UNIT-e ne jave dhe grate jo me teper se 15 UNIT. Nese ju jeni grua shtatezene ose po provoni te beni femije rruga me e sigurte eshte te mos konsumoni alkohol.
    Nese kuptoni se ju keni probleme per te kontrolluar pijen tuaj, kerkoni ndihme, tek mjeku ose organizata te dedikuara per te ndihmuar njerezit me probleme te tilla. Edhe nese nuk keni probleme me kontrollin, mos pini ne sasi te shumta sepse alkoholi ka efekte te demshme ne pjese te ndryshme te trupit, perfshire melcine dhe trurin.


    Marre nga revista Rruzull !
    E cila per mendimin tim eshte revista virtuale shqip me e plota ne trajtimin teknik, profesional e shkencor te temave te ndryshme.

    Rruzull 2002.


    Me vone Do e vazhdoj me shkrime te tjera nga kjo reviste per kete cikel, Drogat !

    Pershendetje.
    bursa33.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e bursa33
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    64

    Amfetaminat .

    Amfetaminė

    AMFETAMINA (Amphetamine )


    Emra te tjere.
    Speed, uppers, bennies, whiz, blues.

    Kategoria e droges.
    Stimulant i Sistemit nervor qendror.
    ------------------------------------


    Potenciali per adaptim. Varesia.
    Perdorimi i rregullt i amfetaminave ose metamfetminave, ne menyre te shpejte sjell Tolerance, pra doza akoma e akoma me te larta kerkohen per te arritur te njejtin efekt. Perdoruesit behen te varur psikologjikisht nga efektet e kesaj droge. Efekti toksik mund te ndodhe dhe ne doza reltivisht te uleta.

    Menyra e marrjes.
    Zakonisht kaperdihet ne trajte tabletash ose si puder. Nganjehere merret nepemjet hundes ose perzihet me uje dhe injektohet.

    Perdorimi ligjor.
    Ne vitet `50 - `60 amfetaminat u perdoren gjeresisht si supresuese te oreksit. Kjo metode eshte braktisur sot nga mjekesia sepse ekziston rreziku i abuzimit dhe i varesise ndaj ketyre substancave.
    Gjithashtu jane perdorur nga shoferet e pilotet, ne menyre qe mos ti zinte gjumi. Jepet sot nga mjeket per personat hyperaktive dhe per narkoleptiket. Klasifikohet si droge e klasit B .

    Efekti Afatshkurter.
    Ne doza te vogla amfetamina rrit vigjilencen mendore dhe energjite fizike. Frymemarrja dhe ritmi i zemres rriten, pupilat zmadhohen, oreksi bie dhe tharja e gojes eshte shenje e zakonshme. Largimin gradual te tyre e ndjekin depresioni dhe lodhja. Marre ne doza te larta, amfetamina mund te sjelle Tremor (dridhje), djersitje, dhimbje koke, palpitacione dhe dhimbje ne gjoks. Ne doza shume te medha mund te sjelle deluzione, konfuzion, halucinacione, delir, kolaps, sjellje agresive, konvulsione, koma dhe vdekje.

    Efekti Afatgjate dhe rreziqet.
    Perdorimi i rregullt i saj sjell demtime te muskulatures, humbje ne peshe dhe konstipacion. Gjithashtu keta persona mund te jene te pastabilizuar nga ana emocionale. Depresioni dhe vetevrasjet jane te shoqeruara me ndalimin e tyre ne menyre te pakontrolluar. Perdorimi per nje kohe te gjate ul rezistencen e trupit ndaj infeksioneve dhe po ashtu mbart rrezik per demtime ne zemer dhe ne enet e gjakut, duke sjelle keshtu hemorragji dhe kolaps te zemres.
    Marrja e amfetamines gjate shtatezanise rrit rrezikun per difekte ne fetus, vecanerisht ne zemren e tij, gjithashtu mund te coje ne lindje te parakoheshme dhe femije nen peshe.

    Shenjat e abuzimit.
    Perdoruesi i amfetamines mund te duket energjik, i gezuar dhe ka nje ndjenje per te folur papushim, kur gjendet nen influencen e kesaj droge. Levizja papushim, agjitimi dhe nje humbje aparente e interesit ndaj ushqimit jane simptoma tipike; personaliteti ndryshon, ka reagime psikotike dhe deluzione paranoide. Perdoruesit e rregullt, mund te kene tipare te pazakonta ne lidhje me gjumin, duke ndenjur zgjuar per 2-3 nete papushim, e me vone flene dhe deri ne 48 ore. Ndryshimet e temperamentit jane te pranishme gjithashtu.

    Bashkeveprimi.
    Amfetamina bashkevepron me shume ilace e droga te tjera. Sjell nje rritje te presionit te gjakut, duke kundershtuar keshtu efektin anti-hipertensiv te shume barnave. Marre me MAOI-s, mund te sjelle nje rritje te rrezikshme te tensionit te gjakut. Rrit rrezikun per ritem abnormal te zemres me ilacet digitalis-, levodopa-n dhe disa anestetike qe jepen me ane te inhalimit. Amfetamina kundershton veprimin e ilaceve qe depresojne sistemin nervor qendror.






    Pėrgatiti pėr Rruzullin Dr. Lec Shiroka
    Kirug i traumės
    Vė re! Respekto punėn tonė ! Mos pėrdor shkrimet e kėsaj reviste pa lejen tonė dhe pa vėnė nė dukje se puna e kujt ėshtė !

    treguesi<---- ---->kreu

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e bursa33
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    64
    Barbituratet
    5 prill 2002
    Emra te tjere.
    Barbs, downers.

    Kategoria e droges.
    Depresante te sistemit nervor qendror.
    -------------------------------------

    Potenciali per adaptim.Varesia.
    Perdorimi per nje kohe te gjate mund te sjelle varesi ndaj tyre. Kjo mund te jete fizike dhe psikologjike.

    Menyra e marrjes.
    Nga goja ne forme kapsulash apo tabletash, nganjehere perzihen me uje dhe injektohen.

    Perdorimi ligjor.
    Ne te kaluaren jo te larget - barbituratet u dhane gjeresisht si barna gjumi. Qe nga `60, megjiate ato jane zevendesuar nga benzodiazepinat - te cilat mund te jene adiktive - por ka me pak shance qe te shkatojne vdekjen nga overdoza.
    Perdorimi me i perhapur i barbiturateve sot eshte ne anestezi (Thiopentone) dhe ne epilepsi (phenobarbitone). Shumica e tyre jane nen grupin B te drogave skeda III, ne legjislacionin per keqperdorimin e drogave, por kjo varion ne shtete te ndryshme.

    Efektet Afatshkurtra.
    Jane te ngjashme me ato te alkoholit. Nje doze e vogel prodhon qetesim, ndersa dozat e medha e bejne perdoruesin me te intoksikuar e te pergjumur. Kordinacioni dhe te folurit preken e ka dallime te dukshme, ngathtesia dhe konfuzioni mund te vijne me pas. Dozat e medha e ne rritje mund te sjellin humbje te vetedijes, koma e vdekje e cila vjen nga depresioni i mekanizmave te frymemarrjes se individit.

    Efektet Afatgjata.
    Rreziku me i madh nga barbituratet eshte varesia Fizike. Ne nje person dependent ndaj tyre, ndalimi i menjehershem sjell simptoma te cilat variojne per nga rendesia, varur kjo pjeserisht nga tipi i barbituratit, doza dhe kohezgjatja e perdorimit, por ne menyre primare nga gjetja, kerkimi dhe administrimi i trajtimit mbeshtetes, perfshire dhe barnat e
    nevojshme. Simptomat mund te perfshijne irritim, gjume te shqetesuar, enderra te frikshme, marrje mendesh, te vjella, dobesi te pergjithshme dhe ankth te shtuar. Ndalimi i menjehershem, pas disa muajsh perdorimi mund te sjelle konvulsione, delirium, ethe dhe koma qe mund te zgjase deri ne nje jave. Ne kohezgjatje, perdorimi i shumte i barbiturateve sjell rrezikun e overdozes aksidentale. Gjithashtu vihet re qe keto persona jane ne rrisk te shtuar per infeksione te gjoksit, pasi refleksi i kollitjes - eshte i supresuar (shtypur) nga perdorimi per nje kohe te gjate i ketyre drograve. Gjate shtatezanise mund te shkatojne abnormalitete tek fetusi dhe te marra rregullisht ne tre muajt
    e fundit te saj, mund te sjellin adaptamin/varesine e foshnjes ndaj tyre.

    Shenjat e abuzimit.
    Perdorimi per nje kohe te gjate i barbiturateve mund te shkaktoje periudha te shpeshta intoksikimi, shoqeruar me humbje te kujteses, neglizhim te paraqitjes personale e pergjegjesive qe ka individi, personaliteti ndryshon
    dhe shihen episose te nje depresioni te rende.

    Bashkeveprimi.
    Barbituratet veprojne me mjaft ilace duke rritur rrezikun e sedatimit me cdo ilac qe ka efekt sedativ ne sistemin nervor qendror. Ketu futen ilacet kunder ankthit, analgjeziket opioide, antipsikotiket, antihistaminat dhe anti-depresantet triciklike. Doza te larta te marra me alkohol mund te cojne ne nje koma fatale.
    Gjithashtu barbituratet rrisin aktivitetin e enzimave ne melci, duke sjelle rritje ne shperbashkimin e disa barnave, pra reduktojne efektin e tyre, ne kete menyre ndikohen disa antidepresante triciklike si phenytoin, griseofulvin dhe kortikosteroidet. Tek njerezit qe marrin barbiturate toksiciteti i overdozes me paracetamol eshte me i larte.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e bursa33
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    64

    Benzoiazepinat.

    Benzodiazepinat
    8 prill 2002

    Emra te tjere.
    Trankuilizues, qetesues, temmies.

    Kategoria e droges.
    Depresante te sistemit nervor qendror.
    -------------------------------------
    Potenciali per adaptim.Varesia.

    Potenciali i tyre per adaptim eshte me i vogel sesa depresantet e tjere te sistemit nervor qendror, si barbituratet. Megjithate, perdorimi i tyre per nje kohe te gjate mund te sjelle varesi fizike e psikologjike ne efektet e tyre sedative.

    Menyra e marrjes.
    Ne forme tabletash, kapsulash, apo me injeksion. Tamazepami eshte benzodiazepina me e abuzuar.

    Perdorimi legjitim.
    Benzodiazepinat jepen nga mjeku zakonisht ne trajtimin afatshkurter te ankthit dhe stresit, po ashtu dhe ne raste pagjumesie. Ato perdoren ne anestezi si barna paraoperatore dhe per te induktuar anestezine e pergjithshme. Ne kurimin e alkoholikeve, ne kontrollin e epilepsise dhe ne qetesimin e spazmave muskulare. Jane droga te klases C .

    Efektet afatshkurtera.
    Benzodiazepinat mund te ulin aktivitetin mendor. Ne doza te moderuara kemi ulje te vigjilences, perqendrimit, e nje ulje te reagimeve normale trupore, pra duke ulur aftesine e nje personi qe operon makineri e duke rritur rrezikun per aksidente. Ne disa raste mund te sjellin amnezi - humbje kujtese. Cdo benzodiazepine ne doza te mjaftueshme sjell gjume. Dozat teper te larta mund te sjellin depresion te mekanizmave te frymemarrjes.

    Efektet afatgjate dhe rreziqet.
    Me perdorimin e tyre per nje kohe te gjate, efekti u bie. Kjo sjell qe perdoruesi te rrise drogen duke sjelle njekohesisht varesi fizike e psikologjike. Te vjetrit mund te behen apatike ose konfuze kur marrin keto ilace. Ne rastin e ndalimit te marrjes se tyre perdoruesit mund te kene keto shenja: ankth, atake paniku, palpitacione, dridhje, pagjumesi, dhimbje koke, marrje mendesh, dhimbje muskujsh, humbje te oreksit dhe ngathtesi. Keto simptoma zgjasin nga 4 dite deri ne 1 jave. Femijet e lindur nga nenat qe kane marre benzodiazepina gjate shtatezanise mund te kene probleme varesie ne javen e pare te jetes se tyre.

    Shenjat e abuzimit.
    Abuzimi mund te jete nepermjet injeksionit tek moshat e reja. Nje tip tjeter abuzuesi gjendet ne moshat e mesme apo tek te vjetrit te cilet mund ti kene marre keto barna per nje kohe relativisht te gjate nga mjeku i tyre. Ai ose ajo e di problemin dhe mundet qe haptas ta pranoje se po merr ilace per "nervat" ose per gjume, ne doza normale ose te medha. Problemet zakonisht vijne kur njerezit tentojne te ndalojne marrjen e tyre pa keshillim mjekesor.

    Bashkeveprimi.
    Ne bashkeveprim me cdo ilac qe ka efekt sedativ, benzodiazepinat e rrisin kete efekt sedativ ne sistemin nervor qendror. Ketu futen ilacet kunder ankthit e ato te gjumit, alkoholi, opioidet analgjezike, antipsikotiket dhe antidepresentat triciklike po ashtu dhe antihistaminat.

    Keshilla praktike.
    Normalisht benzodiazepinat duhen dhene per dy jave, ose me pak. Nese keto jane marre per me teper se dy jave eshte mire qe te ulet doza gradualisht, per te minimizuar rrezikun e efekteve te pakendeshme.Nese ju keni marre
    benzodiazepina per muaj me rradhe, eshte plotesisht e arsyeshme dhe e nevojshme qe te njoftoni mjekun, per te percaktuar nje program "terheqje" graduale nga efektet e ketyre barnave. Nese eshte e mundur, do jete mire qe
    t`ju tregoni familjareve dhe miqve tuaj, per te pasur mbeshtetje morale ne kete aksion.



    Marre nga revista Rruzull .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bursa33 : 12-06-2002 mė 17:21

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Ndikimi negativ i droges ne zhvillimin psikik dhe fizik

    Nje historik i shkurter i droges

    Droga njihet qysh nga kohet e lashta. Ka shkrime se popujt e lashte te Amerikes Jugore acteket dhe inket qysh atehere dinin per drogat. Ato i perdornin ne ceremonite e tyre religjioze. Ato droga ishin si mjete per nxitjen e halucinacioneve qe ata i nderonin si dicka mbinjerezore. Me vone punetoret e plantazhave ne Brazil, Perua, Kolumbi etj. prerdornin fletet e bimeve Koka ( bime qe perdoret per perfitimin e kokaines) i pertypnin dhe kjo bente qe gjate punes te mos ndinin lodhje. Me kalimin e kohes u persos industria e perpunimit te bimeve dhe ajo kimike e per fat te keq u persos "industria e droges". Edhe pse me ligj eshte e ndaluar kultivimi i bimeve nga te cilat perfitohen llojet e drogave prapeseprape ekzistojne shume "fabrika" ilegale per perfitimin e drogave te rrezikshme.

    Thuani jo!!!

    Shume te rinj mashtrohen ta provojne drogen nga shoket, qofte nga kurreshtja, qofte nga frika. Ekzistojne disa lloje te drogave si: hashashi, mariuhana, kokaina, 1 sd, heroina etj. Sa i perket marrjes se ketyre drogave ekzistojne disa menyra: 1. me ane te thithjes me hunde; 2. me ane te tabletave; 3.me ane te drejteperdrejte ne gjak ("shpric"-marrja); 4. me cigare hashhash eshte droge qe fitohet nga bima me te njejten emer.

    Bima hash-hash, pasi qe ta beje frutin, prodhon nje lenge i cili ne ndikim me ambientin e jashtem behet i ngurte. Pas perpunimit te tij fitojme hash-hashin. Kjo bime mund te zhvillohet edhe te ne. Me pare nenat kane perdorur kete droge si stimulim per fjetje (per femijet e tyre). Kryesisht merret me thithje me hunde. Kultivimi i kesaj bime eshte i ndalur ne te gjitha vendet e botes.

    Kokaina- kjo droge fitohet nga bima koka (prej nga edhe e ka marre emrin) e cila i ka gjethet e gjelberta. Kryesisht rritet ne Ameriken Jugore. Pasi te perpunohet fleta e kesaj bime, fitohet nje pluhur me ngjyre krem te perhimte.

    Heroina-eshte nje nder drogat me te rrezikshme. Fitohet ne menyre kimike me kombinim te substancave te ndryshme. Kryesisht merret per stimulim gjate marredhenies seksuale ngase vonon orgazmin dhe shty fitimin e erekcionit. Merret me ane te drejteperdrejte ne gjak.

    Keto lloje drogash reagojne ne prishjen totale te trurit. Furnizimin me keto lloje e ben zakonisht narkomafija, te cilet ne menyre ilegale furnizojne narkomanet kudo ne bote. Me te zhvilluara jan: heroina ruse, italiane, kolumbiane etj.

    Prologu-Ekzistojne 4 grupe te njerezve 1.) Qe kurre nuk e pranojne drogen, 2.) qe e marrin vetem ne ndonje gazmend, 3.) qe rregullisht e marrin (narkomanet), 4.) Qe dita-dites e shtojne dozen. Nga kjo shihet se me mire eshte te rrime ne grupin e pare, ngase nese fillojme ta perdorim mund te arrijme deri te grupi i peste-deri te vdekja.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    Edhe une sot pashe nje film me teme mbi drogen dhe pasojat e saj, e qe tregonte tamam se cfare iu ndodh atyre qe marrin drogerat e renda.
    Filmi titullohet Requiem for a dream, dhe eshte shume tragjik.
    MtrX ubicumque felix

  7. #7
    e megjithate nuk po ulet numri i perdoruesve te saj....sa keq!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-04-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    17
    Me behet qefi qe ngrihen tema te tilla ne forum.
    Duhet bere shume informim ne shkolla per njohjen dhe pasojat qe kane drogat ne trupin e njeriu. Shpesh mbas personit qe ben perdorim droge fshihen probleme psikologjike. Prandaj duhet te rritet numri i konsultoreve per te rinjte me figura te ndryshme profesionale si: mjeke, psikologe, psikiater, asistence social.
    Truri yne ka aftesi ti prodhoje vete keto substanza. Une i them vetes perderisa kam mundesi vete per tu ndjere e "lumtur" pse duhet te marr substanza nga jashte qe mund te me shkaterrojne?
    PERSHNDETJE

  9. #9
    Gentoo Maska e Orbital
    Anėtarėsuar
    12-05-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    32
    Citim Postuar mė parė nga MtrX
    Edhe une sot pashe nje film me teme mbi drogen dhe pasojat e saj, e qe tregonte tamam se cfare iu ndodh atyre qe marrin drogerat e renda.
    Filmi titullohet Requiem for a dream, dhe eshte shume tragjik.
    Une mendoj se " Requiem for a Dream" eshte filmi me i mire ne kete drejtim. Eshte nje film shume i rende psikologjik, dhe duhet te keni force t'a shikoni. Ne fillim filmi eshte shume terheqes per te rinj, por ne fund, kuptohet i tere realiteti. I tere filmi flet prej perspektives se narkomaneve keshtuqe ne fillim i ben ata per vete...efektet vizuele jane perfekte sa i perket ketij drejtimi (futet ne boten "high")... ndersa ne fund e paraqet realitetin. Te ben ta urresh veten edhe nese jeni te pafajshem sa i perket drogave...e mos te flasim per ata qe veq kane hyre apo jane ne ate rruge.
    Ju rekomandoj per se tepermi (por mos e shikoni kur jeni ne depresion )

  10. #10
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    Vaksinė kundėr varėsisė nga droga

    Kura mrekullibėrėse po testohet nė Spanjė, njė ndėr vendet mė tė prekura nga kjo plagė dhe pėrbėn njė rreze shprese pėr miliona njerėz

    Pėr herė tė parė duket se ėshtė gjetur njė kurė efikase kundėr njė ndėr plagėve mė tė rėnda tė kohėve moderne. Tė paktėn kėshtu shpresojnė tė gjithė ata qė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, apo jo tė drejtpėrdrejtė, janė tė prekur nga varėsia ndaj kokainės. Bėhet fjalė pėr njė vaksinė kundėr pluhurit tė bardhė. Nė fund tė kėtij viti, ose nė fillim tė 2008-ės, do tė testohet nė Spanjė vendi ku kjo substancė gjen pėrdorim mė tė gjerė se kudo tjetėr; konsumohet vegullish nga 2% e popullsisė sė moshės nga 15 nė 64 vjeē, kundrejt 1,1% tė mesatares sė popullatės sė pjesės tjetėr tė Kontinentit tė Vjetėr. Medikamenti, i cili do tė testohet mbi 150 kokainomanė nė tri spitale tė Madridit, Barcelonės e Valencias, ėshtė rezultat i njė kėrkimi ende nė fazė eksperimentale, i realizuar nga universiteti amerikan "Yale". Duke u mbėshtetur nė ato qė thuhen mbi kėtė medikament inovativ, krijohet pėrshtypja se ėshtė mjaft efikas. "Ėshtė si t‘i qepėsh gojėn njė njeriu me oreks tė pakontrollueshėm", siguronin dje shkencėtarėt nė tė pėrditshmen madrilene, ABC.

    Ēelėsi i funksionimit tė vaksinės bazohet te terapia imunologjike, ose e thėnė mė thjesht ėshtė e aftė tė gjenerojė apo tė administrojė antitrupa qė e "kapin" drogėn e fuqishme me tė hyrė nė gjakun e pėrdoruesit, pa i dhėnė mundėsi tė kalojė nė tru. Kokaina, si nė rastin e duhanit, nuk provokon reagime imunologjike nė organizmin njerėzor, siē ndodh nė rastin e viruseve dhe baktereve qė shkaktojnė sėmundje. Nė kėtė rast, reagimi imunologjik, apo antitrupat, gjenerohen nga vaksina e cila ėshtė e ndjeshme dhe vepron nė praninė e drogės nė gjak. Ndėrveprimi mes tyre do tė gjenerojė njė pėrbėrės kimik mjaft tė fuqishėm pėr tė arritur tė anashkalojė barrierėn hematocefalike, pengesėn qė prodhon gjaku ynė pėr tė mbrojtur trurin. Rezultati i kėsaj gjetjeje mjaft tė thjeshtė ėshtė se kokaina nuk do tė arrijė tė prodhojė mė kėnaqėsi.

    Pacientėt qė kanė pranuar t‘i nėnshtrohen kurės inovative, do tė marrin katėr doza nga ky medikament, njė nė fillim tė testit dhe tri tė tjera nė intervale tė rregullta. Pacientėt e zgjedhur duhet tė ishin kokainomanė, me ose pa probleme alkoolizmi. Kushti i vetėm ėshtė se nuk duhet tė pėrdorin asnjė lloj droge tjetėr pėrveē kokainės, siē mund tė jetė heroina apo opiakė tė tjerė. Nga ana tjetėr, medikamenti nuk do tė pėrdoret me funksionin e parandalimit, por do t‘u jepet ekskluzivisht atyre qė tashmė janė pre e varėsisė sė tmerrshme tė drogės. "Kokaina vazhdon tė gėzojė famėn e substancės jo tė dėmshme, madje tė dobishme", thotė Carmen Moya, pėrgjegjėse e departamentit tė Antidrogės nė krahinėn katalanase. "Janė tė shumtė ata tė rinj qė e lidhin konsumin e saj me suksesin nė shoqėri, pa pėrmendur kėnaqėsitė qė dhuron", shprehet ajo.

    "Nuk bėhet aspak fjalė pėr njė formulė ēudibėrėse, por pėr njė substancė qė do tė ndihmojė miliona njerėz pėr t‘u dizintoksikuar, shpjegonte para pak kohėsh profesori Thomas Kosten i universitetit "Yale" nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Vaksina ėshtė projektuar pėr tė gjeneruar antitrupa specifikė, tė cilėt arrijnė ta "burgosin" kokainėn nė gjak pa lejuar tė arrijė trurin e tė bėjė efektin e saj. E parė nė kėndvėshtrimin praktik, mund tė konsiderohet si njė lloj filtri mes enėve tė gjakut e trurit, duke bėrė tė mundur qė droga mos tė arrijė te ky i fundit. Kėshtu qė nuk prodhohen efektet psikoaktivė, apo tė shprehemi nė gjuhėn e pėrditshme nuk arrihet gjendja euforike". E megjithatė nuk pėrbėn njė zgjidhje pėrfundimtare pėr vetė problemin e varėsisė: "Ėshtė e sigurt se medikamenti nuk krijon efekte anėsore. Por nuk arrin tė shkulė nga njerėzit dėshirėn pėr tė konsumuar kokainė".

    Me fjalė tė tjera, nuk jemi pėrpara njė gjetjeje qė mund tė zgjidhė pėrfundimisht problemin e varėsisė nga droga. Siē vėren edhe Jose Perez Cobos, koordinator i testit nė Spanjė dhe psikolog nė klinikėn "Ramon y Cajal", njė prej tė trejave ku do tė kryhet eksperimenti: "Asnjė trajtim kundėr varėsisė ndaj drogės nuk ka sukses pa mbėshtetjen psikologjike. Efekti i vaksinės arrin deri nė kėtė pikė dhe kaq". Pėr sa i pėrket veprimit, saktėson: "Pavarėsisht nga mėnyra si konsumohet, qoftė pėrmes injektimit me shiringė, tymosjes apo thithjes me hundė, kokaina prodhon molekula mikroskopike, tė cilat vaksina i thith si tė ishte sfungjer, gjė qė ndalon kontaktin e tyre me sistemin nervor".

    Nė eksperimentet e bėra nė Amerikė ėshtė konstatuar se pėrgjigjja e pacientėve ndaj kėtij trajtimi mund tė jetė e ndryshme te secili prej tyre. "Efektet te disa kokainomanė zhduken krejtėsisht, por efikasiteti ėshtė mė i vogėl te disa tė tjerė", vazhdon psikiatri, i cili prej vitesh lufton kundėr fenomenit tė drogės. "Duket se ekzistojnė ndryshime nė varėsi tė individėve, tė cilat kemi ndėr mend t‘i zbulojmė gjatė testimeve. Te disa njerėz nevojiten mė shumė doza, deri sa sistemi imunitar tė nisė tė prodhojė antitrupa nė masė tė mjaftueshme, qė kokaina tė mos arrijė trurin".

    Profili i njerėzve te tė cilėt do tė testohet medikamenti i ri, ėshtė ai i tė rriturit mes moshave 25-45 vjeē, i integruar mė sė miri nė shoqėri, por krejtėsisht i varur edhe nė rastet kur konsumohet kokainė kryesisht gjatė ditėve tė fundjavės. "Vaksina e re u ka dhėnė shumė shpresa ekspertėve tė fushės sė dizintoksikimit, edhe pse eksperimente tė ngjashme me heroinomanėt nuk kanė arritur rezultatet e shpresuara", pėrfundon e pėrditshmja spanjolle "Abc".

    gazeta-shqip

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A jeni dakort pėr legalizimin e drogės?!
    Nga ChuChu nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 27-10-2008, 10:49
  2. Adolishenca shqiptare dhe drogat nėpėr shkolla
    Nga Sweet Brunettee nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-04-2008, 01:14
  3. Drogat dhe shoqeria
    Nga Alket123 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-05-2006, 17:50
  4. Duhani dhe Alkooli, drogat e lehta
    Nga marlboro1 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-01-2006, 11:23
  5. Shqiperia vendi i dyte ne bote per marijuanen.
    Nga Enri nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 18-07-2003, 21:47

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •