Buqja
Sa ëmbël qeshet
e vogla Buqe,
i ka blerë baca
sandale të kuqe !
Ia urojnë shoqet
e shokët e vet:
“Sa të bukura Buqe
t’i mbash me shëndet!”
Embël qesh Buqja
si lulja në degë,
me sy e faqe
të kuqe si shegë...
Buqja
Sa ëmbël qeshet
e vogla Buqe,
i ka blerë baca
sandale të kuqe !
Ia urojnë shoqet
e shokët e vet:
“Sa të bukura Buqe
t’i mbash me shëndet!”
Embël qesh Buqja
si lulja në degë,
me sy e faqe
të kuqe si shegë...
Ndryshuar për herë të fundit nga Sirena_E_Vogel : 01-08-2003 më 19:15
Cuteness !
Ç’ke harruar moj Valbonë?
Sot, kur shkonim për në shkollë,
pse u ktheve si veri?
Ç’ke harruar moj Valbonë?
ç’ke harruar në shtëpi?
Mos vallë stilolapsin,
a mos vallë bojrat në kuti?
Ç’ke harruar, moj Valbonë,
që u ktheve si veri?
Thotë Valbona e gëzuar:
-Asnjë gje s’kisha harruar.
po, kur ika, u nxitova,
gjyshen nuk e përqafova.
Cuteness !
Pry, Pry Deleza...
-Pry, pry, deleza,
kaçu - kaçurreleza,
ç’do më japësh sot?
- Qëngja që të luash,
qumësht sa të duash,
edhe gjalpë plot!
- Pry , pry, deleza,
kaçu - kaçurreleza,
S’ke tjetër peshqesh?
- Do të mbledh nga delet
gjithë kacurrelet
dhe do të vesh!
Pry, pry, deleza,
ti ç’do, shoqa ime?
Të jesh djale i mbarë,
në mësim i parë.
gjithë lavdërime!
Cuteness !
Stinët
Me të shtatë ngjyrat,
mbi letrën e bardhë,
vizatoj natyrën
si piktor i rrallë.
Fushën gjelbëroj,
dhe çel luleshqerrën,
kështu në mes tonë
unë sjell pranverën!
Gjithë kalamajtë
plazheve i mbledh,
zverdh grurin e artë
dhe verën sjell ....
Rrushin pjek në vreshta,
zogjtë larg i shpie
dhe, papritur, vjeshta
përmbi letër bie ...
Erën ve të fryjë
edhe retë t’ikin,
ujin bëj të ngrijë
dhe kam sjellë ... dimrin.
Cuteness !
Nëna
Ti ke pak zjarrmi,
Vogëlushe Leonorë,
e nënës i digjet
zemra në kraharor.
Ndodh në mëngjes
S’të hahet - nuk ha,
urinë e tërë botës
nëna at’ ditë e ka...
Oh, papandehur gishtin
e gërvishte pak,
e di ç’ndodh me nënën?
Zemra i pikon gjak!
Mbi shtrojën më t’butë
ajo shpesh këlthet:
- Kam dro’ ndonjë pupël
vashëzën mos ma vret.
Cuteness !
Përtaci
Një njeri përtac,
s’punonte aspak
Puna më e vogël
i bëhej farmak.
Një herë s’kish ushqim,
Bukë si jepte tjetër,
pra shkoi të ulet
tek një dardhë e vjetër
Dardha kishte kokërra
të mëdha kërcak,
të ëmbëla sheqer,
pjekur për merak.
Por përtaci ishte
njeri për cutdi,
përtoi t’i shkundte,
në hije u shtri.
Hoqi dhe kapelen,
pranë vetes e la
- Bini këtu brënda,
o ju dardha - tha.
Priste kokrra dardhës
nga degët e saja,
kur një dardhë e madhe
u shkëput nga maja,
thirri fortë përtaci
- Obobo ç’hata !
Cuteness !
Te lumte dora Moj Sirene!
Faleminderit Sirena e vogel, na zgjove kujtimet e bukura te femijerise, per te cilat njeriu gjithmone ka nostalgji.
Ja, po sjell nje vjershe nga femjeria, me te cilen te pershendes ty, Sirena e vogel:
Te lumshin duart
Per nje vajze une po tregoj
Pse ate une fort e cmoj
Kur nga shkolla, kthen ne shtepi
Mos kujtoni se kot rri.
Dhomen fshin edhe pastron
Canta, libra,... rregullon...
Kur prej pune nena vjen,
Cdo gje gati, ajo gjen.
Te lumshin duart, moj e mire,
Te ka nena, xhevahir!
*||*Before i speak, I have something important to say.*||*
*>~<*Thinking is one thing no one has ever been able to tax.*>~<*
^*>The way i see it, if you want the rainbow you gotta put up with the rain<*^
[
Sa e bukur ajo vjersha jote Griselda, faleminderit....![]()
Cuteness !
Anytime...![]()
*||*Before i speak, I have something important to say.*||*
*>~<*Thinking is one thing no one has ever been able to tax.*>~<*
^*>The way i see it, if you want the rainbow you gotta put up with the rain<*^
[
Krijoni Kontakt