Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2003
    Postime
    45

    Shkarravina qe vdesin

    Gishtat rreshkasin mbi tastiere
    per aq sa butonat mos japin shpirt
    per aq sa nervat te mos leshojne.
    Ndalojne, rifillojne
    dhe nuk ka me shkarravina neper fleta.
    Nje shigjete i shuan gabimet, i shuan mendimet, i shuan...
    Njerezit ne metropole vrapojne, shtyhen, shahen,
    por nuk shikohen, nuk degjohen.
    Metropolet ushqejne forume, dhe chat, dhe rrjete shoqerore,
    per shoqeri qe shuhen po aq lehte.
    Nje perzgjedhje ne nje menu dhe marredheniet mbaruan.

    Ne zyren e nje kolegu ka nje vizatim,
    nje dore e vogel me kufij te pasakte,
    dy njerez me pese viza dhe nje rreth pa qender,
    dhe nje diell qe qesh.
    Ngjan me shume me nje shkarravine se sa nje vizatim.
    Po ndryshe nga tonat, shkarravina e asaj dores se vogel nuk do te vdese
    Kur ke mall pi nje gllenke te pijes se preferuar! Ishte e kripur?! S'ka gje, qe loti im mjaftueshem i nxehte sa per te ngrohur zemren me pranine time!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e studente22
    Anėtarėsuar
    27-04-2004
    Vendndodhja
    duke kerkuar vetveten!
    Postime
    136
    bravo!shuem i bukur dhe shume i kohes ky shkrim!dhe njehere urime.
    e urrej shiun kur bie!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2003
    Postime
    45
    Te thashe qe vdesin.
    Me shpirt dhe pa shpirt te gjitha e njohin rrugen e kthimit ne hiē.
    Pak kush di te tregoje rrugen e vajtjes.
    Nje lloj amnezie mbulon qeniet si mikoze e lagesht.
    Edhe ditet kur dielli nxjerr koken e tij nga skuta e kukamsheftit
    ne ajer endet nje lloj ndjesie e plogesht,
    qe mbyt mushkerite.
    Pak gjera shoh te lindin ne jete,
    dhe shume shoh te vdesin perdite.

    Atehere kam hequr dore nga gazetat,
    nuk shikoj me lajmet,
    perzgjedh sitet dhe rubrikat per te reduktuar ne maksimum te rejat e keqija.
    Ose kam gjetur nje tjeter strategji,
    huazuar me sakte...
    I nis dhe i le pa perfunduar gjerat e mia.

    Atehere perfitoj nga ky status quo njefare stabiliteti
    te mbetur pezull mes ēka u jetua, dhe asaj ēka imaginoj se mund te vinte me pas.
    Dhe filli i mendimeve ka nje te mire ne te tilla raste,
    nuk shkon deri ne fund, por...
    nisur nga nje detaj i nje hipoteze, thur nje te dyte,
    qe humbet edhe ajo sa hap e mbyll syte.

    ...por ama humbet.
    Nuk e shoh fundin, kur jep shpirt.
    Sfilitem dhe me ze nje gjume i ēuditshem, me endrra pa lidhje me ēastin me pare,
    dhe zgjohem pa mbaruar endrra,
    duke shtyre arsyen per te qare.

    Me vone...
    E di qe si gjithkujt do te me vije rradha,
    (nuk dua te bej zogun e korbit) por...
    me vone... kur te mos me mbetet shume kohe per pengje ne jete.
    Eshte derrmuese shmangia.
    Po pritja, mos valle eshte me e lehte?
    Kur ke mall pi nje gllenke te pijes se preferuar! Ishte e kripur?! S'ka gje, qe loti im mjaftueshem i nxehte sa per te ngrohur zemren me pranine time!

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    268
    Shkarravinat nuk vdesin kurre.
    Ato shkruhen me shkrim te ndyre
    Nga nje dore e piste
    Mbi zemer te bardhe

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2003
    Postime
    45
    Ka mbi nje muaj qe diellit nuk ia shoh surratin,
    dhe lageshtira ka filluar te me myke shpirtin.
    Thua ditet nen dhe te jene shume ndryshe nga kaq?
    Sot nxorri koken i uruari por prape...
    Pergjumje.
    Nje agoni e ndryshkur qe fillon e plasaritet nga gradet e para shtese ne termometer.
    Dhe shtyjne te pavarrosurit edhe nje dite tjeter.
    Kur ke mall pi nje gllenke te pijes se preferuar! Ishte e kripur?! S'ka gje, qe loti im mjaftueshem i nxehte sa per te ngrohur zemren me pranine time!

  6. #6
    Kisha kohe qe kisha vorrosur shkarravinat,i kisha mbuluar me tonelata dheu siper,per te mos i degjuar as zerin se si me luteshin qe mos te i vorrosja.
    Shkaravinat ne momentet e fundit me kujtuan se edhe ata kishin qene pjese imja e pandare e shume me vlere dikur,edhe ata njehere kishin qeshur e qare se bashku me mua,per ate mos na vorros me than.
    SHkarravinat i mbulova,por ato perseri me ndjekin si hije nga nga pas,jane shendruar ne hije qe nuk me len te qete e nuk me lejojne te u them tamam SHKARRAVINA.Asgje,asgje ne k`te bote nuk vdiska vetem se mua me duket qe vorros,e verteta qenka se dhe shkarravinat e pista e te ndyta te gjithat do vdesin se bashku me frymen e fundit timen kur do nxjerre dhe une.
    Hajeni fjalen pa merak, a keni degjuar dike te vuaj nga dispepsia e fjales

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2003
    Postime
    45
    Nje nga spektrat e mi te vjeter
    rigjeti rrugen e endrrave te mia...
    Dhe i buzeqesha.
    Gjerat vdesin. (vetem perkohesisht)
    Dhe ka fantazma nga te cilet s'kemi frike,
    ose nuk kemi me.
    Nje nga xhindet e mi te vjeter u be i gjalle,
    dhe nuk pata me hapin e pastabilizuar te gjunjeve te pambukte.
    Dhe nuk pata me zerin e permbajtur qe flirton me ngjirjen.
    Nuk pata me ate fluksin e ngaterruar te ndjenjave qe ferkohet me mpirjen.
    Caspar eshte i embel.
    Atehere i buzeqesha spektrit tim te ringjallur.
    Kur ke mall pi nje gllenke te pijes se preferuar! Ishte e kripur?! S'ka gje, qe loti im mjaftueshem i nxehte sa per te ngrohur zemren me pranine time!

Tema tė Ngjashme

  1. Pse njerezit vdesin ?
    Nga kikimiki nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 29-06-2009, 05:32
  2. Greqi, aksident vdesin tre emigrante shqiptarė
    Nga ClaY_MorE nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-10-2006, 07:02
  3. 3 aksidente brenda 24 orëve, vdesin 3 persona
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 18:12
  4. Si Krijohen & Vdesin Uraganet
    Nga niku-nyc nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 08:21
  5. Largėsitė vdesin shpejt...
    Nga xhulia nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-03-2004, 15:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •