Kam degjuar shume here femije qe jane te rritur tashme dhe jane bere prinder, jeta feminore eshte nje plage per to. Abuzimi i prinderve, akuzimi qe te tjeret jane me te zote se ata, per cdo gje bertasin, kurre nuk kenaqen me punen dhe gjerat qe bejne. Mendoj se ky lloj abuzimi eshte i pakuptuar nga shumica e prinderve. Dhe arrijme ne resultatin qe keto femije kur jane tashme te rritur, kane veshtiresi te perballojne problemet e jetes, kane shume veshtirsi te vendosin per veten e tyre, dhe kur vendosin u duket se bejne gabim,dhe gjithe kohen jane ne melankoli, dhe kurre nuk jane te kenaqur me veten e tyre.Ka shume prinder qe nuk arrijne ta kuptojne kete lloj abuzimi dhe vazhdojne me te njejten menyre. Si munden keta femije, tashme prinder te arrijne te shikojne jeten me nje sy positiv?