Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    HARTIMI Matures

    Nga Gazeta KJ.
    -----------------------
    Maturantet, te zhgenjyer nga temat e hartimit
    Manjola Zeka /Nuk jane ndjere dhe aq te kenaqur dje maturantet e kryeqytetit. Teza e hartimit si duket nuk ka qene shume e pershtatshme per ta. Megjithese vetem disa dite me pare gjimnaziste te shkolles "Qemal Stafa" kane pohuar per gazeten "KJ" se ky ishte provimi qe ata e deshirojne me shume. Por, dje ndodhi krejt e kunderta. Kane mbetur te shokuar para temave te hartimit. Madje, perreth gjysme ore nuk kane arritur qe t'i kuptojne ato. Keshtu ka pohuar per gazeten nje maturante, e cila letersine e kishte lenden e preferuar. "Mos me pyet per temat, me te shpifura nuk ka si behen. Une zgjodha temen e trete, e cila ishte; "A keni pare ndonjehere nje pellumb te bardhe e te zi te dahsurohen fort". Por, te them te drejten, e kam shkruar dy here hartimin sepse nuk dija ne cfare kuptimi ta beja, shqip; nuk e kuptova mire teme. Ne ishim pergatitur per te tjera tema. Nuk e di, po flas per klasen time te pakten, nuk mund te jap dot shpjegime per te tjeret"- pohoi Mela Hoti, nje gjimnaziste ne nje nder shkollat e njohura te kryeqytetit. Por kane qene mesuesit ata te cilet kane reaguar ne nje menyre krejt ndryshe. "Sipas mendimit tim temat ishin mjaft te bukura, por nuk e mohoj qe nxenesit kishin nevoje per sqarime. Pasi ne temen e trete, ku behej fjale per pellumbin e zi dhe te bardhe, nxenesit filluan ta ngaterroni duke e marre si e keqe dhe e mire. Por, vetem disa sqarime dhe mendoj se nxenesit nuk kishin nevoje me teper"- poho Ylvie Kostreci, nendrejtoreshe e shkolles "Besnik Sykja". Madje ajo shton se edhe dy temat e tjera ishin mjaft te pershtatshme. Nderkohe nga Ministria e Arsimit behet e ditur se rreth 25 mije maturante shqiptare te shkollave te mesme te pergjithshme, artistike, pedagogjike, te gjuheve te huaja dhe ato sportive, me kohe te plote dhe te shkurtuar, jane ulur dje ne bankat e shkolles per te zhvilluar provimin me shkrim te letersise, (hartimin) duke celur edhe sezonin e provimeve te shtetit per vitin shkollor 2001-2002.

    "Temat e hartimit jane caktuar nga Ministria e Arsimit dhe

    Shkences, ndersa nje grup pune me specialiste te letersise

    kishin punuar disa kohe me pare per formulimin e temave te

    hartimit, ne perputhje me moshen dhe psikologjine e nxenesve", beri te ditur Zana Tabaku, specialiste per arsimin e mesem ne

    Ministrine e Arsimit.

    © Koha Jone 2001 All Rights reserved

    ------------------------------

  2. #2
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    brari

    ore shume interesante.... kot nuk te bera mik une ty (pune e madhe pasi u zume, po ama te bera mik)
    pse nuk na i thua temat e caktuara pra
    e para se me ben kurioze, e dyta me vjen te bej nje hartim
    me jep temat e dhena lire nga ministria e arsimit...pls

    perqafime nga macia, brari.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    pooo

    Une e kopjova artikullin se kujtova qe jane tre temat aty dhe do ishin interesante per ne ktu. Nuk e di pse ajo gazetarja edhe ka folur per temat dhe ka pertuar te tregoje te treja temat e hartimit... nejse,,

    Mace..e vrullshme je dhe shperthyse nga nji here si lumi i Fanit.. kur vjen nga Rubiku e del ne Ur te Milotit...pastaj qetsohesh e shkon ne det dal ngadale..bashk me Matin..dor per dore..lol.

  4. #4
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    ehe jam brari jam

    nuk me thua nga je ti???
    lol

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Tema Hartimi

    Nji keng shkodrane thote..

    mos t'ja falish kuj ti eren
    se per mue vetem ke cil.

    cfare egoisti ky poeti apo xheloz i madh?.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 09-06-2002 mė 06:16

Tema tė Ngjashme

  1. Materiale mbi Provimet e Lirimit nga Ministria e Arsimit (MASH)
    Nga [Perla] nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 02-06-2012, 10:24
  2. A keni lene takim,pas mbarimit te matures..?
    Nga KACAKU nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 26-07-2009, 18:49
  3. Provimet e Matures
    Nga devi_666 nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-05-2009, 07:57
  4. Ndihme Per Pytjet e Matures Gjeografi dhe Histori te vitit te kaluar
    Nga Bledari nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:21
  5. Certifikatat e maturės me 12 elemente sigurie
    Nga Albo nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-08-2006, 09:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •