Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126

    Embel Qeshin Syte e Saj (rishkruar)

    do dhe pak pune se akoma duket e zgjatur por po e postoj tani per tani se mos marr ndonje verejtje te nevojshme. dje lexova ne gazete se Vace Zela eshte ne gjendje kome ne Zvicer nderkohe qe ne Shqiperi behen debate per ti dhene titullin "Nder i Kombit" apo jo. no comment me...



    Embel Qeshin Syte e Saj

    Ne vendlindjen e kengetares
    jane ringjallur grerat; mengjes,
    dreke, darke zukatin pa pushim
    si e si te nderojnė kengetaren,
    si e si te shmangin dicka te tille,
    “koha nuk eshte e arrire,”
    thone kta te fundit.

    Ne dhomen e kengetares,
    larg vendlindjes se saj,
    realiteti eshte zhveshur gjer ne palce--
    nje hije afrohet shtratit,
    gishterinj kockore
    kalojne mbi flokun e heshtur
    e me duket se qajne.

    Buzeqeshja e asaj goje si kajak
    tashme lundron lumenjve te se shkuares
    thelle diku ne palcen e mendjes se shuar
    ndaj botes perreth. Por ne koma,
    e qeshura akoma jehon.

    Ne vendlindjen e kengetares,
    grerat nuk mund te kuptojne
    nje bote jashte natyres se tyre,
    nuk mund te degjojne cfare po ndodh,
    kush afrohet cukitshem dritares
    se kengetares, si mijra diej te vegjel shiu.

    Lindur prej levozhges se kohes
    qe vazhdimisht thyhet nen rete,
    tek shtrati i Vaces nje mall ka zene prite,
    po therret, “me ke cmendur shpirt,
    me ke djegur per jete, tek me fshike e shkrehe
    ne cdo rrotullim, tek me hodhe, perdrodhe,
    me cdo veshtrim tendin m’davarite plotesisht.”

    Larg vendlindjes, symbyllur,
    kapriciozja vazhdon te perqafe gjithe boten
    si atehere kur i lindi nje femije,
    krahehapur, shkujdesur, e marre,
    kembengulur mbi te sotshmen
    vetekthyer ne nje jete derėēelė
    zeri i saj hapet, vershon
    si te kish qene mbyllyr pas nje dige
    qe papritur eshte care.

    Dehen grerat ne vendlindje,
    bien dheut pike-pike-pike
    si shiu qe porsa filloi
    e me vete solli kte andrrimin tim
    tek e shoh kengetaren syqeshur
    prane cezmes ndersa grerat zhduken
    bashke me kto vargje pas perdes
    se holle te nje qemtimi jete.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ani : 06-06-2002 mė 20:20

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ty te lumte qe e ke shkruar Ani!

    Dita!

  3. #3
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126

    ***

    falmenderit Dita, po jam zgjatur shume me duket prandaj shpresoj ndonjeri/a te me jape ndonje sugjerim.

  4. #4
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126

    ***

    whoops...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    mesazh miqsor

    Ani dhe Dita dhe tė gjithė ju BASHKĖFORUMAS!
    Njė lajm tepėr i mirė, tepėr i gėzueshėm Vaēe Zela - Mbretėresha e Kėngės sonė ĖSHTĖ SHUMĖ MIRĖ! Ia hodhi sėmundjes sė ligė! Kaloj 2 infarkte dhe njė Hemoragji Cerebrale! Tani gjėndet nė Klinikėn Speciale tė Rehabilitimit Basel! Bile ka dhe njė numėr telefoni +41.62.6282825! Mund t'a kėrkoni nė telefon do tė dalė e bija e Va4es dhe e Pjetėr Rodiqit - IRMA e mrekullueshme!
    Vaēe Zela u shėrua! Vaēe Zela ju pėrqafon tė gjithėve!
    Me dashuri Agim Doēi

  6. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ky eshte nje lajm shume i mire. Gezohem shume!

    Ani, tani ke per detyre ( ) te na shkruash me shpirt te gezuar.

    Z. Agim, falenderime qe sollet kete lajm ketu.

    Pershendetje!
    Dita

  7. #7
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126

    :-)

    rrofsh per lajmin e mire agim. me duket mrekulli. gezuar me te gjithe,

    ani

    p.s. ditke, ma hiq pak shiun moj se me ka mbet ka tre dite qe s'pushon ktej ky lastar!

  8. #8
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Shiu qe syte me mbyti,
    zemren ma fishku
    dhe deshi te me pushtoje,
    por ishte nate dhe
    nga gjumi nuk dilja dot

    Teksa po vija
    rruges me dite ne sy
    e trup te bardhe,
    i tremba rete me ngjyren gri
    i shtyva tutje me eren e mire

    E putha qiellin ne
    faqen qe te drejtonte ty
    moj vajze e mire,
    flak i kuq u be,
    dhe e perfshiu ngjyren time

    Me premtoi se ty
    me nuk do t'trishtonte
    e shi zhurmemadhin,
    te merzitshmin e diteve te tua
    do ta fshihte ne syte e tij.

    E sot aty dita duhet
    te jete e bukur,
    se ngjyren gri e shkova,
    lotet ia thava qiellit
    e kaltersine e solla.
    ............

    Puthja e dites qe lind eshte melhelm per qiellin e ai nuk ka me pse lote te derdhe, as mbi ty Ani, tani ki shprese!


    Dita!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 08-06-2002 mė 09:55

  9. #9
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126

    ***

    dita! po ndricon ketej. falemnderit!
    perqafime,
    ani

  10. #10
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    ani, gimi, dita

    per te gjitha sherimet e diejve.
    per te gjitha dashurite...
    pa urrejtje....

    gezuar!

Tema tė Ngjashme

  1. Akuza ndaj kryebashkiakut Rama
    Nga Vinny_T nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 426
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 16:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •