Close
Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -39 deri 0 prej 509
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet nė Bllog
    22

    Martesa dhe homoseksualet

    Kohet e fundit, nje nder axhendat e diskutimit te botes se qyteteruar eshte edhe debati nese homoseksualet duhet te kene te drejten e nje martese ligjore sic e gezojne edhe heteroseksualet. Ky debat ka marre ngjyrime ligjore, politike e deri fetare. Nje gjykates ne Kanada i ka njohur te drejten e marteses nje cifti homoseksual duke hapur keshtu debatin ligjor. Presidenti amerikan Bush dje ka dale perpara mediave per te shprehur mendimin e tij te prere kunder njohjes se kerkeses se homoseksualeve per nje martese civile. Bile ai shkoi deri atje sa kerkoi nje amendament ne kushtetuten amerikane qe tu ndaloje homoseksualeve lidhjen martesore ligjore duke e perkufizuar martesen si lidhjen e nje femre me nje mashkull. Bush hapi debatin politik. Kurse sot, Papa ne Vatikan leshoi nje deklarate te formes se prere ku u bente thirrje te gjithe politikaneve qe i perkasin besimit katolik qe te mos lejojne shkaterrimin e ritualit te krishtere te marteses.

    Cili eshte mendimi juaj ne kete debat?
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e chiccann
    Anėtarėsuar
    27-07-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    4
    ja kane futur kote ata gay-t e *****
    pake se nuki vrasin qe te gjithe po tani na dashkan edhe martese ligjore
    gay=peolpe who can't score
    ata ne kine i vrasin e mire ju a bejne
    kote nuk ka bere zoti meshkuj dhe femra

  3. #3
    moro Maska e moro
    Anėtarėsuar
    25-03-2003
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    94
    hi
    Po ta marrim nga ana fetare shume jan ata qe do jen kondra.tani nje mendim qe mundet te kaloj ne mendjen e shumices eshte qe demokraci nuk kemi?demokraci kemi atere ne demokraci lejohen te gjitha pse mos te lejohet dhe nje martes si kjo?ne si shqiptar nuk kemi aritur akoma ne ato mendime se kemi gjakun e te vjetreve tan po shume jan ata ne per bote qe jan pro keture lidhjeve.
    para demokracis ne shqiperi nuk kishte gay po tani ka plot.
    cdo njeri ka mendimet e veta.per mua si te martohen si mos te martohen e njejta gje eshte. byeeeee
    Jeto sot se neser si dihet..........

  4. #4
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    JO!, eshte problem i tyre PRIVAT, dhe si i tille le te mbetet. Per cfare te legalizohet?, qe te gezojn te njejtat te drejta si nje cift normal ne aspektin social?, KURRE, sepse ata nuk e permbushin DETYREN qe e permbush nje cift normal ndaj shoqerise, dhe kjo eshte THJESHT, pergjegjesia ndaj ardhmerise.

    flm
    albanish by nature

  5. #5
    Hu
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    fole
    Postime
    86
    Ne fakt, une mendoj se me cdo kusht duhet te gjendet nje tjeter term per "martesen"e dy personave te te njejtit seks.Te gjithe e dime me pak fjale idene e fjales MARTESE,pra, dy njerez me gjini te ndryshme bashkohen ne nje betim me qellim krijimin dhe vazhdimin e sojit bla bla bla.Ky i fundit s'mund te ndodhe kurrsesi me dy persona gay.Prandaj duhet bere kjo ndarje termash.
    Une jam kundra marteses se gay-ve me njeri tjetrin, por kjo nuk ndihmon shume.Ata do te vazhdojne punen e tyre dhe s'ma merr mendja se i ndalon dot kush.Problemi eshte se duhet te behet nje ndarje, te gjendet nje emer tjeter per bashkjetesen e tyre ne menyre qe mos te cenohet termi i shenjte MARTESE.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Kardinali ne Vatikan Joseph Ratzinger u shpreh mbi debatin qe po ndan forzat politiko-shoqerore ne BE.
    Te njihen ligjerisht kopjet homosexsuale?
    Fjalet e Ratzinger:
    Lidhjet homoseksuale jane te demshme per zhvillimin e shoqerise humane dhe mbi te gjitha po te rritej rendesia e tyre brenda shoqerise....
    Keto lidhje nuk mund te zevendesojne familjen qe eshte qeliza e te ardhmes.
    Une personalisht nuk kam gje kunder tyre dhe kunder askujt.
    Por nuk mund ta pranoj qe te njihen ligjerisht.
    E ardhmja eshte ne duart tona dhe nuk mund ta prishim keshtu.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  7. #7
    Larguar Maska e cunimartum
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    Shume vone qenka kujtuar Papa
    Per sa i perket Kanadase mesa vihet re ne ambjentin e pergjithshem Kanadezet Kanadeze se kane shume problem, madje me te shumtet nga statistikat jane "te bejne ca te duan, edhe te martohen"
    Vetem pas thirrjes se Papes ka filluar Kisha lufte te hapur ndaj vendimit qe megjithate do te hidhet ne Apel
    Nese Katoliket do te rreshtoheshin me ata te cilet moren vendim te prere qe ne fillim (Te prere ishin Cifutet, Muslimanet disa fe te tjera dhe shume institucione edukuese ne Kanada) kjo mund te ishte nje JO e forte.
    Kuptohet ligji do jete i thjeshte. Martesa do te percaktohet si: "Bashkim midis burrit dhe gruas" OSE " Bashkim midis dy njerezve"
    Problemi eshte me i thelle se sa duket sepse LIRITE e shumeperfolura te njeriut do marrin nje definicion me konkret. Pra Njeriu do jete i Lire deri ne Cmenduri APO deri ne Moral. Nese Cmenduria do te quhej Liri atehere lind pyetja c'do te thote Demokraci???
    Personalisht mendoj se shkaterrimi i njerezimit fillon aty ku prishet familja.
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e chiccann
    Anėtarėsuar
    27-07-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    4
    ca thoni ju >
    ju ka lene truri
    ata jane gay ca *** duan te martohen
    ata jane nje parazit i shoqerise
    asnjeri nuk i do ata
    fjala gay nuk eshte per mburie por eshte sharie
    une nuk e di qe fjala cift te perdoret si sharje
    te drejtat e njeriut > ca te drejtash ketu po dhunohen te drejta te tjera jo ato te gay-ve te cilat nje pjes e vogel e shoqerise i ka ne mendje

  9. #9
    100%...Shqiptare Maska e Monica
    Anėtarėsuar
    24-05-2003
    Vendndodhja
    New York, USA
    Postime
    39
    Mendimi kundra martesave te gay-ve nuk eshte vetem i shqiptareve qe kemi gjakun e vjeter....jo jo...kjo eshte llogjika e shoqerise ku jetojme!
    Edhe shumica e te huajve jane kundra, nga bisedimet me koleget e punes, asnje nuk eshte pro. Well, mendimi i im personal eshte qe ne asnje menyre gayt te behen te ligjshem, nqs duan te vazhdojne rrugen e tyre ( per to nuk ka Zot) le te vazhdojne , por te kene celebrim dhe te martohen ne Kishe....nuk mendoj qe mund te realizohet ndonjehere. ( Nuk e di po kur i permend ndjej shume neveri)
    Zoti ka krijuar Even dhe Adamin, nenen dhe baben....dhe realiteti ku ato jetojne gjithmone do te jete kundra tyre.....sa qesharake ...po perpiqen te hapin shkollen e mesme ne Manhattan vetem per gayt dhe lesbiket, me karrige me ngjyra......o zot cpo na degjojne veshet dhe cpo na shohin syte, uhhhh i denofte perendia ( mgjth i ka denuar qe i ka bere gay)

    Pershendetje
    The best and most beautiful things in the world cant be seen or even touched, They must be felt with the heart!

  10. #10
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Postuar mė parė nga Monica
    ..............uhhhh i denofte perendia ( mgjth i ka denuar qe i ka bere gay)

    I ka denuar perendia qe i ka bere gay. OK . Pse i ka bere gay? Perse ky denim qe ne lindje? Shume te nderlikuara fatet e paracaktuara nga Perendia.

    P.S. Lum une per klasifikimin nder te bekuarit e saj.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  11. #11
    100%...Shqiptare Maska e Monica
    Anėtarėsuar
    24-05-2003
    Vendndodhja
    New York, USA
    Postime
    39
    Gay-inizmi nuk eshte i lindur, eshte preference dhe deshire. Gay-inizmi eshte zgjedhje ashtu si dikush qe zgjedh pijen dhe behet pijedashes, ose don-zhuan, ose kriminel....etj etj...Nuk me pelqen qe te futem thelle ne kete teme se edhe skam degree ne psikologe por e kam nga cka kam degjuar. Arsyet perse nje person qe deshiron te behet gay jane te shumta dhe te ndryshme, kam pasur rastin dhe akoma kam ne pune gay, disa thone qe jane djem ose vajza te vetme, me motra o vellezer shume, disa i ka krijuar perendia me difekte te lindura, disa jane te abuzuar ( jete sketerre martesore ose edhe ne dashuri nga meshkujt), e shume e shume te tjera.....E theksova qe Gay-te i ka denuar perendia, sepse pse nuk u bere ti apo une apo ato qe nuk jane?
    Eshte vertete ndotje dhe neveri kur mendon qe duan te martohen dhe dalin me parrulla e bejne mitingje, dhe duan te drejta...
    The best and most beautiful things in the world cant be seen or even touched, They must be felt with the heart!

  12. #12
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Kam degjuar nga nje mjek qe " gay- nizmi" eshte i lindur dhe eshte gjenetik i transmetueshem .
    Megjithate do hapim defterėt ...
    Where does a thought go when it's forgotten?

  13. #13
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    oj korazono, po si arriti moj vajze atehere ai GENI te trashigohet ne trupin e homos?, natyrisht se babai apo nena me ate GEN paska vepruar KUNDER NATYRES (pasiqe thua eshte qe nga lindja), dhe keshtu qenka e mundur qe homot te hudhen edhe ne anen tjeter (ne ate normalen), natyrisht NESE DESHIROJN. Fakt mbetet, se pro homot ju referohen mjekeve, contra homot ju referohen poashtu mjekeve, te theksojm, qe te dy palet bile edhe SPECIALISTEVE. Vaj halli, KUSH ka te drejte?

    Nuk dua te mohoj ekzistencen e njerezve me defekte gjinie, natyrisht se ka semundje te tilla, por ketu behet fjale thjesht per perzona qe ndjekin epshet e tyre, dhe se qellimi kryesore i ketyre eshte i natyres teknike, ata duan me barazimin e statusit te tyre te fitojn gjithe te drejtat qe i gezon nje cift normal, asgje tjeter!!!!, dhe nuk e shoh te arsyeshme qe njerez te papergjegjshem te vendohen ne nje shkalle me tjeret. JOBARAZIA eshte ne natyren e njeriut, neve asnjeri nuk i ngjajm tjetrit, por eshte detyre e nje shoqerie ketu te gjej kompromissin per funksionim effikas te shoqerise per te patur kjo perparim, dhe homoseksualet nuk bejn pjese ne kete proces, ata jane kontraproduktiv dhe e demtojn kete ne cdo pikepamje.

    Sa per homot, statistikat vertetojn, se homot per 5 here me shume tradhetojn partnerat e tyre ne krahasim me heterot. Ja pra, epshet primitive jane shkaktari kryesore per gjendjen e tyre.



    Flm


    PS: pastaj a nuk e sheh se po te shkelen te drejtat moj vajze?, ju keni te drejte mbi neve meshkujve, eshte e drejta juaj te na posedoni.
    albanish by nature

  14. #14
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Nuhe, ē'kam shkruar me siper e kam me te degjuar, sepse kurre s'kam per ta marre mundimin te eksploroj internetin per te gjet rrenjet e homoseksualizmit.
    Sa per gjykimin tim ndaj ketij fenomeni ka qene nje teme kohe me pare , ne te cilen vetem une isha kunder...Te tjeret mezi prisnin te shihnin homo te kurorezuar ne kishe.

    P.S...Edhe lėrja " gay-gen-et " shkencetareve, po dil e na kendo ndonje kenge nga kafja..
    Where does a thought go when it's forgotten?

  15. #15
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Vallahi, nuk po e kuptoj qe ne nje forum te rinjsh te shoh kaq mendime konservative....dhe kur e bej une kete deklarim qe jam prift per vete...vaj halli juve. Po mire ku m'i keni bazat ekstra-biblike apo ekstra-kuranore ku mbeshtetni mendimet e tuaja?

    Eshte nje eksperiment e si cdo eksperiment ka potencial t'u shpertheje ne fytyre ose t'a beje jeten me te mire. Ne Perendim po eksperimentohet qe prej viteve 60-te? Tani u kujtuat ju te protestoni? Nuk ndalet ai tren or burra/burrnesha? Either join the bandwagon or bail. Mos e mbillni Shqiperine ne territorin ku jeni ngulitur se do ju shkaktoje kokecarje. "Kur je ne Rome do besh si bejne Romaket"

    hajt shnet.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  16. #16
    Hu
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    fole
    Postime
    86
    Qafir!

    une( dhe besoj edhe te tjere) flas nga ana parimore.mua s'me prish pune nese tjetri eshte gay apo bi apo hetero ose te gjitha bashke.problemi qendron se ne qe flasim ne kete teme e diskutojme jemi mbrujtur me morale qe nga ana shoqeroro-edukativo-gjykuese nuk bien dakort me ceshtjen ne fjale(martesen e ketyre).
    Tani, thone se homoseksualizmi eshte njohur qe ne kohet me te hershme te njerezimit, me pas dihej prezenca e tyre ne shoqeri te ndryshme te te gjitha kontinenteve dhe sot, ata mbrohen nga ligje, kane festat e tyre, flamurin pra kane plot te drejta, dhe ta them hapur qe qysh tani mua te gjitha keto ma shpifin.
    Sot ne keto gjera na bezdisin.Shto edhe martesen dhe kjo behet shume.Dhe imagjino neser femijet tane (brezi i ri)do te edukohet ne nje shoqeri ku gjithshka eshte e lejueshme...e leme fare te pasnesermen.
    e gjitha kjo eshte per te te sqaruar pak "konservatorizmin" qe une e disa te tjere mund te shprehim ne lidhje me kete teme.po te kisha lindur ne vitin 2560 ku incesti, homoseksualiteti e perversione te tjera mund te ishin normale atehere po.thjesht sot per sot gjara te tilla si martese e ketij lloji ne me nyre legale mua me duken te teperta.Jam dakort qe cdo gje eshte evolucion dhe si detyrim evoluon, ndryshon, perparon, por ne flasim ne baze te MORALIT qe ekziston SOT ne shumicen e shoqerise njerezore.

    NO WORRIES

  17. #17
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    o qafir, cka ka te beje PARAJA me "konzervatizmin"???, homot i kerkojn te drejtat per te GEZUAR me shume perparesi sociale, ose, ti gezojn te njejtat perparesi si nje cift NORMAL.

    Ja ke haberin se cka do me thene kjo???, ata le te hipen e zdripen deri ne hene e anasjelltas, KUJT JA NDIN?, shoqeria do ti refuzoj si ne te kaluaren ashtu edhe ne te ardhmen. Cka ka kjo te beje me RININE dhe mendimet e tyre?, valle, si duhet te mendoje rinia, ne ate menyre qe te ndaloj progresivitetin e shoqerise?, homoseksualiteti eshte nje dukuri anesore, asgje me shume.

    flm
    albanish by nature

  18. #18

    Re: Martesa dhe homoseksualet

    Postuar mė parė nga Albo
    Presidenti amerikan Bush dje ka dale perpara mediave per te shprehur mendimin e tij te prere kunder njohjes se kerkeses se homoseksualeve per nje martese civile. Bile ai shkoi deri atje sa kerkoi nje amendament ne kushtetuten amerikane qe tu ndaloje homoseksualeve lidhjen martesore ligjore duke e perkufizuar martesen si lidhjen e nje femre me nje mashkull.
    Mire e ka be, hallall, se pas nja 10 vjetesh do kerkojne te legalizohet edhe martesa me kafshe.. Edhe keto do dalin me moton "ne jemi te barabarte me te gjithe.. pse mos legalizohemi si cifte"..

  19. #19
    ZGALEMI I FURTUNES Maska e Randi
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Vendndodhja
    N.Y U.S.A
    Postime
    147
    Jam ne menyre absolute kunder ketyre lloj martesave.
    Budallai eshte gjithmone i bindur se asnje me shpejt se ai nuk e kupton njeriun e mencur.

    :q qetesi

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-06-2003
    Vendndodhja
    londer
    Postime
    17
    Per mua njerezit gay jane njerez te semure dhe duhen kuruar dhe jo leluar martesa mes tyre.kaq kisha flm
    FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

  21. #21
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Edhe une jam kundra marteses se homoseksualeve . Per cfare arsyeje duhet te legalizohen me ane te marteses kur vete lidhja e tyre eshte dicka qe une e quaj te degjeneruar . Zoti e ka dhene qe femra dhe mashkulli te martohen bashke , jo me njeri tjetrin , prandaj une do thoja absolutisht jo , nuk them qe duhen vrare sic thone disa te tjere pasi nuk eshte faji i tyre qe jane ashtu por jam kundra marteses , le te bashkjetojne po deshen .

  22. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-07-2003
    Postime
    82
    Mendimi im eshte krejt i kundert me martesen e tyre,edhe pse nuk e kam shume problem cfare eshte nje person,gay apo jo.Nuk dua te ve re cfare preferencash ka kur nuk do jete qellimi i marrdhenieve me mia me ate person.Keshtu le te bejne si te duan,por te martohen JO.
    Keshtu si po ecim jo vetem qe per ca kohe do lejojne edhe martesen me kafshet (dhe ju siguroj qe shqiperia do jete nje nga vendet me te para qe do e aprovojne po u hodh ne diskutim) po do vije dita qe do zihen qe eva dhe adami ishin te te njejtit sex. (vetem se do zihen te cfare sexi ama.)
    ciao,
    ANDi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga eagle_eye_andi : 03-08-2003 mė 13:35
    bingo !!!

  23. #23
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Ca ndryshimi ka sikur te martohen apo te bashkejetojne? Apo do habiteni me shum kur ti shihni unazen ne gisht?
    S'do keni kundershtim sikur ata te bejne seks sa te duan, te puthen ne publik, te vendosin postera propagande per homoseksualizmin neper muret e qytetit po ju xhindoseni VETEM PO E VUNE ATE UNAZE NE GISHT!!
    Po kapeni me thonj ne fragmentet e fundit te moralit qe kane mbetur, nepermjet marteses si simbol i dikurshem i pastertise shpirterore...vetem do dukeni patetike.

    "Liria jote mbaron aty ku fillon liria e tjetrit."
    Bota ec me kete parim dhe limitet qe jane shkelur nje here nuk vendosen me.
    Gjeja tragjike eshte qe bota po e shkel edhe kete parim dhe po lejon adoptimin e femijeve nga keto bythshpuar devijante...

  24. #24
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Martesen, homoseksualet e kerkojne me aq ngulm , vetem sa per te siguruar te drejta morale te barabarta me njerezit e tjere te thjeshte qe i rrethojne , pra duan te jene te barabarte nga ana morale me te gjithe njerezit e tjere , gje e cila ju eshte mohuar shpesh dhe kete ata e dine shume mire , kjo eshte edhe arsyeja per te cilen ata luftojne per ligjin e marteses .....

  25. #25
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Sa per femijet qe ta adoptojne , nuk ma merr mendja se do marrin ndonje edukate te forte prej tyre , por me mire se te rrine ne jetimore apo te rriten rrugash mendoj se eshte , megjithate , as me adoptimin nuk jam dakort .

  26. #26
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Ryder

    Ca ndryshimi ka sikur te martohen apo te bashkejetojne? Apo do habiteni me shum kur ti shihni unazen ne gisht?
    Po te mos kishte ndonje ndryshim, pse valle do e kerkonin ata kete gje me kaq ngulm? Mos valle thjesht per te vene nje unaze ne gisht?
    Martesa eshte nje hap me teper drejt legalizimit te tyre ne shoqeri.
    Nuk i gjykoj aspak ata, eshte zgjedhja e tyre te jetojne si te duan por gjithashtu eshte zgjedhja jone, qe jemi ndryshe nga ata qe ti pranojme apo jo si te barabarte me ne. Ata mund te jene shume me te zotet dhe shume me te zgjuar, por JANE NDRYSHE, dhe kjo nuk mund te mohohet nga askush.
    Ajo qe ata kerkojne me aq ngulm eshte pikerisht kjo, qe ata te pranohen ne shoqeri, jo si devijim i te natyrshmes, por si gje krejt e natyrshme, e cila nuk eshte e vertete.
    Jam krejtesisht kunder legalizimit te marteses se homoseksualeve, sepse atyre nuk i hyn ne pune aspak nje gje e tille dhe mund te jetojne ne menyren e tyre per bukuri edhe pa kete ligj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lule Portokalli : 03-08-2003 mė 15:40
    Ji Vetvetja!

  27. #27
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    Ne New Hamphire, USA, nje prift a ndan vetem nje raund prej zgjedhjes se tij si arqipeshkev ne kete shtet. Dhe ai eshte nje Gay i deklaruar. Kjo ndodh keto dite ne USA te dashur bashkeforumas dhe tregon se sa larg infiltron imoraliteti kohet e fundit.
    Kur e pyten sesi mund ai qe te ndjeje dicka ndaj dashnorit te vete te daklaruar, prift edhe ky, kur ne Bibel ndalohen mardhenie homoseksuale, ai u pergjigj thejshte
    Tek Filani (dashnori) tha , une gjej pak nga dashuria qe Zoti na jep te gjithe ne.

    Perseri ne kete zone, New England, pikerisht ne Salem te Mass,USA prifti Reardon para nje viti e ca beri buje dhe filli hetimi mbi skandalin te madh te abuzimeve me femije ne rradhet e klerikeve katolike. Reardon kishte abuzuar me mbi 30 femije.

    Tashme problemi i gayve ka marre permasa vertet tmerruese.
    Te lejohen anetare gay ose dhe me keq Drejtues te institucioneve fetare gay, ne nje kohe qe ne Bibel dhe ne cdo tekst fetar denohen rende sjellje amorale dhe pikerisht homoseksualiteti, kjo tregon se kush jane institucionet fetare sot .
    Ky eshte nje degradim qe rrenjet i gjen ne vete krizen e pergjithshme sociale dhe morale te shoqerise te sotme perndimore.

    Ndersa ne boten arabe, atje ku Ku'rani respektohet ende, gjera te tilla as nuk mund te imagjinohen. Une them Bravo u qofte te gjithe myslimaneve, pa dashur te futem ne diskutime fetare. Por e mora shembullin e infiltrimit te Homoseksualeve ne Fe' si shembull te degjenerimit me te thelle ne perendim.

    Tung!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga armandovranari : 03-08-2003 mė 16:04

  28. #28
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Epo kur me levdoni dhe arabet, me vjen te vras veten!

    Hehe...jane pikerisht altaret e perdhosur qe deshmojne se nuk eshte feja nga ku i buron morali shoqerise njerezore. It's the MAJORITY RULE!!!! (ketu po distancohem nga abuzimi seksual qe e shkundi kishen katolike nga themelet, pasi eshte nje tjeter fenomen)

    Nuk e kuptoj mbi c'baza ngrihen ca e ca dhe na mbajne konference mbi homoseksualitetin si nje "zgjedhje" e individit. Miqte e mi, homoseksualiteti NUK ESHTE ZGJEDHJE!...eshte prirja biologjike ndaj seksit te njejte, dhe nuk ka te beje fare me ate qe quhet "vullnet e lire." Vetem se per shumicen nga ne orientimi seksual eshte drejt seksit te kundert, kjo nuk do te thote qe NE qenkemi me te moralshem se ATA. Homoseksualiteti eshte nje fenomen i vjeter sa edhe bota, dhe duke qene i tille, nuk ka per tu zhdukur kurre... legalizohet apo nuk legalizohet nga institucionet politiko-fetare. Duket ca si e vrazhde por eshte e vertete (dhe nuk ndodh rralle qe e verteta te jete e hidhur!)

    Pse e kerkojne me ligj? Sepse jane lodhur duke qene gjithmone "the margins"...duan te integrohen edhe ata, dhe kete nuk e quaj degjenerim por emancipim! Per me teper, duan dhe ata nje fare "dinjiteti," dicka qe ne (shumica) j'ua kemi mohuar. Eshte krejtesisht e gabuar te mendosh qe vetem pasi jane te tille, ata nuk jane ne gjendje te kontribuojne ne vlerat e shoqerise njerezore. Jane ndryshe, e pastaj c'fare? Perjashtimi nuk eshte mjeti i duhur per tju drejtuar problemit. Mos harroni se ne vend te tyre mund te kish qene gjithkush nga ne, qe me kaq zell luftojme te mbrojme vlerat morale.

    Shikojini gjerat me objektivitet! Nje cope karte qe kerkojne ata nuk do ta hedhe ne ere shoqerine njerezore, perkundrazi, do te jete nje hap perpara drejt emancipimit. Disa mendojne se martesa ndermjet homoseksualeve minon vlerat e familjes, gje qe nuk eshte aspak e vertete. Vetem pasi nje pjese e vogel e shoqerise divergjon nga kursi, kjo nuk do te thote qe gjithe pjesa tjeter do te ndjeke ate kurs, dhe kjo pasi sic e permenda dhe me pare, orientimi seksual eshte i lindur.

    Nuk jam per inkurajimin e homoseksualizmit, por duke pasur parasysh arsyet qe cojne ne shfaqjen e nje fenomeni te tille, mendoj se nuk kam asnje te drejte ta gjykoj si te moralshem/ te pamoralshem, te demshem/te dobishem per shoqerine njerezore. C'do perpjekje e "moralisteve" per ti menjanuar, gjykuar apo denuar homoseksualet, e konsideroj primitive dhe te padrejte!

    Diskutim te mbare,
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 03-08-2003 mė 17:40
    Summertime, and the livin' is easy...

  29. #29
    Hu
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    fole
    Postime
    86
    Ajo dihet qe ata kane ekzistuar dhe do te ekzistojne.kesaj nuk ke c'i ben ne bote.pyetja ime eshte:A ESHTE NORMALE QE NJE GRUP NJEREZISH QE KANE LIGJIN NE DORE(QE GJITHASHTU 90% E TYRE JANE GAY) TE KTHEJNE ANORMALEN NE NORMALE( NE KETE RAST LEGALE)?

    O njerez a e kuptoni qe s'eshte gje tjeter vecse ceshtje principi?Lejimi i ketyre gjerave eshte marramendje dhe asgje tjeter.Le te marrim nje shembull ekstrem: imagjinoni sikur te nxirrej nje ligj ku cdo person lejohet te vrase ke te doje e ke ka inat pasi dihet qe ne bote ekzistojne kriminele te lindur, dhe gjithashtu arsye qe te cojne tek vrasja.E thashe qe eshte shembull ekstrem por ne kete paralelizem qe bera, te dyja rastet(teorikisht) me duken absolutisht te njejta.

    Mos u beni driteshkurter me gjykimin tuaj.Mendoni edhe per neser.Nese sot martesa lejohet, neser lejohet dicka tjeter dhe me thoni pak cfare ndodh?- Perversiteti penetron thelle ne jeten e njerezve dhe reston po jua le juve ta imagjinoni vete.

    Prandaj mos ja fusni kot me emancipime e me ngritje larte te njeriut.Edhe liberalizmi i ka ca caqe e limite.

    Megjithate ne bejme gam-gam kot.Morali dhe ndergjegja e Perendimit po shkojne thelle e me thelle nen toke.

  30. #30
    i/e regjistruar Maska e chiccann
    Anėtarėsuar
    27-07-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    4
    Qafir Arnaut
    pse ti prifti je dakorte me gay-t
    O vella ata jane gay dhe pike muajabetit

  31. #31
    aluando
    i/e ftuar
    PSE SHKATARROHEN POPUJT
    kliko dy here ketu


    http://www.forumishqiptar.com/showth...threadid=21277

    Me vjen keq qe ndonjehere e ngatarrojne konceptin liri me ate degjenerim ..po keshtu me vjen keq qe kryetari i bashkise se parisit eshte homoseksual po keshtu edhe sot nje prift ne amerike u zgjodh nga kryepeshkopet dhe ishte homoseksual.jam pak ekstremist per ju por ne realitet per mua dhe ne fene Islame keto njerez denohen me vdekje sepse perhapin degjenerim. Imagjinoni nese te gjithe njerzit do te ishin homoseksual do te kishte nje shkatarrim te njerzimit natyral sepse rraca njerzore nuk do riprodhohej me pastaj do i humbte vlera femres, femijes, e shume ceshtje sociale do te shkattaroheshin me kete fenomen degjenerues edhe me vjen cudi me disa qe i pekrahin kete ves per mua kush i perkrah keto nje dite do behet homoseksual vete.Edhe me vjen cudi me disa qe mbajne qendrim asnjanes Kur shikohet nje e keqe duhet ndryshuar me dore nese ske mundesi me goje nese ske mundesi te pakten urrejeni me Zemer por kjo eshte me e pakta qe mund te beni.Shembulli i muslimaneve me njezit e tjere eshte si nje shembulli i nje anije me dy kate ne katin e pare jane jobesimtaret dhe ne katin e dyte jane muslimanet .Keto ne katin e pare deshirojne te hapin nje brime ne anije per te mbushur uje .nese besimtaret ne katin e dyte nuk i ndalojne keto do mbytet anija bashke me te dyja palet ne anije e nese keto i ndalojne ateher do vazhdoje ecja e saj deri ne nje kohe kur mosbesimtareve do tju duket e llogjikshme hapja e vrimes ne anije dhe ne anije mos kete me besimtare atehere anija do fundoset.ky eshte shembulli i kesaj bote me njerzit qe gjenden ne te.

  32. #32
    i/e larguar Maska e Gjallica
    Anėtarėsuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    My MinD iS yOuRs...YoUr HeArT iS mInE...!
    Postime
    596
    Te them te drejten kur degjoj keto lloj martesash mua me vjen te vjell vrere.Me vjen ti ve nje bombe atomike te gjith atyre vendeve qe i kan ber si ligjore keto martesa.
    Tani a nuk ju duket juve se po afron dhe fundi i botes????

  33. #33
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Lum forumi per "dritegjatet" e tij :D

    Avash mi goc se na hudhe n'ere qysh tani Pse nuk thua qe u dashka te te propozojme per presidente ne ty, se goxha trimereshe qenke

    Edhe, zbardhini njecike keto shkronjat se na vrate syte per zotin!
    Summertime, and the livin' is easy...

  34. #34
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Mua s'me shqeteson fakti nese gay't martohen apo jo. Duan te martohen? Qejf pacin! I vetmi shqetesim eshte se pas kesaj do kerkojne qe te legalizohet adoptimi i femijeve...edhe kutu djeg miza.
    Eshte dicka e ligjshme dhe e drejte te krijosh bomba atomike, por eshte sakrilegj te martohen homoseksualet...

    ps: Cupka...pse pate durim e i lexove komentet?
    Summertime baby!

  35. #35
    i/e larguar Maska e Gjallica
    Anėtarėsuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    My MinD iS yOuRs...YoUr HeArT iS mInE...!
    Postime
    596

    Re: Lum forumi per "dritegjatet" e tij :D

    Postuar mė parė nga Cupke_pe_Korce
    Avash mi goc se na hudhe n'ere qysh tani Pse nuk thua qe u dashka te te propozojme per presidente ne ty, se goxha trimereshe qenke

    Edhe, zbardhini njecike keto shkronjat se na vrate syte per zotin!
    Po kjo bote do shkaterruar,,,,,,,pse car edukate po merrim ne me keto gjera pa na trego.keto ketej kan qene me kohe po aman nuk dilnin shum ne pah.Tani na kerkojne dhe te adoptojne femije qe te ndjekin rrugen e tyre.vertet me duket gje apsurde,nejse ky ishte mendimi im.

    Sa per shkrimin eshte demokraci dhe kushdo e ben sipas deshires se tij/saj.

  36. #36
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Ėshtė e qartė qė njeriu nė formėn mė natyrale tė tij ėshtė heteroseksual. Kjo i bėn homoseksualėt jonatyral. Nuk ka shumė rėndėsi nėse janė lindur tė tillė apo jo por fakti qė pėrbėjnė njė pėrqindje shumė tė vogėl tė njerėrzve tregon se ėshtė diēka jonatyrale, sėmundje.

    Me tė njėjtin argument mund tė themi se shumica e njerėzve kanė tė paktėn njė sėmundje qė e kanė trashėguar nga prindėrit e tyre. psh: Rrėnja e flokėve, tullacllėku

    Tė gjitha kėto sėmundje renditen nė shoqėrinė tonė sipas pasojave, problemeve qė ai person ka nė lidhje me shumicėn e shoqėrisė.

    psh: Ėshtė e moralshme tė martohesh me njė tullac por nuk ėshtė e moralshme tė martohesh me njė njeri tė lindur me tė meta mendore edhe pse qė tė dyja martesat prodhojnė fėmijė jonatyralė.

    Nė mungėsė tė njė kure, duhet tė analizojmė pasojat e njė sėmundje dhe pastaj tė vendosim nqs duhet tė lejohet apo ndalohet pėrhapja e saj.

    Pra, cilat janė pasojat?
    Pasojat besoj se janė tė dukshme.
    Njė fėmijė i adoptuar dhe i rritur nė njė familje me prindėr tė tė njėjtit seks patjetėr qė do mendojė se ajo ėshtė normale/natyrale dhe kur tė rritet, horizonti i tij/saj pėr njė partner do pėrfshije edhe seksin e njėjtė. Kjo mund tė provohet shumė thjesht duke analizuar binjakėt qė edhe pse kanė ndėrtim tė njėjtė biologjik, nėsė ata rriten nga dy familje tė ndryshme, ata ndryshojnė plotėsisht nė karakter.

    Nqs kjo gjė lejohet atėherė riprodhimi i njerėzve do jetė gjithnjė e nė pakicė, mbase deri nė shfarrosje.

    Ka plot e plot pasoja tė tjera, fetare e jofetare, por kjo mendoj se ėshtė mė themelorja dhe pothuajse tė gjithė e vlerėsojmė riprodhimin si njė nga gjėrat mė tė rėndėsishme pėr jetėn tonė.

    Duke ditur kėto pasoja unė mendoj se martesa nuk duhet lejuar dhe homoseksualėt nuk duhen gjykuar si njerėz me morale tė gabuara por si tė sėmurė. Faji mund tė mos jetė i tyre por sėmundja ekziston dhe duhet parandaluar/kuruar siē mundohemi tė kurojmė tė gjitha sėmundjet e tjera.
    Edi

  37. #37
    i/e regjistruar Maska e Bekim Ismaili
    Anėtarėsuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    210

    Parlamenti Europian ka bėrė thirrje pėr shtetet anėtare qė tė njohin familjet e homos

    Parlamenti Europian ka bėrė thirrje pėr shtetet anėtare qė tė njohin familjet e homoseksualėve

    Nė Holandė dhe Belgjikė, gejėt dhe lezbiket mund tė martohen legalisht. Ekzistojnė disa tė drejta tė bashkimeve civile nė Francė, Gjermani dhe nė disa shtete Skandinave. Por, tė drejtat bashkėshortore nuk mund tė barten nga njėri shtet nė tjetrin brenda Bashkėsisė Evropiane.

    Nėse njėri partner i njė qifti legalisht tė martuar nė Holandė, transferohet nga punėdhėnėsi i tij nė ndonjė shtet tjetėr tė Bashkėsisė Evropiane ku nuk ėshtė e legalizuar martesa e homoseksualėve, atėherė kjo martesė nuk do tė njihet nga ai shtet. Kjo do tė thotė se partneri tjetėr nuk do tė ketė mundėsi tė marrė lejen e qėndrimit.

    Italia, Spanja, Irlanda, Greqia, Austria dhe Luksemburgu nuk njohin asnjė formė tė bashkimit civil tė homoseksualėve. Si rezultat, spitalet mund tė refuzojnė tė drejtėn e vizitės sė partnerit pasi qė ata nuk janė tė njohur si anėtarė tė familjes.

    Pėrderisa martesa heteroseksuale ėshtė e njohur nė gjithė Bashkimin Evropian, raportet e homoseksualėve janė grumbull i rregulloreve tė cilat nuk mund tė barten nė shtetet e tjera.

    Tė martėn nė Parlamentin Evropian nė Strazburg, Franca ka bėrė apel pėr njohjen e tė drejtės sė martesės homoseksuale nė gjithė Evropėn dhe pėr pranimin legal tė bashkimit tė partnerėve nga ato ēifte homoseksuale tė cilėt dėshirojnė t’iu njihen tė drejtat pa qenė tė martuar.

    Nga shtetet anėtare tė Bahkimit Evropian kėrkohet qė tė adaptojnė pozitat nė Parlamentin Evropian. Pritet qė ky tė jetė njė proceės i gjatė, duke filluar qė shtetet anėtare sė pari t’i harmonizojnė ligjet ekzistuese.
    -Nga vij une? -Ku gjendem une? -Ku shkoj une? -Kush jam une? -Kush dua te jem une? ...

  38. #38
    i/e regjistruar Maska e Bekim Ismaili
    Anėtarėsuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    210

    Parlamenti i Belgjikės miratoi ligjin pėr martesėn homoseksuale

    31 Janar 2003

    Parlamenti i Belgjikės miratoi ligjin pėr martesėn homoseksuale

    Me 30. Janar 2003 Parlamenti i Belgjikės miratoi ligjin me tė cilin legalizohet martesa homoseksuale. Pėr ligjin kanė votuar 91 vota pėr, 22 vota kundėr dhe 9 vota abstenim, ka lajmėruar agjencioni Belga.

    Ligjin e kanė miratuar tė dy dhomat e parlamentit. Tani Belgjika ėshtė vendi i dytė nė botė qė ka lejuar martesėn homoseksuale. Holanda si shtet i parė nė botė qė ka lejuar njė gjė tė tillė kėtė ligj e ka miratuar para dy viteve.
    -Nga vij une? -Ku gjendem une? -Ku shkoj une? -Kush jam une? -Kush dua te jem une? ...

  39. #39
    i/e regjistruar Maska e Bekim Ismaili
    Anėtarėsuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    210

    Shoqata Amerikane e mjekėve

    Shoqata Amerikane e mjekėve

    Shoqata Amerikane e mjekėve ka lėshuar njė raport nė dhjetor tė vitit 1994 e cila bėn thirrje pėr “njė njohje jogjykuese tė orientimit seksual nga ana e mjekėve”.

    "Pjesa mė e madhe e shqetėsimit emocional qė e pėrjetojnė gejėt meshkuj dhe lezbiket rreth identitetit tė tyre seksual nuk ėshtė e bazuar nė shkaqet psikologjike mirėpo mė shumė pėr shkak tė njė ndjenje tė izolimit (tjetėrsimit) nė njė mjedis mospranues. Pėr kėtė arsyre, terapia aversive ose e neveritjes (njė intervenim bihevioral ose mjekėsor i cili ēifton sjelljen e padėshiruar, nė kėtė rast, sjelljen homoseksuale me ndjenjat e pakėndshme ose me pėrfundimet neveritėse) nuk rekomandohet mė pėr gejėt as lezbiket. Pėrmes psikoterapisė, gejėt dhe lezbiket mund tė bėhen tė rehatshėm (kėnaqshėm) me orientimin e tyre seksual dhe ta kuptojnė reagimin shoqėror ndaj tij".
    -Nga vij une? -Ku gjendem une? -Ku shkoj une? -Kush jam une? -Kush dua te jem une? ...

  40. #40
    i/e regjistruar Maska e Bekim Ismaili
    Anėtarėsuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    210
    me vjen shume keq qe disa nuk duan as te mendojne per kete gje,por une mos te bej shume postime ne kete pasiqe ekziston nje teme e ketille ne kete forum e ate mund ta gjeni duke klikuar dy here ne: http://www.forumishqiptar.com/showth...8&goto=newpost

    ne kete teme me se shumti eshte mare material drejtperdrejt nga web page-ja e organizates Elysium & Sapphoe cila ne mes tjerash punon dhe punon per momunitetin gay dhe les ne Kosove....
    -Nga vij une? -Ku gjendem une? -Ku shkoj une? -Kush jam une? -Kush dua te jem une? ...

Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrkufizimi i dashurisė!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 234
    Postimi i Fundit: 21-05-2024, 15:09
  2. Martesa Ne Islam!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 13:30
  3. Thėnje tė bukura pėr dashurinė
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 483
    Postimi i Fundit: 20-07-2007, 09:21
  4. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  5. Martesa
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •