Une jam Mjeshtri i finances. Punoj dhe jetoj ne Chicago, IL. USA dhe po perpiqem qe te njoh disa shqipetare te tjere ne Chicago. Kam nente vjen qe jetoj ne Amerike dhe deri tani kam takuar tre shqipetare gjithsej......... te gjithe fisi im. Nese dikush do mund te me thuante se nga fshihen shqipetaret ketu ne Chicago do ua dija per nder. Po ashtu, dikur shikoja lajment e radio-televizionit shqipetar tek www.*******.com por ata nuk i transmetojne me. Nese dikush e di se ku transmetohen lajmet shqipetare, ose nese dini se ku ka ndonje live radio ose tv web broadcast ju lutem me informoni.
Une i kam kaluar te gjitha fazat e emigracionit ne Amerike duke filluar nga J-1, I-20, F-1, H-1B dhe tani Green Card. Nese keni pyetje per ndonje nga keto faza me shkruani dhe do perpiqen tu ndihmoj. Po asshtu punoj per nje banke te madhe ne Cikago dhe nese jeni duke mbaruar shkollen ose jeni duke mbaruar shkollen me business degree dhe po kerkoni pune do perpiqem qe tu ndihmoj te punoni ne banken tone. Mendoj se shqipetaret nuk bejne shume qe te ndihmojne nejri tjetrin dhe kjo nuk eshte nje gje e mire. Shpresoj se shembulli im do ndiqet nga njerez te tjere. Nese ne shqipetaret nuk e ndihmojme njeri tjetrin askush nuk na ndihmon ne.
Ju uroj te gjitheve te arrini qellimet qe keni ne jete.
Mjeshtri.
Editova ate URL e mesiperme,pasi reklamat ndalohen ne forum.
KACAKU
Krijoni Kontakt