Ish-zv.kryeministri Ilir Meta dje u takua ne seline e PS me kryetarin e PS-se se kryeqytetit, per te folur mbi detajet e bashkepunimit per zgjedhjet vendore. Duke dale nga selia e PS-se, ne te njejten kohe kur zhvillohej edhe mbledhja e kryesise se kesaj partie, Meta ka atakuar me nota shume te ashpra kryeministrin Fatos Nano, duke i thene atij se nese do te vinte ne parlament te votbesohej si kryeminister, nuk do te merrte me shume se 30 vota deputetesh. Por i menjehershem ka qene reagimi i kryetarit te PS-se dhe kryeministrit Fatos Nano ndersa dilte nga selia e PS-se. "Nuk merrem me fjalorin e shtanges", tha ai, duke dashur te kujtoje aktivitetin sportiv te Ilir Metes, shume kohe me pare, perpara se t'i hynte politikes. Pas deklaratave te djeshme te Metes, duket se mes dy protagonisteve kryesore te PS-se nuk ka me kthim pas.

Z. Meta cili ishte qellimi juaj ne degen e PS-se se Tiranes?

- Besoj se ne PS, ne forumet e se ciles une bej pjese, vij per te marre pjese ne menyre sa me aktive ne fushaten elektorale per zgjedhjet vendore ne kryeqytet. Une kam besim se do te fitojme ne menyre me bindese se para tre vitesh, per shkak te ndryshimeve te medha dhe te dukshme qe ka pesuar kryeqyteti, gjate qeverisjes socialiste dhe njekohesisht te kryebashkiakut Edi Rama.

- Ka pasur reagime nga baza e PS-se te cilet kane denuar qendrimin tuaj ne parlament gjate rrezimit te dekretit presidencial per emerimin e Ministrit te Jashtem Marko Bello. Cili eshte komenti juaj per kete ceshtje?

- Persa i takon shqetesimit per reaksionet me te fundit, ju siguroj juve dhe te gjitheopininin publik, te gjithe shqiptaret qe jetojne ne vend, se vullnetaret e Fatosit nuk mund ta kthejne PS-ne ne vitin _90, se ata perfaqesojne njerez dhe krijesa te degraduara, moralisht dhe politikisht. Per kete bindem akoma me shume, kur ne emer te tyre del e flet nje deputet si Mezan Malaj, i cili nuk mund te flase ne emer te socialisteve te Vlores. Ai mund te flase ne emer te trafikanteve te Vlores, sepse e gjithe Vlora e di shume mire se c'ka bere z.Mezan nga _92-_97, sa shume ka luftuar ai kunder Berishes dhe njekohesisht e dine shume mire se cfare po ben sot, nen emrin e socialisteve vlonjate dhe nen emrin e sakrificave te tyre, te cilet u gjakosen per te rikthyer ne Shqiperi demokracine. Por jo per te fuqizuar ekonomikisht dhe ne menyre te paligjshme cfaredolloj bande.

- Z. Nano ka deklaruar dje se do t'i drejtohet bazes per te gjetur mbeshtetjen e tyre lidhur me qendrimin qe ju mbajtet ne parlament. Ju do te ndermerrni kontakte me bazen e PS-se?

- Fatos Nano eshte i lire te beje c'te doje. Ai ka shpallur hapur kursin e tij jo vetem per fatosizimin e PS-se, por edhe per fatosizimin e shoqerise shqiptare, te shtetit, te institucioneve, duke u perpjekur te risjelle ne Shqiperi, nje model te deshtuar dhe autoritarist duke u perpjekur per te eleminuar demokracine e brendshme te PS-se, gjithe ato arritje te medha qe ka pasur kjo parti gjate ketyre 13 viteve, ne menyre qe te absolutizoje pushtetin e tij personal, pushtetin e nje bande qe ai tashme perfaqeson. Dhuna e ushtruar prej tij dhe prej emineve te tij, ndaj disa drejtuesve neper rretheve, premtimet joshese duke perdorur edhe organe te shtetit dhe perfaqesues te shtetit dhe deklaratat e tyre qesharake dhe te turpshme, tregojne edhe nje here tjeter se regjimi i tij personal, se perpjekjet e tij per t'u rikthyer shqiptareve ate qe ata kane refuzuar, jane tashme te deshtuara dhe keto perpjekje jane ne grahmat e fundit.

- A keni pergatitur ju nje platforme per takimet qe do te zhvilloni ne bazen e PS-se?

- Padyshim, pasi kam qene i detyruar qe per arsye te uzurpimit total nga ana e Fatos Nanos, nga ana e nje bande qe ai perfaqeson, pasi kam bere te gjitha perpjekjet per te vendosur nje normalitet per hir te interesave te medha te PS-se, per te cilat edhe dhashe doreheqjen para nje viti e gjysem, per te bindur jo vetem Fatos Nanon, por edhe shume te tjere, se nuk mund te rikthejne me ne Shqiperi, modele te tejkaluara modele te papranueshme, modelet te refuzuara. Padyshim qe une jam i lire per t'ju drejtuar edhe opinionit publik dhe eklektoratit socialist, jo vetem atje ku me kane zgjedhur me 84 perqind te votave, apo me 12400 vota, por ne te gjithe Shqiperine. Presioni dhe dhuna qe Fatos Nano po perdor apo edhe skemat e tij tashme te njohura qe per nje vend kryetari bashkie u premton 10 vetave, per nje post ministri u premton 15-20 vetave, sic ka ndodhur vazhdimisht, nuk do te kene asnje lloj suksesi.

- A do te kerkoni ne parlament votbesimin e z. Nano?

- Une nuk jam dakord me z. Pollo dhe me iniciativat e Berishes. E kam thene edhe me pare qe une gjithmone zgjidhjet i shikoj brenda mazhorances. Jam i sigurt qe mazhoranca eshte ne gjendje te krijoje 20 qeveri me te mira se kjo e z.Nano, dhe jam i bindur se duke bashkpunuar edhe me aleatet tane qe politika e Nanos i ka percare, sic jane PSD-ja dhe PBDNJ-ja. Ne jemi e gjendje jo vetem te qeverisim shume me mire, por njekohesisht jemi ne gjendje qe te fitojme zgjedhjet vendore, si edhe te marrim nje mandat te ri 4-vjecar, pasi opozita e perseris eshte e percare dhe nuk ka alternativa. Persa i takon problemit qe ka te beje me deklaraten e z.Nano se jane vetem 5-deputete qe votuan kunder, z.Nano eshte i lire si njeri me karakter qe eshte, sic e njohin te gjithe shqiptaret, te beje votbesim ne parlament dhe ne qofte se do te marre me shume se 30 vota, atehere ai eshte shume i perkrahur dhe i mbeshtetur qe te rrije kryeminister.

- Ju po akuzoheni keto dite nga Nano dhe njerezit e tij se bashkuat voten tuaj me opoziten?

- Persa i takon akuzave aleancave me opoziten, ju duhet te kuptoni se z.Nano eshte ne nje krize shume te madhe morale, politike dhe psikologjike. Ai eshte ne nje degradim te plote dhe perpiqet qe degradimin e tij t'ia imponoje PS-se, shoqerise shqiptare dhe gjithe sistemit politik dhe institucional ne vend. Une mund t'ju siguroj se kriza e tij nuk mund dhe nuk do te lejohet qe te behet kriza e Shqiperise. Ajo le te jete kriza e atij grupi qe tashme po ravijezohet qarte qe mbeshtet fatosizimin e PS-se, te shoqerise shqiptare, qe perbehet nga berthama te vjetra staliniste, te cilat per 12 vjet qendruan te maskuara ne PS se bashku me perfaqesues te krimit ekonomik qe kerkojne te monopolizojne gjithe pushtetin dhe gjithe institucionet. Persa i takon bashkepunimit me Berishen, te mos harrojme se eshte Fatos Nano, i cili bashkpunoi ngushtesisht me z.Berisha gjoja ne emer te luftes kunder parregullsive te ish-kryetarit te SHISH-it Fatos Klosi, por me qellimin kryesor per te manipuluar nje fakt te madh historik, nje turp te madh historik per Berishen dhe Nanon qe eshte ai i 14 shtatorit 1998-te, per te justifikuar sulmin e Berishes ndaj institucioneve dhe per te justifikuar largimin e turpshem te Fatos Nanos nga vendi dhe nga mbrojtja e institucionve. Eshte Nano ai qe ben teater me Berishen me qellim qe ta hane edhe socialistet edhe shqiptaret qe ben sikur zihet diten, por qe puthet dhe merret vesh shume mire naten me te.

- Ju do te mbani te njejtin qendrim kur ne shtator do te votbesohet Ministri i ri i jashtem?

- Une do te jem vazhdimisht ne komunikim me ju, me te gjithe segmentet e politikes, por edhe te shoqerise shqiptare dhe dua t'ju garantoj dhe t'ju siguroj se modeli afer Italise qe perpiqet te imponoje Fatos Nao duke perdhunuar institucionet shteterore, duke perdhunuar institucionet dhe forumet partiake, duke dashur te terrorizoje mediat. Ju jeni deshmitare te atyre mesazheve te turpshme qe i ka derguar jo vetem z.Lesi, me te cilat mbare opinioni publik u njoh, por qe ua ka derguar edhe shume prej jush, qe jeni deshmiatare te atyre sjelljeve te pamoralshme duke perzene gazetare nga ambiente publike vetem e vetem, sepse mund te kene bere kritika apo mund te mos jene dakord me qendrimet e z.Nano. Ju ftoj te mos bini pre e ketij presioni e kesaj dhune, te mos bini pre e ketij shantazhi. Shqiperia e 2003-shit nuk mund te kthehet as ne 90-en as ne 91, as ne 97-en.

- Ka zera se ju do te largoheni nga PS-ja dhe nga Shqiperia?

- Dua t'ju them edhe juve, dhe aq me teper atyre zerave se Meta do te largohet nga PS-ja dhe se do te iki nga Shqiperia se nje gje e tille nuk ka per te ndodhur, sepse edhe modeli qe ata kane projektuar per te instaluarnje regjim personal korruptiv te Fatos Nnaos, ka per te deshtuar dhe do te deshtoje per shkak te qendreses se PS-se per shkak te te gjithe atyre perfaqesuesve te saj ne qender dhe ne te gjithe Shqiperine se nuk mund te lejohen me kthimin 13 vjet mbrapa.