Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Vangjush Furrxhiu

    Nė 60 vjetorin e lindjes sė "Artistit tė popullit" Vangjush Furxhiu

    Ishte "Dita e Vangjushit". Shenjtorėt e kanė nga njė ditė nė kalendarin e gjatė prej 356 ditėsh. Dje ishte dita e shenjtorit tė pashpallur, atij qė sakrifikoi gjithēka pėr artin, Vangju shFurxhiut. Ai dje ishte i gjallė meskolegėve, studentėve tė tij, mes miqve dhe tė dashurve. Tė gjithė e ndienė praninė e Vangjushit nė 60 - vjetorin e lindjes. Vangjush Furxhiu, aktori ynė i shquar i skenės dhe ekranit, "Artisti i popullit", u pėrkujtua me respekt
    nga ata qė e deshėn e qė dhimbja e nderimi pėr tė dje ishte nė shkallėn mė tė lartė.
    Akademia e Arteve, Fakulteti i Artit Sekenik si dhe shoqata "Ēajupi" kishin zgjedhur ditėn e djeshme pėr tė festuar ditėlindjen e artistit, pasi artistėt kanė vetmė ditėlindje. Nė kėtė takim njėherėsh u bė edhe promovimi i monografisė "Pranvera e Vangjushit", shkruar nga gazetari Flori Slatina.
    Dhe fjalėt rrjedhin vetė. Pėr tė gjithkush mund tė thotė dy fjalė, anembanė Shqipėrisė e jo mė kolegėt, ata qė patėn fatin tė jetojnė me tė, tė gėzojnė, tė punojnė, pse jo edhe tė zihen, pasi edhe zėnka ishte art e kėnaqėsi me tė.
    Dekani i Fakultetit tė Artit Skenik, z. Petrit Malaj, nė pėrshėndetjen e tij interpretoi njė nga krijimet e veta, mė tė fundit, dedikuar artistit, njė ndijim sa njerėzor, aq artistik e i fuqishėm emocional.
    Mė pas sollėn kujtimet e tyre emra tė shquar tė skenės, kelgėt e nderuar qė, mbi tė gjitha, vlerėsuan Vangjush Furxhiun si njė nga korifejtė e artit tonė, njė figurė tė kompletuar, nji artist, pedagog e njeri ne kuptimin e bukur te fjales. Ajo qė kishte rėndėsi nė kėtė pėrvjetor, pa Vangjushin, ishin kujtimet dhe marredhėniet e tij njerėzore me tė pranishmit. Shoku i fėmijėrisė, por njėkohėsisht edhe kolegu pedagog e artist, Niko Kanxheri, evokoi kohėn e fėmijėrisė, nė Korēė, atė kohė kur po formohej personaliteti i tij. Me shumė emocion ai prėcolli kujtime nga ato vite si dhe nga puna e pėrbashkėt si pedagogė nė Akademinė e Arteve. Sė bashku spektatori ynė i mban mend nė filmin "Malet me blerim mbuluar".
    Pėr kohėn e studimeve nė Akademi foli aktori Andon Qesari, si shok kursi i Vangjushit, fillimet e tij nė rrugėn e ashpėr e tė vėshtirė deri nė konsolidimin e njė artisti tė madh.
    Prof. Agim Zajmi solli para tė pranishmve dy nga krijimet e hershme dhe mė tė godtiura tė Vangjushit, pjesėmarrjet e tij nė dramėn "Shtrėngata", me regjisore Drita Agollin, ku ai edhe pse student interpetoi me shumė sukses njė nga kryerolet e kėsaj pjese, si dhe rolin e gjeneralit nė dramėn "Gjeneral i ushtrisė sė vdekur" tė Piro Manit. Gjithashtu Zajmi ka pasur kėnaqėsinė tė punojė me Vangjushin edhe nė dramėn "Hijet e Natės" sė Vedat Kokonės, ku Vangjushi interpreton nje nga kryerolet e dramaturgjise sone.
    Mevlan Shanaj, regjisori qė ka punuar me Vangjusih nė njė nga figurat mė tė rėndėsishme tė kinemasė, atė tė Xaninit nė filmin "Plumba Perandorit", tėrhoqi vėmendjen nė atė qė kėtij personaliteti, t'i jepet ajo qė i takon e qė tė tjerė ia kanė mohuar, pasi ai e meriton plotėsisht. Sugjeroi me vend tė ngrihej edhe njė studjo me emrin e tij, pasi ai ka njė kontribut tė veēantė si pedagog pėr afro 3 dekadash, shto kėtu faktin se ėshtė bashkėthemelues i katedrės sė regjisurės me Esat Oktrovėn.
    Tė gjithė mė pas, emra tė nderuar tė artit tonė, Agim Qirjaqi, Milto Kutali, Llazi Serbo, Timo Flloko, etj plotėsuan figurėn shumėdimensionale tė artistit, duke evidentuar njėkohėsshit edhe vlerat e librit tė Flori Slatinės, monografisė qė vjen nė momenmtin e duhur si njė respekt e mirėnjohje pėr artistin.
    "Dita e Vangjushit" u mbyll nė mbrėmje me shfaqjen "Jordan" tė regjisoerit Kiēo Londo, prodhim i shoqatės "Ēajupi", e cila ishte njė shfaqje-homazh pėr nder tė aktorit tė papėrsėritshėm Vangju Furxhiu. Dhe nė mbrėmje njė koktej pėr ditėlindjen e 60-tė tė Vangjushit.
    Shumė emocionuese ishin fjalėt e bashkėshortetes sė Vangjushit, Marlidės, ajo qė, fatkeqėsisht, jetoi vetėm 22 vjet me tė. Marilda ndriēoi imazhin tjetėr tė Vangjushit, atė njė artistit bashkėshort, njeriut tė dashur, qė krahas artit e pedagogijsė gjen kohė edhe pėr familjen, pėrkushtimin ndaj saj. Ai ishte dhe mbeti njė idealist qė s'mendoi asnjėherė pėr veten, por pėr shokėt, pėr artin tonė. Kujtimet e Marlidės nga jeta bashkėshortore nxorėn nė pah njerėzoren, atė qė artisti e linte pas krahėve kur gjendej nė mesin e skenės a nė sheshin e xhirimit. Gjithmonė i saktė, i pėrpiktė, i dashur, qė asnjėherė nuk pėrzjeu pėrgjegjėsinė e detyrės, artit, me hallet e familjes.


    Pėrshėndetje
    Rrofshin Shqiptarėt (Arbėreshėt, Ilirėt) e Bashkuar dhe
    Shqipėria (Arbėria, Iliria) e Bashkuar

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-03-2003
    Vendndodhja
    NEW JERSEY
    Postime
    15
    Eshte nje kenaqesi e vecante per mua,pasi e kam njohur Vangjushin qe ne rini dhe kemi pasur mardhenie jo vetem ne aspektin artistik por edhe shoqeror.Duke mos qene ne Shqiperi,e mesova humbjen e Vangjushit rastesisht por e ndjeva ne gjithe ndijesite e mija.Kam admiirim per te gjithe koleget e tij,A.Qiriaqi,Ll.Serbo.T.Flloko, M.Shanaj e kushdo tjeter qe wevidencoi vlerat e pakrahasueshme te tij si njeri,pedagog e familjar model.Ndoshta eshte rasti qe vepera e tij te vleresohet.
    BURRI KA QENE DIKUR
    SIMBOLI I TROJES
    POR TANI KA KATANDIS
    FSHESA E ZOJES!!!!

Tema tė Ngjashme

  1. Vangjush Mio
    Nga angeldust nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-04-2013, 16:51
  2. Vangjush Ziko
    Nga mondishall nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-05-2009, 01:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •