TIRANE- Jamarber Marko djali i shkrimtarit Petro Marko dhe piktores se njohur Safo Marko i lindur ne Tirane ne vitin 1951 u nda sot nga jeta ne moshen 59 vjecare per shkak te nje semundjeje te rende.
Jamarber Marko kishte trasheguar shpirtin artistik te prinderve. Pas perfundimit te studimeve per gazetari ne vitin 1975 filloi edhe perndjekja e tij nga regjimi i kohes per mendimet qe shfaqte kunder diktatures duke e burgosur ne Spac te Mirdites per te perfunduar me pas si punetor krahu.
Jamarber Marko eshte autor i disa botimeve ne poezi si Rastesisht me dashje Tirane 1995 Pro nobis Tirane 2001 dhe shume poezive poemave dhe artikujve te botuara ne mediat e ndryshme te vendit.
e.n/BalkanWeb
Krijoni Kontakt