Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Mir Dita Shoqeria!!

    Ketu mendoj te jete nji faqe si pune kafeneje ku te takohemi e te pershendetemi me njeri -jatrin.. e te tregojme mbresat e dites..

    Psh..

    Agimi njoftoi se Vacja eshte mire me shendet.. ky eshte lajm i gezuar..

    Ani si je ti me.. ato telashet? Ehh zoti i ka dhene bukurine femrave..por dhe halle shume..

    Henri ckemi nga ty.. Ke pare ndonji film te bukur?
    Eni te pash sot me biciklete..per ku ishe nisur..?
    Fiori ngele duke bere t'embelsira moj cupe..lum ai qe do te te marre..per zotin..po.


    Vazhdoni ju tjeret.. Si e kaluat sot??
    Cdo beni per Week-end??
    Kini blere brek-banjo mo?

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    shpi
    Postime
    6
    Ehhhh si ja kaluam sot.....
    Ne fakt ketu tek une eshte akoma mengjes pra dita s'ka filluar akoma ,po une po te them si ja kam kaluar mbreme :
    Isha e merzitur ,per ca probleme qe mund te konsiderohen si budallalliqe ne fakt , po c'fare te besh ndonjehere edhe merzitesh kot dhe s'ke c'te besh,po kisha ate librin 100 years of solitude dhe kam lexuar mbreme 200 faqe qe edhe provim te kisha nuk do kisha lexuar aq shume , po ne fakt eshte nje nga librat e mi te preferuar , ne fakt ishte hera e pare qe e kam lexuar por e kam pasur fiksim me e lexu qe kur kam qene ne Shqiperi ne vitin e katert se kam pasur nje pjese leximi tek libri , dhe me ka terhequr shume , por me sa di une ky liber nuk eshte botuar ne shqip.
    Nejse kjo ishte per mbreme , kurse sot..................se di c'fare do bej nuk kam asnje plan.
    bye bye now.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    shpi
    Postime
    6
    Mire do ishte ajo qe thu ti po c'fare te boj qe nuk e kam gjyshen me vete,se une jam ne universitet kurse ajo ne shpi, meqe ra fjala se me ka marre malli per te kam nje vit pa e pare.

    Po tani qe po shkruaj eshte darke ketu tek une keshtu po e vazhdoj se si e kalova diten sot.
    Jo dhe aq keq po jo dhe aq mire , si nje dite e zkonshme pushimesh , se me ne fund i fillova , mbarova ate librin qe pata lene pergjysem , dergova ca e-maile , bera ca postime neper ca forume, dhe ahhhhh ja futa nje muhabeti me ca shqiptar qe jane ketu me mua , nice , ne fakt kur flet me shqiptaret, pastaj .....nothing u ktheva prape tek komjuteri per te bere ca postime te tjera.Kaq per sot .
    bye bye now.

  4. #4
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Une

    hehehe isha nisur per ... por m'u shpua rrota Braro e keshtu u ktheva mbrapsht e u nisa me kembe...

    Po ty te pashe sot qe u ēove si i marre nga gjumi, kujtove se kishe harruar zilen pa vene e mesove se ishte akoma shpejt per te luajtur futboll me shoket e tu koreane.....!!!! ???? apo...

    Ngele duke lexuar o derebardhe e duke luajtur ate te flamosur loje, ndrysho nje ēik loje e futi nje bilardo a shah se te ben mire, te mban mendjen ne forme

    e mos pi shume cigare e kafe, se te heq perqendrimin nga futbolli...

    m'u lodhen kembet dua nje pushim, po therras nje Taxi me mire ...

    une ato te ... banjos s'i kam blere po perdor ato te vjetshmet, papapa sa demode qe jam ...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    shpi
    Postime
    6
    Sa keq me vjen qe s'munde te shkosh se une tani do iki se sa i rregullova rrotat e trenit.
    hahaaaaaaaaa
    bye bye now.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Sa keq qe njerzit nuk shkruajne ne kete teme. Pa aktivitet te jene thua.

    Sot me ka merzitur koha, e qelbur fare. As shi dhe as diell, pale qe nga mbyti frymen e nxehta.
    Fiori na sill ndonje recete te "tiramisu"

    Fiori vdes per mebelsira prandaj e gjeni shesh duke u marr me recetat.

    Ngela pa gjume me kete dreq kampionat futbolli.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ana_tirane
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    16

    shoqeria ime

    shpesh kam kaluar nga kjo kafeneja juaj po sme keni rene ne sy...
    jo se nuk jeni te bukur por ngaqe nuk jeni qe shumte....po ska gje rendesi ka qe jemi mire me njeri-tjetrin...se dhe pak eshte me mire nga njehere...
    qe thoni ju keto 8 jave me kane ikur si ne tym...provime - sezon , sezon-libra e keshuuuuuu
    jave koti...die isha ne pishina se thashe nami te behet po iki ..
    ja kalova aq mire duke e marre me te mira veten...nuk dola fare fare nga uji....derisa die ne darke kur pashe veten tek pasqyra e makines e kisha hunden te rrudhur fare...lol
    ca te vogel e kam une ate dreq hunde e ca ish rrudhur sa sdukej fare lol
    vura syzet...se pa to si jap dot makines...jo per tangerllek...po kam nja nje vit qe kam dale miope...lol
    i mbaj ne klase e kur i jap makines...
    dola nje here verdalle...takova ca individe te perditshem...dhe erdha ne shtepi...
    nata ishte shume e nxehte dhe ca nga dita ime ne diell...dhe u detyrova e cova temperaturen e kondicionerit ne 17 grade...
    u zgjova sot dhe piva nje kafe...dy...
    ndjenja si dembele tere diten...tashi do hap librat se lashe nam...
    pacim ...
    heren tjeter ju tregoj te tjera
    ciao
    ana
    eshte nje vend i zemres qe nuk lulezon me dot..:(

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    sa qef me pi kafe ne tiran

    ...ke ndonji ballkon qe shikon rrugen me u cu heret mjes sa ska fillu vapa dhe pluhrat dhe ka nji kafe turke ose moderno.

    une kam qef dhe nji teke fernet me kafe ne mjes.
    edhe nja dy gazeta nji kuqe nji blu edhe muhabet me miq e mikesha.
    Ana cbehet nga pishinat? bukur ee .. me bluxhinsa me than laheni e ca me pizhame qe kan shpijat afer...lol.
    ju te gjithve ju uroj nji te diel te bukur..e suksese me provimet..

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Non Vaja.

    Shekulli
    ----------------
    Mban mend kohėn e serbit dhe tė gjermanit. Nuk njeh Berishėn e Nanon, por vetėm Enver Hoxhėn
    Nė Shushicė, aty ju jeton gruaja 122 -vjeēare

    ELBASAN-Nė Shushicė, jo mė larg se 6 km nga qyteti i Elbasanit, jeton njė grua 122- vjecare qė nė pemėn e saj familjare evidenton 5 breza. Sė paku kėshtu thuhet nė ēertifikatėn zyrtare tė lėshuar
    nė vitin 1946 e qė e ruan me fanatizėm sot nipi i saj Musa Koēi. Gruaja e moshuar (duhet tė jetė rekord i jetėgjatėsisė jo vetėm nė shqipėri) quhet Hava Ruda (mbiemri i vajzėrisė ėshtė Rexha) dhe banon
    nė fshatin Shushicė tė Elbasanit. Ajo ka lindur nė qershor tė vitit 1880 dhe nė moshėn 15- vjeēare, ėshtė martuar nė tė njėjtin fshat. Ajo lindi gjashtė fėmijė, 4 prej tė cilėve vdiqėn nė moshat 6-8 vjeē dhe vetėm dy vajza do tė jetonin. Mė e vogla qė jeton ėshtė sot nė moshėn 80 vjeē. Musai tregon pėr gazetėn se Havaja numėron mbi 100 nipėr e stėrnipėr. Ai thotė se gjatė gjithė jetės Havaja ka qėnė shtėpiake, ka kryer tė gjitha punėt e shtėpisė dhe tė ekonomisė (bujqėsi e blegtori) qė kryejnė tė gjitha gratė nė kėtė zonė. Por siē tregon vetė Havaja, gjatė jetesės sė gjatė asaj i ėshtė dashur qė tė pėrballojė e tė kryejė dhe disa punė qė zakonisht i kryenin burrat. Dy vjet mė parė, Havaja ka humbur shikimin ndėrsa mbahet e fortė fizikisht dhe me njė kujtesė pėr t'u pasur zili pėr moshėn qė ka. Kujton me saktėsi ngjarje e data tė dekadave mė parė, kohėn e pushtimit serb (zija e bukės), kohėn e gjermanit qė "vriste e priste" si dhe "makinat qė solli serbi atėherė". Pėr Berishėn e Nanon ajo thotė se "nuk di gjė", ndėrsa kujton me admirim kohėn e Enverit. Tek bisedon e i thėrret kujtesės tund njė palė tespije nė dorė si dhe tymos rrallė duhan, por nuk e thith poshtė. Ajo nuk e ka pirė duhanin gjatė jetės sė saj, nuk ka pirė kurrė alkool, rrallė ka pirė kafe, ndėrsa dieta e saj ėshtė tepėr e zakonshme, me ato asortimente qė ka ofruar dhe ofron niveli ekonomik, kryesisht bulmetra... Disi e rėnduar nga pesha e rėndė e viteve, 122 -vjeēarja e ndien nga afėr pėrkujdesjen e pinjollėve tė shumtė tė saj. Sakaq 122 -vjeēarja Hava Ruda, ndoshta shėnon njė rekord nė librin "Ginnes"(por qė nuk ėshtė zbuluar) si gruaja mė e moshuar jo vetėm nė Shqipėri por dhe nė botė.
    Kujtim Boriēi

    ----------
    natyrisht me "admirim" e kujton plaka ate kohe sepse kujton se ajo kohe eshte akoma dhe sja mban me fol... lol.


    Jet te gjate Non Havase!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    me ka marre malli per nje aranxhate.....

    kush e ka radhen te paguaje sot? Une ? Pini sa te doni....beni qef......

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shoqėria "Bashkimi" nė 100 vjetorin e saj.
    Nga Fiori nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-11-2010, 20:34
  2. Dėshmitarėt e Jehovait dhe vetvrasja
    Nga Arrnubi nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 06:38
  3. Bursa
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 13:42
  4. Shoqėria Civile dhe Politika
    Nga liberal nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-09-2004, 19:07
  5. Shoqėria politike dhe demokracia
    Nga Albo nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 08:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •