Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176

    Greqia padit Anglinë për krime në Irak


    Shoqata e avokatëve grekë depozitoi dje pranë Gjykatës Ndërkombëtare Penale (CPI) në Hagë një denoncim kundër Britanisë së Madhe “për krime kundër njerëzimit” gjatë luftës në Irak, bëri të ditur për ANSA-n zëdhënësja e CPI-së, Claudia Perdomo. Zëdhënësja theksoi se së bashku me denoncimin u depozituan edhe “13 video dhe 74 artikuj shtypi” mbi luftën në Irak dhe se prokurori i Gjykatë së Hagës, Luis Moreno Ocampo “do të analizojë akuzën”. Dokumentat e avokatëve të Athinës të depozituara në Hagë, i referohen “pjesëmarrjes së trupave britanike” në luftën e Irakut.
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juliano1
    Anëtarësuar
    03-09-2002
    Postime
    142
    Mqs edhen keshtu punet
    Anglezet nuk do e kene shume te veshtire per te respektuar te drejtat e njeriut edhe ne Greqi
    .....................................
    .....................................
    ------------------------------
    --------------------------------

  3. #3
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604
    Me erdhi per te qeshur kur e mora vesh lajmin nga keto mediat e ketushme greke.

    S'ka gje me hipokrite dhe cinike sesa te shkosh dhe te hedhesh ne gjykaten per krime lufte te Hages Kryeministrin e zgjedhur ne menyre te ligjshme dhe demokratike te nje vendi si Anglia.
    Une jam kunder dhe do te jem kunder luftes si nje mjet i zgjidhjes se problemeve ne arenen nderkombetare, por ky akt s'mund te me shkaktoje gje tjeter vecse asaj buzeqeshjes ironike, qe marrim kur i themi dikujt : sa i trashe qe qenke mo aman...!

    Po mire, po keta "defenders of the faith" tani u kujtuan te padisin kryeministrin britanik?

    Ku ishin ata kur Milloshevici preu dhe sakatoi shqiptaret e Kosoves?

    Po kur Karaxhici bente namin neper Bosnje-Kroaci?

    Apo e kishin mendjen te dilnin neper "dritare" televizive dhe teme tundnin zinxhirin duke predikuar me te madhe kunder Luftes se Kosoves si te "padrejte" dhe pro popullit vella serb?

    Ku ishin keta zoterinj kur Bin-Laden rrezoi Kullat Binjake?

    Ata perse s'i cojne ne Hage?

    Ku ishin ata kur shqiptareve te Greqise i shkeleshin me te dyja kembet, hapur ne mes te dites, -dhe i shkelen akoma- te drejtat me themeltare te njeriut? Ju grisen letrat, i trajtojne si plehra, si funderrina te shoqerise dhe askush s'thote asgje. Por perkundrazi dalin neper dritaret e kanaleve televizive dhe shembellejne si pjeprat ne diten e djellit me "njohurite' e tyre ne fushen juridike duke mbeshtetur ngritjen e viteve te burgimit nese shqiptar vjedh nje bostan dhe duke ulur vitet per ata greke qe vrasin dhe grabisin neper lagjet e Athines...

    Cinizmi ne epopene e tij me te arte eshte ky akt per mua. Thua se shoqeria greke i ka zgjidhur gjithe problemet e saj dhe i ngelen hallet e botes per te zgjidhur.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Dje me mediat amerikane u raportuan per numrin jashtezakonisht te ulet te amerikaneve qe zgjodhen te shkojne me pushime ne Europe kete vit.

    Per vende si Greqia ku turizmi i mban gjalle, ky lajm eshte me i keq se embargo e armeve mbi Greqine. Me te tilla inisiative greke, greket po i bindin akoma me shume anglezet dhe amerikanet se Greqia ende ngelet vendi me ksenofob europian.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #5
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176

    Sulm interesave amerikane ne Greqi

    Greek militants claim bomb bid

    A NEW militant group in Greece yesterday claimed responsibility for the attempted bombing of an American insurance company, raising fears of renewed violence ahead of the 2004 Olympics.

    Calling itself the Popular Revolutionary Action, the group said it targeted the central Athens offices of American Life Insurance on July 11 as an act "against American imperialism and its local minions".
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  6. #6
    me ngrihen nervat ,e nuk di se nga t'ja filloj e nga t'ja mbaroj.Megjithate,nuk kane c'ti bejne anglise kto "bythbrekselep",se greket jane ,antidemokratike,shoviniste,kriptoetnofetariste,sh ejtaniste,e vete dreqi i mallkume. S'futem me ne keto temat e greqise se me prishin humorin e dites. naten e mire.
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  7. #7
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176

    Greece threatens to destroy remains of buried British servicemen

    ATHENS (AFP) - A Greek town is threatening to destroy the remains of 16 British servicemen buried at a cemetery there since 1929 unless Britain pays almost 50,000 euros for their exhumation and reburial at another site.

    The municipal council of Nea Ionia in central Greece wants to transform its old cemetery into a park and is demanding that relatives of the 5,000 people buried there pay exhumation fees.
    In the case of the dead British sailors, who were killed during military exercises off the nearby port of Volos in July 1929, the Greeks are claiming backdated fees totalling 47,000 euros (about 52,000 dollars).
    Odysseas Karavas, who runs the cemetery in Nea Ionia, said letters were being sent to the British embassy here and the Ministry of Defence in London demanding payment.

    "If they don't reply by the end of August, I'm obliged by law to exhume the bodies with a Christian ritual and then throw them out," Karavas said.
    The bodies are of 15 sailors and the captain of the destroyer HMS Devonshire who died on July 26, 1929, when a gun exploded on board the vessel during military exercises.
    The British embassy declined to comment on the affair, referring questions to the local Commonwealth War Graves Commission, which had been tasked with looking after the graves.
    "I was hoping the mayor would let us go ahead and recover the bodies, while he deals with the embassy on the financial issue, but he refused to let us to do anything until the matter of the money has been resolved," Ian McQuigg, local supervisor of the War Graves Commission, told AFP.

    Relations between Britain and Greece have long been dogged by a row over the famed Elgin Marbles, which were removed from the Parthenon by a British envoy in the 19th century and which Athens is demanding be returned.

    Last year, ties were also strained by a trial in Greece of British and Dutch "plane-spotters" accused of espionage but who were later acquitted.
    According to a British source close to the graves case, British officials here are seeking authorisation from their government to conduct further negotiations with the Greek authorities, and are particularly investigating if it is legal to backdate exhumation fees for longer than 10 years.
    There is also an option to buy land at a new cemetery nearby where the remains of the 16 could be reburied, the source said.
    Karavas said the Greek authorities had already slashed the sum they said Britain owed.
    "Exhumation costs 200 euros upfront. Three years after the burial, a 102-euro-per body penalty charge is levelled for every year since, plus a one-off 35 euros for washing the bones and putting them into boxes," said Karavas, adding that such fees are usual in Greece.
    Calculated back to 1929, the bill for the 16 sailors reached around 120,000 euros, he said
    "But we showed goodwill and negotiated the price down with the British embasssy to around 47,000 euros," Karavas added, complaining that the British were demanding "special treatment".
    "Even the local gypsies pay for their dead. Surely the British can pay for their heroes," he said.

    According to documents obtained by AFP, the Commonwealth War Graves Commission in 1972 agreed to take responsibility for maintaining the sites.

    But Karavas said the graves were forgotten until his staff discovered them. "Nobody showed any interest. I found grass two metres (six foot) tall and snakes down there," he said.
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Mila
    Anëtarësuar
    16-02-2003
    Vendndodhja
    OZ
    Postime
    92
    Postuar më parë nga bani
    me ngrihen nervat ,e nuk di se nga t'ja filloj e nga t'ja mbaroj.Megjithate,nuk kane c'ti bejne anglise kto "bythbrekselep",se greket jane ,antidemokratike,shoviniste,kriptoetnofetariste,sh ejtaniste,e vete dreqi i mallkume.
    AMEN
    Don't let anyone take away your voice.

  9. #9
    Hu
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    fole
    Postime
    86
    Kurse une jam shume i lumtur dhe gezohem qe vende te urryera per ne Shqiptaret, fillojne e i bejne gjithe qejf gropen vehtes.

    Pres me padurim evenimente e deklarata te ketij lloji( drejtuar bobave) nga qeveria Greke.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-09-2003
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    56
    Sërish dhunë në kufi, ndonëse ministrin e Jashtëm grek kërkon ndjesë


    Në gjendje shoku, me shenja dhune në fytyrë, Arian Tarko, është paraqitur në orët e mbrëmjes në komisariatin e Korçës. Me zërin që i dridhej, por plot duf e mllef, ai ka bërë denoncimin, që tashmë është bërë i zakonshëm: “Më kanë rrahur policët grekë!” Dhe siç ndodh në të tilla raste, policët e komisariatit të Korçës, kanë plotësuar një formular, ku ka firmosur dhe viktima, i cili më pas, është nisur drejt shtëpisë së tij në Gramsh.

    Akoma pa u shuar mirë buja e vrasjes së Vullnet Bytyçit nga kufitarët grekë, këto të fundit kanë shkaktuar një tjetër incident. Arian Tarko, 28 vjeç, është rrahur nga policët grekë në postën e doganës greke të Kristolopogjisë. Sherri ka nisur në prani të dhjetra personave të tjerë, të cilët ishin në radhë si Tarko, për të hyrë në tokën greke. Por duke dashur që gjithçka të ngelë brenda për brenda, policët grekë e kanë marrë të riun shqiptar dhe e kanë futur brenda në postë. Aty, ata kanë e rrahur dhe e kanë qëlluar, duke i shkaktuar plagë të rënda.

    Megjithatë, 28-vjeçari u ka shpjeguar grekërve se ai e kishte nxjerrë pasaportën në policinë e Gramshit
    e nuk e kishte blerë rrugëve apo ta kishte të falsifikuar. “Në këto momente njëri nga policët më ka goditur me grushta disa herë në fytyrë dhe me shkelma në pjesën e prapme të trupit”, dëshmoi gramshioti. Pasi e kanë rrahur, policët e kanë detyruar atë që të firmoste një formular, të cilën e kanë plotësuar para syve, por ai nuk ka pranuar që të lërë firmën mbi të. Autoritetet greke e kanë kërcënuar dhe i kanë thënë që të largohej urgjentisht. “Në rast se do të kalosh në Greqi, të duhet një pasaportë e re dhe vizë”, mësohet t´i kenë thënë ata. Pasi ka shkelur sërish në token shqiptare, Tarko ka mbërritur në policinë e Korçës. Menjëherë ai ka bërë denoncimin për ngjarjen e rëndë. Shenjat e dhunës në fytyrën e tij nuk kishin nevojë për ndonjë dëshmi të stërholluar. Grushtat dhe shqelmat e policëve grekë kishin shkaktuar enjtje dhe të çara në fytyrë, ndërkohë që në pjesën e pasme të trupit dukeshin qartë të mavijosurat. Tarko ka qëndruar për disa minuta në policinë e Korçës, e cila i ka premtuar se do
    të marrë masa për të sqaruar akoma më tej këtë incident.


    VIKTIMAT E TRI JAVËVE TE FUNDIT

    Vullnet Bytyçi i vrarë (18 vjeç, nga Hasi)
    Ligor Halili i gjymtuar (45 vjeç, nga Elbasani)
    Mili Halili i rrahur (43 vjeç, nga Elbasani)
    Rrahman Pashollari i rrahur (60 vjeç, nga Elbasani)
    Leonard Shmilka i rrahur (19 vjeç, nga Pogradeci)
    Dashamir Brekolli i rrahur (26 vjeç, nga Devolli)
    Sokol Hallka, i rrahur 26 vjeç, nga Cërriku


    KRYEMINISTRI SHPREH NGUSHËLLIMET PËR EMIGRANTIN E VRARË

    Kryeministri shqitar Fatos Nano, ka bërë dje një vizitë në shtëpinë e emigrantit të vrarë nga kufitari grek, Vullnet Bytyçi. Rreth orës 13.00 të mesditës së djeshme, i shoqëruar nga shtabi i tij dhe ministri i Rendit Publik, Luan Rama, ai ka shprehur ngushëllimet në familjen e Bytyçëve. Ndonëse dialogu nuk ka qenë shumë intensiv, kryeministri Nano, i është drejtuar kryefamiljarit Mehdi Bytyçi: “I kam kërkuar autoriteteve të pushtetit lokal që të bëjnë bilancin e të gjitha nevojave emergjente që ka familja juaj dhe unë angazhohem, se brenda një kohe shumë të shkurtër, do t’i realizoj ato”. Ai ka vazhduar më tej se ka kontaktuar dhe me palën greke për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Kam folur në telefon me ministrin e Jashtëm grek, Papandreu. Ai më ka thënë që të të bëj shumë të fala dhe të kërkon ndjesë për incidentin e ndodhur në kufi”. I zhytur në trishtim, kryefamiljar Mehdi Bytyçi është shprehur se familja e tij kërkon vetëm drejtësi. “Djali im është nisur me një çantë të mbushur me bukë dhe nuk ka pasur armë. Unë dua që kësaj çështje t’i shkohet deri në fund dhe të zbardhet plotësisht”.

    Vizita e kryeministrit Nano në familjen e emigrantit të vrarë në mes të muajit të kaluar, ishte krejtësisht e papritur. Madje, kjo vizitë është bërë shkak që të tubimi që ishte programuar në Has, të zhvillohej 3 orë me vonesë.


    7 Tetor 2003
    Gazeta PANORAMA

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Greqia ka përfituar 950 milionë franga ari nga pronat e çamëve
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 21-12-2008, 19:19
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Lufta e II Boterore, Greqia i kerkon ndjese Shqiperise
    Nga militanti1980 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 08-08-2004, 07:40
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •