Shoqata e avokatëve grekë depozitoi dje pranë Gjykatës Ndërkombëtare Penale (CPI) në Hagë një denoncim kundër Britanisë së Madhe “për krime kundër njerëzimit” gjatë luftës në Irak, bëri të ditur për ANSA-n zëdhënësja e CPI-së, Claudia Perdomo. Zëdhënësja theksoi se së bashku me denoncimin u depozituan edhe “13 video dhe 74 artikuj shtypi” mbi luftën në Irak dhe se prokurori i Gjykatë së Hagës, Luis Moreno Ocampo “do të analizojë akuzën”. Dokumentat e avokatëve të Athinës të depozituara në Hagë, i referohen “pjesëmarrjes së trupave britanike” në luftën e Irakut.
Krijoni Kontakt