Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 29
  1. #11
    useid
    i/e ftuar
    Paraqitja e fitneve nga lindja



    Shumica e fitneve qė janė paraqitur te muslimanėt kanė lindur nė lindje, atje ku del briri i shejtanit, ashtu siē ka lajmėruar Pejgamberi i mėshirės [salallahu alejhi ve selem].

    Transmeton ibn Umer r.a se e ka dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut [salallahu alejhi ve selem] duke thėnė i kthyer nė anėn e lindjes: “Vėrtet fitneja ėshtė atje, fitneja ėshtė atje, ku del briri i shejtanit”. (transmeton Buhariu dhe Muslimi), ndėrsa nė transmetimin e Muslimit (koka e kufrit ėshtė atje, ku lindė briri i shejtanit)-ka pėr qėllim lindjen.1

    Transmeton ibn Abasi r.a se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] ka bėrė lutje: O Zot na beko nė sain dhe muddin tonė (mjete matėse), bekoe Shamin dhe Jemenin tonė. Njė njeri nga njerėzit: tha: “O Pejgamber i Zotit! Edhe nė Irakun tonė” tha: Atje ėshtė briri i shejtanit, lindin fitnet dhe mosbereqeti ėshtė nė lindje2.

    Ibn Haxheri thotė: Fitneja e parė burimin e kishte nė lindje, e qė ishte shkak pėr pėrqarjen e muslimanėve, kėtė e dėshiroi shejtani, dhe e gėzoi atė, poashtu bidatet kanė lindur nė atė anė3.

    Nė Irak u paraqitėn Havarixhėt, Shiat, Revafidėt, Batinitė, Kaderitė, Xhehmitė, Mu’tezilėt.

    Pastaj shumė tė thėna tjera qė janė mosbesim kanė dalur nga ana e lindjes, nė anėn e Mexhusve Persian, siē janė: Zerdeshtijetu, Manevijetu, Mezdekijjetu, Hinduizmi, Budizmi, sė mbrami Kadijanit dhe Behait e qė nuk janė edhe tė fundit, e sekte tjera shkatėrruese.

    Gjithashtu paraqitja e Tatarve nė shekullin e shtatė hixhri ishte nga lindja, nga duart e tyre u bė shkatėrrim, tė kėqia dhe vrasje e madhe siē ėshtė shkruar nė librat e historisė.

    Deri mė sot lindja ishte burimi i tė kėqiave, bidateve, lexhendave dhe ateizmit.

    Qendra e ateizmit ishte Rusia, Kina, e qė tė dyja janė nė lindje, poashtu dalja e dexhallit dhe xhuxh-mexhuxhve do tė jet nga lindja, lusim Allahun s.v.t. tė na mbrojė nga fitnet qė janė paraqitur dhe ato qė ende nuk kanė dalė.

    Nė kėtė rast detyrohem qė tė pėrmendi se disa fitne qė kanė ndodhur janė nga shenjat e kijametit pasiqė i Dėrguari [salallahu alejhi ve selem] i ka pėrmendur si shenja tė kijametit, siē ėshtė beteja e siffinit dhe paraqitja e Havarixhėve.

    Prandaj do tė flasė shkurtimisht pėr disa fitne tė mėdha tė cilat kanė qenė shkak pėr pėrqarjen e muslimanėve dhe ndodhjen e tė kėqiave tė mėdha.

    1 briri i shejtanit-fuqia e shjetanit dhe pasuesit e tij, ose dielli ka bri. Dhe thuhet se shjetani e afron afron kokėn e tij me diellin qė t’i bėhet sexhde atij kur adhuruesit e diellit e adhurojnė. (shih fet-hul bari- 13/46)
    2 transmeton taberaniu dhe transmetuesit janė tė besuar.
    3 shih: Fet-hul Bari- 13/47.
    ©Zeri i se vertetes Islame 2002 / E ndaluar kopjimi apo botimi i materialit

  2. #12
    useid
    i/e ftuar
    Paraqitja e atyre qė pretendojnė se janė pejgamberė


    Nga shenjat e kijametit qė janė paraqitur ėshtė: dalja e gėnjeshtarėve tė cilėt pretendonin se janė pejgamber dhe ta janė afėrsisht tridhjet gėnjeshtarė.
    Disa prej tyre janė paraqitur nė kohėn e Pejgamberit ėsalallahu alejhi ve selem], nė kohėn e sahabėve dhe vazhdojnė tė paraqiten.
    Kufizimi i numrit nė hadithe nuk ka pėr qėllim pėr gjithė ata qė do tė dalin ngase ata janė shumė nuk mund tė numėrohen, mirėpo hadithet kanė pėr qėllim gėnjeshtarėt qė kanė arritur fuqi, janė shtuarė pasuesit e tyre dhe janė njohur nė mesn e njerėzve.
    Nė dy sahihet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dėrguari [salallahu alejhi ve selem] ka thėnė: “Nuk bėhet Kijameti derisa tė paraqiten afėrsisht tridhjet mashtrues gėnjeshtarė, tė gjithė pretendojnė se janė tė Dėrguarė tė Allahut”.
    Transmeton Thevban r.a. se i Dėrguari [salallahu alejhi ve selem] ka thėnė: “Nuk bėhet kijameti derisa fise tė ummetit tim tė mos i bashkangjiten mushrikėve, tė adhurojnė idhuj. Vėrtet nė ummetin tim do tė paraqiten tridhjetė gėnjeshtarė, tė gjithė do tė pretendojnė se jan tė dėrguar, kurse unė jamė vula e Pejgamberėve dhe nuk ka Pejgamber pas mua”.
    Hadithet qė flasin pėr paraqitjen e kėtyre gėnjeshtarėve janė shumė, nė disa transmetime thuhet se do tė jenė tridhjetė siē qėndron nė hadithin e Thevbanit r.a, ndėrsa nė disa transmetime tjera thuhet se do tė jenė afėr tridhjet, siē qėndron nė transmetimin e Buhariut dhe Muslimit.
    Nga kėto tridhjet ėshtė paraqitur, Musjeleme Kedhabi nė fundin e jetės sė tė Dėrguarit [salallahu alejhi ve selem] i cili pretendojė se ėshtė pejgamber.
    I Dėrguari [salallahu alejhi ve selem] i dėrgoi letėr dhe e quajti Musejleme Kedhab (Musejleme Gėnjeshtari).
    Numri i pasuesve tė kėtij u rrit, tė kėqiat e tyre mbi muslimanėt u shtuan derisa e vranė sahabėt nė kohėn e hilafetit tė Ebu Bekrit r.a. nė luftėn “El-Jemame” tė njohur.
    Gjithashtu ėshtė paraqitur Esved El-Ansi nė Jemen dhe pretendoi se ėshtė pejgamber dhe sahabėt e vranė para vdekjes sė tė Dėrguarit [salallahu alejhi ve sele].
    Ėshtė paraqitur Sexhah (emėr femre) dhe ka pretenduarė se ėshtė pejgambere dhe ėshtė martuar pėr Musejlemen, mirėpo pas vrasjes sė Musjlemes ėshtė kthyer nė islam.
    Poashtu ėshtė lajmėruar si pejgamber Tulejhate ibn Huvejlid El-Esedij pastaj ėshtė penduar dhe ėshtė kthyer nė islam.
    Pastaj ėshtė paraqitur Muhtar Ibn Ebi Ubejd Eth-Thekafij dhe ka shfaqur dashuri nda familjes sė Pejgamberit [salalahu alejhi ve selem], ka kėrkuar gjakun e Husejnit r.a. dhe janė shtuarė pasuesit e tij, andaj mbisundoi Kufen nė fillim tė hilafetit tė Ibn Zubejrit r.a, pastaj e mashtroi shejtani dhe pretendoi se ėshtė pejgamber dhe se xhibrili i vjen me relevat.
    Ajo qė pėrforcon se ishte nga mashtruesit ėshtė transmetimi i Ebu Davudit pas hadithit tė ebu Hurejres qė ėshtė nė dy sahihet ku pėrmendė gėnjeshtarėt “Nga Ibrahim En-Nehi’ se i ka thėnė Ebu Ubejdete Selmanit: a sheh kėtė (Muhtarin) se ėshtė prej atyre-gėnjeshtarėve?
    Thotė: Ubejde tha:Ai ėshtė nga kokat e tyre. (transmeton Ebu Davud).
    Nga ata ishte edhe Harith Gėnjeshtari qė doli nė kohėn e sundimit tė Abdul Melik ibn Mervanit dhe ėshtė vrarė.
    Ndėrsa nė kohėn e dinastis abasite janė paraqitur disa njerėz.
    Kurse nė kohėn bashkohore ėshtė paraqitur Mirza Ahmed El-Kadijani nė Indi dhe ka pretenduar se ėshtė pejgamber, se ėshtė Mehdiu qė pritet dhe se Isau a.s. nuk ėshtė i gjallė nė qiell…..dhe pretendime tjera tė kota.
    Ka pasur pasues dhe ndihmues, ndėrsa shumė nga dijetarėt i janė kundėrvier dhe kanė shpjeguar se ėshtė njėri nga mashtruesit.
    Vazhdojnė tė paraqiten kėta mashtrues gėnjeshtarė njė pas njė, derisa tė paraqitet Dexhalli me njė sy (njėrin sy e ka tė verbėr) siē transmeton Ahmedi nga Semurete ibn Xhundeb r.a. se i Dėrguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] ka thėnė nė fjalimin e Tij nė ditėn qė ėshtė zėnur dielli” Betohem nė Allahun nuk do tė ndodhė kijameti derisa tė dalin tridhjetė gėnjeshtarė, i fundit i tyre ėshtė me njė sy, gėnjeshtarė”.
    Nga kėta gėnjehtarė katėr janė gra.
    Transmeton Imam Ahmedi nga Hudhejfeja r.a. se Pejgamberi ėsalallahu alejhi ve selem] ka thėnė: “Nė ummetin tim do tė ketė njėzet e shtatė gėnjeshtarė, mashtrues nga ata janė katėr gra, kurse unė jamė vula e Pejgamberėve dhe nuk ka Pejgamber pas mua.

  3. #13
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Ketu keni nje liber
    Fundi i kohes dhe ardhja e Mehdit

    http://www.harunyahya.com/mahdi01.php

    kush ka mundesi ta perkthje pjese pjese

  4. #14
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Disa nga shenjat e Kijametit

    • Muhamedi a.s. tregoi se ēka ka ndodhur dhe ēdo tė ndodh, pėrmendi luftėrat e ndodhitė tjera deri sa hynė banorėt e xhennetit nė xhennet dhe tė xhehennemit nė xhehenem.
    • Cdo ditė e ardhme ėshtė mė e keqe se ajo qė kalon derisa ta takojm Zotin tonė.
    • Lindja ėshtė burimi i trazirave, prej atje lind biri i shejtanit dhe koka e kufrit dhe atje ėshtė dridhje tė shumta.
    • Do tė ndodhin trazira tė mėdha. Ai qė ėshtė ulur ai ėshtė mė i sigurt se ai qė ėshtė nė kėmbė, e ai qė gjenė ndonjė vend pėr tu fshehur, le tė fshehet.
    • Trazirat qė janė si pjesė e netėve tė errėta, gdhinė njeriu besimtar e ngrys pa besimtar, e shef fenė e vete pėr njė plaēkė tė kėsaj bote dhe ai qė ėshtė i kapur pėr fenė ėshtė sikur ai qė mban gacėn e zjarrit nė dorėn e tij.
    • Trazirat u paraqitėn zemrave, vdesin mendjet sikurse vdesin edhe trupat nė kohėn e fundit; shtohet dėshira edhe preokupimi, e pothuajse nuk shef as njė njeri tė menēur; nuk e njohin hallallin e as haramin ata qė i kanė pėrfshirė ato trazira nė kohėn e fundit.
    • Trazirat e grave e mundojn tė pasurin dhe e rėndojnė tė varfėrin, ua humin mendjen burrave, nuk ka suks njė popull qė emėron pėr udhėheqės tė tyre gruan, dhe do tė shkatėrrohen burrat kur t`ju nėnshtrohen grave.
    • Trazirat e pasurisė, zgjerimi i kėsaj bote (paraqitja e pasurisė sė saj sė saj) dhe garimi pėr tė, hapja e thesareve, nėnshtrimi i njerzve njėri-tjetrit dhe shkatrimi i tyre me dinarin e derhemin, ngritja e shtėpive dhe zbukurimi i tyre.
    • Paraqitja e dy lloj njerzve: Tė parėt mbajnė nė duart e tyrė tė ngjajshėm me bishtin e lopės dhe i rrahin njerzit, dhe tė tjerėt janė gra tė mbuluara por nė tė njėjtėn kohė edhe zbuluara (Sepse veshin rroba tė ngushta dhe tė tejdukshme), kokat e tyre i ngjajn kurrizit tė deveve.
    • Afėr Kijametit shtohet homoseksualizmi, kurvėria, alkooli, femrat, paksohen burrat, kryhen vepra amorale nė rrugė dhe vizitohen njerėzit qė tė bėjnė imoralitet.
    • Nė kohėn e fundit nuk turpėrohet njeriu nga kurvėria dhe ajo bėhet haptas nė rrugė siē veprojnė gomarėt.
    • Nė kohėn e fundit nuk respektohet nėna, internohet babai, nuk respektohet gruaja, shkėputen mardhėniet farefisnore.
    • Para Kijametit shtohen vdekjet e rastit (pika nė zemėr), dridhjet e tokės, marrja e mendjes, afrohet koha (pėr shkak tė shpikjeve tė mjeteve transportuese), ngrihet dituria (ka pėr qėllim diturin e pastėr fetare), xhamitė bėhen vende parakaluese (kalojn afėr tyre njerzit e nuk hynė tė falen nė to).
    • Paksimi i tė mirave dhe shtimi i tė kqijave, Islami bėhet si i huaj (garib) dhe ai pėrkufizohet nė Mekke dhe nė Medinė.
    • Njerzit falen, agjėrojnė, kryejnė Haxhxhin, por ata nuk janė muslimanė, e lėnė Sunnetin (rrugėn e Muhammedit a.s.) pak nga pak, dhe do tė falen njerėz qė nuk kanė aspak moral dhe vepra tė mira.
    • Do tė shkėputen nyjet e Islamit gradualisht, xhamitė e tyre tė ndėrtuara e tė zbukuruara, por tė prishura nga udhėzimi; dijetarėt e asaj kohe janė mė tė kėqijtė nė atė nėnqiell; nyja e parė e Islamit qė shkėputet ėshtė FRIKA (ndaj Allahut xh.sh.) e thuajse nuk sheh asnjė njeri qė i friksohet Atij; e quajn veten muslimanė, kurse ata janė shumė larg Islamit.
    • Do tė vijnė trazira tė shurdhėta, tė verbėta dhe memece qė do ti shkatrojnė arabėt dhe persianėt, tė vrarėt e tyre jan nė zjarr.
    • Nė Basra tė Irakut ndodhin shafitje tė Tokės, gjuajtje (nga qelli), dridhje dhe deformime tė njerėzve nė majmuna e derra dhe u dalin banorėve tė Irakut dhe tė Kufes nga tokat e tyre.
    • Lumi Eufrat zbulon njė kodėr me ar dhe zbulohen minerale afėr Hixhazit (Mekkes dhe Medines), vriten njerėzit pėr to.
    • Gadishulli Arrabik shėndrohet nė lumenj dhe kopshte, shtohen vrasjet dhe luftėrat.
    • Tė folurit e shtazėve dhe e gjėrave tė ngurta.
    • Ai qė ėshtė i lidhur pėr Islamin, nė kohėn e fundit, ka shpėrblimin e 50 shokėve tė Muhammedit a.s. dhe 100 shehidėve dhe ai ėshtė i ngjajshėm me atė qė ka zjarrin nė dorėn e tij; ibadeti nė kohėn e trazirave dhe luftėrave ėshtė si emigrimi te I dėrguari a.s. (nė kohėn e tij).
    • Vėrsulja e popujve kundėr muslimanėve sikur tubohen ngrėnėsit rreth pjatės, humb vėllazėrimi fetar, urrehen zemrat dhe nga armiku nxiret frika ndaj kėtij ummeti.
    • Nė kohėn e fundit shtohen luftėrat, luftėtari nuk e di se pėr ēka lufton dhe i vrari pse ėshtė i vrarė; shtohen dridhjet e Tokės dhe trazirat.
    • Nuk do tė ndodhė Kijameti para se muslimanėt t`i luftojnė mongolėt dhe turqit si dhe pėrmendja e cilėsive tė tyre.
    • Ky ummet nuk shkatrohet nga tufani (vėrshimet e ujit) dhe nuk mund t`i shkatėroje ata ndonjė armik, por ata shkatėrojnė njėri-tjetrin (me luftėrat e pėrēarjet ndėrmjet veti).
    • Luftimi i ēifutėve dhe fitorja e muslimanėve, thertorja (luftė e madhe); ēlirimi i konstantinopojės dhe dalja e Dexhxhallit ndodhin brenda shtatė muajve.
    • Nė kohėn e fundit lajmėrohen disa tė rinjė qė lexojnė Kur`anin, dalin nga feja si shtiza nga harku; nė vrasjen e tyre ka shperblim tė madh; humbet Islami saqė nuk dihet se ēka ėshtė namazi, agjėrimi, zegjati etj,; saqė njeriu fyhet pėr shkak tė namazit tė tij siē fyhet lavirja.
    • Lindja e dallimeve, e lidhjeve dhe animeve si dhe e oportunizmit; trazira e zezė dhe shkelja e marveshjeve.
    • Do tė zhvillohen lufėtra tė mėdha e tmerruese tė cilat nuk do tė lėnė asgjė pėrpara; derdhet gjaku dhe grabitet pasuria dhe familja, nuk kanė ku tė hikin njerzit nga ato, emrat e tyre dhe numri i tyre.
    • Paraqitja e udhėheqėsve ateistė dhe devijues, zemrat largohen nga ata dhe rrėqethen lėkurėt nga mizoria e shfrenimi i tyre.
    • Paraqitja e risive nė fe dhe e sekteve tė shumta tė cilat ndjekin epshet dhe devijimet e tyre; do tė vijnė njerėz qė nuk turpėrohen nga Allahu, zemrat e tyre janė tė huaja dhe gjuhėt e tyre janė gjuhėt e arabėve.
    • Ummeti Islam do tė ndjek rrugėn e popujve tė mėparshėm, nėse ata hynė nė vrimėn e hardhucės kėta do t`i pasojn; emitimi i tyre nė veshje e ushqim dhe urrejtja e fesė.
    • Shkuarja e dijetarėve gjykimi i injorantėve, lejimi i haramit e ndalimi i hallallit, pirja e alkoolit, paraqitja e kurvėrisė dhe rrėnimi i Islamit.
    • Nė krye tė ēdo 100 vjetėve Allahu dėrgon reformator qė pėrmirėson gjendjen fetare dhe e reformon atė dhe ummeti i Muhammedit a.s. nuk bashkohet nė devijim. Njė grup i muslimanėve janė deri nė fund nė tė drejtė, ata janė nė Sham rreth Mesxhid El-Aksas.
    • Mosrespektimi i vlerave dhe i pikpamjeve fetare, si dhe i ritualeve fetare, ngritja e fėmijės kundėr tė vjetrit, bėrja keq fqiut.
    • Pėrshėndetja vetėm e atyre qė i njohim; lirimi i grave (nuk u jepet kurfarė vlere njerėzore) dhe i kuajve dhe nuk shternjtohet mė deri nė Ditėn Kijametit.
    • Do tė paraqiten nė kohėn e fundit njerėz qė kanė trupin e njerzve e zemrat e djajve, janė ujqėr qė nuk kanė pikė rahmeti, derdhin gjakun e plakut, gruas e fėmijės.
    • Fiset i udhėheqin njerzit dyfytyrė tė tyre; zbukurimi i xhamive dhe mihrabeve, leximi i Kur`anit vetėm pėr zė melodik e mos aplikimi i tij.
    • Do tė vijė dita qė besimtari tė bėhet edhe mė i nėnshtruar se robėresha, lėvizė i fshehur; nuk dijnė njerzit tė mirėn dhe tretet zemra e besimtarit nė mbrendėsi nga tė kėqijat qė sheh.
    • Islami do tė egzistojė deri nė fund dhe njė grup i tij do tė luftojė nė tė drejtė, nuk i pengon asgjė ata.
    • Do tė rriten popuj nga ky ummet nė begati; me rėndėsi pėr ta ėshtė barku i tyre, llojet e ushqimit dhe tė veshjeve, ata janė njerzit mė tė kėqij.
    • Nė kohėn e fundit falen 1000 persona nė xhamij, asnjė nga ata nuk ėshtė besimtar, falen, agjėrojnė, bėjnė haxhxhin dhe flasin ēka nuk kanė dėgjuar baballarėt e tyre, rruaju nga kėta mos tė tė devijojnė.
    • Ngritja e ndėrtesave, tė zhveshurit e tė zbathurit bėhen tė parėt e njerėzve; pėrēarja e vėllezėrve dhe djegia e Qabes.
    • Emėrtimi i alkoolit me emra tė ndryshėm, shtimi i homoseksualitetit dhe dhunimi i fėmijės siē dhunohet femra si dhe shtimi i fėmijėve tė zinasė.
    • Nuk mbetet askush pa e shfrytėzuar kamatėn; edhe ai qė nuk e pranon atė nuk mbetet pa u zhytur me tė; zeqati bėhet tregti dhe nuk mėrzitet njeriu se nga e fiton pasurin.
    • Afrimi i kohės dhe i tregjeve, lindja e lakmisė sė madhe.
    • Do tė vijė koha kur nuk do tė urdhėrohet me tė mira dhe nuk do tė pengohet nga e keqja; Sunneti (i Muhammedit a.s.) llogaritet risi ndėrsa risia Sunnet, degjenerohen rinia dhe femrat; pushtetin e marrin tė rinjtė, tė vjetrit merren me imoralitet dhe njerzit mendjelehtė merren me dituri.
    • Kur dikush bėn ndonjė mėkat, thotė: Allahu ėshtė i mėshirshėm, ma falė; nuk ndjejnė knaqėsi kur lexojnė Kur`an.
    • Gjėja e parė qė ngrihet nga njerzit ėshtė amaneti dhe turpi, kurse e fundit ėshtė namazi; do tė falen njerzit qė s`kanė vlerė e moral.
    • Do tė vijė koha kur njerėzit nderohen pėr dituri (siē duket ka pėr qėllim shkollat e univerzitetet, nė tė cilat kalojnė tė gjithė nxėnėsit), mėsojnė jo qė tė punojnė me atė qė mėsojnė dhe nuk kanė pėr qėllim Zotin, por vetėm fitimin e interesin, shtohen dijetarėt por nuk ka dobij nga ata.
    • Nė kohėn e fundit kalon njeriu pranė varrit e shpreson tė jetė nė tė nga trazirat qė ndodhin.
    • Nė kohėn e fundit shtohen xhamitė, por nuk gjejnė imam tė falet me ta, e ata qė janė, flasin atė qė nuk e punojnė.
    • Do tė ndodhin ngjarje shumė tė mėdha, do tė pyesin njerzit njėri-tjetrin: A i pėrmendi Muhammedi a.s. kėto? Kodrat lėkunden prej vendit, devet nuk do tė pėrdoren mė pėr bartjen e gjėrave.
    • Nė kohėn e fundit njerzit nuk njihen ndėrmjet veti dhe vrasin njėri-tjetrin mizorisht.
    • Do tė vijnė njerėz qė duhen me goja e urehen me zemra, me gjuhė janė vėllezėr, kurse me zemra janė armiq, dhe i frikėsohen njėri-tjetrit.
    • Nė kohėn e fundit do tė ndertohet Mekka dhe do tė mbushet me banorė dhe ndėrtesat e saj do t`i kalojnė kodrat e saj, edhe Medineja po ashtu.
    • Ndėrtimi i Jerusalemit ėshtė shkatėrimi i Medines, shkatėrimi i Medines ėshtė ndodhja e thertores, ndodhja e thertores ėshtė ēlirimi i Konstantinopojės dhe kėshtu derisa tė vijė Isau a.s.
    • Njė ushtri do ta sulmojė Qaben, por kur i afrohen shafiten tė gjithė nė Tokė, ajo ushtri ėshtė nga popuj tė ndryshėm.
    • Shkaktimi i njė zjarri tė madh nė Jemen dhe ikja e njerėzve drejt Shamit nga ai zjarr.
    • Nė kohėn e fundit do tė paraqiten shumė gėnjeshtarė, qė e quajnė veten tė dėrguar dhe flasin gjėra tė ēuditshme.
    • Prej shenjave tė kijametit ėshtė qė mbretėritė bėjnė Haxhxhin pėr shėtitje, tė pasurit pėr tregti, kurse tė varfėrit qė ta shtrijnė dorėn.
    • Nė kohėn e fundit do tė paraqitet njė yll apo planet me bisht.
    • Shtohet hidhėrimi dhe njeriu nuk e di a ėshtė besimtar apo jobesimtar, lindja e zilisė, kėrkimi i kėsaj bote me vepra tė ahiretit, fshehja e dėshmisė dhe dėshmimi i rrejshėm, pėrhapja e mitės dhe blerja e vendimeve dhe gjykimeve.
    • Shtimi i forcave tė sigurisė (Policore), pėrhapja e lapsit dhe e librave, pakėsimi i shiut.
    • Paraqitja e njerėzve qė pretendojnė dashurinė e familjes sė Muhammedit a.s. (Ehlul-Bejtit) tė cilėt refuzojnė Islamin dhe janė larg nga ai, siē thotė Aliu r.a.: Ata pretendojnė dashurinė tonė, kinse ndjekin rrugėn tonė, kurse nuk zbatojnė urdhėrat tona.
    • Do tė vijnė njerėz qė e teprojnė me zbukurimin e zėrit gjatė leximit tė Kur`anit, kurse ata nuk punojnė sipas tij dhe nuk e lexojnė atė sikurse tė parėt.
    • Do tė vijnė njerėz qė do ta refuzojnė Sunnetin, e do tė thonė: Ne punojmė vetėm me atė qė ėshtė nė Kur`an; ata kanė devijuar dhe tė tjerėt i devijojnė.
    • Ngritja e ajeteve tė Kur`anit, sa qė nė tokė nuk do tė mbetet as njė ajet.
    • Romakėt (me fjalėn romak gjithmonė mendohet nė shtetet e Perėndimit, apo vendet qė i pėrfshinte Perandoria Romake), do tė jenė mė tė shumtit para Kijametit.
    • Njerėz mė tė kėqij janė ata tė cilėt do ta pėrjetojnė Kijametin.
    • Do tė vijė koha kur njeriu qė thotė: Allah, Allah, do tė vritet, dhe do tė lind njė armiqėsi ndėrmjet Irakut dhe tė huajve (joarabėve) dhe ndėrmjet romakėve dhe banorėve tė Shamit, pastaj lajmėrohet imam Mehdiu, qė ėshtė nga familja e Muhammedit a.s., e mbushė Tokėn me drejtėsi sikurse ishte mbushur me mizori para ardhjes sė tij.
    • Para Kijametit muslimanėt do ta ēlirojnė Romėn dhe qytetin qė gjysma e tij ėshtė nė ujė e gjysma nė tokė.
    • Dhe paraqitja e dhjet shenjave tė mėdha tė Kijametit dhe ndodhive tė tyre mahnitėse, siē i pėrshkruam mė parė.
    Sa budalla eshte "Odisea"

  5. #15
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anėtarėsuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    229

    D E X H A Ll I !!!

    Nje nga nga shenjat e paraqitjes se kijametit eshte paraqitja e dexhallit !
    a di dikush te me tregoj se cvar pamje ka ai dexhal ? dhe cili do te jet misioni i tij ne ket bote ? une pere veten time per dexhall e konsideroj Izraelin,si do qofte le te japin sqarime me te hollsishme ata te cilet kane pak me shume njohuri nga feja Islame, Assalamu aleikum wrt wbt .

  6. #16
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Shenjat mė tė rėndėsishme tė vogla tė Kijametit
    Muslimanja_dr Shkruan "
    SHENJAT E VOGLA TĖ KIJAMETIT



    Nė kėtė artikull do tė pėrmendim shenjat e vogla mė tė rėndėsishme ,nuk do tė japim ndonjė koment tė veqantė vetėm aty ku ėshtė e patjetėrsushme dhe pėr secilen shenjė tė pėrmendur do tė pėrmėndim edhe hadithin autentik mė tė cilin vėrtetohet se kėto shenja janė 100 % tė vėrteta .Qellimi i kėsaj teme ėshtė pershkrimi i disa shenjave te vogla te Kijametit nė menyrė qe njerėzit ta shohin dhe ta kuptojnė se jetojnė tė kaluaren tė tashmen dhe te ardhmen. Muhammedi s.a.v.s. tha: "NJERĖZIT JANĖ NĖ GJUMĖ, KUR TE VDESIN - ZGJOHEN"
    - Lexoni mė vemėndje shenjat mė tė rėndėsishme tė vogla tė Kijametit, All-llahu ju shperbleft.




    1. Kur robėresha tė lindė zonjėn e saj . Me kėtė aludohet nė pushtime tė shumėnumėrta islame nė tė cilat do tė kėtė shumė robėresha tė cilat do tė lindin fėmijėt e zotėrinjėve tė tyre, dhe tė cilat, sikurse djemtė e baballarve tė tyre, do tė lirohen dhe nėnshtrohen nėnės sė tyre e cila ėshtė robėreshė. Gjithashtu ėshtė e mundur qė me kėtė tė aludohet nė padėgjueshmėrinė e fėmijėve ndaj prinderve, kėshtu qė fėmija do tė sillet ndaj nėnės sė tij sikur ndaj robėreshės. Tė dyja komentime janė realizuar nė jetėn e pėrditshme .


    2. Kur tė shohėsh tė zbathurit, tė zhveshurit dhe barinjtė duke u ngritur nė pallate. Kuptimi i hadithit "tė zbathurit, te zhveshurit dhe barinjtė" ne bazė tė njė hadithi ėshtė pyetur Muhamedi s.a.v.s se kush janė ata? E ai tha: " Ata janė beduinet (fshataret)".Kurse "ngritja nė pallate"paralajmron se njerėzit do ti ngrisin shtepitė e tyre, siq ėshtė rasti sot me ndertimin e pallateve e ndertesave te larta.


    3. Lėnia e punėve atyre tė cilėt nuk janė tė denjė pėr to. =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotė: " Kur punėt i lihen atyre tė cilėt nuk janė tė aftė pėr to, pritne Kijametin".

    4. Zvoglimi i diturisė dhe pėrhapja e paditurisė. =>Hadith- Muhamedi.s.a.v.s. thotė: "Para Kijametit do tė pėrhapet padituria e do tė humb dituria".


    5. Shumė vrasje. =>Hadith- Muhamedi.s.a.v.s. thotė: " Para dyerve tė Kijametit do tė ndodhė El-herexhi" e pyetėn shoket e q’ėshtė El-herexhi? Pejgamberi tha: "Vrasja , nuk them se ju do t’i vritni politeistet, por do tė vritni njėri-tjetrin".


    6. Pirja e verės (alkoolit) dhe emėrtimi i saj me emra tė ndryshėm. =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotė: "Njerėzit e umetit tim do tė pijnė verė ndersa do ta quajnė me emra tė ndryshėm".


    7. Pėrhapja e amoralitetit (Zinasė).

    8. Mėshkujt do tė veshin rrobe tė mėndafshta.

    9. Konsiderimi i instrumenteve muzikore si te lejueshme. =>Hadith- Muhamedi.s.a.v.s. thotė: "Me siguri nė umetin tim do tė kėtė tė cilėt do te lejojnė zinanė, mendafshin, verėn dhe instrumentet muzikore".


    10. Huazimi i kėngėtarve


    11. Paraqitja e paturpėsisė dhe tė folurit e shfrenuar.


    12.Ndėrprerja e lidhjeve farefisnore.


    13. Mashtrimet dhe akuzimi i tė pafajshmit.


    14. Dhėnia e besimit mashtruesit. =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotė: "Prej shenjave tė Kijametit ėshtė paturpėsia dhe te folurit e shfrenuar, ndėrprerja e lidhjeve farefisnore dhe mosbesimi ndaj tė besueshmit dhe besimi ndaj mashtruesit".


    15. Paraqitja e vdekjeve tė papritura tė njerėzit. => Hadith- Muhamedi s.a.v.s thotė: "Para Kijametit shtohen vdekjet e rastit ( si p.sh pika nė zemėr ).


    16. Kalimi pėrskaj xhamie e moskryerja e namazit nė to. =>Hadith-Muhamedi.s.a.v.s. thotė: "…Dhe kur tė kaloni pėrskaj xhamive dhe kur tė paraqiten vdekjet e papritura". Pritne Kijametin.


    17. Lufta ndėrmjet dy ushtrive muslimane, thirrja e tė cilėve do tė jetė e njėjtė. => Koment : Kjo ka tė bėjė me pėrleshjen e njohur ndėrmjet Aliut dhe Muaviut.


    18. Paraqitja e televizionit dhe shkurtimi i kohės . =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotė: "Nuk do tė vij Dita e Kijametit para se tė hyj nė qdo shtėpi njė trazirė(fitne)". Shumė dijėtar e identifikuan kėtė me televizionin , sepse ėshtė pothuajse e vetmja gjė qe ka hyrė nė qdo shtepi dhe rreziku i tij kunder qdo vlere njerezore ėshtė i qartė , edhe pse nga ai ka dobi por sherri ėshtė shumė me i madh se sa hajri. Kjo nuk ka te bėjė me vetė televizionin , sepse ai ėshtė vetem njė gjė e ngurt , por ka te bėjė me programet qe emetohen nė te. Sa i perket shkurtimit tė kohės - Muhamedi s.a.v.s. thotė: "Nuk do tė ndodh Kijameti para se tė shkurtohet koha , njė vit nė tė do tė jetė sa njė muaj , njė muaj sa njė javė , njė javė sa njė orė dhe njė orė sa njė ndezje e zjarrit…". Koment: Shkurtimin e kohės , sipas komentimit tė shumė dijetarėve , ka pėr qellim kalimin e njė largėsie te madhe pėr njė kohė te shkurt , siq ndodh nė kohėn tonė me shpikjen e automjeteve , aeroplaneve etj ,. Prandaj ne ketė menyrė edhe e pėrshkroj Muhammedi s.a.v.s.


    19. Shumė tėrmete . => Koment : Seizmologet Egjiptian pohojnė se toka ka ardhur nė gjėndjen e dridhjeve tė pandėrprera.


    20. Paraqitja e shumė ērregullimeve dhe pėrhapja e sė keqes. =>Hadith- Muhamedi.s.a.v.s. thotė: "Nuk do tė vijė Kijameti derisa nuk tėrhiqet dituria, pėrhapen tėrmetet, paraqiten ērregullime dhe tė shtohen vrasjet".


    21. Bashkimi i popujve kundėr muslimanėve sikur njė grup i njerėzve kur tubohen rreth enės me ushqim. => Hadith: Muhamedi s.a.v.s, thotė "Gati janė popujt t’ju rrethojnė ashtu siq rrethohen ngrėnėsit rreth pjates." Tha njeri: A pse jemi pak atė ditė? Tha: Ju atė ditė jeni shumė, por jeni sikur shkuma e detit.Do ta nxjerr All-llahu nga zemrat e armiqve tuaj frikėn nga ju, dhe do fuse ne zemrat tuaja dobėsinė".Tha njėri: E q’ėshtė dobėsia? Pejgamberi tha: "DASHURIA PĖR JETĖ DHE URREJTJA E VDEKJES". Nė njė hadith tjeter thuhet: "…dhe urrejtja e luftės nė rrugen e All-llahut".


    22. Kėrkimi i diturisė nga njerėzit e papjekur, tė cilėt nuk janė tė udhėzuar mirė nė shkencė. =>Koment : Do tė pyeten dhe do tė japin pėrgjigjėje pa njohuri dhe kėshtu do tė lakojnė nga rruga e drejtė edhe tė tjerėt dhe do t’i ēojnė nė humbje. =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotė: "Njė prej shenjave tė Kijametit ėshtė kėrkimi i diturisė nga tė papjekurit".


    23. Paraqitja e lakuriqėsisė tė gratė , kėshtu qė do tė mbulojnė njė pjes tė trupit , ndėrsa pjesėn tjetėr do tė zbulojnė, apo do tė veshin rrobe tė ngushta dhe tė tejdukshme . =>Koment : Keshtu qė ky veprim do tė jet shumė fatal pėr shumė njerėz pasi qė si pasoj e veshjeve tė tilla do tė shkojnė rrugės se prostitucionit.


    24. I marri do tė zė vend tė nderuar dhe do tė kujdeset pėr punėt e interesit tė pėrgjithshėm . =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotė: "Para Kijametit do tė kėtė kohė tė mashtrimeve, kur do tė akuzohen tė besueshmit ndėrsa rrenacakut do t’i bėhėt nder. Gjykimin do tė sjellė Ruvejda." Sahabėt pyeten:"Kush ėshtė Ruvejda ?" I Dėrguari u pėrgjigj: Ai ėshtė i marri i cili sjellė vendim pėr punėt e pėrgjithshme".


    25. Selami do tė jetė vetėm pėr tė njohurin, pra selam do t’i jepet vetėm atij i cili ėshtė i njohur . => Muhamedi s.a.v.s. thotė: "Njė prej parashenjave tė Kijametit ėshtė qė njeriu tė pėrshėndet me selam vetėm atė tė cilin e njeh". =>Koment : Dhe nuk ėshtė e preferueshme tė ipet Selami mė shkurtes siq jan (s.a./- Slm/- Slm Alm/- Selam.etj) tė cilat kėto pėrdoren tek muslimanet andaj Selamin jepe si Selam dhe ktheje si Selam, Selamu Alejkum / Alejkum Selam dhe asesi mė shkurtesa.


    26. Nuk do tė ketė kujdes pėr furnizimin hallall. =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotė: "Do tė vijė koha nė tė cilėn njeriu nuk do tė kėtė kujdes pėr mallin, nafakėn tė cilėn e ka arritur , a ėshtė ne menyrė hallall apo jo".


    27. Pėrhapja e pėrgjithshme e gėnjeshtrės.


    (vazhdon)
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  7. #17
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    28. Afėrsia e ēarshive (tregjeve) me ēka tregohet nė pėrhapjen e tregtisė. =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotė: "…Pėrhapja e gėnjeshtrės, shkurtimi i kohės dhe afėrsia e ēarshive".


    29.Devetė dhe shtėpit do t’i shfrytėzojnė shejtanėt . =>Koment : Qė do tė thotė se njeriu do tė ngarendė devenė tė cilėn do ta pasojė tjetra e cila nuk ėshtė pėr t’i grahur e as qė do t’i ndihmojė atij qė ka nevojė pėr tė, dhe shejtani do ta ngarendė. Gjithashtu ,njeriu do tė blejė njė shtėpi jo qė ka nevojė pėr banim dhe me vite do tė jetė e zbrazur dhe shejtanėt do ta banojnė.
    =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotė: "Shtėpitė dhe devetė do tė jenė tė pėrgaditura pėr shejtanėt".


    30. Garat pėr ngritjen e xhamive dhe pėr hijeshin e tyre .=>Hadith- Muhamedi.s.a.v.s. thotė: "Nuk do tė vij Kijameti derisa njerėzit nuk garojnė nė ndėrtimin e xhamive".


    31. Dėshira e madhe pėr tė parė ėndėrr Muhamedin.s.a.v.s. =>Koment ndėrsa kjo do tė jetė njė kohė e ērregullimeve tė pėrgjithshme dhe largimi prej fesė.
    =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotė: "Do tė vijė koha kur dikush do tė dėshirojė tė mė shohė nė ėndėrr mė shumė se sa qė e do pasurinė dhe familjen e tij".


    32. Pėrhapja e mosrespektit ndaj njerėzve dhe veprimi shumė i vogėl tė veprave pėr ahiret.

    33. Pėrhapja e koprracisė. =>Koment- Kėshtu qė tė gjithė do tė jenė dorėshtrėnguar nė atė qė e kanė. Pasaniku do tė jėtė koprrac nė pasurinė e tij, dijetari nė diturin e tij , ndersa prodhuesi ne atė qe e prodhon .=> Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotė: "Puna do tė zvogėlohet, ndėrsa do tė shtohet koprracia". .


    34. Vrasja e ndėrsjellė pa kurfarė shkaku . =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotė: "Pasha Atė nė dorėn e tė cilit ėshtė shpirti im, do tė vijė koha kur vrasėsi nuk do tė dijė se pėr ēka ka vrarė, ndėrsa i vrari pėr ēka ėshtė i vrarė".


    35. Pasuria shoqėrore do t’i nėnshtrohet grabitjes, dhe njerėzit nuk do tė ngurrojnė nga plaēkitja dhe fshehja e asaj pasurie.


    36. Humbja e besimit.


    37. Pakujdesia e njerėzve ndaj dispozitave tė fesė.


    38. Nėnshtrimi i njeriut ndaj gruas sė tij, ndėrsa padėgjueshmėria ndaj nėnės.

    39. Sjellja e vrazhdė ndaj babait, ndėrsa mirėsjellja ndaj shokut.


    40. Ngritja e zėrave nė xhami.


    41. Prijėsi i njė populli tė jetė mė i mjeruari , ndėrsa mė i prishuri nė mesin e tyre tė jetė me autoritet.



    42.Respektimi i njeriut pėr shkak tė frikės nga e keqja e tij, e jo pėr shkak tė meritės dhe fisnikėrisė sė tij. =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotė: "Kur profiti tė ndryshojė, besimi tė humbė , zekati sikur dėnim, kur njeriu ti nėnshtrohet gruas sė tij, ndersa i ashper ndaj babait tė tij , kur tė ngriten zėrat nė xhami dhe prijėsi i popullit tė jetė mė i mjerueshmi, dhe mė autoritativi tė jetė mė i prishuri, kur njeriu respektohet pėr shkak tė frikės nga e keqja e tij, kur tė pihen pije alkoolike dhe kur tė veshet mėndafshi, kur tė porositen kėngėtare dhe instrumenete muzikore, dhe kur tė fundit e kėtij umeti t;i mallkojnė ata tė mėparshmit.Atėherė njerėzit le tė presin njė erė te kuqe , deformime ose poshtėrime, ngjarje tė cilat do tė pasojnė njėra tjetrėn, ashtu siē mbėrthehet ajo qė ėshtė e varguar nė varg kur ajo tė ndėrpritet".


    43. Policia e kohės se fundit e cila rrah dhe keqtrajton qytetaret. => Hadith-Muhammedi s.a.v.s. thotė: " Do te ketė nė kohen e fundit njerėz qė me vete mbajnė kamxhikė tė ngjajshem me bishtin e lopes, dalin ata nė hidhėrimin e All-llahut (ndaj tyre)."



    44. Epėrsi do t’i jepet njeriut nė prirjen e namazit pėr shkak tė zėrit tė mirė qoftė ai mė pak i ditur dhe mė pak i vlefshėm nė mesin e njerėzve prezent.




    45. Blerjen e pozitės, pra ardhjen nė pozitė nėpėrmjet ryshfetit.



    46. Derdhja e madhe gjakut. =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotė: "Ngutuni pėr vepra tė mira para se tė ndodhin gjashtė gjėra sundimi i tė marrėve , policia e shumtė, shitja e pushtetit , derdhja shumė e lehtė e gjakut , nderprerja e lidhjeve farefisnore dhe turma e tė rinjėve tė cilėt nga kėndimi i Kur’anit do tė mbajn koncerte .Do tė zgjedhet njėri prej tyre i cili do t’u kėdojnė melodikisht pa marrė parasysh qė mė sė dobėti njeh rregullat e fikhut".


    47. Gruaja tė marrė pjesė bashkė me burrin e saj nė punėt e tregtisė. =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotė: "Para Kijametit njerėzit do tė pėrshendesin me selam vetėm ata qė i njohin , do tė pėrhapet tregtia dhe gruaja do tė marrė pjesė nė tregti me burrin e saj.


    48. Shumėsia e shkrimit dhe pėrhapja e tij .


    49. Femija ėshtė i pamėshirshėm.


    50. Shiu te jetė i nxehtė.


    51. Kėrkimi i diturisė jo pėr shkak tė fesė, por pėr tė fituar pozitė apo pasuri.



    52. Paraqitja e automobilėve. =>Hadith- Kjo ėshtė diēka shumė e mahnitshme pėr tė cilėn na ka lajmėruar – Muhamedi s.a.v.s. ku ka thėnė: "Para fundit tė jetės sė umetit tim, do tė kėtė njerėz tė cilėt do tė voziten ne ulėse komode ngjashėm me ato tė shtepisė. Do te vijnė ashtu para derės sė xhamisė,ndersa gratė do t’i kenė tė zhveshura .


    53. Paraqitja e luksit dhe jetės komode nė mesin e muslimanėve . =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotė: "Kur umeti im tė mburret dhe kur t’u shėrbejn bijtė e mbretėrve persianė dhe bizantinė , e keqja do tė sundojė mbi ta tė cilėt janė tė mirė .


    54. Do tė ngritet mashtrimi, ndersa ndershmėria do tė nėnqmohet . =>Koment- Nė tė vėrtetė , do tė respektohen e nderohen mėkatarėt ,ndėrsa nėnēmohen njerėzit bujarė.


    55. Do t’i thuhet njeriut "Sa kokėfortė qe je, i dėrmuar dhe mendjelehtė! =>Koment- Nė zemrėn e tij nuk do tė ketė njė thėrrmi imani.


    56. Tė dėshiruarit e vdekjes pėr shkak tė sprovave tė medha. =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotė: "Nuk do tė vijė Kijameti derisa njėriu nuk kalon pėrskaj varrit tė njeriut tjėtėr duke thėnė : Sikur tė isha nė vendin e tij!".


    57. Bllokada apo sanksionet e vendosura Irakut , te cilit do ti pamundėsohet ushqimi dhe ndihma.


    58. Bllokada e Shamit (Palestina , Jordani ,Siria) =>Koment- Po ashtu do t’u pamundėsohet ushqimi dhe ndihma .Kėto dy shenjat e pėrmėndura mė lartė janė gjėrat mė interesante pėr tė cilat na ka paralajmruar Muhamedi.a.s. ndėrsa do tė ndodhin para fundit tė ekzistimit tė kėsaj bote. Bllokada e Irakut, pastaj e Palestinės vėrtetojn fjalet e Muhamedit s.a.v.s. =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotė: " Do tė vij koha kur banorėt e Irakut nuk do tė mund tė mbėrrijnė as te malli e as tė paraja ," "Prej nga kėshtu ?"-Pyetėm. Ai na u pėrgjigj: "Nga tė huajt joarabė tė cilėt do ta bėjnė kėtė!" Pastaj tha "Do te vij koha kur banorėt e Shamit nuk do tė mund tė mbėrrijnė as te paratė e as te malli." "Prej nga keshtu"?" –pyetėm? Pejgamberi tha : "Nga bizantinasit" .


    59. Vdekja e Muhamedit.s.a.v.s.


    60. Qlirimi i Kudsit. =>Koment- Kjo ka ndodhė gjatė halifatit te Omerit.r.a. dhe do tė ndodh prapė



    61. Vdekja masovike nga epidemia e murtajės dhe prej semundjeve tjera ngjitėse. =>Koment- Sikur epidemia e mortajes gjatė kohės se halifatit te Omerit.r.a. nė vendin Amvas dhe gjatė luftrave botėrore.Vdekja nga epidemit e ndryshme d.m.th qė edhe sot jan prezente siq e dim te gjithė.


    62. Paraqitja e qmimeve tė larta . =>Koment- Njeriut nė vend qė t’i jepen 100 i jepen 300 euro p.sh. ndersa ai mbetet i pakėnaqur .


    63. Turbullira e cila do tė hyjė nė ēdo shtėpi arabe dhe jo arabe . =>Siē ėshtė televizioni dhe instrumentet muzikore .


    64. Armėpushimi dhe marrėveshja qė do tė vendoset ndėrmjet nesh dhe bizantineve (Evropa dhe Amerika). =>Koment-Kjo ėshtė shenja e fundit e vogėl sepse do tė paraqitet menjėherė pas betejės sė dunit tė pėrgjakshme .


    =>Es Selamu Alejkum Ue Rahmetullahi Ue Beraketuhu<=



    Marrė nga Librat:
    1.FUNDI I BOTĖS ARDHJA E IMAM MEHDIUT - Autor "EMIN MUHAMED XHEMALUDIN"
    2.SHENJAT E KIJAMETIT DHE PARALAJMĖRIMET PROFETIKE - Autor "OSMAN ABAZI"


    Pėrgaditen:
    Berat Shatri & Besa Haxhiu - Skenderaj-Kosovė
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  8. #18
    Citim Postuar mė parė nga useid Lexo Postimin
    Pjesa e tretė

    Shenjat e vogėla tė kijametit


    Shenjat e vogėla tė kijametit qė i kanė pėrmendur dijetarėt janė shumė, ndėrsa unė kėtu kamė pėrmendur ato shenja qė janė vėrtetuar me sunnet se janė; nga shenjat e vogėla dhe kam lėnė ato shenja qė nuk janė tė vėrtetuara nė sunnet -kėtė e kam bėrė mbrenda kufijve tė diturisė sime tė shkurtėr- pasiqė kam bėr njė shikim rreth atyre haditheve dhe jamė njoftuar me fjalėn e dijetarėve qė ka tė bėjė me saktėsinė apo dobėsin e atyre haditheve, ndoshta ka edhe shenja tjera tė vėrtetuara e qė unė nuk kam lexuar pėr to ndonjė hadith tė sakėt.

    Kėto shenja i kam pėrmendur pa rradhitje, ngase nuk kam lexuar ndonjė hadith apo hadithe qė tregojnė rradhitjen e tyre, ashtuqė sėpari kam pėrmendur shenjat pėr tė cilat thonė dijetarėt se janė paraqitur dhe kanė kaluar, pastaj kamė qenė i kujdesshėm nė pėrmendje e shenjave tjera dhe i kamė dhėnė pėrparėsi shenjave qė vet ngjarjet japin tė kuptojmė pėrparėsin e atyre shenjave, si pėr shembull: “Paraqitja e fitneve” ėshtė para ngritjes sė diturisė, ngase fitnet janė paraqitur nė kohėn e sahabėve, mandej kam pėrmendur luftėn kundėr Romakve para ēlirimit tė Istambollit, sepse hadithi ka ardhė nė kėtė formė dhe kamė pėrmendur ēlirimin e Istambollit para luftės me qifutėt, e qė do tė ndodhė nė kohėn e Isaut a.s, pasi qė ēlirimi i Istambollit do tė jetė para paraqitjes sė degjallit, ndėrsa zbritja e Isaut a.s. do tė jetė pas paraqitjes sė Degjallit, e kėshtu me radhė……

    Disa shenja mbeten tė pėrmenden nė fund, ngase nuk paraqiten vetėm pas shenjave tė mėdha, siē janė rrėnimi i Qabes nga dora e Habeshve dhe paraqitja e erės qė do ti merrė shpirtėrat e besimtarėve.

    Ajo qė duhet tė dihet ėshtė: se shumė nga shenjat e kijametit fillimi i tyre ėshtė paraqitur nė kohėn e sahabėve dhe janė nė shtim, pastaj vazhdimisht janė shtuar nė disa vende por jo edhe nė vendet tjera, ndėrsa ajo me tė cilėn pason dita e Kijametit ėshtė intensifikimi i atyre, ashtuqė ngritjen sė diturisė nuk i vie pėrballė vetėmse injoranca e plotė, por kjo nuk don tė thotė: se nuk do tė ekzistojė njė palė qė do tė posedojė dituri, ngase do tė jenė tė tė harruarė nė mesin e injorantėve, me kėtė krahaso shenjat tjera.1

    Meriton tė pėrmendet edhe ajo: se disa prej njerėzve, nga fjala “Shenjat e kijametit” nėnkuptojnė se janė ēėshtje tė ndaluara, pasiqė janė prej shenjave tė kijametit!

    Ky rregull ėshtė i pa pranuar, ngase pėr ato shenja, qė ka lajmėruar i Dėrguari [sallallahu alejhi ve selem] se janė nga shenjat e kijametit, nuk don tė thotė; se janė tė ndaluara ose tė urrejtura.

    Garimi i barinjėve nė ndėrtimin e pallatėve, shtimi i pasurisė dhe pesėdhjet gra qė do tė kenė njė kujdestar, nuk don tė thotė se janė edhe tė ndaluara, por janė shenja tė kijametit dhe nė kėto shenja nuk kushtėzohet diē e tillė. Prandaj mundet tė jenė nga tė mirat, tė kėqiat, tė lejuarat, tė ndaluarat, tė obliguarat dhe nga tė tjerat, e qė Allahu e din mė sė miri.



    1 shiko:fet-hul barij ((13/16)), mė vonė do tė vijė shpjegim nė detaje kur tė flasim pėr ngritjen e diturisė dhe paraqitjes sė injorancės.

    Tani do tė fillojmė me shenjat e vogėla tė kijametit:
    Po pėrmendi mė tė shkretėn se na plase. Pse po vėrdallisesh sa poshtė- pėrpjetė: po them, dua tė them, po shihen, ndoshta do tė shihen, na plase me kėtė pėrrallė monotone qė kaherė i ka dalė boja.

    DHE KJO QĖ THUA NĖ FUND: "Garimi i barinjėve nė ndėrtimin e pallatėve, shtimi i pasurisė dhe pesėdhjet gra qė do tė kenė njė kujdestar, nuk don tė thotė se janė edhe tė ndaluara, por janė shenja tė kijametit dhe nė kėto shenja nuk kushtėzohet diē e tillė. Prandaj mundet tė jenė nga tė mirat, tė kėqiat, tė lejuarat, tė ndaluarat, tė obliguarat dhe nga tė tjerat, e qė Allahu e din mė sė miri.
    " Shih deri ku beson injoranca. Sipas teje njeriu gjithė jetėn duhet tė bėjė jetė qeni!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga projekti21_dk : 03-12-2008 mė 14:04
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  9. #19
    Pa shih, injorantėt e lexojnė tinėz, por asnjėri nuk goxon tė deklarohet, se i beson plotėsisht kėsaj pėrralle!
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  10. #20
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Nuk guxojn? Kėrcenim ke ky?
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kundra Ateizmit !
    Nga _Mersin_ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 12-05-2011, 06:26
  2. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 15:02
  3. A duhen respektuar shenjat e mira/kėqija?
    Nga aluando nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-09-2008, 17:29
  4. Këndi im fetar
    Nga Zana e malit nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 165
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 16:20
  5. Shenjat e Kijametit
    Nga Shėn Albani nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 26-02-2003, 12:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •