Nese komuniteti musliman do te zgjidhte nje arab apo nje turk ne krye te komunitetit dhe do te toleronte shkelje te interesave te vete besimtareve muslimane shqiptare, nuk u takon "te gjitheve" qe ti japin zgjidhje problemit, por vete besimtareve te komunitetit musliman.Postuar mė parė nga StterollA
Nese kjo perzgjedhje cenon direkt dinjitetin mbarekombetar atere ky problem kalon jashte komunitetit fetar, behet problem i te gjitheve. P.sh: Nese ne krye te komuniteti muslyman vehet nje turk qe do ndryshonte dhe te verteten hisotrike, do mundohej me mish e me shpirt per turqizim te shqiptareve, atere ky eshte problem jo vetem per komunitetin muslian, por per te gjithe shqiptaret. E njejta gje vlen edhe per rastin konkret me komunitetin orthodokos ne krye me nje grek.
Ne rastin e kryepeshkopit Janullatos, ai akuzohet si "grek" edhe pse Hiresia e Tij nuk i ka lene vend vetes ne 12 vjet qe te dyshojne besimtaret e komunitetit orthodoks per misionin e punes se tij ne Shqiperi.
Ata qe e akuzojne apo sulmojne ate jane pikerisht ata qe nuk i perkasin komunitetit orthodoks, ose jane orthodokse por i gjykojne gjerat nga larg dhe jo nga afer.
Me shume se denigrim te figures se Hiresise se Tij, kjo perben nje manifestim diskriminimi dhe injorance nga ata njerez qe vegjel qe ua vene damken njerezve pa u munduar te njohin historine e jetes se tyre ne sherbim te Zotit.
Kryepeshkopi Janullatos ka shpenzuar nje pjese te mire te jetes se tij jashte Greqise ne misione ne vende te ndryshme te botes. Perpara se te emerohej ne krye te KOASH ne Shqiperi, ai ka sherbyer per 5 vjet ne nje mision orthodoks ne Afrike. Besoj se edhe atje ai bente "propaganden e grekut".
Mos e beni gabimin e "deshirimit" qe te ishte keshtu dhe jo ashtu, pasi realiteti eshte i tille dhe nuk do te ndryshoje sa hap e mbyll syte. Ne 1991 nuk kishim asnje klerik orthodoks shqiptar qe meshonte ne Kishat shqiptare, sot kemi me dhjetra te tille qe meshojne ne shqip ne gjithe Shqiperine.
Kjo eshte edhe arsyeja perse une vleresoj punen e Kryepeshkopit dhe kam besim te plote qe kryepeshkopi i ardhshem i KOASH do te jete shqiptar. Ashtu sic jam i bindur qe Haxhi Qamilet e shekullit te XXI nuk do ti ndalen sulmet e tyre ndaj komuniteteve te krishtera ne Shqiperi edhe pasi nje shqiptar te dali ne krye te KOASH.
Krijoni Kontakt