Shtajner shpall AKSH-në organizatë terroriste
PRISHTINË (17 Prill) - Shefi i UNMIK-ut Mikael Shtajner ka publikuar sot një akt administrativ, me anë të të cilit Armatën Kombëtare Shqiptare (AKSH), e cila mori përsipër shkatërrimin e urës hekurudhore në 12 prill afër Zveçanit, e shpall organizatë terroriste. Në aktin e publikuar thuhet se materiali propagandistik dhe faqja e AKSH-së në internet manifestojnë qartë synimin e saj, që objektivat t'i arrijë përmes forcës dhe dhunës. Sipas asaj që thuhet në këtë akt, "pjesëmarrja në AKSH, përbën krim të rëndë". Në bazë të rregulloreve të UNMIK-ut për terrorizmin kjo organizatë shpallet terroriste, thuhet në aktin që e publikoi sot Shtajner. ro/ro (BalkanWeb
mani
Krijoni Kontakt