Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,012
    Postimet nė Bllog
    22
    Postuar mė parė nga StterollA
    Nese kjo perzgjedhje cenon direkt dinjitetin mbarekombetar atere ky problem kalon jashte komunitetit fetar, behet problem i te gjitheve. P.sh: Nese ne krye te komuniteti muslyman vehet nje turk qe do ndryshonte dhe te verteten hisotrike, do mundohej me mish e me shpirt per turqizim te shqiptareve, atere ky eshte problem jo vetem per komunitetin muslian, por per te gjithe shqiptaret. E njejta gje vlen edhe per rastin konkret me komunitetin orthodokos ne krye me nje grek.
    Nese komuniteti musliman do te zgjidhte nje arab apo nje turk ne krye te komunitetit dhe do te toleronte shkelje te interesave te vete besimtareve muslimane shqiptare, nuk u takon "te gjitheve" qe ti japin zgjidhje problemit, por vete besimtareve te komunitetit musliman.

    Ne rastin e kryepeshkopit Janullatos, ai akuzohet si "grek" edhe pse Hiresia e Tij nuk i ka lene vend vetes ne 12 vjet qe te dyshojne besimtaret e komunitetit orthodoks per misionin e punes se tij ne Shqiperi.

    Ata qe e akuzojne apo sulmojne ate jane pikerisht ata qe nuk i perkasin komunitetit orthodoks, ose jane orthodokse por i gjykojne gjerat nga larg dhe jo nga afer.

    Me shume se denigrim te figures se Hiresise se Tij, kjo perben nje manifestim diskriminimi dhe injorance nga ata njerez qe vegjel qe ua vene damken njerezve pa u munduar te njohin historine e jetes se tyre ne sherbim te Zotit.

    Kryepeshkopi Janullatos ka shpenzuar nje pjese te mire te jetes se tij jashte Greqise ne misione ne vende te ndryshme te botes. Perpara se te emerohej ne krye te KOASH ne Shqiperi, ai ka sherbyer per 5 vjet ne nje mision orthodoks ne Afrike. Besoj se edhe atje ai bente "propaganden e grekut".

    Mos e beni gabimin e "deshirimit" qe te ishte keshtu dhe jo ashtu, pasi realiteti eshte i tille dhe nuk do te ndryshoje sa hap e mbyll syte. Ne 1991 nuk kishim asnje klerik orthodoks shqiptar qe meshonte ne Kishat shqiptare, sot kemi me dhjetra te tille qe meshojne ne shqip ne gjithe Shqiperine.

    Kjo eshte edhe arsyeja perse une vleresoj punen e Kryepeshkopit dhe kam besim te plote qe kryepeshkopi i ardhshem i KOASH do te jete shqiptar. Ashtu sic jam i bindur qe Haxhi Qamilet e shekullit te XXI nuk do ti ndalen sulmet e tyre ndaj komuniteteve te krishtera ne Shqiperi edhe pasi nje shqiptar te dali ne krye te KOASH.

  2. #22
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Postuar mė parė nga Albo
    . Ashtu sic jam i bindur qe Haxhi Qamilet e shekullit te XXI nuk do ti ndalen sulmet e tyre ndaj komuniteteve te krishtera ne Shqiperi edhe pasi nje shqiptar te dali ne krye te KOASH.
    Urojme te jemi gjalle kur te vije ajo dite !

  3. #23
    Postuar mė parė nga Albo
    Nese komuniteti musliman do te zgjidhte nje arab apo nje turk ne krye te komunitetit dhe do te toleronte shkelje te interesave te vete besimtareve muslimane shqiptare, nuk u takon "te gjitheve" qe ti japin zgjidhje problemit, por vete besimtareve te komunitetit musliman.
    Albo, nuk po futem te diskutoj punen e Janulatos ne krye te komunitetit orthodoks shqiptar sepse per kete jane be shume debate ne forum dhe s'ja vlen ti perserisim. Kur nje komunitet fetar ne krye ven nje te huaj qe do cenonte interesat kombetare ne cfar do lloj menyre atehere kjo s'eshte vetem brenge e atij komuniteti pasi nuk po cenohen interesat fetare (te komunitetit), por ato mbare kombetare shqiptare.

    Vete je nje nga ato qe e ngre lart moton “Feja e shqiptarit eshte shqiptaria”. Nese ne krye te komunitetit islam te Shqiperise do vihej nje turk qe do llogariste nje krahine te terre shqiptare per turq e ti s’do te reagoje me arsyetimin qe je othodoks dhe nuk te perket ky problem ty, atere i ven ne kundershtim veprimin me idene tende.

  4. #24
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Nuk e di se perse debatoni me shume? Fakti qe besimtaret orthodokse nuk pranojne nje fakt dhe mundohen ta bishterojne ne menyra te ndryshme (faktin se nje anti-shqiptar eshte ne krye te tyre) tregon mjaft per bindjet dhe ndergjegjesine mes po atyre besimtareve.

    Ne lidhje me perzierjen e fese ne debate politike kam per te thene nje gje: ai qe fut fene ne politike, nuk ja ka idene politikes. Ndoshta ne USA ku ne cdo pese hapa ke nje kishe (e eshte gabim te kesh nje xhami, te themi, mes Arabise) feja edhe ka lidhje me politiken, si rezultat i verberimeve dhe indoktrinimeve fetare te nxenesve qe nga shkolla fillore, mirepo ne nje shtet qe veten e shpall per demokratik, keto gjera s'duhet te ndodhin. Nje President ne Amerike nuk zgjedhet simbas programit dhe aftesive te tij, por simbas shprehjeve fetare dhe mbajtjes se duarve ne publik: puthjeve burre-grua, dhe spektakleve alla-scriptus.

    Amerika me te vertete qe eshte shtet i perparuar, por provo te thuash se te pelqen Islami me shume se krishterimi, dhe te bejne me keq se Xhordano Brunon kur thoshte se Bota eshte e rumbullaket.

    Nese Islami qenka pengese e futjes se Shqiperise ne BE (sa per korrektesi, Bosna eshte shtet tjeter Islam ne Europe) dhe neqofte se cmimi qenka konvertimi ne Krishterim, atehere me mire t'mos futemi fare ne nje klub konvertuesish fetare, se sa te behemi te gjithe fallco: megjithate, feja eshte zgjedhje personale dhe assesi sakrifice kombetare.

    Nese feja ime personale i pengon dikujt qe t'me pranoje si individ, atehere une turperohem: jo per fene time, por per mendjengushtesine e atyre qe pres t'me pranojne per te tille.

  5. #25
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Postuar mė parė nga AsgjėSikurDielli
    Nuk e di se perse debatoni me shume? Fakti qe besimtaret orthodokse nuk pranojne nje fakt dhe mundohen ta bishterojne ne menyra te ndryshme (faktin se nje anti-shqiptar eshte ne krye te tyre) tregon mjaft per bindjet dhe ndergjegjesine mes po atyre besimtareve.




    Mendoj se keni plotėsisht tė drejtė ASD nė kėtė paragraf, por nuk duhet tė pėrgjithėsojmė gjithė komunitetin shqiptaro-ortodoks sepse kemi shumė nga ta qė janė kundėr tij nė krye tė kishės.

    Pėrshėndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Fenomeni ''At'' Nikolla Marku
    Nga Fenomeni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 424
    Postimi i Fundit: 07-04-2012, 09:35
  2. Ēėshtja e varrezave greke nė Shqipėri
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 28-06-2011, 10:08
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. "Gafa" qė bllokoi titullin pėr Janullatos
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 31-07-2005, 15:25
  5. Kryepeshkopi Janullatos prononcohet per tolerancen fetare
    Nga Agim Bardhi nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-09-2004, 05:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •