Close
Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 87
  1. #61
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Qeveria hollandeze kur mori vesh per nje masaker qe u kishte ndodhur "helmetave blu" ne bosnje dhe qe mund ta kishte evituar po te kishte vepruar ndryshe dha dorheqjen duke njohur se me gabimin e saj kane shkuar dem jete njerezish (flitej per nje dyzene ne mos gabohem). Ne Shqiperi pas katastrofes se piramidave jane vrare rreth 3000 shqiptare e vazhdojne te vriten sot e kesaj dite pasi populli eshte i armatosur. Berisha me te vertete qe nuk i beri vete te gjitha dhe po mar rastin me te lehte per te qe nuk i mendoi keshtu por kur behet konstatimi i humbjeve qe ju shkaktuan vendit, i bijeve te pafajshem te nenave qe i qajne sot, te mijera familjeve qe lane ēdo gje qe kishin mua me duket mungese kurajo te rrish akoma ne krye te politikes e te kerkosh perseri votat e atyre qe i katandise ne ate gjendje!
    Just God Can Judge Me

  2. #62
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Vinny

    Sa per dijeni nuk behet fjale per vrasjen e helmetave blu por per vrasjen e boshnjakeve te pafajshem. Nuk behet fjale per nje dyzine por per 7000 jete njerezish qe konsiderohet edhe masakra me e madhe e pasluftes se dyte boterore. Paqeruajtesit hollandeze e deklaruan zone te sigurte Srebrenicen dhe kur erdhen serbet nuk luajten as gishtin gjate kohes qe ata masakronin si delet 7000 njerez te pafajshem.

    Qeveria hollandeze nuk dha doreheqjen kur ndodhi masakra ne fjale pra para 8-9 vjetesh por para 1 viti e gjysem kur nje komision hetimor nxori pergjegjesite e disa drejtuesve ushtarake apo politike ..... por kjo doreheqje e kryeministrit ishte thjesht nje teater sepse zgjedhjet e pergjithshme ishin vetem nje muaj larg dhe ai nuk kishte nder mend te kandidonte.

    Sidoqofte per te ngelur brenda temes .... ata qe i hapen depot dhe kryen vrasjet kane emra konkrete te cilet sot i gjen ne pikat kyce te shtetit .... ndaj t'i kerkosh llogari dikujt pse nuk arriti t'i ndaloje vrasesit kur vrasesit sot i ke ne krye te vendit me duket si ajo shprehja: S'kam c'ti bej gomarit dhe i bie samarit !

  3. #63
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Me duket se ne krye te shtetit te ushtrise e te policise ishte Berisha me sa mbaj mend dhe kur populli te jep voten te beson dhe sigurine e vendit te ushtrise etj etj.
    Berisha i kishte te gjitha keto me duket dhe e la kombin ne katastrofe
    Just God Can Judge Me

  4. #64
    ZGALEMI I FURTUNES Maska e Randi
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Vendndodhja
    N.Y U.S.A
    Postime
    147
    [i]Postuar mė parė nga Vinny_ ...................................... Ne Shqiperi pas katastrofes se piramidave jane vrare rreth 3000 shqiptare e vazhdojne te vriten sot e kesaj dite pasi populli eshte i armatosur. Berisha me te vertete qe nuk i beri vete te gjitha dhe po mar rastin me te lehte per te qe nuk i mendoi keshtu por kur behet konstatimi i humbjeve qe ju shkaktuan vendit, i bijeve te pafajshem te nenave qe i qajne sot, te mijera familjeve qe lane ēdo gje qe kishin mua me duket mungese kurajo te rrish akoma ne krye te politikes e te kerkosh perseri votat e atyre qe i katandise ne ate gjendje! [/B]
    O Vinny eshte shume e thjeshte per ta kuptuar dhe nuk ka pse ta komplikojme kete problem.Berisha ne ate kohe ishte presiden dhe kishte gjithashtu edhe qeverine,pra gjithcka qe munde te pretendoje nje politikan ose nje force politike. Dhe nje llogjike e thjeshte arin ne perfundimin se kur nje person(ose force politike) i ka keta te mira, nuk eshte e interesuar qe te krihoje probleme vete per ti humbur keta te mira qe ti jep posti.Pra ishte tjeter kush qe donte me cdo kusht dhe me cfare do menyre qe te merte kete "privilegj"qe ta jep posti,ishte tjeter kush qe bente thirje per lufte per te marre kete "privilegj",ishte tjeter kush qe hapi depot e armeve,dogji institucionet shtetrore,ishte tjeter kush projektuesi dhe sponsorizuesi i firmave piramidale,ishte tjeter kush qe kriojoi dhe perkrahu duke i financuar bandat teroriste per te marre kete "privilegj"......etj,dhe ky tjeterkushi ishte ai qe sot ka pushtetin,postin pra "privilegjin"qe i mungonte.
    Fakt per keto jane edhe ngjarjet e fundi qe po kalon qeveria e PS,ku vete Ilir Meta(nje nder fikurat kryesore te kesaj partie)e quan kryetarin e tij si kryetarin e nje bande mafioze,si kryetarin e nje klani te caktuar interesash,duke e quajtur si kryetarine nje qeverie staliniste.,si kryetarin e korupsionit dhe travikut....+ akuzat e nje viti me pare ....perfundimin nxire vete...etj.
    Kjo nuk do te dhote qe Berisha del i pa lagur ne ngjarjet e vitit 97,gje per te cilen ai vete ka marre pergjegjesite per kete.

    RANDI
    Budallai eshte gjithmone i bindur se asnje me shpejt se ai nuk e kupton njeriun e mencur.

    :q qetesi

  5. #65
    Postuar mė parė nga askush
    hehe Redi; dhe Rama menjehere pas studimeve u be profesor, e po masnej.
    gjithashtu dihet qe Berisha eshte i zgjut, (jo i ditur, per kete dyshoj).
    ngaqe nje "malok" (kam baben te tille, ka qene studenti me i mire i shkolles) qe kerkon te shprehet ne QYTET nuk ka rruge tjeter.
    problemi eshte se Berisha arriti me larg se baba im, ngaqe ishte AMBICIOZ (veti dhe e Rames), por ngaqe dhe familje me PARTISHMERI e sekretar partie, fakt i pamohushem ky per te patur nje karierre te lehte e te shpejte.

    tani Red kam disa pytje per ty.

    a) duke mos e dit moshen tende te pyes; ke marr pjese ne ndonje mbledhje ndermarrje te PPSH-se, ne ate kohe, neqofte se po ēfare mendimi ke per to.

    b) nuk di a e din ne at kohe prof. doc. Popa beri dy artikuj te bujshem ne gazeten "Zeri popullit", si e shpjegon qe Berisha qe s'kishte popullaritetin e tij (ne at kohe, he) u zgjodh kryetar i partise demokratike. ndersa Popa jo!

    c) dhe me e rendesishmja, si shpjegohet qe Berisha tashme president i vendit, nuk i hapi dosjet e SIGURIMIT TE SHTETIT.
    ne dhe sot jemi i VETMI vend ish-komunist qe se ndermorrem nje veprim te tille, pse thu ti Red?


    Ne lidhje me pyetjet qe me ke bere:

    a) Kam qene teper i vogel me moshe ne ate kohe per te marre pjese ne mbledhje nderrmarjesh te PPSH dhe per fat te mire nuk arrita qe te indoktrrinohesha si shumica ketu.

    b) Eshte e vertete qe Ylli Popa ishte i pari qe shkruajti per Liberalizim e Jetes dhe shoqerise shqiptare, por eshte gjithashtu e vertete qe i dyti pas Popes ishte pikerisht Berisha qe botoi shkrimin "Intelektuali dhe Koha" ne gazeten Bashkimi. Dhe po te nisesh nga ky fakt specifik e te lesh menjave Popen, asnje tjeter nga intelektualet nuk paten guximin qe te shkruanin kundra regjimit.

    E pra, ketu po diskutohet Berisha dhe jo Popa dhe nese ai do te ishte Komunist me bindje ne ate periudhe nuk do ta kishte botuar kurre ate artikull.

    Duhet te informoheni me teper ne lidhje me jeten dhe aktivitetin e Berishes gjate kohes se Komunizmit per te kuptuar personin e tij.
    Po te nisemi vetem nga faktet qe degjojme kafeneve, natyrisht qe do te mendojne te gjithe si ju, por e verteta eshte disi me ndryshe.

    Berisha ka karakterin e malsorit, pra njeriut te drejte e me principe dhe ate gje qe mendon e thote. Si i ri me moshe qe ishte mendonte se regjimi Komunist ishte me i miri dhe populli shqiptar ishte me i lumturi ne Bote, pasi ate kishte pare dhe degjuar si pjesa tjeter e popullsise.

    Nuk ishte ekonomist si Nano, Pashko etj qe te merrte vesh nga ekonomia boterore, kapitalizmi, socializmi etj, pra te kuptonte ne libra se cfare ishte e mire apo e keqe. Keta te dy dhe te tjere as qe arriten ta kuptonin nje gje te tille, ose nese e kuptuan, mashtruan apo nuk u treguan njerez me parime qe te luftonin per te verteten.

    Berisha ishte mjek dhe merrte vesh nga mjekesia.

    Kur iu dha rasti qe pa Bote me sy dhe pa realitet tjeter ndryshe nga ajo qe i ishte servirur atehere nderroi mendim. Cfare te keqe ka ketu?

    Pse bente namin per floket e gjate???

    Po talleni ju????

    Ai, kur pa realitetin, iu kundervu dhe nuk u soll me hipokrizi si te tjeret.

    Sic te thashe dhe me siper, duke patur parasysh karakterin e tij, si njeri me principe, thoshte gjithmone ate qe mendonte.

    Kjo mund te jete e vlefshme per nje mjek, por jo per nje politikan dhe ketu ai gaboi, pasi qe te jesh politikan i sukseshem nuk duhet qe te thuash gjithmone ato qe mendon.


    c) Perse ai nuk hapi dosjet.

    Ky ishte nje gabim tjeter i tij. Ai u nis nga parimi "Opozitare por Vellezer", pra te harrojme menxyren qe kaluam dhe te gjithe si shqiptare qe jemi te punojne per te ndertuar nje shoqeri tjeter.

    Po te hapeshin dosjet do te shkaktoheshin shume plage ne shoqeri dhe Shqiperia ne ate kohe nuk kishte nevoje per konflikte te tjera.

    Per nje Shqiptar e nacionalist, gjeja me e vyer eshte Kombi dhe cdo Bashkekombas eshte vella i nje gjaku, pavaresisht nga bindjet politike, fetare apo perkatesia krahinore.

    Kete parim kane ndjekur gjithmone Shqiptaret e vertete, duke filluar qe nga Skenderbeu, duke vazhduar tek Rilindasit e te tjeret me rradhe.

    Kete praktike nuk ndoqen Komunistet te cilet vrare e persekutuan cdo Shqiptar qe nuk i pershtatej bindjes se tyre politike.
    Ata arriten deri aty sa te bashkepunonin ngushte me Serbine ne kurriz te Shqiptareve te Kosoves apo te quanin Kinezin Vella perpara Kosovarit.

    Berisha kerkoi qe ta ndalte kete percarje duke filluar nje rruge te re, por qe gaboi, pasi nuk ka marreveshje me ata qe te kane tradhetuar sa here u ke besuar dhe qe te konsiderojne njesoj si ty ashtu dhe kinezin.

    Gabimi tjeter i Berishes ishte qe gjate krizes se 1997 nuk nderhyri me force per te treguar se Demokracia ka ligje dhe qe Shteti Shqiptar nuk mund te dhunohet nga disa rrugace.

    Per fat te keq ai ishte Mjek dhe jo ushtarak, perndryshe do ti kishte treguar vendin horrave qe i shkallmuan brinjet Atdheut.



    Megjithate, sot shume shqiptare kerkojne Qiqra ne hell. Kerkojne nej Opozite tjeter, me Lider Tjeter ne nje kohe qe nuk shikojne autoret e vertete te Katastrofes.

    Fatos Nanos iu dha shansi mbi 4 here per tu bere Kryeminister e per te provuar aftesite e veta ne qeverisjen e shtetit, ndersa Berishes i permenden dhe ulerimat per Floket e Gjate para 20 vjeteve. Ky eshte absurditet total.

    Mua personalisht nuk me intereson se kush eshte kreu i Pozites apo Opozites. Une shoh Alternativat reale qe Populli Shqiptar ka dhe bej Zgjedhjen ne baze te ideve dhe mendimeve te mia.

    Une nuk jam Revolucionar qe te nderrmar aksione anti-shtet apo anti-sistem.

    Nuk kam bindje anarkiste qe te luftoj shtetin e ta djeg sepse nuk me pelqen politika qeveritare.

    Nuk jam gjithashtu reaksionar qe te kerkoj politika apo reforma ekstreme ne zgjidhjen e krizes politike apo konfliktuale.

    Ajo i takon Popullit dhe ai eshte Sovrani. Ai me voten e tij duhet te zgjedhe se cfare eshte e mire apo e demshme per te.

    Pasojat do te bien ne kurriz te tij. Perderisa nga ai popull nuk dalin Lidere te tjere qe te fitojne popullaritet me teper se Nano apo Berisha, une nuk mund te ofroj alternativa te tjera neper ere, pasi nuk jam Don Kishot dhe as Che Guevara.

    Nuk jam dakort as me levizjen Mjaft qe kerkon te sulmoje te gjithe klasen politike, dhe per te njejtin motiv nuk jam dakort as me ata poltikane si Baleta, Lesi, apo Gazetare si Cupi, Lubonja etj qe merren vetem me kritika dhe sulmojne kedo qe vjen ne pushtet duke mos patur kurrfare bazamenti parimor.


    Une mundohem te shoh realitetin ne sy dhe mundohem ta pranoj. Dua apo nuk dua une apo ti, dy parti ka ne Shqiperi, PD dhe PS dhe dy Lidere gjithashtu.

    Do tja kalosh atyre??? Do pune, vullnet, kembengulje dhe karakter te hekurt sic e kane ata te dy.
    Ti thuash Nanos apo Berishes qe: - "Ik ti se dua te vij une se jam me i mire se ty", nuk me duket e llogjikshme. Je i zoti, merrja vendin.

    Sic e kam thene dhe here te tjera, por e perseris dhe tani:

    Populli eshte ai qe i ben konkluzionet me mire se une dhe se ti dhe pasojat do te bien mbi te ne rast se zgjedh gabim.

    Deri tani faktet tregojne qe jemi shteti me i varfer, me i kriminalizuar dhe me i korruptuar i Europes. Nga 1944 deri me 2003 atje ka qeverisur 48 vjet PPSH, 5 vjet PD-ja dhe 6 vjet PS-ja.

    Konkluzionet bejini ju vete.

    Shendet

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    131
    Abdi Baleta

  7. #67
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145
    Vijoj djalogun me Askushin.

    Partia Balliste dhe ajo e Legalitetit jane e djathta historike Shqiptare, kjo eshte vertete. Dhe jane ne fakt, gjithashtu, te dyja parti me konotacion te forte nacionalist. Pra hyjne ne nje prej kategorive qe kam permendur tashme disa here ne kete teme. Per shkak te interesave te ngushta dhe klanore, apo shtresore, qe mbrojne ama, keto dy parti nuk gezojne mbeshtetje te gjere ne popull. Nga nje kendveshtrim realist une do te thoja se keto parti nuk do te jene kurre ne gjendje, me vete apo edhe ne bashkepunim me njera tjetren te qeverisin... . Vijon

  8. #68
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Ju ose nuk kuptoni fare nga politika, ose nuk doni te kuptoni vete. Kete merreni qofte si ofendim, qofte si konstatim, nuk me behet vone. Po ju rendis disa fakte qe te vini ne vete dhe te mos flisni si te rene sot nga hena ne toke.

    1. Partia Demokratike e Shqiperise eshte nje parti qe merr minimumi 40% te votave te shqiptareve, kete e ka treguar ne cdo gare elektorale te bere ne keto 12 vjet. Kjo parti eshte partia e vetme opozitare pa rivale, pasi partite e tjera te djathta nuk e kalojne 5% e votave se bashku.

    2. Partite historike te djathta, mund te jene parti me nje histori te madhe dhe te lavdishme por qe nuk kane elektorat, dhe partite pa elektorat jane si puna e atyre grave te plakura qe edhe pse jane plakur dhe u ka ikur bukuria, ende jetojne me enderrat e 60 vjeteve me pare kur ishin te reja.

    3. Politikan nuk te ben pelqimi i BenAlbanit, Albos, Vinny_T, hapja e nje partie apo marrja pjese ne zgjedhje. Politikan te madh apo te vogel te ben numri i votave qe arrin te marresh ne zgjedhje. Kuptohet, kur zgjedhjet jane te lira dhe jo te manipuluara.

    4. "Ringjallja" e te djathtes ashtu sic e trajtoni ju, do te thote qe tu heqim vize te gjitha partive qe ju nuk u pelqejne, te gjithe liderve qe ju nuk u pelqejne, pse, sepse keshtu u pelqen ju. Besoj se e kuptoni se sa foshnjore jane keto mendime. Nese nuk u pelqen nje lider e nje alternative, thjeshte mos votoni per te ne zgjedhjet lokale apo qendrore dhe ne fund te tyre do te mesoni nese ju jeni pjese e shumices apo pakices se shqiptareve. Une nuk dua te shoh nje "ringjallje" te se djathtes, une dua te shoh koalicionin "Bashkimi per Fitore" ne pushtet. Ne kete koalicion marin pjese te gjitha partite e spektrit te djathte apo te qendres.

    5. Politika i ka rregullat e thjeshta dhe llogjike. Nese u pelqen nje alternative, votoni per te. Nese nuk u pelqen nje alternative, mos votoni per te. Nese nuk shihni asnje alternative te votueshme, mos merrni pjese fare ne zgjedhje.

    Llafet e teperta jane fukarrallek. Nese ju nuk shihni asnje alternative te besueshme ne Shqiperi, atehere pjesmarrja juaj ne diskutimet politike shqiptare eshte e pavend.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #69
    Anetar i ri Maska e askush
    Anėtarėsuar
    15-07-2003
    Postime
    45
    Postuar mė parė nga BenAlbani
    Vijoj djalogun me Askushin.

    Partia Balliste dhe ajo e Legalitetit jane e djathta historike Shqiptare, kjo eshte vertete. Dhe jane ne fakt, gjithashtu, te dyja parti me konotacion te forte nacionalist. Pra hyjne ne nje prej kategorive qe kam permendur tashme disa here ne kete teme. Per shkak te interesave te ngushta dhe klanore, apo shtresore, qe mbrojne ama, keto dy parti nuk gezojne mbeshtetje te gjere ne popull. Nga nje kendveshtrim realist une do te thoja se keto parti nuk do te jene kurre ne gjendje, me vete apo edhe ne bashkepunim me njera tjetren te qeverisin... . Vijon

    dakord me ty, shtoj se populli shkon nga fryn era, asgje nuk mund te pengoje qe ai nje dite te mbeshtese partite e vogla qe ti me te drejte i quan elitiste.
    kjo mund te ndodhe ne dy raste:

    1) ne nje gjendje te jashtezakonshme, ku qeveria humbet kontrollin dhe me i forti e i afti rremben pushtetin, siē ndodhi ne 97, dhe besoj se do te ndodhe perseri.

    2) neqofte se populli ndergjegjesohet dhe kupton me ne fund, qe ne realitet te gjitha partite, te medhaja e te vogla qofshin, ne realitetin shqiptar nuk perfaqesojne tjeter perveē klaneve te veēanta e te limituara.
    atehere ai voton bazuar thjesht mbi keto klane.
    kjo e dyta ka pak gjasa te ndodhe.


    megjithate mendoj qe personaliteti i vetem i cili po rritet dita dites ne syte e popullit eshte Mbreti. se afermi besoj se do te ndodhe si ne Bullgari.
    mbreti eshte dhe personaliteti i vetem qe mund te na fuse ne europe, heqje vizash si fillim, investime te huaja, e plot lehtesira te tjera. une e shoh si te vetmen zgjidhje.

  10. #70
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    E djathta ka akoma probleme madhore ne fushat e emencipimit dhe integrimit ne politikat dhe diplomacite moderne te kohes. E djathta shqiptare eshte gjithmone me "shpate" ne dore si nje Don Kishot ne kerkim te konflikteve anakronike dhe primitive. Ajo akoma vazhdon e flet sot per "komunista", "tradhetare" "kelysha te kuq" etj etj mentalitete keto qe ngjallin neveri, dhe qe tregojne mungese integriteti, stabiliteti dhe largpamesie ne qeverisjen e saj. Shqiptaret shikojne perseri nje te djathte qe do vije ne pushtet per te filluar ciklin e varrim-zhvarrimeve, e demonizimit te opozites, e burgosjes, rrahjes dhe persekutimit te saj. Nje te djathte qe do filloje nga e para larjen e hesapeve, dhe perjashtimin nga shoqeria shqiptare e kundershtareve te saj, fushate kjo me tituj te tille se "Ti shkaterrojme te gjitha se i kane bere socialiset" sic ben dikur me ato qe kishin ndertuar komunistet.


    Ringjallja e saj do vije vetem atehere kur kjo parti te liberalizohet, brenda ideologjise se saj dhe te njohe dhe pranoje ndryshimet qe i imponon koha. Kur ajo te heqe dore nga referimet tek e shkuara dhe tek sherri, dhe te shikoje vetem perpara. Dikur PD erdhi ne pushtet si partia e shpreses, e ndryshimit dhe e se ardhmes me te mire. Ajo erdhi ne pushtet me parrullen "Te gjithe bashkvuajtes e te gjithe bashkafajtore" qe propagandonte fokusimin tek e ardhmja dhe mbylljen e hesapeve te vjetra dhe konfliktuale. Ajo ishte ndoshta partia me liberale ne rradhet e veta, dhe klanet e "bjeshkeve te namuna" akoma nuk kishin shtrire influencen ne rradhet e saj. Ajo influencohej shume here me teper nga ata qindra intelektuale e studente liberale e tolerante qe e themeluan ate e qe me pas u qerruan prej saj, sesa nga mentalitetet rajonalo-klanore.

    Mentaliteti i se djathtes shqiptare akoma sot eshte i lidhur ngushte me konfliktet, humbjen dhe persekutimin e djeshem te saj nga e majta. Ata gjithmone i referohen te shkuares dhe i gjen gjithmone duke qare, e ankuar per "padrejtesite", e keshtu duke shpalosur nje lloj plogeshtie dhe paaftesie per te qene te afte dhe triumfuar ne cka ata besojne. Ata akoma flasin per burgje, kampe perqendrimi, kriminele, persekutim etj etj, gjera keto qe nuk japin asnje lloj shprese apo zgjidhje per elektoratin shqiptar. Ata nuk e kuptojne se ne nje vend te mjeruar si shqiperia askujt nuk i kercet me per vuajtjet e tyre te dikurshme. Shqiptaret jane te etur per nje lider me vizion te qarte dhe i fokusuar tek e ardhmja dhe jo per viktima qe e kerkojne suksesin e tyre sot tek e shkuara konfliktuale dje.

    Vete PD kur erdhi ne pushtet u konceptua te ishte partia e te gjitha shtresave shqiptare. Berisha ishte figura me tipike per kete. Nje ish-komunist fanatik, i dale nga nje familje fshatare e thjeshte, intelektual i afirmuar dhe tashme shefi i se djathtes, tek Berisha e pane veten te perfaqesuar te gjitha shtresat e popullsise, qe nga ish-komunistet e deri tek te persekutuarit, te cilet levizja qe ai udhehoqi i nxori nga burgu. Vete Berisha ishte nje "Bashkfajtor dhe bashkvuajtes" tipik i atij sistemi.
    Por edhe vete PD ishte po kaq e larmishme ne perberje.

    Shume shpejt gjithcka ndryshoi, dhe PD humbi mbi 20% te elektoratit vetem nje vit me pas ne zgjedhjet lokale. Qe atehere e djathta shqiptare ka pare vetem humbje dhe renie te elektoratit, qe sot i eshte katandisur ne me pak se 20%, sic u pa ne zgjedhjet e fundit.

Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •