Close
Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 87
  1. #51
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Po me duket vetja sikur jemi ne 1990 e qe te gjithe e kishin mendjen te komunistet e te sistemi komunist!
    Harrojeni kete periudhe se nuk kthehet me pasi Shqiperia eshte e hapur e nuk kthehet me komunizem ne te.
    E djathta e mori pushtetin duke berrtitur poshte komunizmi, e hodhem qelbesiren....kete benim dhe ne atehere por tani i ku koha se populli do buke e drita e do te jetoj e keto behen duke punuar e duke paraqitur alternativa, projekte te qarta e strategji zhvillimi te detajuara e jo me sherre parlamentesh e me propogande.
    Te djathten shqiptare se ka inat njeri sa kane te majten e megjithate nuk po voton njeri se nuk eshte serioze, eshte e paorganizuar e ka nevoje per gjak te ri intelektuale, figura te virgjera per popullin "e ku populli te identifikohet.
    Nje pjese e madhe e popullit nuk mund te pranoje te degjoje ofendime nga me te ndyrat ne parlament nga ana e opozites por pret qe ti prezantohen alternativa, te ndiqen rruget institucionale e jo me me parrulla te sheshi per ēdo gje se i humbet vlera dhe protestes.
    nuk mund te thuash kusaret , hadutet kriminelet e mafjozet e 1 muaj me pas te besh marveshje me Fatos Nano se nuk je me kredibel e ste beson me njeri ne ato qe thua.
    Populli nuk mund te pranoje te konsiderohet si dele keshtu qe nqs opozita do te fitoje pushtetin duhet te fitoje respektin e elektoratit, te filloje te pergatis nje program te qarte e te lexueshem per politiken qe synon te ndjeki dhe menyren se si do ta ēoje Shqiperine drejt zhvillimit. Politika shqiptare ke nevoje per njerez serioze e jo per rrugeēer qe shahen gjithe diten parlamentit dhe ne pjesen me te madhe te rasteve jane te paditur, nuk njohin akoma ligjet dhe bejne gafa te medha perpara publikut. Si mund te fitosh besimin e popullit ne kete menyre?! Pushteti nuk fitohet duke kritikuar por meritohet duke punuar.
    Just God Can Judge Me

  2. #52
    Anetar i ri Maska e askush
    Anėtarėsuar
    15-07-2003
    Postime
    45
    Postuar mė parė nga Orku
    Une nuk kam marre pjese ne mbledhjet e organizates baze por nuk me ngel merak kur shikoj gjurmet qe mund ti kene lene disave....

    .......por ti o disident vazhdon te merresh me Berishen .... vazhdo !


    po e nis nga fundi.
    e vertete me intereson Berisha, ngaqe eshte tema ketu, a kupton, perveē tij me interesojne dhe plot gjera te tjera.

    duke mos marre pjese ne nje mbledhje partie, TI FLET KOT, pa dit gje, per me teper ligjeratat e tua vazhdon i mban me gjuhen e vjeter te gjyshit ose babit komunist (no offence).

    ēfare dua te them me ket;
    ne shqiperi ne at kohe ishte organizata baze e partise qe bente ligjin, sekretari partise ishte mbi drejtorin e ndermarrjes ose institucionit. nuk eshte e parendesishme qe Nano u zgjodh flamurtar i socialisteve dhe inspirues i tyre, ai e kishte pervojen e duhur te drejtimit e komandimit megjithese s'ishte as minister as drejtor as intelektual. por ketu s'po flasim per te, po per Berishen si kryetari i PD, force politike qe i thote vetes e djathte.

    a) argumentat e mia.

    ne 90 baben tim e heqin nga puna duke e ēuar ne nje kooperative bujqesore per riedukim, ngaqe djali i tij iku me ambasadat e huaja. kuptohet po te qe koooperativist s'do ti benin gje, me keq se kaq s'kishte.
    sekretari partise i institucionit e thrret e i thote; nuk kam ē'bej megjithese e di qe djali jot eshte adult dhe i vetpergjegjshem, por te tilla jane udhezimet, mua po te me kishte ndodhur do te largohesha direkt.
    ēfare mesojme nga kjo;
    e para, qe ishte sekretari partise qe merrte udhezimet e aplikonte vendimet.
    e dyta, si i tille ai ishte person me pergjegjesi mbi drejtorin.

    b) ngjarje personale. (gjurmet e asaj kohe)

    disa vite perpara ishim duke ik ne plazh me nje shokun e kolegun tim, ne at kohe punoja ne nje institucion shkencor.
    ne sediljen e trenit po flisnim si zakonisht per politike duke ironizuar regjimin.
    mbas kokes tone (ju kujtohen besoj sediljet e trenave kineze, ku ne nje shpine mbeshteteshin kater persona, dy nga nje ane e dy nga ana tjeter.
    e pra nga ana tjeter ndodhej nje ruspie, nje kolege me tesere partie e cila te nesermen raportoi tek SEKRETARI I PARTISE, jo tek drejtori, (kjo i ven vulen, rendesise politike e udheheqese te ketij personi)
    fati e deshi qe sekretari partise atje ku punoja une, kishte pas qene ne nje klase me baben tim. po te mos qe keshtu KURRE nuk do ta merrja vesh cili ishte ai klysh kurve (ne rastin tone qe buēe) qe raportoi, siē ka ndodh me mijera njerez te tjere te pafat. rastesisht kjo miqesi e vjeter me shpetoi. por, vetem mua.
    ate shokun tim qe po diskutonim bashke disa kohe me vone e arrestojne duke e akuzuar per veprimtari subversive e agjitacion e propagande. per mungese provash mbas 9 muajsh biruce e lirojne, pak kohe me vone e rikapin perseri dhe e denojne me 13 vjet burg ne Spaē.

    ēfare desha me tregu me ket, qe:
    SEKRETARIi organizates baze te PARTISE, siē ishte doc. Berisha ne kohe te vet, e jo vetem ai por e gjithe kjo bande prej mijera personash i kane duart te lyera me gjak e vuajtje, sado zemer mire te ishin ata, ishte posti i tille.
    une nuk e akuzoj Berishen per krime, megjithese jam i bindur qe ne spital ngjarje te tilla ka pas me dhjetra. por ju kujtoj juve partizaneve (klyshve) te tij qe MBYLLENI GOJEN se ju qelbet ere.
    Berisha e PD, nuk jane force e djathte, e kaluara e tyre eshte e ndyre.

    neqofte se me te vertet ju ha malli per te djathten, votoni partite e vogla, votoni Mbretin!

    ps; Vinny T, ato teorite e tua paqesore shko tregoja ēifuteve, qe nuk eshte mire me i denu kriminelet nazi, ka ardh koha me i fal, se koha.... demokracia....principet.....etj, etj.

    si se kupton mer daj qe ēifutet jane ate qe jane, dmth bejne sot ligjin, vetem se kerkuan SHPAGIM DERI NE NJE dhe vazhdojne te kerkojne. ne ket menyre i ngriten moralin vetes dhe fituan respektin e botes.

    orku, debatin me ty e konsideroj te mbyllur, flm per pjesmarrjen.

  3. #53
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145
    Debati mesa po shikoj ka marre per kot ( si perhere, fatkeqesisht ). Sa mire do te ishte sikur nga keto diskutime te dilnin ide dhe iniciativa konkrete: nje bashkim intelektualesh apo te rinjsh ne diaspore psh. . Po nejse, keto jane thjesht ide.

    Ne pergjigje te askushit:


    Per mendimin tim PD-ja mundte quhet me teper parti e qendres sesa e djathte e mirfillte. Pastaj keto terma jane relative dhe jo kudo kane te njejten vlere. Laburistet ne Angli psh. jane te majte ne krahasim me konservatoret; demokratet ne SHBA te majte ne krahasim ne republikanet e keshtu me rradhe. Ne realitetin Europjan, qe eshte ai qe i afrohet me shume realitetit tone, partite popullore jane vendosur perhere ne qender, ndersa kahet ekstreme jane zene nga fashistet e nacionalistet nga njera ane dhe komunistet ( internacionaliste ) nga ana tjeter. Keshtu ne sistemin Italian Partia demokristiane ne pushtet e me pas Forza Italia e Berlusconit jane parti te qendres shume te teper sesa parti te djathta.

    Ne Shqiperi, perhere per mendimin tim si PD-ja ashtu edhe PS-ja jane parti per pushtet dhe sensin e kahut e perdorin thjesht per te treguar qarte diferencen mes tyre.

  4. #54
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Ja

    Partia Demokratike ka hedhur ne treg nje dyzine emrash te cilet pretendojne te konkurojne me kryetarin e Bashkise se Tiranes Edi Rama, emra qe ne te shumten e rasteve i perkasin shoqerise civile. Shume nga keta emra jo vetem qe as e kane menduar kandidimin, por dhe kane thene disa here se nuk do ta pranojne ate. Rasti i Eduart Selamit eshte me tipiku. I kontaktuar me telefon nga disa media ai tha konfidencialisht se ishte habitur nga ky propozim, se askush nuk e kishte vene paraprakisht zyrtarisht ne dijeni dhe se kishte ndermend te vazhdonte i qete jeten prej amerikani.

    Eshte lehtesisht e kuptueshme qe PD po tenton te gjeje nje model te ngjashem te Edi Rames demokrat, me te qete, me pak konfliktual dhe ndoshta me te njejten gjatesi te kryetarit aktual te Bashkise se Tiranes. Jo pak here partite politike luajne me ate qe kane deshire te ndodhe dhe jo me ate qe eshte me shume e mundshme te ndodhe. Tendenca per hapje e PD-se eshte e kuptueshme, sidomos pas nje "bunkerzimi" disa vjecar qe erdhi si pasoje e rrjedhjeve te shumta nga nje autoritarizem i panevojshem ashtu sikurse dhe nga disa humbje te njepasnjeshme politike. Duke rrjeshtuar thjesht emra intelektualesh e profesionistesh te shquar, PD jo vetem do te jape mesazhin e disa ndryshimeve demokratike brenda barkut te saj, po ne te njejten kohe (edhe pse keto emra mund te mos kene ndermend te konkurojne fare) PD do t'i tregoje elektoratit shqiptar se nje pjese e mire e shoqerise civile eshte me ta. Ne te njejetn kohe, ky eshte dhe nje gjysem katarsis ne video dhe audio per nje parti ky fraza "njeriu yne" eshte fraza me e cmuar dhe me me shume kredit.

    Ne fakt pak a shume te njejten strategji PD perdori dhe ne zgjedhjet lokale te vitit 2000, perpara se te fuste ne loje emrin e Besnik Mustafait, njeriu te afert dhe te preferuar te Sali Berishes, leshoi ne treg disa emra intelektualesh, mjekesh etj. Gjithcka ishte fasade, pasi emri i Besnik Mutafait ishte i paracaktuar per te mos thene i betonuar. Po edhe pse ky fakt dihej, ata qe donin te besonin ne refromimin e berndshem te PD-se u gezuan, pasi ishte e hera e pare qe kjo parti po jepte shenja se nuk kishte ndermend te punonte thjesht vetem me "te vetet".

    Kete here PD nuk e ben dot kete eksperiment tashme te konsumuar praktikisht dhe emocionalisht per shumicen e shqiptareve, sepse duke menduar thjesht per te vetet mund te djege perfundimisht veten. Beteja elektorale per Tiranen eshte beteja me e rendesishme per Partine Demokratike, sepse kete here demokratet jane perballe modelit me te sukseshem socialist, model qe rezonancen e ka pertej rrethinave te Tiranes, here here dhe jashte kufinjve te Shqiperise. Edi Rama edhe pse ka kandiduar me mantelin e Partise Socialiste eshte me shume se kaq, ndaj do ishte e pallogjikshme qe perballe kesaj figure kaq komplekse te gjendej nje demokrat i mbyllur me pasoja serioze persa i perket sjelljes demokratike nga bunkerizmi i gjate i Partise demokratike.

    Militantet e Partise Demokratike vazhdojne te kembengulin ne nje kandidat "100% tonin". Ata nuk e konceptojne dot nje kandidat pa gjak te paster "blu". Ata thjesht shqetesohen qofte dhe nga nje kandidat neutral. A ka dhe koka e PD-se te njejtin mentalitet. Kjo mbetet per tu pare. Syte i kemi te barku i mbyllur i PD-se, qe sa me shpejt te hapet, aq me mire do jete per te gjithe.
    Just God Can Judge Me

  5. #55
    Anetar i ri Maska e askush
    Anėtarėsuar
    15-07-2003
    Postime
    45
    ben albani, je ti qe po flet JASHTE teme ose siē shprehesh dhe vete FARE KOT. lexo mik temen (titullin lart) lexo gjithashtu pergjigjen qe dhe. une s'kuptova si mund te "ringjallet" e djathta nga argumentat "shkencore" te tuat.

    a ka mundesi te me kthjellosh.

    diku me lart e kam theksuar neqofte se prirjet tuaja jane socialiste (si te rinj qe jeni dhe ju kuptoj) eshte e kote me vazhdu me na dhene mend ne kete teme, ndryshe flisni konkretisht, pergjigjuni temes, jepni shembuj, hidhni ide. apo e keni me leht te ulurini e shani socialistet per hajdute vrases e imorale, duke qendruar ne opozite tere jetes. a kupton?

    tjerer partia e Ballit Kombetar dhe e Legalitetit nuk jane ekstreme, nuk jane parti fashiste. POR E DJATHTA HISTORIKE SHQIPTARE.
    gjithashtu une e di qe ne realitet ne shqiperi ka vetem TE MAJTE. shumica dermuese juaj keni patur baballaret komuniste, origjine te varfer, prandaj nuk ka si te jete ndryshe.
    atehere ē'ndodh, kur spektri eshte roze ne te kuqe detyrimisht kjo e fundit fiton, ngaqe bie me shume ne sy. populli nuk eshte qorr siē keni bindjen ta besoni.
    kjo ben qe e djathta roze berishiane eshte e destinuar te humbe per aq kohe sa te jete e tille, derisa populli te lodhet nje dite dhe te votoje ato qe quan ti ekstreme, siē po ndodh ne te tere europen meqe e morre per shembell.

    gjithmone i shtroj pyetjen vetes pse s'heq dore Berisha nga politika, te ket valle mision, apo frike nga e kaluara, si mendon ti?

  6. #56
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Postuar mė parė nga askush
    SEKRETARIi organizates baze te PARTISE, siē ishte doc. Berisha ne kohe te vet, e jo vetem ai por e gjithe kjo bande prej mijera personash i kane duart te lyera me gjak e vuajtje, sado zemer mire te ishin ata, ishte posti i tille.
    une nuk e akuzoj Berishen per krime, megjithese jam i bindur qe ne spital ngjarje te tilla ka pas me dhjetra. por ju kujtoj juve partizaneve (klyshve) te tij qe MBYLLENI GOJEN se ju qelbet ere.
    Berisha e PD, nuk jane force e djathte, e kaluara e tyre eshte e ndyre.

    neqofte se me te vertet ju ha malli per te djathten, votoni partite e vogla, votoni Mbretin!

    orku, debatin me ty e konsideroj te mbyllur, flm per pjesmarrjen.
    Askush

    Me gjithe keqardhjen per ndodhite qe te paskan ndodhur (dhe qe cuditerisht ia paske hedhur njeres.... me vjen mire por cudi) njerezit gjykohen sipas veprimeve te tyre dhe jo deshirave te tua ...... nese di gje konkrete per Berishen sille ! Nese jo vazhdo te perdoresh te vetmen arme qe te ka ngelur ..... rrenen !

    Ta them kete pasi une nuk vij ne debat per te marre ndjesite apo komplekset qe te krijon ty Berisha por FAKTET .... te vetmet gjera qe ti nuk e ke sjelle qe nga fillimi i debatit.

    Kelysh, mbyll gojen, qelbeni ere ..... kur fut nje qen ne shtepi eshte normale qe ai ose do te lehe ose do te fekondoje brenda saj ....

    Nuk kam ndermend te te etiketoj sepse mendoj se e ke perkufizuar mjaft mire veten me nickun tend.

    E kaluara e PD shenon evenimentin historik me te rendesishem te Shqiperise qe pas shpalljes se pavaresise .... pluralizmin dhe rrezimin e komunizmit. Ajo eshte e ndyre vetem per ata qe e humben pushtetin ..... por si duket qenka edhe per ata kopile qe nuk kane shanse per ta marre ate !

  7. #57
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Vinny

    Marreveshja per presidentin nuk ishte nje aleance me Nanon por nje kusht i komunitetit nderkombetar si dhe nje nga arritjet politike te PD.

    Une nuk di qe Berisha te kete deklaruar se Nano nuk eshte hajdut, nuk eshte trafikant nuk eshte i korruptuar .... tek e fundit nuk eshte faji i tij nese e majta nxjerr ate si perfaqesues !

    P.S

    Me fal qe po te pyes por nga cila instance e PD ka dale emri i Eduart Selamit si kandidature .... shpresoj qe te kesh nje pergjigje te sakte dhe jo t'i referohesh ndonje gazetareje qe sjell vetem lajmin dhe jo burimin !

  8. #58
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Ketu ka pjesmarres qe flasin sikur kane jetuar me berishen mbyllur ne nje dhome e pjesa tjeter nuk di gje fare ēfare ka ndodhur.
    Orku po flas gjithmone me gjerat qe njihen publikisht se nqs do te flisja me ato qe dij do kishe ik me brap duke qare nga zhgenjimi per njerezit qe po mbron.
    Une nuk mbroj socialistet biles urrej ata qe jane ne fuqi por mundohem te bej diskutime me llogjike e jo me tifozllik.
    Ketu po diskutojme se ēfare mund te bej "e djathta" shqiptare per te hipur ne pushtet dhe qe te besh diēka te tille duhet filluar nga identifikimi i gabimeve, analizimi i tyre, metodat qe duhen ndjekur qe te eleminohen si dhe se fundi me kryesorja perplimi i nje strategjie te qarte ku populli te kete shprese e te votoje per kete strategji.
    Sa per liderin e opozites Berishen ajo qe i beri vendit ne 1997 duke lejuar piramidat te instaloheshin ne Shqiperi eshte gjeja me e rende qe mund te beje nje politikan dhe per mua personalisht eshte njeri i pariabilitueshem dhe qe deri ne vdekje nuk mund ti jap me voten pasi skam asnje garanci per kopetencat e tij si udheheqes (pa folur per gjera te tjera akoma me te renda).
    Ketu flas per bindjet e mija dhe shpreh mendimet e mija e asnje nuk eshte i detyruar qe ti lexoje apo te jete dakort me to.
    Just God Can Judge Me

  9. #59
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Arritja me e madhe e opozites ne keto 3 vjetet e fundit, krahas krizes ne PS dhe cmontimit gradual te pushtetit socialist, eshte edhe emancipimi politik i shoqerise shqiptare, perfshi ketu edhe disa prej jush qe shkruani ketu me lart.

    Qe ta shikoni kete, kujtoni mitingjet e opozites ne 1997-2000 ku demaskoheshin hapur ata qe ishin atehere dhe jane tani ne pushtet. Shqiptaret e bene nje vesh shurdh dhe nje sy qorr perpara paralajmerimeve te opozites, aqsa pseudo-analistet qe sot i bejne vete opozite pushtetareve socialiste do te shkruanin "opozites i behet vone per pushtetin dhe jo per shqiptaret".

    Tani pa 3 vjetesh, jane shqiptaret skeptike per opoziten qe kerkojne levizjen e opozites per rrezimin e pushtetareve socialiste. Edhe ne kete teme qe shkruajme, hapesit dhe pjesmarresit e saj nuk i fshihen votat e tyre per socialistet dhe nga ana tjeter kerkojne "ringjalljen e opozites".

    A thua opozita eshte vdekur?

    Nese opozita do te ishte e vdekur, Meta, Mejdani, Nano, Klosi, Rakipi e shume te tjere nuk do te iknin me bishtin nder shale. Nuk do te kishim nje krize ne PS. Nuk do te kishim nje izolim dhe demaskim total nga faktori nderkombetar per qeverine e Tiranes dhe implikimin e saj ne trafiqe kriminale dhe korrupsion. Nuk do te kishim komisione parlamentare qe hetojne kedo dhe gjithcka duke u treguar shqiptareve dhe botes se si shperdorohen fondet publike ne Shqiperi.

    Opozita eshte e gjalle dhe me e forte se kurre. Ndryshe nga 1991 ku shqiptaret ishin te lidhur emocionalisht me opoziten e atehershme, sot shqiptaret e ndershem i lidh deshira per ndryshim dhe drejtesi ne vend. Opozita ka flakur tej rolin e shpetimtarit dhe ka veshur kostumin e avokatit te interesave te shqiptareve te ndershem qe e gjejne veten perdite perballe interesave klanore, mafioze qe vjedhin e shkaterrojne te ardhmen e tyre.

    Opozita eshte shume afer marrjes edhe te pushtetit ekzekutiv, pushtet i vetem qe i ka ngelur pa marre. Ajo tashme kontrollon institucionin e presidences, kuvendin ku votat e opozites rrezuan maxhorancen qeverisese dhe ecen e sigurt drejt ardhjes ne pushtet.

    Ndryshe nga vitet 1997-2000, opozita nuk do te jete me nje hap para shqiptareve, por ne nje hap me ta.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #60
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Postuar mė parė nga Vinny_T
    Orku po flas gjithmone me gjerat qe njihen publikisht se nqs do te flisja me ato qe dij do kishe ik me brap duke qare nga zhgenjimi per njerezit qe po mbron.
    Faleminderit qe po po m'i kursen lotet .... lol


    Per piramidat jam dakort me ty qe perbejne nje gabim te tij dhe te qevrisjes qe nuk i bllokoi ne kohe .... cila eshte kosto qe ai duhet te paguaje per ate gabim kjo eshte nje ceshtje qe i perket kohes. Ti mendon se ai duhet te ike nga politika, une mendoj se i takon votes se demokrateve te percaktojne ate qe i udheheq .... nese dikush eshte me i afte per ta zevendesuar dhe merr me shume vota se ai atehere gjithcka eshte e zgjidhur .... por formulat artificiale mua nuk me duken te pranueshme.

Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •