Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 87
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-06-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    20

    Si do ringjallet e Djathta Shqiptare?

    Tashme qe u bene shume vjete, aq sa ajo kohe me shume mbahet mend ne gjume se kur je zgjuar, qe kur e Djathta Shqiptare u zhyt ne nje kaos mazokist e vetshkaterrues, mungesa e saj po behet jetike.
    Levrimi sipas qejfit i Fatos Nanos me teper se merite e tij si politikan i shkathet eshte per t'iu atribuar mungeses se nje opsioni tjeter ne skenen politike te atdheut. E djathta eshte katandisur ne ate fare feje sa ka humbur thuajse tre te katertat e elektoratit te vet te dikurshem, kjo per faj te nje ideologjie konfrontimi midis vetes.
    Harbuteria dhe kokefortesia e Dr. Sali Berishes po paguhet shtrenjte nga populli Shqiptar. Sepse ai nuk e ka te drejten ta mbaje njerin skaj politik krejtesisht nen tutelen e vet. Per faj te verberise se tij te plote ne vend mungon nje force e cila nga ligjet e natyres ka per detyre t'i kundervihet se majtes. Prandaj Socialistet mund te bejne si te duan...
    Vini re si shembull konkret zgjedhjen e Dr. Berishes per te kokuruar Edi Ramen... Nje agjitator si Spartak Ngjela, nje njeri me 100 flamuj qe di vetem te cirret e te ulerase si grua e keqe. Nje njeri qe ia merr Rames vetem ne ate aspekt i cili konsiderohet negativ. E djathta Shqiptare nuk po kryen as minimalisht detyren e saj, per te cilen egziston. Kjo e djathte qe kemi sot eshte njesoj sikur te mos e kishim.

    Por kush eshte fajtori per kete? Eshte Dr. Berisha? Une them PO.
    Si mund ta shpetojme te Djthten per hir te Shqiperise?
    Paranoja ėshtė mė e rrezikshme se rreziku vetė!

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet nė Bllog
    22
    Spartacus, e djathta shqiptare eshte vetem dite larg ardhjes ne pushtet. Une do te shqetesohesha me shume per fatin e te majtes dhe PS se sa per fatin e te djathtes e Berishes. Teksa te djathtet po bashkepunojne dhe negociojne per bashkite dhe komunat, e majta vazhdon te thelloje krizen brenda partise.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Spartacus.

    Elektorati shqiptar eshte me me fat ne Bote pasi ne cdo zgjedhje ka jo pak, por mbi 30-35 parti per te votuar.

    Ne rast se nuk te pelqen Berisha, voto per dike tjeter, por ki parasysh qe ne kete stad, shoqeria vuan apo perfiton nga votat e saj dhe jo nga mungesa e alternativave.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Spartak, nuk ja ka fajin berisha shqiptareve, po shqiptaret vashdojne te jene te trurizuar mefenomenin berisha. Kur te edukohen turmat popullore se votimi eshte detyra e tyre numer nje ndaj shtetit dhe sistemit qe duan te krijojne dhe te jetojne, dhe kjo nenkupton votimin me pergjegjesi dhe jo me partishmeri, ketu perfshire binomin tosi-stala, atehere dhe kulcedra qe ka zene burimin do cdryhet si tigri prej letre. Ne te kundert, do vashdoje stato kuoja idiote ku ndodhet politika shqiptare.
    Ky eshte mendimi im
    kroksi

  5. #5
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Plotesisht dakort me Spartacus qe ne Shqiperi mungojne alternativat per te votuar.
    Ato 30 apo 35 parti qe quan redi jane sharlatane dhe njerez qe kane ardhur ne politike jo me bindje dhe ide po me oportunizem dhe as mos prite te japin ndonje alternative.
    Perveē PS, PD-se PDR dhe dy tre partive te vogla sekondare pjesen tjeter as mos e llogarisni pasi nuk kane nje person qe te prezantojne per minister e jo me te bejne nje qeveri e te kene programe zhvillimi te vendit.
    Shqiperia dhe opozita kryesisht ka nevoje per nje lider te ri i cili te dije te entuzjazmoje masat te sjelle nje koncept e nje projekt te ri politik ne menyre qe te heqi nga skena e politikes mjshtrat socialiste te cilet dhe pse jane hajdute te papare kane te pakten konceptin se si drejtohet administrata dhe ēfare ka qef te degjoje populli. Kete ata e bejne thjeshte fare pasi ska njeri kush ti kundervihet pasi lideri aktual Berisha eshte nje figure e djegur te cilin nuk e beson me njeri por qe vazhdon te mbaje ne diktat pjestaret e partise se tij dhe te vetmen gje qe arriti ishte largimi i pothuajse gjithe intelektualeve nga partia e tij.
    I vetmi qe ka ngelur te PD-ja eshte Bamir Topi pasi pjesa tjeter jane vetem pleq qe nuk u ndihet asnjehere zeri pasi servilosen pas Sales.
    Socialistet fatkeqesisht per vendin tone jane te destinuar te fitojne perseri zgjedhje dhe e vetmja gje qe mund ti rrezoje nga pushteti eshte kriza e brendeshme se po te jete per opoziten....ne Shqiperi nuk ka opozite.
    Just God Can Judge Me

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet nė Bllog
    22
    Socialistet fatkeqesisht per vendin tone jane te destinuar te fitojne perseri zgjedhje dhe e vetmja gje qe mund ti rrezoje nga pushteti eshte kriza e brendeshme se po te jete per opoziten....ne Shqiperi nuk ka opozite.
    Qe te zgjerosh bagazhin dhe perspektiven tende politike, ardhja e opozites ne pushtet nuk ka qene dhe nuk eshte problem. Opozita ne fakt eshte ne pushtet pasi ka presidentin e vet te zgjedhur i cili do te behet dhe garanti i zgjedhjeve te ardhshme.

    Problemi shtrohet se Shqiperia nuk ka nevoje vetem per ardhjen e opozites ne pushtet, ka nevoje per rikthimin e shtetit ligjor, qe do te thote shkaterrimin e gjithe infrastruktures kriminale qe ka hedhur rrenje dhe lulezuar ne keto 6 vjet. Edhe nese opozita kthehej ne pushtet para 1 viti, Shqiperia ende do te vuante nga perplasja e ligjit demokratik me ligjet e xhungles shqiptare.

    Prandaj opozita ne bashkepunim me komunitetin nderkombetar kane adaptuar nje strategji qe ka dy vjet qe po zbatohet. Ajo perfshinte 3 shkalle:

    1) Shkaterrimin e klaneve mafioze ne vend qe kane lidhje direkte me mafien rajonale. Qeveria italiane ka bere punen e saj shembullore ne keto 2 vjet.

    2) Krijimin e kushteve ligjore dhe politike ne vend per mbajtjen e zgjedhjeve demokratike. Pas qershor 2001, edhe nese komuniteti nderkombetar do te bente thirrje per perseritjen e zgjedhjeve, kush do ti garantonte ata qe nuk do ti priste i njejti fat me mashtrime dhe vjedhje skandaloze mandatesh?! Prandaj perendimi kembenguli ne nje "president konsensual" misioni i te cilit do te ishte pikerisht garantimi i reformave ne vend dhe i zgjedhjeve te ardhshme.
    Perendimi e diktoi kete politike mbi qeverine shqiptare duke e monitoruar ate nga afer, duke e izoluar ate dhe duke ia kushtezuar ndihmen ekonomike me rezultate ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Pra me pak fjale, Perendimi po u kerkonte socialisteve qe te benin vetedrejtesi brenda familjes socialiste. Nuk donte mend qe kjo do ta conte partine socialiste ne krize per te arritur tek dita e sotme ku ajo eshte me e percare se kurre, pa aleate, pa mbeshtetje nderkombetare dhe pa vullnetin politik per ti dhene nje zgjidhje perfundimtare krizes.

    3) Mbajtja e zgjedhjeve te lira dhe demokratike te pakontestueshme rezultati i te cilave reflekton verdiktin e shqiptareve dhe jo vullnetin e imponuar te klaneve mafioze ne pushtet. Nuk ka asnje dyshim si brenda opozites edhe ne Perendim qe nese ne Shqiperi do te mbaheshin zgjedhje te lira, ata qe jane sot ne pushtet do te humbisnin pushtetin. Kete e dikton gjendja ne vend ku krizat e tejzgjatura energjitike po e mbajne ekonomine shqiptare ne vend numero.

    Durimi i treguar nga opozita shqiptare dhe maturia e liderit te opozites Berisha do te shperblehet me nje fitore te dyfishte: ardhjen ne pushtet; shkaterrimin e se majtes shqiptare. Kjo strategji eshte tashme ne fazen e fundit te saj dhe i ka dhene frutet e veta.

    E perseris, e rendesishme per Shqiperine nuk eshte thjeshte ardhja ne pushtet, por rikthimi i shtetit ligjor qe socialistet ne keto 6 vjet qeverisje te tyre e abuzuan ne menyren me flagrante dhe me skandaloze.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Problemi yt Albo eshte qe merresh me ato qe shkruajne te tjeret ketu e nuk diskuton per temen.
    Pothuajse ne ēdo post ti kopjon shembuj qe shkruajne te tjeret e analizon ato sipas menyres tende! Me duket se qellimi eshte te diskutohet rreth temes e sejcili te shprehet sipas menyres se vet e jo te kriikohen njerezit qe shprehen ketu pasi asnje nga ne nuk ka monopolin e te vertetes.
    Une per vete jam kundra Fatos Nanos kundra politikes se allishverisheve te socialisteve por jo vetem qe nuk mund te behem tifoz i politikes se PD-se po po behem kundershtar pasi per ta dola ne rruge dhe kontribova ne menyre modeste ne rrezimin e atij pushteti komunist (dhe pse i kishte ardh fundi duhej disa te dilnin e ta rrezonin se dhe vete se leshonte njeri fronin), Berisha kishte besimin me symbyllur te gjithe popullit dhe ajo qe ai arriti te bente ishte zhgenjimi i tij dhe humbja e ēdo iluzioni te nje brezi qe kishte jetuar ne diktature, te jetonte nje dite ne demokraci.
    Berisha ka pas shume disfata dhe megjithate ne asnje moment jo vetem qe nuk ka lene stafeten dikujt ne parti qe mund te ishte me i afte por dhe i perzene me te aftit dhe e ka katandisur PD-ne e opoziten ne nje klub pleqsh ku asnje njeri nuk shef me te ardhmen dhe nuk identifikon me veten.
    Mjaft me teorira ketu albo po ik e shif nje here vendin tend se si eshte dhe pastaj jep mend ose kue nuk i di gjerat eshte me mire te mos flasesh pasi eshte ne nderin tend e mbetesh kredibel per temen qe mund te vij me pas.
    Shqiperia nuk ka 6 vjet me banda, me droge, me prostituta, me klandestine....po ka mbi 10 vjet dhe keto si sollen socialistet po i solli tranzicioni. Hiqeni nga koka se ne Shqiperi nuk ka socialiste e demokrate pasi ska as politike te majte as te djathe keshtu qe nuk ka senc kur i shikoni keta hajdute si te djathe apo te majte pasi hajduti nuk ka ngjyre.
    Just God Can Judge Me

  8. #8
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Eshte krejtesisht e natyrshme te shikosh se si <> mendjet dhe zemrat e disave ne kete forum per fatin e se djathtes. Ata jane patriote te vertete ! Nuk mendojne vetem per veten por edhe per vellain (opozitar) ... lol

    Them e natyrshme sepse ne historikun e saj politik te pas 97 e djathta ka prekur kuotat e saj me te larta elektorale duke rritur thuajse me 20% votat ne dallim me zgjedhjet e parafundit parlamentare, ka arritur fitore te ndjeshme politike sic ishte zgjedhja e nje presidenti konsensual,rrezimi i qeverise Meta,bllokimi i miratimit te ministrit te jashtem Bello, ngritja e komisioneve hetimore parlamentare,ndryshimi i kodit zgjedhor, si dhe bllokimi i ligjeve qe synojne monopolizimin e pushtetit. Se fundi ajo ka nje ekip drejtues shume here me te ngritur nga ana intelektuale, profesionale dhe morale(cdo krahasim me emra konkrete e tregon me se miri kete fakt) se kundershtaret e saj si dhe ka arritur te ktheje ne anen e saj faktorin nderkombetar i cili ne ndryshim nga ndonje anetar i forumit ... fajtor per trafiqet, krimin dhe kontrabanden nuk ben tranzicionin por qeverine !

    Pikerisht ne kete moment kur lufta mes <> dhe klaneve te tij kundershtare e ka nxjerre qeverine ne minorance deri edhe ne parlament .... <> kujtohen t'i qajne hallin te djathtes e cila per aresyet qe dhashe me lart ndodhet ne pozicionin e saj me optimal qe nga viti 97 .... thene ndryshe qaji hallin kaloresit pse i varen kembet.

    Berisha me te mirat dhe te metat e tij eshte sot per sot deputeti me i votuar gjate historikut parlamentar, perfaqeson vullnetin e shumices brenda se djathtes, dhe kryesorja nuk perflitet per ate gje qe eshte kthyer ne gangrene te politikes ... korrupsion !

    Per cdo krahasim mendoj se akuzat e ndersjellat brenda kampit socialist dalin dhe teprojne per te bere vete dallimin midis alternatives se djathte dhe klaneve te krimit qe udheheqin te majten.

    <> qe ne cdo rast jane me te rinj se pjesa me e madhe e kolegeve te tyre ne PS, te pakten nuk jane hajdute, nuk jane trafikante, nuk jane te korruptuar, nuk jane mashtrues, nuk jane vrases, nuk jane mbatharake, nuk jane te shitur, nuk jane ish sigurimsa, nuk jane perverse dhe as imorale ...... e di qe per disa keto dallime jane te paperfillshme jovetem se ato mund te jene pjese te karakterit te tyre por mbi te gjitha, sepse per ta derri behet daje nese eshte ne anen e tyre.

    Por, mjerimi, papunesia, krimi, korrupsioni, opinioni ne vend dhe ai nderkombetar si dhe zhvilllimet e fundit politike flasin se <> po i vjen fundi.

  9. #9
    Anetar i ri Maska e askush
    Anėtarėsuar
    15-07-2003
    Postime
    45
    qe ti pergjigjem drejt pyetjes se shtruar, ne rradhe te pare duhet te PERCAKTOHET qe Doc. Berisha nuk perfaqeson te djathten shqiptare, por vetem partine e tij, krijimin e tij, PD-ne.
    a eshte e djathte PD-ja, kjo ngelet per tu analizuar. une mendoj qe jo!

    mendoj! qe restaurimi te djathtes MUND TE BEHET vetem nga monarkia shqiptare. ndryshe miq duhet te presim shume 30-50 vjet, te dytin gjeneracion, kapitalistet e rinj.

    me ket s'dua te them qe PD s'do e kete kurre pushtetin, jo, por qe per mua ajo nuk eshte force e djathte, e gjitha.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-06-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    20
    Eshte per te ardhur keq menyra se si hidheni ne mbrojtje dhe perseritni njeri tjetrin ne menyre majmuneske.
    Njeriu duhet te kete nje personalitet te vetin, sidomos ne rinene e tij kur gjaku vlon dhe idealet jane akoma te gjalla.

    Nje i ri duhet te kete syte ne balle per te pare dhe zerin ne gryke per te thirrurr:
    FATOS NANO ESHTE BATAKĒI!!
    SALI BERISHA ESHTE HAJVAN!!

    Por jo, sepse ju nuk jeni djem por lule. Jo se nuk kuptoni por sepse nuk doni te pranoni. Si mund te mos shohesh qe e djathta Shqiptare eshte peng e Berishes. Sepse PD eshte qendra e se Djathtes, zemra e saj, por zemer qe nuk rreh me prej ca kohesh. Si mundesh te injorosh faktin se te gjithe ata djem qe u mblodhen dhe sakrifikuan dhe rrezikuan aq shume ne vitin 1990 per krijimin e PD tashme jane larguar, te hidhur me ate qe ndodh atje, te shkeputur pasi nuk gjejne asnje te perbashket mes deshires se tyre per liri dhe asaj cerdheje thashethemesh e thikash pas shpine.
    Ju llomotisni per shendetin e Opozites por nuk dini se ne politike qe force ka vetem nje qellim, TE MARRE PUSHTETIN dhe vetem ne rast se ka qeverisjen e vendit mundet te zbatoje programin e vet, premtimet, detyrat.
    PD eshte shnderruar ne nje cerdhe te panjohurish, me te gjithe intelektualet e vet te shperndare ne parti te tjera, te larguar jashte shtetit ose te vrare. Ne mes qendron akoma doktori, deshtak ne kuptimin e mirefillte te fjales. Ish Presidenti qe nuk pati largpamesine dhe zotesine te ruante vendin e vet nga flaket. Qe nuk pati burrerine dhe mencurine per te evituar nje katastrofe. Qe pati bindjen e vet absurde per te dale ne TV dhe siguruar nje popull se po investonte ne vende te sigurta. Qe ka patur guximin qe vazhdimisht te largoje nga partia cilindo qe nuk eshte plotesisht dakort me te.

    Te dashur djem-prej leckash qe nuk keni guximin t'i thoni gjerat si jane, ose jeni qorra krejt, por kete e dyshoj: Jo ne zgejdhjet vendore, pro as ne zgjedhjet e ardhshme Partia Demokratike nuk do te munde te fitoje, kundrejt partise se ISh Komunisteve, e cila, ndryshe nga c'deshironi te besoni, eshte tejet e organizuar, e fuqishme dhe duke u pasuruar me shume perdite.

    Me thoni, cili Socialist eshte larguar nga partia e vet?????????
    Doni nje liste (te gjate, te gjate) te Demokrateve me te mire qe i bene (m) PD?
    Paranoja ėshtė mė e rrezikshme se rreziku vetė!

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •