Close
Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 87
  1. #71
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Ja dhe nja nga analizat me te goditura dhe realiste per pozicionin e veshtire te se Djathtes dhe PD ne Shqiperi, per zgjedhjet e Qershorit, dy vjet me pare. Ja pse dhe si Perendimi nuk e preferon te djathten ne shqiperi.


    Nje eksperti elektoral te huaj (nenkuptoni te paanshem) nuk do t'i duhej shume kohe per te arritur ne konkluzionin qe Berisha do t'i humbase zgjedhjet e Qershorit. Berisha, sadoqe kesaj rradhe perdori nje strategji pothuajse te denje per nje politikan te sofistikuar, nuk arriti t'a karikoje Perendimin ne ate mase qe t'i detyronte Socialistet te krijonin kushte te barabarta ne zgjedhje. Ne kushtet aktuale te infrastruktures elektorale, koalicionit te Berishes do t'i duhet qe te pakten 60% e votuesve te mundshem te duan realisht te votojne per te, ne menyre qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t'a shpalle fitues me 51%. (Kini parasysh lojen me ndarjen e zonave elektorale, e quajtur ndryshe gerrymandering; kini parasysh listat e zgjedhesve; kini parasysh perberjen e komisioneve elektorale; dhe s'do t'a keni te veshtire te arrini ne shifrat e mesiperme.) Te fitosh zgjedhjet kur futesh me nje disavantazh te tille nuk eshte e lehte edhe per strategjistet me te talentuar te fushatave elektorale. Perendimi mund t'i bente presionin e duhur Socialisteve per nje permirsim real te infrastruktures elektorale ne qofte se nje qeveri e ardhshme Demokrate do te dukej premtuese ne plotesimin e tre kushteve: 1- Te jete te pakten po aq fleksible dhe e balancuar ne komunikimin me Perendimin sa c'eshte qeveria Socialiste; 2- Te jete me e suksesshme se qeveria Socialiste ne luften kunder korrupsionit; 3- Te jete me e suksesshme se qeveria Socialiste ne luften kunder trafiqeve ilegale.

    Kushti i pare lidhet me faktin se fuqite e medha perendimore i kane akoma te fresketa ne kujtese ditet e 1997-es, kur Berisha kokeforte sfidonte c'do mesazh dhe emisar te Perendimit. Ne kushtet e nje krize te mundshme ballkanike, Socialistet e bindur do te ishin partnere shume me te menaxhueshem per Perendimin, se sa nje Berishe i paparashikueshem. Kushti i dyte qe duhet te plotesoje nje qeveri e ardhshme Demokrate lidhet me shqetesimin e Perendimit qe drogat, armet, emigrantet ilegale, dhe prostitutat te mos perfundojne ne brigjet e Europes. Kushti i trete lidhet me shqetesimin qe ka Perendimi qe ndihmat dhe kredite qe i jepen Shqiperise te mos perfundojne ne xhepat e zyrtareve te korruptuar. Duke patur parasysh qe dosja e qeverimit te Berishes nuk eshte shume me e paster se e Socialisteve, nuk ka arsye te mendohet qe Perendimi te jete entuziast per nje fitore te Berishes. (Kujtoni trafikun e karburanteve ne drejtim te Malit te Zi gjate qeverisjes se Berishes; gomonet, drogen, kurdet, dhe prostitutat e Agron Musarait; firmat piramidale; rezultatet minimale ne ndertimin e infrastruktures; etj. Gjithashtu, kujtoni qe kur morri Berisha qeverisjen ne dore nuk kishte qindra mijra kallashnikove ne duar te civileve.)

    Berisha kishte nje karte ne dore per te kthyer eren e Perendimit ne drejtim te velave te tija - ate te koalicionit te gjere opozitar. Kjo karte do te kishte patur sukses ne qofte se koalicioni i Berishes nuk do te ishte kufizuar me partite dy-perqindeshe qe jane variabla te panjohur per Perendimin. Nje koalicion qe do te perfshinte emra si Ismail Kadarene, Eduard Selamin, Genc Rulin, Genc Pollon, Dashamir Shehin, Prec Zogajn, Neritan Ceken, Gramoz Pashkon etj. mund te perbente nje garanci per Perendimin qe nje qeverisje e ardhshme e Berishes do te ishte e ballancuar. Gjeresia aktuale e koalicionit opozitar, ne te kunderten, eshte nje garanci qe, po te fitoje Berisha, te gjitha frenat e qeverisjes do te jene ne duart e tija. Thene ndryshe, ardhja e tij ne fuqi me koalicionin aktual do te perseriste edhe njehere skenarin e 1994-97es, sipas te cilit Berisha i gjithepushtetshem ben nje vesh te shurdher e nje sy te verber ndaj vasaleve te tij te korruptuar e te perzjere me trafiqe ilegale, nderkohe qe vasalet aprovojne njezeri vendimet e Berishes. Mossuksesi i Berishes ne terheqjen e emrave te siperpermendur eshte ndoshta rrjedhoje e deshtimit te asaj pjese te trurit te Berishes qe ishte e bindur per domosdoshmerine e nje koalicioni te gjere ndaj pjeses tjeter te trurit qe desheron pushtet te gjithefuqishem.

    Duke e konsideruar te mireqene qe Berishes nuk i ka mbetur mjaft kohe per te permirsuar pozicionin e tij te disfavorshem ne zgjedhjet e Qershorit, natyrish mund te shtrohet pyetja c'do te beje Berisha. Po te presupozosh qe Berisha do te bindet ne vetvete qe nuk ka asnje shans per fitore, nje karte qe mund te luaje eshte bojkoti. Duke patur parasysh qe Partia Demokrate, Partia Demokristiane, Aleanca Demokratike, Partia e te Drejtave te Njeriut, dhe ndonje tjeter mund te jene te gatshme te mbushin boshllekun e lene nga Berisha ne opozite, kuptohet qe bojkoti eshte nje bast shume i rrezikshem, te cilin Berisha ndoshta nuk do t'a luaj. Ne rast se Berisha vendos bojkotin, Perendimit nuk i mbetet gje tjeter vecse te gelltise nje farse elektorale me kusht qe socialistet mos te tregohen aq te babezitur sa t'i bejne partite e mesiperme te paperfillshme ne Parlament. Kuptohet qe Socialistet do te tregoheshin zemergjere per aq kohe sa ata te kene vota te mjaftueshme ne parlament per te zgjedhur Presidentin e ardhshem te Republikes. Nga ana e tyre, partite e vogla do te perfitonin me shume vende ne parlament se c'kane enderruar ndonje here, plus do te perfitonin financime shteterore qe jane ne proporcion me votat e fituara.

    Karta tjeter qe mund te luaje Berisha eshte qe te mos i pranoje rezultatet e zgjedhjeve dhe te shkoje tek sheshi Skenderbej ne vend te parlamentit. Luajtja e kesaj karte nuk do te ishte vecse nje perseritje e historise se kater vjeteve te fundit. Eshte pikerisht kjo perseritje qe nuk do t'a deshironin ata qe duan te shohin sa me shpejt drite ne fundin e tunelit neper te cilin treni-Shqiperi ka dhjete vjet qe terhiqet zvarre. Qe historia te mos perseritet, Berisha duhet te lere politiken per t'i krijuar hapesire nje opozite dinjitoze dhe te besueshme si per votuesit ashtu edhe per Perendimin. Berisha e ka provuar tashme qe nuk eshte i suksesshem as per mbajtjen e pushtetit dhe as per fitimin e tij. Suksesi i tij i vitit 1992 eshte nje perjashtim qe nuk mund te perseritet me. Ai erdhi ne nje kohe qe Perendimi dhe shumica e shqiptareve kishin pothuajse 50 vjet qe prisnin ndryshim.

    Nga Anton Lekaj/ Montreal/Kanada

  2. #72
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-12-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    6
    Eshte hera e pare per mua qe shkruaj ne forum dhe te them te drejten kisha vetem pak fjale per te thene.Edhe Berisha edhe Nano kane bere shume gabime dhe asnje prej tyre nuk eshte i denje per te drejtuar vendin. Ama kisha edhe diēka per te shtuar:
    VITI 1996 NUK VJEN ME NE SHQIPERI.Nuk me intereson fare se ishin pare te piramidave apo te sudes.
    Per mendimin tim do te ishte diēla e pamenduar mire per opoziten qe te marre pushtetin ne kete gjendje qe eshte sot shqiperia, per arsyen e thjeshte se nuk do te mundej dot ta menaxhonte situaten dhe pozita e tanishme do t`ia hidhte te gjithe fajin prap PD edhe per gabimet e veta(ESHTE KJO NJE NGA METODAT QE PS E PERDOR VAZHDIMISHT PER T'IU SHMANGUR SITUATAVE).
    :^proton

  3. #73
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Postuar mė parė nga Leshator
    Qe atehere e djathta shqiptare ka pare vetem humbje dhe renie te elektoratit, qe sot i eshte katandisur ne me pak se 20%, sic u pa ne zgjedhjet e fundit.
    Nga e ke nxjerre kete shifer nga gazeta Zeri Fantocit apo ta ka thene ajo socialistja nga Berati qe nuk donte as uje as buke as drite por vetem unitet ?

  4. #74
    Ne Zgjedhjet e Fundit Parlamentare, Partite e Djathta se Bashku moren me teper vota proporcionale se Partite e Majta.

    Ishte Dushku se bashku me Abdiun me Gjykaten Kushtetuese, Komisioni Zgjedhor etj qe vendosen se kush do te qeveriste.

    De Facto, Socialistet nuk paten mazhorancen e Votave.

  5. #75
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Ja dhe Bashkimi per fitore si shkon drejt fitores me strategjine e re te bashkepunimit ndermjet partive te djathta...

    Zgjedhjet, akuza pėr pėrēarjen e opozitės

    Pollo: Do padis Berishėn nė PPE


    --------------------------------------------------------------------------------



    Pollo akuzoi dje Berishėn se pėrēau partitė e djathta nė momentin kur ata duhet tė ishin tė bashkuara pėr tė shkuar nė zgjedhjet lokale. Kryetari i PDr-sė pritet tė bėjė edhe njė relacion pėr situatėn aktuale qė ekziston mes dy partive, pėr ta dėrguar atė pranė sekretariatit tė pėrgjithshėm tė Partive Popullore Europiane, nė tė cilėn ato janė anėtare. Arsyeja e kėtij relacioni ėshtė se vetė kėto parti e udhėzuan kryetarin e PD-sė, Berisha, se duhet tė bashkėpunojė ngushtė me PDr-nė dhe tė krijojė aleanca pėr zgjedhjet e ardhshme. Dje Pollo deklaroi se "me shpalljen e njėanshme tė kandidaturave nga PD-ja nė tė gjithė Shqipėrinė, duket se Berisha e shkatėrroi ēdo shans pėr njė opozitė tė bashkuar e fituese nė zgjedhjet e tetorit". Sipas tij, PD-ja shfaqi hapur mungesė dėshire pėr tė bashkėpunuar me PDr-nė, pasi asaj iu bėnė oferta qesharake dhe se pėrzgjedhja e kandidaturave nuk ishte e linjės "kandidaturat mė tė mira". "Kandidaturat PD-ja i zgjodhi nga kontigjentet sharlatano-mafioze, si dhe tek aleancat me komitetet e '97-s, me tė cilat PDr-ja nuk ka asgjė tė pėrbashkėt", u shpreh kryetari i reformatorėve.
    Just God Can Judge Me

  6. #76
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Kjo teme eshte hapur me duket qe sejcili te jape mendimin e vet se ku jane problemet reale te te djathtes shqiptare, ēfare mund te behet per riparimin e ketyre problemeve dhe kush mund ta bej kete. Ne lidhje me keto diskutohet por shof ketu qe kur nuk je dakort ose ke ndonje version ndryshe nga ai i nje pjese te forumit qe jane te deklaruar si te djathte apo partizane te Berishes , ēdo gje kthehet ne debat personal dhe ofendime!
    Me duket mungese inteligjence qe te pretendosh se i di te gjitha dhe te duash ti mbyllesh gojen te gjitheve me ato qe ty te duken si "mend"!
    Megjithate ju uroj te gjitheve debat te kendshem.
    Just God Can Judge Me

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e alkg2001
    Anėtarėsuar
    09-05-2002
    Postime
    22

    "Halli" i te djathtes...

    Eshte interesante se te djathtet e forumit ndjehen pozitivisht me te djathten aktuale ne Shqiperi dhe perspektiven e saj.

    Shumica e atyre qe "shqetesohen" si teper per "hallin" qe e ka zene te djathten shqiptare ne diskutimet e tjera krejt ne menyre "te djathte" mbeshtesin socialistet ... d.m.th. sipas tyre socialistet duhet te ikin por nuk paska opozite t'i zevendesoje!??. Madje, cuditerisht, te gjithe keta ne unison jane perkrahes te bemave te Edi Rames. Ne forum tani dihet kush jane te djathte e kush te majte, dhe nje simpatizant i tille i te majtes nuk mund te qaje "hallin" e te djathtes.

    Edhe une si i djathte mund te rri ore te tera duke argumentuar kundra te majtes dhe pro te djathtes, por pa bereqet se ne fund te fundit mesa duket nuk ja mbushkemi mendjen njeri-tjetrit. Prandaj logjika e ALBOS eshte me vend dhe teper e thjeshte: LERJANI VOTES SE LIRE TE TREGOJE GJENDJEN E TE DJATHTES!!!

    Pershendetje

    alkg2001

  8. #78
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Pershendetje,
    Nuk e di por dicka me te vertete punon gabim ne mendjet e shqiptareve. Flitet per ringjalljen e te Djathtes kur ne fakt ne shqiperi nje e Djathte e vertete nuk EKSISTON, per me sakte ka emrin me nje TRUP te huazuar.
    E djathta ne shqiperi u perfaqesua nga : ISH KOMUNISTE TE BETUAR, ISH SEKRETARE PARTIE, ISH KRYETARE KOPERATIVE, dhe ata qe me te vertete ishin te DJATHTE u harruan ne hallet e tyre, dhe u mejanuan deri ne ate pike, sa edhe u sulmuan nga PSEUDO-DJATHTISTET.
    Nuk flas ketu me emra te pervecem , pasi eshte teresisht e kote ti futemi nje debati, pa fund.
    Ata qe me te vertete i dhane shtyse levizjeve demokratike, degjeneruan vit pas viti dhe kjo si rezultat i varferise se madhe dhe kushteve ekonomike te keqija. Keshtu ndershmeria pas 1990 ishte nje ender e larget , e cila i la vendit luftes se pandershme per fuqi, dhe zoterim pushteti. Duke qene se emancipimi i shtresave ishte shume i ulet persa i perket rregullave te reja te sistemit te ri, ato u keq- perdoren dhe u keq kuptuan nga ajo pjese qe mendonte se luajti rol ne vendosjen e tyre. Keshtu e djathta u personifikua si nje levizje e shtresave pupullore , por qe ne krye kishte intelektuale qe vinin nga sistemi i meparshem, por qe per nje apo nje tjeter arsyeje ishin ne krye te ketyre reformave. Ketu fillon dhe kontradita qe do te vinte perdite duke u bere me e ashper dhe qe vite me pas do te degjeneronte ne nje levizje me KOKEN po pa TRUPIN.
    Duhet te kuptojme qe e DJATHTA jane Shtresat e KAMURA( PASURA) dhe NACIONALISTE. Ndersa persa i takon te DJATHTES SHQIPTARE, ajo perfaqesohej nga intelektuale, JO TE PASUR, dhe per me teper JO TE DJATHTE. Ata qe ishin te DJATHTE ishin te pafuqishem dhe per me teper te rremuar si pasoje e politikes se meparshme.
    Ne 1990 u largua pjese e popullsise qe do te ishte nje nga kundershtaret e regjimit te asoj kohe, dhe ngeli ajo pjese e popullsise qe nuk guxonte te kundershtonte, packa se jetonte e shtypur. Atehere filluan levizjet studentore, qe u perkrahen dhe nga pedagoget e tyre, por qe mbaj mend levizjen e filluan studentet, ajo pjese qe ishte e PA KENAQUR dhe jo te tere STUDENTET. Ketu njerez qe u futen aksidentalisht ne kete levizje arriten qe shume shpejt ta menaxhonin ate, dhe me pas ta drejtonin ate. NE ate kohe nuk flitej per te BURGOSUR POLITIKE ish BALLISTE, apo LEGALISTE, pasi keto ishin ajo shtrese qe ishte sulmuar nga AKSIDENTALISTET qe drejtonin levizjen STUDENTORE dhe DEMOKRATIKE. Kjo eshte IRONIA SHQIPTARE, dhe si i thone PRODHIM SHQIPTAR.
    Ajo parti qe mendonte se do te perfaqesonte te DJATHTEN po ndiqte nje politike TE DJATHTE, po qe nuk mund tu aplikonte shabllon ne shqiperi ku pjesa me e madhe ishte e robtuar, dhe pjesa qe ishte e pasur ishte ajo shtrese qe kishte robtuar ate popull. Ketu u be nje nga gabimet me trashanike, qe do ti kushtonte shume shtrenjt tere vendit.
    1-U zbatua ekonomia e lire, dhe privatizimi i ekonomise shqiptare. Kush do te BLINTE ne ate kohe ???!!
    2-Nuk u zbatua parimi baze i nje ekonomie tregu dhe kapitaliste dhenia e PRONAVE PRONAREVE te LIGJSHEM( ketu u ndoq politika revulucionare, pasi ata qe e zbatonin ishin revulucionare te hershem), por cdo gje u la kaotike, dhe nga kjo fituan ata qe kishin PARATE, VLERAT MONETARE, dhe qe sigurisht nuk ishin POPULLI, nuk ishin te DJATHTET, por ishin ata qe dikur kishin qeverisur ate vend. Kjo i rraskapiti ne maksimum te DJATHTET, sepse nje PARTI nje LEVIZJE PAQESORE eshte e FUQISHME kur eshte e mbeshtetur nga ana MONETARE, dhe paraqet nje VIZION.
    Qe te DYJA ANA MONETARE dhe VIZIONI i mungonin. Kete VIZION e moren ne dore ish DREJTORET E FABRIKAVE, bijte e sekretareve te partive , farefisi i tyre, ish djemte e ambasadoreve, e te tjere, dhe djathtistet te lene me gisht ne goje, humben udhen dhe ngelen te zhgenjyer ne mes te rruges.

    E djathta shqiptare do te ringjallet duke ardhur me nje platforme per :
    1-Kthimin e prones PRONARVE TE LIGJSHEM,
    2-REFORME DRASTIKE ne PLANIN TATIMOR DHE FISKAL.
    3-Dhe adaptuar nga qendra e majte REFORMAT SOCIALE, te pakten per nje periudhe 8 vjecare.

    Ndryshe te them te drejten duhet te gezojme dhe per 20 vite KUMUNISTET ne pushtet

  9. #79
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    E Marte, 05 Gusht 2003


    ZGJEDHJET FITOHEN ME POLITIKANE INTELEKTUALE*

    Titulli i ketij shkrimi duket sa i thjeshte edhe shume i njohur nga klasa politike dhe intelektualet ne Shqiperi, por ne duam ta theksojme edhe njehere kete formulim edhe pse u neglizhua ne procesin e zgjedhjes se kandidateve per kryetar bashkie, nga PD. PS ka kohe qe punon me njerez nga shoqeria civile dhe intelektuale te njohur te cilet kane ditur shume mire te fitojne dhe te arrijne rezultate me te cilat kane avantazhin te hyjne ne zgjedhjet e ardhshme. Kjo eshte nje eksperience e vyer ne fushen e politikes Shqiptare dhe keto lloj kontratash me Intelektual nga shoqeria civile dhe Politikan Intelektual te partive te tjera te spektrit te djathte duhet te ishin lidhur edhe nga PD ne qofte se ajo vertet kerkon te fitoje ne zgjedhjet e ardheshme lokale.

    Nuk duam te nxjerrim konkluzione te parakoheshme ose te bejme fushate per ndonje parti te caktuar politike por nje analize e shpejte e disa faktoreve te tille si tipi kandidateve per kryetar bashkie qe ka zgjedhur PD per tu perfaqesuar ne dy qytetet kryesore Tirane dhe Durres, disavantazhin aktual qe ka ne Tirane nga arritjet e deritanishme te manaxhimit lokal nga Edi Rama , percarja e te ashtuquajturit "Blloku per Fitore", influencen e larte qe ka PDr ne Durres tregojne se vertet PD do te seleksionoj nje tjeter humbje ne fushaten e ardheshme elektorale te pakten ne keto dy qytete. Ne qofte se i referohemi edhe sondazhit me te fundit te gazetes "Koha Jone" ne internet duket fare qarte fataliteti i mos bashkepunimit PD-PDr ku vetem ne dy ditet e para te votimit shifrat fiksojne se 68% e votuesve pohojne gabimin e madh qe beri PD .Duket qarte se egziston nje coroditje ne udheheqjen e PD ku klane te caktuara kane eliminiuar zerin intelektual brenda rradheve te saj dhe po japin nje shans tjeter te madh qe PS te fitoje perseri edhe pse kjo e fundit perpelitet nen ethet e percarjes dhe korrupsionit masiv qe e ka perfshire.

    Rasti eshte me flagrant ne Durres ku klane te caktuara me interesa ekonomike ne PD nuk lejuan qe ajo te bashkepunonte me PDr dhe te perfaqesohej nga nje Politikan Intelektual me nje dekade eksperience te shkelqyer ne politike, drejtues dhe menaxhues i talentuar, studiues dhe analist politik i mprehte, i preferuari i SHBA-se , Ferdinand Xhaferri. Te gjitha vetite qe permendem me siper jane te konkretizura ne aktivitetin e tij si ish kryetar i PD ne Durres dhe ish- Sekretar i Pergjithshem Politik i PD,si ish -drejtori me i sukseshem i Hekurudhave Shqiptare dhe tani politikan dhe publicist i njohur.Pa bere biografine e tij ne deshirojme te theksojme se Diplomat Universitare dhe Specializimet e tij ne perendim ndoshta jane me te shumta ne numer se te gjithe kandidateve se bashku qe ka nxjerre dega PD Durres dhe eshte vendi te tregojme nje sekret qe ndoshta pak vete e dine, se ai refuzoi te bente Masterin e tij te dyte ne Navy University ne California te SHBA vetem me qellimin e mire qe te ndihmonte PD-r dhe PD ne zgjedhjet e ardhshme lokale. Per ta mbyllur kete shkrim duam ti kujtojme zotit Berisha se ai kishte mundesine te bashkepunonte dhe te fitonte me politikane te tipit Sokol Nako qe ai deshiron shume dhe ky do te ishte Ferdinad Xhaferri. Te pakten le te shpresojme qe humbja e ardhshne te behet mesim per zgjedhjet e pushtetit qendror.

    *Nje grup intelektualesh me banim ne Kanada dhe USA

    Eduard Nuhu

    ME. Concordia University

    Montreal, Canada

    Roland Simaku

    Bs. Montreal University

    Montreal, Canada

    Romir Maci

    ME. Montreal University

    Montreal, Canada

    Miriam Lloshi

    Bs. Montreal University

    Montreal, Canada

    Arben Kullolli

    Instituti i Gjuheve te Huaja, CA, SHBA

    Anila Hoda

    MCGILL Univesity

    Montreal, Canada
    Just God Can Judge Me

  10. #80
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Vinny

    Se cfare intelektualesh jane keta qe me ngjajne me shume me nje grup shoqeror studentesh duket shume qarte ne motivin qe i ka shtyre per te shkruar letren ne fjale si dhe argumentat ku mbeshtesin vleresimet e tyre.

    Se pari intelektualet merren me fenomene dhe parime ndersa individed e rendomte merren me emra te pervecem.

    Nese nenshkruesit e kesaj letre do te shqetesoheshin realisht per hapesiren qe i ka krijuar PD shoqerise civile ne keto zgjedhje atehere ata duhej te kishin marre mundimin per te shqyrtuar te pakten emrat me te cilat kjo parti do te perfaqesohet ne qytetet me te medha te vendit dhe jovetem ne Durres. Por nje gje e tille nuk ka ndodhur jovetem pse nenshkruesve ju mungon metodologjia e analizes por sepse qellimi i tyre eshte thjesht mbeshtetja e nje emri.

    Cilat jane argumentat ?

    Sondazhi i gazetes Koha Jone

    I preferuari i SHBA

    Keto jane argumentime nen nivelin mesatar. Se pari sepse cdo njeri qe ka kompjuter e di se sa shkencor mund te jete nje sondazh interneti aq me teper ai i gazetes Koha Jone .... se dyti sepse deshira per te paraqitur nje person periferik te politikes shqiptare si te perzgjedhurin e SHBA bart brenda vetes, banalitetin dhe mashtrimin.

    Ferdinand Xhaferri nuk vjen nga shqeria civile por nga ajo politike ... prandaj ne kete aspekt nenshkruesit jane kontradiktore me veten e tyre. Pjese e shoqerise civile nuk jane vetem intelektualet por edhe biznesmenet, artistet, mjeket etj.

    Mbeshtetja e PDr ne Durres nuk ka nevoje as per sondazhe dhe as per hamendje emocionale .... statistikat e PDr ne zgjedhjet e 2001 ne Durres tregojne nuk do te mund te justifikonin kurre daljen e kandidatit te opozites per kete qytet nga kjo parti.

    E verteta eshte se PDr nuk ka me shume se 4-5% mbeshtetje ne mbare Shqiperine dhe duke qene se sistemi zgjedhor parashikon nje raund te vetem (pra nuk do te kete balotazhe) ajo i kerkoi PD - se me shume se 18 % te bashkive ne mbare vendin perfshire ketu bashkine nr 2 te Shqiperise dhe me ta madhen ku demokratet kane te sigurte fitoren .... Durresin.

    PDr po kerkon te mbaje peng opoziten me 5% e saj ..... Qellimi i kesaj partie nuk eshte fitorja ne zgjedhje, sepse ata e dine shume mire se nuk do te jene ne gjendje te marrin jo 18% te elektoratit por as edhe nje komune te vetme, por deshtimi i opozites.

Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •