Close
Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 87
  1. #41
    Anetar i ri Maska e askush
    Anėtarėsuar
    15-07-2003
    Postime
    45
    hehe Redi; dhe Rama menjehere pas studimeve u be profesor, e po masnej.
    gjithashtu dihet qe Berisha eshte i zgjut, (jo i ditur, per kete dyshoj).
    ngaqe nje "malok" (kam baben te tille, ka qene studenti me i mire i shkolles) qe kerkon te shprehet ne QYTET nuk ka rruge tjeter.
    problemi eshte se Berisha arriti me larg se baba im, ngaqe ishte AMBICIOZ (veti dhe e Rames), por ngaqe dhe familje me PARTISHMERI e sekretar partie, fakt i pamohushem ky per te patur nje karierre te lehte e te shpejte.

    tani Red kam disa pytje per ty.

    a) duke mos e dit moshen tende te pyes; ke marr pjese ne ndonje mbledhje ndermarrje te PPSH-se, ne ate kohe, neqofte se po ēfare mendimi ke per to.

    b) nuk di a e din ne at kohe prof. doc. Popa beri dy artikuj te bujshem ne gazeten "Zeri popullit", si e shpjegon qe Berisha qe s'kishte popullaritetin e tij (ne at kohe, he) u zgjodh kryetar i partise demokratike. ndersa Popa jo!

    c) dhe me e rendesishmja, si shpjegohet qe Berisha tashme president i vendit, nuk i hapi dosjet e SIGURIMIT TE SHTETIT.
    ne dhe sot jemi i VETMI vend ish-komunist qe se ndermorrem nje veprim te tille, pse thu ti Red?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga askush : 30-07-2003 mė 18:27

  2. #42
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Duke qene se ky debat eshte mberthyer rreth nje emri deshiroj te theksoj se une nuk jam ketu per t'i kthyer mendjen asnjerit apo per te bere avokatin e ndokujt por per te debatuar per ate qe mua me duket e drejte !


    Vinny dhe Drini

    Une nuk ju kerkova te sillni prova qe Berisha ka qene komunist. Por prova te asaj qe ju e quani zelli i tij qe u paska bere gjemen te tjereve me perjashtime nga puna apo nga shkolla.

    Berisha eshte nje person publik dhe une mendoj se nese dikush do te ishte djegur apo do te kishte vuajtr prej <> te tij do te kishte pasur mundesi qe gjate ketyre 13 viteve, ne nje interviste publike ta pohonte nje fakt te tille, por nje gje e tille nuk ka ndodhur dhe keto fjale vijne ne formen e thashethemeve bajate te cilat vetem sa ulin nivelin tuaj te diskutimit.


    Ju te dy nga padija apo nga deshira pretendoni se Berisha ne nje mengjes te bukur u cua, hodhi teseren e PPSH dhe vendosi te drejtonte PD. Cuditerisht ju paskan shpetuar me apo pa dashje disa etapa te nje periudhe kur studentet nuk ishin ngritur akoma ne protesta dhe kur Berisha ishte nder 2-3 intelektualet e vetem qe mori guximin te shkruante publikisht mesazhe qe cenonin sistemin. Jane keto shkrime ato qe e kthyen ate ne nje person publik perpara fillimit te protestave.

    Nese keto qe ju them une nuk ju mjaftojne atehere lexoni Kadarene ne librin e te cilit pershkruhet mbledhja qe Ramiz Alia organizoi me intelektualet per te kerkuar mbeshtetjen e tyre dhe ku nga te pranishmit Berisha ishte i vetmi qe kerkoi pluralizem politik. E pra te gjitha keto kane ndodhur perpara protestave te studenteve ne nje kohe kur komunizmi kishte akoma mundesi te burgoste apo internonte, pse jo edhe te te varte sic beri Fehmi Abdiu (sot kryetar i gjykates kushtetuese me poetin Avzi Nela)!


    Drini une ta kam thene se askush nuk eshte i pazevendesueshem ceshtja eshte se nga kush zevendesohet dhe perse zevendesohet. Berisha eshte i zgjedhur me VOTA ne krye te PD. Kur nr i votave qe e mbeshtesin do te jete me i vogel se nr i votave qe nuk e mbeshtesin do te thote se e djathta do te kete nje lider te ri ...... a ka me qarte dhe me demokraci se kaq ?


    Spartacus

    Une nuk kam thene se fragmentarizimi i PD eshte progres por te kam thene qe eshte proces i pluralizmit !

    <> eshte ne krye te PD si pasoje e vullnetit te lire te shumices. Une nuk kam prova per t'u vene emra atyre intelektualeve qe lexonin deklarata perpara ramiz alise apo qe perfunduan keshilltare apo ministra te Fatos Nanos por mendoj se ata i nevojiten PD aq sa i nevojiten asaj mercenaret.

    Partite qe dolen nga PD sot ose nuk ekzistojne me (PDD), ose jane copetuar (PAD), ose jane ndare PDR dhe PDR(R) dhe te gjitha se bashku ne diten e tyre me te mire nuk kane marre me shume se 5% vota ! Kjo flet per peshen e tyre ne elektoratin brenda dhe jashte PD-se.

    Askush

    I burgosuri ishte Ramiz Alia i cili qendroi ne burg deri diten kur Fatosi i vet e nxori nga burgu para kohe ! Nese Alia do te kishte ne dore materiale qe e kompromentonin Berishen nuk besoj se do te kishte bere burg pa i nxjerre .... sidoqofte ti vazhdo te prsesh apo pse jo edhe te <> se perralla te tilla mund te vertetohen .... deri atehere (pra deri sa te vertetohen) ajo qe thua eshte thjesht nje SPEKULIM .... thene shqip ... rrene !

    Ne lidhje me moshapjen e dosjeve ato ne te gjithe europen lindore jane hapur per publikun vetem ne Gjermani .... ne sensin qe dikush qe kishte bere burg kishte te drejte te shkonte dhe te pyeste kush e kishte spiunuar. Ne asnje vend tjeter te lindjes dosjet nuk jane hapur per te gjitha kategorite e publikut !

    Dosjet ne disa nga vendet lindore u hapen vetem per politikanet dhe nepunesit e larte civil. Nje gje e tille ndodhi edhe ne Shqiperi ku ne baze te nje ligji u hiqej e drejta bashkepunetoreve te sigurimit te zgjidheshin dhe te mbulonin poste publike ... ky ligj u abrogua me kerkesen e te prekurve (te majtes) dhe mbeshtetjen e Vranickit.

    P.S

    R2T ate shprehjen nuk e kam thene une por nje pjesemarres tjeter ne debat.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Orku : 30-07-2003 mė 19:53

  3. #43
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    E djathta ka shenuar gjithmone kthesat me pozitive ne historine e Shqiperise, ishin elementet e saj ata qe udhehoqen Shqiperine qe nga ditet e para te shpalljes se pavaresise e deri ne revolucionin bolshevik te qershorit, ishte ajo qe ngriti shtetin e pare modern shqiptar, ishte ajo qe e nxori vendin nga harta sllavo-aziatike e komunizmit dhe e ktheu ate ne harten e Europes.

    Edhe Stalini e vendosi vendin e tij ne anen e drejte gjate L2B por kjo nuk do te thote se ai ishte me i mire se Hitleri .... aq me e vertete behet kjo po te krahasojme koston qe paguam si komb ne pushtimin gjerman dhe ate qe paguam nen pushtimin sllavo-komunist.

    Masakra e Tivarit ashtu si dhe tradhetia e Bujanit eshte nje nga aktet me te shemtuara te vellezerve sllavo-komuniste te cilet ne nje sinkronizim makaber ekzekutuan brenda nje dite 6000 shqiptare.

    Atij qe thote se komunistet nuk kishin gisht dua t'i kujtoj se shumica e atyre qe u ekzekutuan ishin batalione kosovare qe ndodheshin ne Shqiperi,c'armatimi dhe dergimi i te cilave per ne Tivar u ekzekutua nga komunistet shqiptare !

    Konferenca e Bujanit nuk u zbatua kurre dhe kjo erdhi si pasoje e tradhetise qe prostitutat e Dushanit dhe Titos i bene Kosoves dhe Shqiperise.

    Nese komunistet nuk do te kishin gisht ne keto tradheti dhe masakra si ka mundesi qe muaji i mjaltit mes tyre dhe jugosllaveve erdhi pikerisht pas ketyre ngjarjeve dhe bishti i Beogradit ne Tirane nuk protestoi kurre per to ?

    Prandaj leshi boll fole per lesh !

    Takimi i Kretes ku Kosova deklarohej komunitet dhe ceshtje e brendshme e Serbise nuk ishte me pak tradheti se deklaratat qe e konsideronin Beogradin si kryeqytet te Kosoves apo Selanikun njelloj me Durresin apo shqiptaret e maqedonise si primitive qe vriteshin per flamur, apo naive ata qe mendonin se kosoven do ta clironin rambot amerikane etj etj !

    Kosoven nuk e cliroi as Thaci me Xhevat Halitin dhe aq me pak mbatharaku i Tiranes qe ne ate periudhe kishte ne dore celsat e kashtes ! Ate e cliruan amerikanet te cilet respektuan nje angazhim te marre nga Xhorxh Bushi per vijen e kuqe ne Kosove e cila u komunikua publikisht gjate vizites se Berishes ne Shtepine e Bardhe.

    Per kujtese kur Berisha kerkonte ne ate periudhe (93-94) bombardimin e objekteve ushtarake ne Beograd ishte pikerisht ministri i Nanos (Blushi) ai qe e akuzonte ate si luftenxites .....


    Shumica e ndihmave qenkan siguruar para 92 ..... hahahaha
    Dijme ta pranojme edhe genjeshtren kur thuhet per humor !

    Nese te majtet do ta kishin anetaresuar vendin njelloj ne Ke duke derguar si negociator Rucin alias Cigarja apo servetin alias Ylli apo do te kishin vjelur njelloj ndihma dua te di si shpjegohet qe sot ne marrim me pak ndihma se cdo vend tjeter i Ballkanit dhe se Maqedonia e dale nga lufta e ka nenshkruar hapjen e negociatave perpara nesh dhe nuk eshte cudi qe edhe Serbia te beje te njejten gje ?

    Ndihmat ne nje vend ku ushqimi ndahej akoma me racion dhe rroga mujore ishte 8 dollare nuk mund te perdoreshin per te bere autostrada. Brenda 4 vjetesh njerezit kaluan nga tallonat tek makinat, rrogat u rriten 10 here dhe ne vend u instaluan me shume se 12 mije firma te huaja. Shqiperia kishte rritjen ekonomike me te shpejte krahasuar me ekonomite ne zhvillim te lindjes. Ndihmat shkuan ne kualifikimin e eksperteve, ne kreditimin e biznesit dhe bujqesise, ne amortizmin e pasojave sociale qe vinin nga reformat si dhe ne permiresimin e infrastruktures.

    Se si u perdoren keto ndihma e tregon me se miri fakti qe deri ne fund te 96 Shqiperia vazhdonte te ishte shteti me i sponsorizuar nga BE.


    Thuhet se e djathta nuk eshte e mencur nuk eshte e urte nuk eshte e zgjuar nuk eshte parashikuese etj etj .... keto jane gazra me rigon para nje realiteti qe tregon nje te majte qe nuk mjaftohet me vjedhjet ne dogana dhe tendera por i sulet edhe thesarit te shtetit, me nje te majte qe vret, burgos dhe rremben kundershtaret politike, me nje te majte qe eshte e lidhur me krimin si nena me femijen dhe qe ka thyer cdo rekord te zi qe lidhet me varferine, mjerimin dhe trafiqet.

  4. #44
    Anetar i ri Maska e askush
    Anėtarėsuar
    15-07-2003
    Postime
    45
    Postuar mė parė nga Orku
    . Nje gje e tille ndodhi edhe ne Shqiperi ku ne baze te nje ligji u hiqej e drejta bashkepunetoreve te sigurimit te zgjidheshin dhe te mbulonin poste publike ...
    nuk me thua pse valle? per ē'faje duhet te privoheshin keta njerez.


    te me falesh, per pyetjen direkte, por meqe zenedesove Redin ne pergjigje, dhe me sa dukesh je i mireinformuar.

  5. #45
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Nuk ke degjuar per proceset farse, torturat, vrasjet, zhdukjet, deshmitaret e rreme e deri dhe perdhunimet qe ky sherbim ka kryer ?

    Nuk te duken faje keto ?

  6. #46
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Orku, e shof qė paske shumė njohuri ndaj ē'ėshtjeve poliktike, dhe sidomos ato nė Shqipėri. Meqė s'kemi folur gjatė kėtu pėr ē'ėshtjen e temės, si mendon se do tė bashkohet dhe fuqizohet e Djathta Shqiptare? Si e shikon tė ardhmen e saj nė parashikimin tėnd, dmth nė gjėndjen qė ajo do ketė afatshkurt dhe afatmesėm.

    Unė tė paktėn mendoj se ē'ėshtė mė e mira pėr ta ėshtė pajtimi dhe institucionalizmi i tyre nė njė bosht, dhe njė rimėkėmbje e sistemit tė tyre organizues, pra dmth tė njė sistemi ku mosmarrveshjet tė ishin gjėra mėse tė kaluara dhe problemi nė plan tė parė tė ishin strategjitė e tyre (bashkarisht) politike.


    S'di tė them gjėra konkrete rreth kėsaj harritje. Megjithatė tani pėr tani nė dorė bashkimin e ka vetėm Berisha, qoftė ai i mirė apo i keq, i ndershėm, apo kumunist, e mė the e tė thash.

    Drini.

  7. #47
    Anetar i ri Maska e askush
    Anėtarėsuar
    15-07-2003
    Postime
    45
    Postuar mė parė nga Orku
    Nuk ke degjuar per proceset farse, torturat, vrasjet, zhdukjet, deshmitaret e rreme e deri dhe perdhunimet qe ky sherbim ka kryer ?

    Nuk te duken faje keto ?


    interesant, hera pare qe degjoj, por?

    a eshte SHLYERJE qe ndaj nje njeriu qe vret pa me te voglen meshire, pa me te voglen keqardhje, sipas tregimit tend, te merren masa te tilla qesharake, VETEM te mos kete te drejte te zgjidhet ne organet e pushtetit dhe kaq. a eshte e ndershme kjo?
    gjithashtu, edhe nje here te me falesh per paditurine ne ket lende, por me duhet te shtroj pyetjen: a ishte SIGURIMI SHTETIT qe vepronte me kok te vet pergjate aktivitetit te tij, apo kishte organ me te larte qe vendoste direktivat dhe jepte urdherat per ekzekutim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga askush : 30-07-2003 mė 22:20

  8. #48
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Askush

    Prokurori anglez u tha ushtarakeve gjermane ne gjyqin e Nurenbergut se pavaresisht urdherave qe kishin marre nga eproret ne veprimet e tyre ata duhet te kishin marre ne konsiderate edhe parimet e ndergjegjes humane ....

    Ne lindje pas renies se komunizmit nuk u aplikua kjo metode askund !

    Sigurisht qe per krime te tilla keto penalizime nuk jane te mjaftueshme por se pari mbledhja e provave eshte dicka shume e veshtire kur flitet per veprimtarine e kryer nga nje sherbim sekret.

    Se dyti shume prej veprimeve te tyre ishin te justifikuara nga ligji.

    Se treti Shqiperia nuk mund te bente perjashtim ne trajtimin e ketyre personave nga gjithe pjesa tjeter e lindjes pasi do t'i duhej te kalonte nen proces me shume se 100 000 njerez !!!

    Sigurisht qe urdherat i merrnin nga ata qe perfunduan ne burg me akuza per genocid. Sidoqofte ligji nuk kufizohej vetem tek bashkepunetoret e sigurimit por edhe tek funksionaret e larte shtetit (rang zevendesministri e lart)

  9. #49
    Anetar i ri Maska e askush
    Anėtarėsuar
    15-07-2003
    Postime
    45
    dhe nje pyetje si fund; a ke marre pjese ndonjehere ne ndonje mbledhje te organizates baze te partise te ndermarrjes, apo ne ate kohe ke pas 10 vjeē.


    ps; me duket se gjyqin e Nurembergut e kamuflove, ata qe u denuan me ekzekutim ishin gjithe EPRORE TE LARTE TE PARTISE NAZISTE qe kishin dhene urdhera, u denuan me burgosje te gjithe te tjeret te cilet kishin marre urdhera ose s'ishin ushtarake por tekniciene, siē ishte arqitekti personal i Hitlerit.
    me ato shifrat 100 000 njerez po me habit, me duken si 28 mije deshmoret, ti e kupton fare mire qe te gjithe ket cirk po e bej per tu kuptuar qe ato mijerat qe ti permend (ndoshta si ēun komunisti qe je, me kete s'te ofendoj, por ka kohe qe keshtu me dukesh), sigurimi e me the te thashe komandoheshin vetem nga nje GRUSHT njerezish. ket grusht Berisha nuk pati kurajon as burrerine ti kalonte ne proēes, QE TE DILTE NJE HERE E MIRE PERGJEGJESIA E SECILIT NE KRIMET MASIVE.

    ne france para pak kohe u denua nje ish-prefekt qe kish mbush ne kohe te gjermanit trenat me ēifute per eksterminacion ne gjermani. u denua vetem NJE, dhe jo mijerat qe ai i vuri me ndjek ēifutet si lepuj e me mbush trenat. a kupton.
    e kjo s'ndodhi ne shqiperi. pse? pergjigja ndodhet ne anen e Berishes, njolle ne ndergjegje te tij.

  10. #50
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Une nuk kam marre pjese ne mbledhjet e organizates baze por nuk me ngel merak kur shikoj gjurmet qe mund ti kene lene disave....

    Ne gjyqin e Nurenbergut edhe ata qe u denuan kishin eprore mbi vete dhe dihet se ne nje diktature ushtarake urdherat e rendesishme jepen gjithmone vertikalisht.

    Shifrat qe te dhashe nuk jane te fryra por fakte .... i beson apo i kupton nuk me intereson.

    Ne Shqiperi kreret e regjimit u futen ne burg. Ramiz Alia, Zylyftar Ramizi, Hajredin Shyti, Shefqet Peci, Aranit Cela,Hekuran Isai etj .... te gjithe keta u burgosen ..... sot te gjithe i ke jashte por ti o disident vazhdon te merresh me Berishen .... vazhdo !

    Se si te dukem ty eshte problemi yt .... se kush jam e di shume mire !

    Se si me dukesh ti mua po ta them permes nje historie qe tregohet si anektode:

    Nje grek po mbytej dhe dy refugjate shqiptare i shpetojne jeten ...... greku kishte rastisur shume i pasur dhe i thote ti kerkojne cfare te duan por me kusht qe njerit do ti jepte sa dyfishi i tjetrit .... atehere i pari i tha .... Me nxirr nje sy !

    Ty o askush nuk te shqetesojne komunistet por llogari te tjera.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Orku : 31-07-2003 mė 00:16

Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •