Close
Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 87
  1. #31
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Orku!
    Bemat dhe zelli i punes si komunist i flakte i Berishes ne kohen qe ai ishte sekretar partie ne spitalin e Tiranes nuk jane te arshivuara diku dhe nuk ka proēese gjyqesore keshtu qe mos kerko emra se e para pervē efektit te bedatit nuk ndryshojne gje tjeter pasi jane anonime dhe po te ti sjell.
    Qe Sali Berisha ka qene komunist per kete ka fakte se ka pas teseren e partise komuniste ne emer te vet, qe ka qene sekretari i partise se spitalit te Tiranes edhe kjo dihet publikisht , dhe qe sekretar partie kot nuk te bente njeri po te mos ishe i zellshem dhe servil i pushtetit ne fuqi dihet, dhe qe Sala ska qene ndonjehere disident kete e dime te gjithe..Atehere ēfare mize e pickoi Salen valle qe ne moshen 50 vjeēare te konvertohej ne demokrat?! Ky quhet oportunizem politik dhe shije e tepruar per pushtet e jo per qellime idesh politike.
    Kaq per mendimin tim mjafton kur analizohet profili i Berishes.
    Pjesa tjeter jane vetem gafa e gabime te renda politike e mund te shkojne deri ne shkaterrim te vendit te tij me politiken qe ndoqi.
    Just God Can Judge Me

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    I kerkoj ndjese Spartakut qe po dal pak nga tema:

    Drejtuar Albos:
    Spartacus + Vinny_T, une zakonisht i injoroj mendimet e ceketa qe ju shprehni mbi proceset politike ne Shqiperi. Qe ta kuptoni dhe vete se ne cfare shkalle njohjeje jeni te politikes shqiptare apo problemeve qe has e djathta, mjafton te numeroni ne shkrimet tuaja sa here keni lakuar emrin e Prof. Dr. Sali Berisha. Politika per ju eshte personi dhe jo procesi dhe nga ato qe shkruani me lart nuk shkoni me larg se diskutimet e kafeneve qe njerez pa shkolle bejne, pasi ne kete menyre u duket vetja te rendesishem duke bere "politike". Ajo qe ata dhe ju po beni eshte thjeshte fjale boshe qe here fshehin histeri, here fshehin friken e ndryshimeve qe po afrojne dhe here fshehin utopine e mendjeve tuaja qe nuk duan te pranojne realitetin qe jetojne.

    Po ti them dy fjale se e kam vene re shpesh here arrogancen tende drejtuar perdoruesve te tjere te forumit. Orku te ka thene nje here nja fjale me shume mend qe mendoj se ti duhet ta printosh dhe ta ngjitesh para ekranit te kompjuterit: Superioriteti yt ne kete forum mbaron tek paswordi qe ke per te administruar.
    Ti i nderuar qe flet me kaq percmim ndaj antareve, ta kesh shume te qarte, se je me fat dhe i respektuar qe keta antare po bisedojne me ty ne forum se ne jeten reale te jesh plotesisht dhe pa asnje dyshim i bindur se asnjeri prej nesh nuk ka as 5 minuta kohe te ti dedikoje ty. Ble dicka nga ajo qe thuhet, mos dil menjehere me shpate ne dore. Ti e kujton veten kaq tolerant dhe demokrat, je shume i stakuar ne mendimet e tua, dhe asnje argument sado i fuqishm nuk eshte i arsyeshem per ty.

    Respektoje kohen qe keta antare humbasin duke biseduar me ty, sepse, ta them dhe nje here, te jesh i bindur eshte kohe qe vlen me teper se e jotja.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  3. #33
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    E djathta shqiptare gjithmone ka shpalosur papjekuri, papargjegjshmeri dhe mbi te gjitha nje forme anakronizmi sa primitiv po aq edhe fatal ne politike. Kjo duket qarte kur e djathta shqiptare vazhdimisht ngaterron perparesite dhe prioritetet e kohes, si dhe ndryshimet qe imponon koha ne politike. Ajo gjithmone kerkon te beje lufte kur eshte koha per paqe dhe kerkon te bej paqe kur eshte koha per lufte.

    Eshte qesharake ti japesh merita eksklusive per antaresimin ne KE, apo vjeljen e ndihmave nderkombetare (shumica e te cilave te siguruara perpara 92), te djathtes shqiptare, duke nenkuptuar se e majta nuk do ta realizonte dot kete. Meritat e verteta qendrojne ne faktin se si u shfrytezuan keto para. Sepse ato miliarda shtruan vetem 5 km rruge dhe ndertuan shoqerine me kot dhe me hic te atij kombi, ku lindi dhe u konsoliduan krimi, korrupsioni, trafiku qe me pare nuk ekezistonin.

    Sa per arritjet kombetare te se majtes, pak histori. Ishte Noli dhe aftesite e tij politike qe binden Wilson te vinte veton kunder ndarjes se shqiperise ne 1919 ne Paris (takimi Noli-Wilson ne Kape David disa muaj para asaj konference). Ishin te majtet qe e rreshtuan shqiperine ne kahun e aleateve mbas gjate L2B, dhe qe luftuan pa kompromis cdo xhandar te huaj qe shkeli ate vend, (vec cetes se Abaz Ermenjit me 80 vete asnje i djathte nuk luftoi gjermanin ne shqiperi). Ishin te majtet qe nenshkruan Bujanin ne 45, qe luftuan Grekun ne 1949, qe vune shqiperine ne harten e botes me diplomacine e shquar te Halim Budos ne OKB (1948), e deri tek lufta ne Kosove qe e organizuan, luftuan dhe udhehoqen. Se sa "tradheti" ishte Mukja kjo u vertetua fare mire me vone, por megjithate me kuislinget askush nuk bashkpunoi ne bote ne ate kohe. E as Tivari nuk ishte faji i te majteve shqiptare qe s'kishin aspak gisht ne ate masaker. Dhe Kreta nuk eshte aspak tradheti, por ishte nje pakt paqeje dhe respektimi reciprok te cilin Nano me pas e perdori si arme diplomatike kunder Milosevicit ne Rambuje.

    E djathta sot nuk ka asnje aftesi udheheqese si force politike. Asaj i mungon urtesia, mencuria dhe pergjegjshmeria;asaj i mungon karakteri dhe largpamesia prej lideri. Ajo nuk mund te mirefunksionoje si nje bashkesi mendimesh alternative apo ne nje ambient mendimesh aletrnative dhe keshtu ajo eshte fraksionuar ne menyren me primitive. E djathta sot e ka vertetuar katerceperisht se ajo nuk mund te jete kurre nje parti udheheqese per te gjithe shqiptaret, dhe kjo jo vetem nga cfare ajo beri per 5 vjet por edhe nga vete lufta politike e saj sot qe eshte nje fushate urrejtjeje dhe merie, e mbushur me nje fjalor dhe mentalitet sa brutal po aq agresiv dhe intolerant. E djathta sot nuk kerkon thjesht qe shqiptaret te mos votojne per te majten, por kerkojne qe shqiptaret ta urrejne ate.

    Kriza e sa majtes sot, per te djathten eshte nje nivel i paaritshem, dhe ne te njejten kohe i lakmueshem. Sepse ne PD ky diversitet mendimi i shoqeruar me nje unitet po kaq intensiv ka qene i pakonceptueshem. Ne PD dikur vetem te mendoje ndryshe, do te te duhej te merrje rrugen drejt amerikes se ne Shqiperi s'kishe me shpresa, le pastaj te votoje kunder qeverise se PD, duke qene deputet i saj?!

  4. #34
    Anetar i ri Maska e askush
    Anėtarėsuar
    15-07-2003
    Postime
    45
    leshator; duke te pershendetur per pjesemarrjen ketu dhe seriozitetin e shkrimit, do te desha te sqaroj diēka.

    tema ketu eshte si mund te RINGJALLET e djathta, nje force politike e DOMOSDOSHME ne nje sistem pluralist, pra me dy kahje politike.
    kjo do te thote qe diskutimi tend megjithese siē e thame shume serioz nuk e avancon temen, ngaqe ai eshte i mbushur plot me dyshim per te djathten.
    do te jete mire qe ne te gjithe te fillojme e te behemi KONSTRUKTIV, gjeja qe s'na len te shkojme perpara drejt nje qellimi cilido qofte ky, ne rastin konkret flitet per te djathen.

    eshte njesoj sikur te shtrohej pyetja; si ta kolojme lumin. ti vjen e thua qe; lumi eshte i turbullt dhe te mbyt. ket e dime prandaj dhe pyesim: si ta kalojme, a kupton. njesoj per te djathten, apo ti mendon qe mund te kemi nje sistem politik pa te djathte fare, pra duhet ta eliminojme nga lista.
    prandaj ju lutem te tereve me qene konstruktiv, dmth me ec ne sensin e temes dhe jo ne te kundert, ndryshe ABSTENONI. rremuja eshte me e paket.

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-06-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    20
    Shiko askush. Diskutimi merr kete rruge dhe shkrimi i Leshatorit eshte i justifikuar sepse dy pjesmarres te temes nuk jane te gatshem te pranojne faktin qe e djathta shqiptare eshte thuajse plotesisht e shkaterruar.

    Nuk mendoj se ai eshte aq i gabuar ne arsyetimin e tij per aq kohe sa dikush ketu e interpreton shperberjen persebrendshmi te PD si progres politik.
    Per aq kohe sa Despotizmi i kryetarit qe e fragmentizoi te djathten ne njemije copeza quhet Liberalizem, mbetet shume pak per te nisur Konstuktin. Kesaj i thone "Stambolli digjet e Bip-Bip krihet!"
    Intelektualet me te mireqene qe u larguan jo pse deshen por sepse u detyruan, ketu etiketohen si tradhetare te infiltruar ne PD nga komunistet, ose si karrieriste qe shfrytezuan momentin.
    Duke harruar se nese bejne kete arsytetim per themeluesit e PD, fusin ketu bashke me ta edhe vete Kryetarin, i vetmi ndryshim i te cilit eshte se ka ne dore vulen dhe mbetet po Kryetar.
    Pra nese keta ishin oportuniste, a nuk mund te jete i tille edhe ai? Me ndryshimin qe ka me shume ne dore dhe largon oportunistet e vegjel per te mbetur vetem, OPORTUNISTI MBRET?

    Na duhet e djathta. Temen e kam hapur jo per te keq, por me sinqeritet, per te pare se c'duhet bere.
    Ne fillim duhet te pastrohet plaga them une. Pastaj le te nise fashimi.
    Paranoja ėshtė mė e rrezikshme se rreziku vetė!

  6. #36
    Anetar i ri Maska e askush
    Anėtarėsuar
    15-07-2003
    Postime
    45
    me fal por nuk kuptova gje nga nderhyrja tende, apo? meqenese temen e ke hapur ti s'ka nevoje sensi qe duhet te ndjekim.

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-06-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    20
    OK, ndoshta u shpreha dobet. bej edhe gabime plot.
    Paranoja ėshtė mė e rrezikshme se rreziku vetė!

  8. #38
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Orku, unė nuk mbrojta idenė se Berisha ėshtė i keq, i pavlerė etj etj, por vetėm faktin se ai ėshtė komunist. Tani unė nuk e kuptoj se gjeri nė ēfarė pėrkimėrie i do faktet!? Dmth, do nė diskutim tė sillen dokumentat origjinale tė antėrarsisė sė tij nė partinė e at'hershme komuniste? Apo filmime tė tij duke biseduar me Enverin? Jo pėr gjė, por ato nuk i kam, dhe ti i di, dhe ndaj mė pyet. Por ama, ashtu siē dihen hajdutėt nė PS, ashtu e njeh edhe populli Berishėn se kush ėshtė dhe se kush ka qėnė. Orku dhe ēdo njeri tjetėr, nuk ėshtė ē'ėshtje pėlqimesh personale, ato duhen lėnė mėnjanė, sepse nganjėherė ato prishin punė. Me pėlqim e kam fjalėn pėr tė adhuruar ndonjė politikanė, gjerisa tė jesh edhe gabim.

    Shiko, unė fakte tė tilla s'i sjell dot pasiqė nuk i kam, por ato janė gjėra qė dihen, s'ka sesi, kur dihen edhe se kush janė hajdutėt nė PS dhe askush s'ka sjellur fakte.

    Njė pyetje kam pėr ty Orku: Ēfarė do tė bėj e Djathta Shqiptare kur Berisha t'mos jetė mė pėrmbi faqen e dheut? A do tė shkrihet sepse Berisha s'ėshtė mė, dhe ndaj e Djathta s'do tė ketė mė lider, apo ēfarė do tė ndodh? Dhe nėse dikush e zėvėndėson, a do tė ishte e aftė e Djathta tė mbizotėronte?

    Berisha ėshtė shumė i vjetėr nė moshė, "fakt" ky, nėse s'gaboj nė tė 57-atat. A thu se i ka ngelė edhe shumė karrierė nė politikė?

    Drini.

  9. #39
    Leshator, per ty cdo gje eshte anti-leshatore ne rast se eshte anti-enveriste, apo anti-komuniste, pasi i jep vlera anti-vleres dhe e anasjellta.

    Drini,
    per te folur per Berishen eshte e lehte pasi eshte nga figurat me te perfolura neper ambiente publike dhe dashje padashje influencohesh.

    Eshte e vertete qe Berisha ka qene komunist dhe kete as ai vete nuk e ka mohuar asnjehere, por cfare nuk eshte e vertete eshte se shume shqiptare nuk shohin faktet, ngjarjet dhe kohen kur keto ngjarje kane ndodhur.

    Berisha zbriti nga Tropoja direkt ne Universitetin e Tiranes dhe ne te njejtin vit qe e mbaroi u be profesor pasi e mbaroi shkelqyeshem, shume me mire se kushdo tjeter. Filloi pune ne spital etj dhe normalisht qe do te kishte bindje komuniste pasi aq kishte pare dhe degjuar.

    Kur babai yt (mos e merr personale, pasi nuk eshte per ty personalisht) i lindur dhe i rritur ne mes te Tiranes, me shkolle te larte, etj etj kishte bindje komuniste dhe linte koken pas Enverit, cfare mund te mendojme per Berishen qe erdhi nga Tropoja dhe ne saje te zotesise dhe vullnetit te tij beri karriere dhe aspak per shkak te lidhjeve familjare, nipotike etj si shume te tjere.

    Ku ti gjente bindjet antikomuniste Berisha ne ate ambient?

    Por ai ndryshe nga shume te tjere, e pa se ne cfare menxyre ishte katandisur Shqiperia, pasi doli jashte ne Bote dhe u ndergjegjesua qe ne Shqiperi te genjenin e te mashtronin.
    Hyri ne Bllok dhe pa se ne cfare mireqenie jetonte Byroja Politike ne krahasim me pjesen tjeter te popullit dhe qe nuk ishte e vertete qe "vishnin corape te arrnuara".

    Ketu ai reflektoi dhe ndryshoi komplet mendim ne lidhje me ate sistem, gje qe shume te tjere nuk kane arritur ta bejne edhe sot e kesaj dite duke filluar nga ky leshatori.

    Ai ishte nga te paret qe u vu ne krye te levizjes demokratike dhe rrezikoi jeten e tij.
    Merita e tij ne rrezimin e Sistemit Komunist eshte e padiskutueshme dhe vetem bijte e bijat e komunisteve qe kane jetuar si pashallare ne ate kohe mund tja mohojne atij ato qe ai ka bere.

    Ne lidhje me faktin tjeter qe ke permedur kur sipas teje ai e la vendin pa Kushtetute dua te te them disa gjera.

    Ajo Kushtetute u kundeshtua nga shumica e Partive politike (keto parti kishin nga 100-200 anetare) per shkak se kishte nje nen qe i garantonte Presidentit te drejta me teper se c'duhet per nje Republike Parlamentare.

    Por gjithashtu, ajo Kushtetute deklaronte qe Presidenti ka te drejten e Rizgjedhjes vetem nje Term tjeter, pra Dy gjithsej dhe Sali Berisha njerin po e mbaronte dhe kishte gjithashtu te drejten per nje tjeter, ashtu sic e Garanton dhe Kushtetuta aktuale e miratuar ne 1998.

    Pra cfare "Mbifuqie" qe do te kishte ai, nuk do te ishte e perjetshme, por do ti takonte cdo Presidenti Pasardhes, Demokrat apo Socialist qofte. Ajo Kushtetute ishte shume me e mire se kjo e tanishmja e cila u Bojkotua nga gjysma e popullit shqiptar dhe qe eshte kritikuar shume me teper.

    Berisha mund te ishte treguar oportunist dhe te degjonte keshilltaret e vete dhe njerezit qe kishte perreth te cilet i sugjeruan qe ate Projekt Kushtetute ta kufizonte vetem me Miratimin ne Parlament, ku dihej qe do te fitonte.
    Megjithate ai vendosi ta hidhte ne popull, pasi mire apo keq eshte populli ai qe vendos.

    Politikisht ai Gaboi pasi humbi dhe i faktet i dhane te drejte keshilltareve te tij, por nga ana tjeter tregoi dy gjera:

    1- Populli eshte ai qe fiton apo humb ne rastin e Zgjedhjeve. Pra ne cdo vendim, Populli do te vuaje pasojat, apo do te perfitoje te mirat. Ne rast se Populli mashtrohet nga dogmat, i ben te keqen vetes dhe jo Politikaneve.

    2- Fakti qe ajo Kushtetute u hodh ne Popull beri te mundur qe dhe Projekti qe pasoi te hidhet ne popull e keshtu do te jete dhe ne te ardhmen dhe askush nuk do te mund te injoroje apo te menjanoje voten e popullit ne ceshtje te tilla madhore.


    Berisha kerkoi te bente politike me principe ne nje kohe qe ne Shqiperi per te qene politikan i sukseshmen duhet te jesh Nano, Gjinush apo Ceke, te cilet jane Antiteza e Principit dhe Etikes.


    Pra e Djathta apo e Majta, kushdo rryme politike apo politikan do te qendojne ne pushtet apo do te perfitoje derikur maxhoranca e popullit do ta mbeshtese.

    Ne rast se nje parti apo politikan qeveris pa patur maxhorancen e popullit me vete, atehere nuk mund te quhet demokraci.

    Dhe gjithashtu, cdo popull ne demokraci meriton ata qe ka mbi krye ne rast se i ka zgjedhur me vullnetin e vete te plote.

    Ne rast se ne zgjedhjet e ardhshme Socialistet do te fitojne maxhorancen, ata jane te lutur qe te qeverisin dhe askush nuk mund te thote asgje. Bilancet behen cdo 4 vite.
    Ne rast se ata fitojne, nuk me duket e ndershme qe ti hidhet faji opozites.
    Edhe nje here; populli do te vuaje apo do te perfitoje nga zgjedhja e vete, ndersa politikanet bejne punen e tyre. Disa vriten e disa majmen.
    Ata qe vriten, gjykohen si heronj ose hadute.
    Ata qe majmen, gjykohen po si heronj ose hajdute.

    Gjithe te mirat.

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-06-2003
    Vendndodhja
    londer
    Postime
    17
    JU PERSHENDES TE GJITHEVE
    PER SA I PERKET TE DJATHTES SHQIPTARE JU SIGUROJ QE KA PA DYSHIM VLERAT E SAJA NE KETE TRANZICION.KA BERE SHUME GABIME NE TE KALUAREN DHE ME C,KAM KUPTUAR UNE DHE SHUME SI UNE PD NUK ESHTE LARG ARDHJES NE PUSHTET , SEPSE KA MESUAR SHUME NGA GABIMET E MEPARSHME , DHE ESHTE PJEKUR POLITIKISHT.E KA KUPTUAR QE POLITIKA NUK BEHET NE SHESHIN SKENDERBEG POR NE PARLAMENT DHE ME NJE PLATFORME TE SAKTE.
    JU FALEMINDERIT.
    FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •