Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Mesime dhe doktrina te krishtera orthodhokse

    Per besimtaret e krishtere ortodoks dhe te dominacioneve te tjera te krishtera,per cdo njeri qe beson ne Zotin dhe per te gjithe anetaret e forumit, qe kane deshire te dine disa gjera mbi ortodoksine, une do te perpiqem rregullisht te sjelle materiale te perkthyera nga faqe interneti ortodokse.

    Thjesht kjo per tishtuar dicka me teper karakterit fetar te krishter ne forum.

  2. #2
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Mesime te Kishes se shenjte Ortodokse

    "Perendi i Vertete dhe Njeri i Vertete"(Koncili i Kalkedonit). Jesu Krishti ose Mesia eshte "Fjala(Logos) e bere mish", Perendia Bir, Arkitekti i universit, I Cili erdhi te ringreje racen njerezore, prej ku kishte rene. I gjithe qellimi i tij ishte shpetimi i te gjithe asaj, qe Ai kishte krijuar. Shen Pavli nuk nenkuptoi gje tjeter kur shkroi:"Qe ne ekonomine e mbushjes se kohrave, Ai te mund te mbledh bashke nen nje Krye, Krishtin, te gjitha gjerat ne qiell edhe ne dhe"(Ef:1:10). Ai i riktheu ata prej djallit, qe kishte genjyer prinderit tane te pare, duke u bere keshtu zot i ketij shekulli(jete). Krishti me pas ia ofroi krijesen e pastruar Atit te tij...

    Ai erdhi "prej gruaje", e gjithevirgjera Mari, Hyjlindesja (Theotokos), titull i cili permbledh te gjithe "ekonomine e shpetimit"( Shen Joan Damaskinoi), titull kaq kryesor per besen e krishtere, qe Shen Grigor Theologu e shpall "ne qofte se ndonje mohon, qe Shen Maria eshte Theotokos, ai behet i huaj per Perendine".

    Maria ishte Nena e Zotit, jo sepse lindi Hyjnine, por sepse nepermjet saj Fjala u be njeri i vertete, Perndi-Njeri(theantropos). Ai u be--dhe si i tille do jete gjithnje--Perendi i vertete dhe njeri i vertete; ose me specifikisht, Personi dhe Natyra e Perndise Bir u bashkua me natyren e njeriut, keshtuqe tani Ai eshte Perndia me dy natyra, te bashkuara pa perzierje apo humbje identiteti te perendishmerise apo njerishmerise. Njerishmeria e tij ishte e njejte si e jona(homousios to anthropo) dhe, persa i perket natyres hyjnore te tij, Ai ishte cfare Ati dhe Fryma e Shenjte jane (homousios to Theo).

    Edhe pse natyra e Tij njerezore eshte tashme "e hyjnizuar"-- e mbushur me Lavdi Hyjnore, e pavdekshme, e paprishme, e persosur ne cdo drejtim--dhe u ngjit "ne te djathte te Madhshtise ne lartesi"(heb1:3), ajo nuk zbriti me te. Natyra e tij njerezore u formua normalisht ne bark te Gjithe-Virgjereshes Mari...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 11-06-2002 mė 22:50

  3. #3
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Lindja e Pushtuesit hyjnor ishte parashikuar nga shenja te shumta, ashtu sikunder ne fillim te misionit te Tij shpetimtar...Asnje shenje profetike nuk ishte me e qarte, se shfaqja e Shen Joan Pagezuesit. Ai ishte "parerendesi" i Mesias, per te cilin madje foli edhe Moisiu(Eks23:")-"1)...

    Keshtu kur Shen Joani pa Zotin te vije drejt tij, ne lumin Jordan, per tu pagezuar..ai e dinte, se aty ishte Mesia, Krishti, Ai qe do te fillonte Shekullin e ri(te mbreterise se Perendise-qeverisjen perfundimtare te Perendise ne Krishtin)...Shen Joani veshtroi pa fjale, se si tipologjia e krijimit te pare u riperserit para syve te tij:..Perendia Ate thirri jesuin "Bir i pelqyer", perkashi asaj kur drejtonte Perendine Bir ne krijimin e botes; Ujrat e Jordanit, ashtu sikunder ujrat qe mbuluan boten, siper se cilave levizte Shpirti i Perendise; edhe Krishti, si Adhami i dyte, rrethuar prej Atit, Shpirtit dhe botes, qe Ai do krijonte...Sikur kjo te mos mjaftonte, judenjte duhet ta kishin kuptuar kur pane pagezimin e Zotit, kalimin e Israilit, nen Jeseun, birin e Nun-it, qe drejtonte Israilin neper Jordan ne token e premtuar;..Ne tundimet e shkretetires Ai mposhti tundimet e para te Adamit dhe triumfoi mbi te ligun dhe keshtu i siguroi botes nje jete te re.

    Shpetimtari


    Megjithese te dyja, papizmi dhe protestantizmi kane patur gjithnje mundesi te shohin shpetimin e vertete, ata e kane lene pas dore ate per shkaqe kulturore dhe historike. Shpetimi, qe ortodoksia presupozon, te cilin e deshmojne shkrimet edhe Eterit, eshte "hyjnizimi" (theosis): Njeriu edhe krijesa, qe marrin Perendine, sikunder sfungjeri thith ujin (Shen Joani i Kronshtadit). Ne fjalet e Shen Petros "Meqe na jane dhene premisat e medha dhe te shtrenjta, qe me ane te tyre te mund te behenipjesemarres te natyres hyjnore, duke iu larguar cdo prishje te botes me ane pasionesh" 2Pet:1:14...

    Vijon...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Klodi

    U perpoqa qe te gjeja tek EKSOd: 23:1, rreth asaj qe ju shkruani , dhe nuk gjeta azgje , mbase ke gabuar referencen. shikoje dhe njehere .
    Deshmeusi i Krishtit.

  5. #5
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    katekizmi ortodoks

    Kam nje "mikro-liber" te botuar nga Kisha Ortodokse mbi katekizmin e krishtere ortodoks.

    Nuk di ne mund ta postoj ketu ne forum, pjese - pjese.
    Mendoj se eshte me interes per besimtaret ortodokse, pasi nuk eshte shume i komplikuar,por me nje gjuhe te thjeshte shpjeguese.

  6. #6
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Cfare jane Misteret e Shenjta te te krishtereve ?

    Besimi i krishter dhe tradita e shenjte e Kishes Ortodokse bazohet edhe mbi Misteret e Shenjta.Te themeluara nga Jezu Krishti dhe te perkryera nga prifterinj dhe peshkope ,ato jane ne numer shtate:Pagezimi,Lyerja me vaj,Ndarja e bukes dhe e veres,Rrefimi,Priftezimi ,Kurorzimi dhe Dhurata e sherimit.Misteret e Shenjta jane dhe punime te kqyrura,me nje fjale veprime,fakte konkrete,te manifestura nepermjet fjaleve dhe veprimeve gjate sherbesave,sepse njeriu eshte edhe trup,jo vetem shpirt.Megjithese nepermjet tyre i ndahet besimtarit dhurata e papare e Shpirtit te Shenjte.

    1.Rrefimi

    Nepermjet rrefimit,i cili deshmon veprimet e keqija nepermjet gjuhes se gjalle para priftit, perfiton dhuraten e faljes se mekateve nga Zoti.Rrefimi sjell me vete qetesimin e ndergjegjes,lumturine,clirimin dhe afrimin me Te.Ai edhe quhet 'pagezimi i dyte',sepse nepermjet tij lahen mekatet pikerisht si ne Misterin e Pagezimit.Rrefimi i mekateve prapseprap nuk eshte i mjaftueshem pa pendim te sinqerte ,keqardhje te thelle per gabimet e kryera dhe vendimin per drejtesimin e sjelljes dhe te mendimit.Perpara rrefimit besimtari duhet te pergatitet nepermjet agjerimit dhe lutjes.Pas degjimit te deshmive te mekatarit ,prifti-shpirteror e zgjidh nga ato, por ne funksion te shkallezimit te mekateve i jep nje 'kanon pendimi', duke konstatuar nga rasti ne rast ,ne lutje,perkulje dhe gjunjezim,pjesmarrje ne Sherbesat e Shenjta,fakte meshire apo frenime nga ushqime te caktuara dhe veprime.te gjitha keto nuk synojne ndershkimin e mekatarit po drejtesimin e tij.

    2.Dhurata e sherimit

    Eshte vepra nepermjet te ciles nje person ,nga lutjet e prifterinjeve dhe lyerja me vajin e shenjteruar,pranon dhuraten e sherimit,te sherimit trupur dhe lehtesimit shpirteror,ne nje moment te veshtir te ekzistences se tij toksore,nga semundja ose bile nga afrimi i vdekjes tokesore.E shenjta Dhurate e Sherimit kryhet ne kishe,ne spital ose ne shtepine e te semurit.

    3.Ndarja e bukes dhe veres

    Perfaqson qendren e kultit te krishter,nga fakti qe realizon ne menyre reale bashkimin e besimtarit me Krishtin,nepermjet ndarjes me Trupin dhe Gjakun e Tij nen formen e bukes prej gruri te paster, te fryre dhe veres ,gjithashtu te paster,prej rrushi.Ndarja quhet edhe Euharistie ,menjefjale 'falenderim','mirenjohje' dhe 'komunion','lidhje'.Pergatitja per Ndarje behet nepermjet agjerimit dhe lutjes,sa dhe nepermjet deshmise se mekateve ne Misterin e Rrefimit dhe pajtimit me te tere.Ne diten respektive nuk hahet asgje,Ndarja ndodh zakonisht gjate Meshes se Shenjte.

    4.Pagezimi

    Pagezimi i Shenjte eshte Misteri nga i cili njeriu perfiton faljen e mekatit te sterlashte te Adam-it dhe Eve-s dhe ato te kryera deri atehere,nese i pagezuari nuk ishte foshnje.Ne kete menyre ai lindet perseri ne besimin e krishter ,duke u bere antar i Kishes se Krishtit.Vetem duke qene te pagezuar ,mund te marrim edhe Misteret e tjera.Por ky sekret nuk eshte vetem dera ,nepermjet te ciles hyet ne Kishen e Shenjte te Krishtit ,por do te thote edhe rruga per fitimin e perandorise se Zotit,pasi sic thote vete Shpetimtari:'Nese nuk do te lindet dikush nga uji dhe Shpirti ,nuk do te mundet te hyje ne perandorine e Zotit' (Ioan, III, 5). Shkrimi i shenjte prezanton nje element te vetem per kryerjen e pagezimit dhe pikerisht ujin.Ai duhet te jete i paster dhe i shenjteruar nga prifti perpara fillimit te rregullores se caktuar.Formula qe shqiptohet me kete rast eshte :'Pagezohet robi i Zotit-emri i personit-ne emer te Atit ,te Birit dhe te Shpirtit te Shenjte',nderkohe qe i pagezuari zhytet tre here ne uje,qe do te thote tre ditet qe Shpetimtari qendroi ne varr pas kryqezimit.

    5.Vajosja

    Kryhet gjate Pagezimit,menjehere mbas nxjerrjes se foshnjes nga uji.Ne ortodoksi kjo behet ne kete moment per ti ofruar te pagezuarit dhuratat e Shpirtit te Shenjte.Tek katoliket ky Sekret quhet 'konfirmim' dhe kryhet ne moshen e 14 vjec ,duke u konsideruar qe atehere adoleshenti eshte i ndergjegjshem per sekretin te cilin e merr.Vaji i shenjte eshte nje lloj gjalpi i perzier me ereza dhe i pergatitur sipas nje rregulli specifik ne te Enjten e Madhe ne Javen e Vuajtjeve dhe i shenjteruar nga peshkopet.Shenja e kryqit behet me vaj ne shume vende mbi trupin e te pagezuarit,me shqiptimin e formules :'Vula e dhurates se Shpirtit te Shenjte.Amin!'.Pas vajimit i sapo-pagezuari eshte me te vertete i krishtere plotesisht ,nje i 'vajosur' i Zotit.Sipas zakoneve se Kishes Ortodokse ,ky sekret nuk perseritem me kurre ne jete,edhe sikur ka qene zakon qe ata qe e hodhen dikur besimin e krishter ,por duan te kthehen prape te ajo,te vajosen perseri.

    6.Priftezimi

    Eshte Misteri i marre direkt nga Krishti, gjate te cilit vendosja e duarve e peshkopit mbi kantidatin per prift dhe nepermjet lutjeve ,zbret shpirti hyjnor mbi kete ,duke u shenjteruar dhe i vendosur pastaj mbi nje nga shkallet e jerarkise kishtare.Misteri i Priftezimit ka tre shkalle:diakonia (me e ulet ne jerarki),priftezimi dhe arhieria (qe perfshin rangjet me te larta te jerarkise kishtare).Kjo dhurate e marre nepermjet priftezimit lidh pergjithmone te priftezuarin me prifterine ,ne kete menyre ky Mister jo vetem qe nuk mund te perseritet ,por as nuk humbet kurre.Ne rastin e disa shkeljeve te renda ,ky mund te ndalohet nga peshkopi ose te mos sherbeje ose te jete perjashtuar , i nxjerre nga rradhet e sherbetoreve te Kishes ,por dhurata e priftezimit nuk mund ti merret.

    7.Kurorezimi

    Eshte Misteri nepermjet te cilit shenjterohet dhe bekohet bashkimi midis nje burri dhe nje gruaje.Momenti qendror i sherbeses eshte 'kurorezimi i ciftit',kur kerkohet per ata nga Zoti te kurorzohen me 'lavdi dhe nder',atribute te Shpirtit te Shenjte.Prandaj cdo lidhje nje burri dhe nje gruaje te pashenjteruar nga Sekreti i Kurorzimit konsiderohet mekat.

    ps.Perkthim personal
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  7. #7
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Shfaqja e fundit tokesore e Jezusit

    Kisha feston 40 dite pas Ringjalljes Lartesimin e Zotit ,konsideruar nga teologet ngjarja e fundit e madhe nga aktiviteti tokesor i Jezu Krishtit.Kete vit Lartesimi 'bie' me 5 Qershor.

    Sipas shkrimeve te testamentit te ri, pas Ngjalljes Shpetimtari ju tregua per shume here ne vende te ndryshme nxenesve te tij dhe personave te tjere.E para e cila E pa ishte Maria Magdalena ,te cilen prapseprap apostujt nuk e besuan, derisa nuk e pane ata vete Jezusin.Ai erdhi me pas ne mesin e tyre, ju foli, bile qendroi edhe ne tryeze me ta dhe hengri, per t`ju provuar qe nuk ishte nje fantazme ,por u ngjall me te vertete.Per me shume, njerit nga apostujt (Thomait,i quajtur dhe jobesimtari,sepse dyshoi per ngjalljen e tij) Krishti i tha ti preke gjurmet e kryqezimit mbi pellembe dhe plagen e shkaktuar nga heshta te ngulur ne brinje ne kohen kur gjendej mbi kryq.Duke ju treguar nxenesve pas Ngjalljes ,Jezusi i bekoi,ju tha "Paqe per ju!" dhe ju premtoi qe do t`ju dergoi Shpirtin e Shenjte ,Ngushelluesin , i cili do te jete gjithmone me ta.Ai ju kujtoi apostujve qe edhe vdekja ,por edhe Ngjallja e Tij duhet te ndodhnin per tu plotesuar urdheresat e Testamentit te Vjeter dhe vecanerisht per t`ja dale shpetimit te njerezve,per te cilet Ai erdhi mbi bote.

    Lartesimi ndodhi 40 dite nga Ngjallja

    Ne te dyzeten dite nga Ngjallja, Shpetimtari ju tregua perseri nxenesve te Tij,perkrah te cileve la qytetin e Jeruzalemit dhe vajti mbi Malin e Ullirit.Ketu ,Ai ju kerkoi te shkojne dhe te perhapin mesimet e Evangjelise se Shenjte tek te gjithe popujt ,ne te gjithe boten,per shpetimin e te gjitheve.Duke thene keto, Zoti u lartesua ne qiell mbi nje re te bardhe,duke mbajtur duart e shtrira mbi ta,si nje bekim i fundit, duke thene :'Ja ,Une jam me ju deri ne fund te shekujve'.Jezusi u lartesua per te derguar mbi bote Shpirtin e Shenjte ,ashti sic premtoi :'Do te lus Atin qe t`ju dergoje nje tjeter Ngushellues qe te jete me ju ne shekull'.Kjo gje do te ndodhe 10 dite me pas,nga Rusalet, kur,nepermjet zbritjes se Shpirtit te Shenjte mbi Apostujt e Shenjte,keta u transformuan nga njerez te drojtur dhe te thjeshte ne misionare te guximshem ,te cilet predikuan fjalen e Evangjelise ne gjithe boten.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-02-2008
    Postime
    8

    E falenderojme Seminaristin per temen!

    Tashme eshte bere tradite qe Seminaristi e mban gjalle temen me perkthime dhe referime te shumta (sidomos nga autore perendimore) dhe njihet ndryshe si Seminaristi i Referueshmi.

    Ne keto dite perfitojme nga rasti t'i urojme suksese ne provime!

  9. #9
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Cdomethene Jezus ne hebraisht dhe Mesia po ne hebraisht ?
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  10. #10
    Armagedon Maska e BLACK_SOUL
    Anėtarėsuar
    15-12-2006
    Vendndodhja
    NE BOTE
    Postime
    31
    Citim Postuar mė parė nga Qerim Lexo Postimin
    Cfare jane Misteret e Shenjta te te krishtereve ?

    Besimi i krishter dhe tradita e shenjte e Kishes Ortodokse bazohet edhe mbi Misteret e Shenjta.Te themeluara nga Jezu Krishti dhe te perkryera nga prifterinj dhe peshkope ,ato jane ne numer shtate
    ne kishen Ortodokse misteret nuk ka nje numer te caktuar misteresh! numri shtat, edhe pse eshte nje numer i plotesise, eshte i frymezuar nga kisha katolike.
    "Asnjė veprim nuk ka kuptim nėse nuk ėshtė fryt i lirisė."

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rreth Pėrhapjes Sė Islamit Ndėr Shqiptarėt
    Nga cobra nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  2. Permbledhje e Doktrines Shoqerore te Kishes
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 13-12-2006, 08:38
  3. Islamizimi te shqiptaret!
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 17:38
  4. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02
  5. DOKTRINA - Kapitulli I. Burimet e Doktrinės sė Krishterė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 12-02-2004, 05:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •