Te krishteret ortodokse festuan me 15.6.08 Zbritjen e Shpirtit te Shenjte ,te njohur edhe nen emertimin e Pesedhjeta apo Rusaljet ,feste qe mbyll ciklin pashkor.Sipas tradites se krishtere ,Shpirti i Shenjte te cilin Krishti e premtoi ne Darken e Misterit qe ta dergoje mbi bote zbriti ne formen e gjuheve te zjarrta,50 dite mbas Pashkes mbi mbledhjen e apostujve,ndersa keta fituan dhuraten e predikimit.
Zbritja e Shpirtit te Shenjte ne bote vulos vepren e shpetimit te njerezimit ,duke i bashkuar me Zotin te gjithe ata qe kane besuar apo do te besojne Fjalen e Tij.Gjithashtu eshte edhe festa e themelimit te Kishes se krishtere ,sepse ne te njejten dite,pas fjalimit te Shenjtit apostoll Peter,u pagezuan afersisht tre mije shpirtra ,te cilet formuan komunitetin e pare te krishtere ne Jeruzalem.
E njejta tradite thote qe Zbritja e Shpirtit te Shenjte nuk u nderpre menjehere ne diten e Pesedhjete ,por zgjatet pa pushim nepermjet punes se Kishes.Fuqia e Shpirtit te Shenjte ndahet vecanerisht nepermjet hirit special dhene ne priftezimin e arhiereve,prifterinjve dhe diakoneve dhe nepermjet Mistereve te Shenjta dhe liturgjive te kryera nga keta.Te gjithe te krishteret marrin dhuraten e Shpirtit te Shenjte menjehere mbas pagezimit ,nepermjet Misterit te Vajisjes.
Sot, Shpirti i Shenjte zbret ne lutjen e sherbyesve te shenjte te Kishes ne mesin e besimtareve te mbledhur ne kisha,si dikur mbi apostujt ne dhomen e Darkes.Po sot ndahen ne kisha dege te gjelbra arre dhe bliri ,te cilat kujtojne per gjuhet e zjarrta te zbritura dikur mbi apostujt.
Zbritja e Shpirtit te Shenjte eshte nje nga festat me te rendesihme te Ortodoksise dhe nepermjet permendjes se te vdekurve nga e shtuna e meparshme, kur behen festa ne kishe.
E djela eshte e njohur edhe nen emertimin E djela e Madhe dhe eshte dita pas se ciles numurohen te djelat e tjera ne kalendarin ortodoks.E hena eshte dita e Te Shenjtes Treshe,ndersa me te marten e Rusaleve mbyllet festa.Uji i bekuar ne sherbesen e kesaj dite ka te njejtat veti me ujin e bekuar nga Pagezimi.Me kete uje sperkaten njerezit,kafshet, livadhet ...,ne rast furtunash,shira te medha dhe bresher.
Domethenja e ikones "Zbritja e Shpirtit te Shenjte"
Ikona e kesaj feste,e njohur si "Zbritja e Shpirtit te Shenjte",eshte pikturuar me shume te arte ne pjesen e siperme,gje qe thekson faktin qe eshte nje ngjarje e rendesishme.Ne dhomen e siperme te nderteses ne te cilen nxenesit e Krishtit u mblodhen pas Lartesimit,apostujt qendrojne ne gjysem-rreth,duke simbolizuar bashkimin e Kishes.Midis apostujve mund te njihen te katert evangjelistet -Mateu,Marku,Luka dhe Joni-,te cilet mbajne ne duar nga nje mbishkrim qe perfaqson autoritetin e te mesuarit te dhene nga Shpetimtari.Ne pjesen e poshtme eshte pikturuar ne nje fond te erret,nje figure simbolike mbreti ,Kosmos.Kjo perfaqson njerezit e botes te cilet jetonin ne erresiren e mosnjohjes dhe mekatit.Shalli i bardhe ne duart e tij perfaqson mesimet e apostujve.
Krijoni Kontakt