Gazeta "Zeri i Popullit", ose me sakte zeri i kryetarit te popullit socialist, ka arritur dje maksimumin e suksesit ne perpjekjet per te shitur nostalgji me shumice. Edhe shtresa e me te rinjve lexues te kesaj gazete, qe variojne nga 50 vjec e siper, jane perdellyer teksa kane qemtuar qendrimet e forta parimore te ZP-se. Gazeta e PS-se kishte arritur te zbulonte nje grup armiqesor brenda partise, dhe i shpallte ata me te madhe si e keqja e vendit. ZP kishte denoncuar pikerisht grupin e deputeteve qe abstenuan ose qe votuan kunder kandidatures se Nanos per Minister te Jashtem.

Mire qe nuk ka me gjykata popullore, se, pretenca qe i kishte bere dje ZP-ja armiqve te popullit, do te kishte mjaftuar per ta derguar Ilir Meten, ose Sabit Brokajn, ne litar.

Pikerisht, qendrimet me parimore dhe me dinjitoze te mbajtura dje ne Kuvend, nga disa deputete socialiste qe vendosen te rrezikonin aq sa edhe te shaheshin nga ZP, thjesht e vetem per te ndaluar per nje hop autoritarizmin e skajshem te kryetarit, absolutizmin e tij, arrogancen e pashembullt, pra keto qendrime vlerash, e rregjuara ZP na i shpallte si shkelje, kundravajtje, etj. Duke i bere thirrje anetaresise se PS-se qe te hapin syte dhe te shohin se kush jane njerezit e PD-se, ne PS, zeri i vjeter i segmenteve te lashta te partise, tentoi te amplifikonte tezen e kryetarit Nano, per izolimin e ketij grupi dhe per margjinalizimin e tij. Po pse jane te kota dhe orvajtje qe vetem prishin dhe nuk ndreqin asgje, keto lloj qendrimesh te ZP-se? Per disa arsye. E para, tashme pjesa me e madhe e opinionit dhe e qytetareve e di mire se kjo gazete eshte nje nga mekanizmat e ndryshkur te kesaj partie, qe e ka mbaruar ciklin e saj, qe ka nevoje urgjente per moderim. Kjo gazete, ashtu si eshte katandisur (nuk ka as qerekun e estetikes se organit zyrtar te PR-se), do te bente shume me mire te mos dilte, sesa te shnderrohej ne nje pistolete uji ne duart e kryetarit te partise. Cfare do te duhej te thoshte sot ky ze i vrazhde i shtypit shqiptar per vleresimet e pa cak qe u ka bere puneve te dhe politikave te Metes kur ishte Kryeminister? Mos valle njeriu i aksionit qe ndertoi pjesen me te madhe te rrugeve qe nisi dhe perfundoi shumicen e reformave, na eshte bere armik vetem pse nuk eshte dakort me qeverisjen e Nanos? Ciu-ciu ben mire te jape shpjegime...

Nese dikush do te donte te ndjehej i lavderuar per vlerat e tij politike, e ka arritur kete nese denoncohet nga gazeta me reaksionare e tregut, pra nga ZP-ja. E zeza e tmerrshme qe leshojne titujt pa rend e radhe ne faze te pare, duke e bere te duket si nje fole grerezash te egra, te kall daten kur e sheh nga larg, jo me ta kesh ne dore. Per kete arsye anetaresia e PS-se perdite e me shume heq dore nga abonimi dhe blerja e saj. Cicerimat e kolonave te erreta dihet tashme se nuk jane vecse porosite e pasmesnates se liderit socialist, per kee arsye askush nuk ka pse t'i besoje as sot dhe as neser denoncimeve komuniste qe ben e ndjera ZP. Si perfundim mund te thuhet pa frike se armiqte qe ka gjetur ZP, jane miqte me te sigurte te moderimit per te cilin ka nevoje Partia Socialiste.