Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786

    Gjuha standarde shqipe dhe ardhmėria e saj

    Profesori Victor Friedman flet pėr “Javėn”

    Debate bėhen nė tė gjitha gjuhėt qė kanė norma tė standardizuara, pėrfshirė edhe nė anglisht

    - Ēėshtje kėtu nuk ėshtė gjuha shqipe por gjuha standarde shqipe. Vendi qė zėnė tiparet e dallueshme gege nė gjuhėn standarde shqipe ėshtė ēėshtje e folėsve autoktonė tė gjuhės qė tė vendosin pėrmes proceseve tė mirėnjohura sociolinguistike


    Ragip Luta, Londėr


    Njėri prej folėsve kryesorė nė Ditėn e Studimit kushtuar Gegėrishtes qė u mbajt kohė mė parė nė Londėr ishte profesori i gjuhėsisė ballkanike nga Universiteti i Cikagos, Victor A. Friedman. Kisha kėrkuar mė shumė informacion pėr tė dhe si gjithmonė vendi ku gjen gadi gjithēka ėshtė interneti. E kishte madje njė website tė vetin. Njė burrė pesėdhjetė e sa vjeēar, me mustaqe, qė binte mė shumė nė sy me kravaten flutur dhe flokėt kaēurrela. Me syza, natyrisht! Fotografia u duk paksa e vjetėr (edhe pėr shkak tė flutures), por nė website shkruante se ishte update pėr herė tė fundit nė nėntor tė vitit 2001. Nė CV-nė e tij lexon se ėshtė i lindur mė 18 tetor 1949 nė Ēikago, se ka doktoruar nė fushėn e gjuhėsisė nė qershor tė 1975, dhe kur vjen te punimet - njė varg mbresėlėnės me mė shumė se 200 artikuj, qindra ligjėrata e punime shkencore tė paraqitura nė konferenca tė ndryshme, pastaj libra, monografi e dhjetėra ēmime akademike.

    Edhe nė Diten e Gegerishtes ne Londer e kishte fluturen, si trademark. Pėr shkak tė rrethanave objektive (me ishin harxhuar kasetat me te cilat regjistrova gjithe diskutimet e konferences!), intervistėn e lamė ta bėjmė me e-mail, pasi tė kthehej nė Ēikago.

    Java: Cili ėshtė vlerėsimi juaj pėr Ditėn e Studimit tė Gegėrishtes tė mbajtur nė Londėr mė 24 maj?

    Friedman: Pėr mua, Dita e Studimit tė Gegėrishtes ishte njė sukses i madh. Mėsova pėr punime pėr tė cilat ndryshe nuk do tė kisha ditur, dhe takova kolegė interesantė si dhe miq tė vjetėr.

    Java: Atė ditė ju folėt pėr veēantinė e gegėrishtes nė gjuhėsinė shqipe, ballkanike, indo-europiane dhe sfidat qė pėrbėn ajo pėr gjuhėtarėt. Ku e shihni atė veēanti?

    Friedman: Ēdo sistem gjuhėsor ėshtė i veēantė, por nė kontekstin e shqipes, gegėrishtja ka shumė tipare qė e dallojnė atė nė tė gjitha nivelet gjuhėsore, nga fonologjia (psh zanoret nazale) deri te sintaksa (psh paskajorja). Nė kontekstin e gjuhėsisė ballkanike, disa prej kėtyre karakteristikave e bėjnė gegėrishten tė duket mė pak ballkanike se sa toskėrishtja, por karakteristika tė tjera qė janė mė tipike pėr gegėrishten (psh vazhdimėsia e dyfishimit tė kundrinės) janė mė tipike ballkanike. Nė kontekstin e gjuhėsisė indo-europiane, gegėrishtja participon nė kompleksin e dialekteve shqipe tė cilat, sė bashku, ofrojnė dėshmi unike qė na mundėsojnė tė rindėrtojmė karakteristikat e indo-europianishtes dhe historisė sė saj.

    Java: Organizimi i Ditės sė Studimit tė Gegėrishtes shkaktoi debat ndėr disa gjuhėtarė shqiptarė nė Tiranė, tė cilėt e krahasuan atė me Konferencėn e 1913-s nė Londėr, madje edhe para se tė fillonte. Pėrse mendoni se bėnė krahasime tė tilla? A ka pasur ndonjė justifikim pėr njė krahasim tė tillė?

    Friedman: Mendoj se krahasimet e tilla qenė hiperbolike dhe tė bazuara nė keqkuptim. Pėrpos faktit se njė tubim i vogėl akademik dallon shumė nga njė konferencė diplomatike, Dita e Studimit tė Gegėrishtes afirmoi unitetin e shqipes pikėrisht duke u marrė me gegėrishten si njė pjesė pėrbėrėse tė saj.

    Java: Disa konsiderojnė se gegėrishtes nuk i ėshtė dhėnė vendi i duhur brenda shqipes dhe nė njė mėnyrė ajo ėshtė ngulfatur. Cili ėshtė qėndrimi juaj pėr kėtė?

    Friedman: Ēėshtje kėtu nuk ėshtė gjuha shqipe por gjuha standarde shqipe. Vendi qė zėnė tiparet e dallueshme gege nė gjuhėn standarde shqipe ėshtė ēėshtje e folėsve autoktonė tė gjuhės qė tė vendosin pėrmes proceseve tė mirėnjohura sociolinguistike.

    Java: Si gjuhėtar, si e shihni mosgadishmėrinė e gjuhėtarėve shqiptarė pėr tė debatuar rreth ēėshtjeve tė tilla kontraversiale qė kanė tė bėjnė me gjuhėn standarde shqipe?

    Friedman: Fusha e gjuhėsisė pėrqafon tė gjitha aspektet e gjuhės si njė sistem, nga i cili gjuha standarde pėrfaqėson vetėm njė pjesė tė vogėl. Nga pėrvoja ime, ekzistojnė gjuhėtarė dhe jogjuhėtarė si nė Shqipėri ashtu edhe gjetiu qė janė shumė tė gatshėm tė diskutojnė natyrėn e shqipes standarde. Individė tė ndryshėm kanė qasje tė ndryshme pėr mėnyrėn se si duhet ruajtur dhe zhvilluar shqipja standarde, dhe nė njė shoqėri tė hapur kjo ėshtė krejt normale.

    Java: Sa i rėndėsishėm ėshtė zhvillimi i njė debati tė hapur mbi ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me shqipen standarde, edhe nėse kihen parasysh "ndjeshmėritė shqiptare"?

    Friedman: Tashmė ėshtė duke u zhvilluar debat i hapur. Ka disa ēėshtje se kush po merr pjesė dhe kush po e ndjek debatin dhe ku po paraqitet ai. Debati pėrhapet pėrmes praktikės. Nė fund, kjo ėshtė ēėshtje e pranimit tė normės. Debate bėhen nė tė gjitha gjuhėt qė kanė norma tė standardizuara, pėrfshirė edhe nė anglisht.

    Java: Ju folėt edhe pėr idenė e disa gjuhėtarėve pėr 'hapjen e standardit'. A mund tė na thoni diēka mė shumė pėr kėtė dhe pėr efektin e mundshėm tė njė 'hapjeje' tė tillė?

    Friedman: Nė kontekstin aktual, kjo shprehje i referohet lejimit tė variacionit mė tė madh qė do tė pėrfshinte karakteristika shquese tė gegėrishtes. Sa pėr efektin, kjo do tė varej nga shumė ndryshore prandaj nuk do tė bėja pėrpjekje ta parashikoja atė.

    Java: Si e shihni zhvillimin e mėtejshėm tė shqipes, duke marrė parasysh rrethanat aktuale dhe debatet?

    Friedman: Kurrė nuk mė pėlqen tė parashikoj tė ardhmen, sepse ka aq shumė faktorė tė cilėt nuk mund t'i parashohim. Kėshtu psh, mė 1880, ekspertėt statistikorė nė Shtetet e Bashkuara ishin shumė tė shqetėsuar se brenda katėrdhjetė viteve nuk do tė kishte mjaft kuaj pėr t'i tėrhequr tė gjitha karrocat qė nevojiteshin pėr transportimin e mallrave. Natyrisht, u shpik motori me djegie tė brendshme dhe numri i kuajve u bė i parėndėsishėm. Ashtu siē ndryshojnė tė gjitha gjuhėt e gjalla, ashtu me kohė do tė ndryshojė edhe shqipja. Por aftėsitė tona tė parashikimit nuk janė avansuar nė atė pikė qė tė mund tė parashikojmė drejtimin e ndryshimeve.

    Java: A duhet gjuhėtarėt tė bėjnė pėrpjekje nė ndonjė mėnyrė tė ndikojnė nė kėtė? A mund tė ndikojnė nė zhvillimin e saj?

    Friedman: Gjuhėtarėt munden dhe nganjėherė ndikojnė nė mėnyrėn e pėrdorimit tė gjuhės standarde, pėr shembull duke dalė me mėnyra mė tė arsyeshme dhe mė tė dobishme pėr organizimin e fjalorėve apo paraqitjen e gramatikės. Por zhvillimi i secilės gjuhė ėshtė tejet i ndėrlikuar dhe nė tė marrin pjesė tė gjithė pėrdoruesit e asaj gjuhe.



    Mė mahnit habitorja e shqipes

    Java: Si ju lindi interesimi pėr gjuhėn shqipe?

    Friedman: Kam qenė i interesuar nė gjuhėt e Ballkanit pėr pjesėn mė tė madhe tė jetės sime, por jam frymėzuar qė tė fillojė tė bėjė hapa konkret pėr tė filluar mėsimin e shqipes kur e zura mik Ali Kadrin, njė shqipfolės, pjestar i grupit etnik nė Ohėr, Maqedoni, qė e quan veten 'egjiptian'.

    Java: Ju filluat tė mėsoni shqip para se tė krijohej 'gjuha e njėsuar'. Ku i filluat studimet dhe si? Sa ishte vėshtirė tė studjohej shqipja?

    Friedman: Shqip fillova tė mėsoj nė Universitetin e Ēikagos pasi u ktheva nga Maqedonia mė 1972. Ndonėse ishin dy profesorė atje qė flisnin shqip -- Eric Hamp (i cili tani ėshtė nė pension por edhe mė tej shumė aktiv nė kėtė fushė) dhe Kostas Kazazis (i cili vdiq nga fundi i 2002-tės) - nuk ekzistonin tekste tė pėrshtatshme, ndėrsa librat e referencave qė tė gjithė citonin mė shumė se njė formė nė shumė paradigma. Njė i huaj qė fillon njė gjuhė tė re, e ka jashtėzakonisht vėshtirė tė bėjė progres nėse nuk ekziston njė sistem konsistent i studimit.

    Java: Mė pėlqeu udhėtimi juaj 'habitor' pėr tė cilin treguat qė kishit bėrė para disa vitesh nė Kosovė? Cili ishte qėllimi dhe pėrse 'habitor'?

    Friedman: Nė maj 2002 pata njė varg ligjėratash nė Universitetin e Prishtinės falė organizimit tė mikut dhe kolegut tim Rexhep Ismaili dhe me pėrkrahjen e USIA-s. Kishim njė ditė tė lirė gjatė tė cilės Rexhepi mė ēoi pėr tė parė Kosovėn jugperėndimore, pėrfshirė Prizrenin, Dragashin, Brodin, dhe Gjakovėn. Me ne ishte edhe njė koleg tjetėr. Qėllimi i udhėtimit ishte tė vizitonim disa vende qė kurrė nuk i kisha parė (Dragashin dhe Brodin) dhe tė vizitoja pėrsėri vendet qė nuk i kisha parė pėr mė shumė se njėzet vjet (Prizrenin dhe Gjakovėn). Folėm vetėm shqip, tėrė kohėn. Gjithmonė mė ka mahnitur mėnyra habitore e shqipes, dhe kam shkruar shumė artikuj pėr kėtė temė. Sa herė qė dėgjoj dikė qė pėrdor habitoren, e vėrej atė dhe i kushtoj vėmendje kontekstit. Fundja, kur je gjuhėtar, tė gjitha paraqitjet e gjuhės mund tė ofrojnė material pėr studim. Nė udhėtimin nė fjalė, mė la pėrshtypje habitorja e parė qė miku im Rexhepi pėrdori atė ditė, dhe meqė po merrja shėnime pėr udhėtimin vetėm sa pėr tė regjistruar mendimet dhe pėrshtypjet e mia, vendosa tė shėnojė edhe tė gjitha fjalitė habitore. Kur u ktheva nė dhomėn time atė natė, lexova shėnimet dhe shkrova tė gjitha fjalitė habitore nė njė vend. Pasi e bėra kėtė, vėrejta se ato sė bashku pėrbėnin njė lloj rrėfimi tė palidhur tė udhėtimit. Pėrfundova duke i pėrdorur ato nė njė material qė shkrova pėr dallimet tipologjike ndėr kategori tė ngjashme tė foljes nė gjuhėt e ndryshme ballkanike. Poashtu shembujt i pėrdora gjatė paraqitjes sime nė Ditėn e Studimit tė Gegėrishtes, sepse habitorja ėshtė njė shembull i njė dukurie qė ėshtė karakteristike pėr qendrėn shqiptare kur krahasohet me periferitė. Me fjalė tė tjera, habitorja pėrdoret nga gegėrishtja dhe toskėrishtja, por dialektet mė jugore tė toskėrishtes (dhe diaspora para-otomane) nuk e kanė atė, ndėrsa ėshtė shumė dobėt e zhvilluar nė gegėrishten veriperėndimore. Ja shembujt:

    Kėtu gropat paskan nisė menjėherė. (duke iu referuar gjendjes sė rrugėve)

    Ah, kėtu e paskan kufizuar. (shpejtėsinė]

    Paskan tė drejtė. (kur pamė kthesat nė rrugėn malore)

    Po rruga e mirė qenka.

    Paskan lopė. (kur pamė lopė nė rrugė)

    Paskan nji shkollė.

    Turqit qenkan. (pėr pėrkatėsinė kombėtare tė pikės sė kontrollit tė KFOR-it)

    Livadhi qenka i bukur.

    Paska nji teqe. (duke ecur pėrgjatė rruge)

    Paskan zanat. (te tregu)

    Qenka zona e bukur. (pėr rajonin e Dragashit)

    Paska ujė mjaft.

    Paskan bā nji xhami tė re.

    Mė ngadalė, se kontroll paska.

    Ky paska parking.

    Diēka paska ndodhur.



    marrė nga Java

  2. #2
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Me dhunė nuk mbrohet gjuha

    Migjen Kelmendi

    Nuk isha kėndej dhe me vonesė e lexova nji artikull tė nji gazetareje amatore se si po e (dez)informonte opinionin kosovar nė gazetėn Zėri, pėrmes artikullit “Pėrdhunuesit e gjuhės do tė ndėshkohen me ligj”. Jo se nuk isha i informuem pėr iniciativėn, sepse miqtė e mi nė Tiranė me kishin marrė nė telefon menjihere dhe mė kishin tregue pėr nji iniciativė tė nji dore pleqsh komunistė, tė cilėt kanė pėsue nji teptisje iracionale atavizmash enverian, dhe nė vend se me u ballafaque me fuqinė e argumentit kundėr tanė atyne qė e kontestojnė Standardin e vitit 1972, kėrkojnė me u kapė pėr ‘alltia’ pushtetare.

    Dikush duket se edhe i gėzohet kėsaj dhune, ose ma mirė me thanė dėshire pėr me i dhunue tanė ata qė mendojnė dhe e kuptojnė e perceptojnė ndryshe ate qė ndėr ne asht ba zakon me u quejt “Gjuhė Shqipe”, nė vend se “Standard i Shqipes”.

    Dhe, keqkuptimi i parė mbrenda kulturės sonė lind nga keqkuptimi i kėsaj fjale – “Gjuha Shqipe”.

    Ēka queni ju “Gjuhė Shqipe”?

    Ose ndoshta kėte pyetje duhet me ja adresue tanė kulturės shqiptare, e cila nė vend se me u mundue me e demokratizue dhe me e ba publike kėte pyetje dhe ēashtje pėrmes debateve dhe nji diskutimi publik, don me iu bind inciativave tė dofarė pleqve tė rrokatun qė nė mungesė argumentesh, mendojnė se me kamxhi e me allti munden me i zgjidhė problemet nė gjuhė.

    Po le t’i kthehemi pyetjes: Ēka queni ju “Gjuhė Shqipe”?

    Nėse Gjuhė Shqipe ju queni Standardin e vitit 1972 (sic!), mendoj se bani nji nga gabimet ma tė mėdha qė nji kulturė mundet me ia ba vetvetes, e nji gjuhėtar mundet me ia ba kredos sė vet profesionale.

    Nėse me ligj ju mendoni se mundeni me e heshtue e me e nemit Gjuhėn Amtare tė katėr milionė shqiptarėve tjerė, tė cilėt rastėsisht shqipen e kanė tė nji tingėllime e shqiptimi tjetėr, mendoj se jeni tue e ba nji nga dhunimet ma tė mėdha qė dikush mundet me ia ba kėtyne njerėzve. Sepse, gjuha jemi na vetė. Ua ndalove atyne, neve, Gjuhėn Amtare me ligj, ju automatikisht ua dhunoni nji nga tė drejtata themelore njerėzore tė tyne.

    Por, nuk po due me u zgjatė, sepse iniciativa si e tillė duket joserioze dhe natyrisht se JAVA ka me e informue kėte opinion thellėsisht dhe thelbėsisht pėr ēkado qė mundet me u shfaqė nga kjo iniciativė.

    Por, argument ma tė fuqishėm se sa tė paargumentuem e fragjilė janė nė mbrojtjen e Standardit tė vitit 1972 jo vetėm kėta pleq tė rrokatun, por edhe tanė tjerėt qė me heshtje i kontribuojnė kėsaj, flet bash kjo iniciativė, e cila nuk ngritė argumente pėr mbrojtje por – dhunė.

    Po sa pėr dhunė, mė duhet me ua kujtue, jo vetėm kėtyne pleqve andej, por edhe tė gjithė tjerėve qė mendojnė se dhuna asht zgjidhja e kėsaj ēashtje, se Enveri ka vdekė, se ky nuk asht viti 1972, dhe se ēfarėdo iniciative nuk ka me mbetė pa u ba shoshė nga pyetjet dhe argumentet e kundėrta tė nji opinioni qytetarėsh.

    Ēfarėdo iniciative e cila kishte me qenė ligjore nė esencė, mundet me u kuptue vetėm mbasi sė pari tė ishte deblokue dhe detabuizue Standardi i vitit 1972, tė kishte pasue nji debat i gjanė me participimin e tanė njerėzve t’interesuem (jo vetėm gjuhėtarėsh), dhe vetėm mbasi t’ishin ballafaque argumentet “pro” dhe “contra” nė nji diskutim transparent publik. Dhe, mbas tanė kėsaj, kur nga ai debat t’ishin emanue vendimet dhe t’ishte ekstraktue nji si projektligj (i cili po ashtu kishte me ju nėnshtrue nji debati tė gjanė) nė mbrotje tė asaj qė kishim me e quejt jo “Gjuha Shqipe”, po “Standardi i Gjuhės Shqipe”, atėhere mundeni me thanė se kjo asht iniciativė demokratike nė shėrbim tė pėrgjithshėm.

    Kėshtu si u prezentue, kjo s’asht tjetėr pos vagabondizėm i pleqve tė rrokatun kaplue atavizmash enverian.

    E ky standard i vitit 1972 s’ka shpėtim, veē vonim. Edhe nji argument shtesė jemi pėr kėte asht – dhuna e kėrkueme pėr me e mbrojtė standardin e vitit 1972!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    per migjenin

    Se pari, nuk po kuptoj:ky Migjeni ka folur ne forum apo kete te sipermen e ka botuar gjekundi dhe krijuesi i temes e solli ketu! Do doja ta dija vertet.

    Shoh me kureshtje debatet per gjuhen e sotme dhe per vitin 1972.Ky Migjeni na e quan Kongresin e Drejtshkrimit - atavizme.A ka harruar ky njeri se ky kongres qe nder arritjet e para, shkencore, te bazuara ne studime dhe qe eshte mbajtur ne vitin 72?Gjuha rritet.Se sa i permbush nevojat e sotme dihet.Dhe s'ka sesi t'i kerkojme vitit 72 te na mbaje akoma.Aq me teper qe ne ate periudhe bashkepunimi i gjuhetareve shqiptare qe pothuaj i paekzistueshem ( per shkak te kushteve politike).
    C'u be, u be. Ti, si njeri modern dhe kerkues dil ne fushe te kerkimeve, bej studime dhe hidhi ne leter,parashtroja nje kongresi te vitit 2003 dhe nxirr perfundimet.Nuk te njoh personalisht se kush je dhe cfare ke bere, por me shqeteson fakti qe ngrihesh dhe flet pa bere perpjekje per te ndryshuar dicka.
    Ah, vura re se shqipen e perdor mjaft mire dhe ne shkrimin tend varferohet gjuha(nuk pashe asnje perdorim te ri gramatikor ose cfaredo lloj pasurie).
    Ktheje gishtin nga vetja dhe pyet: une c'po bej? Ath ke te drejte te kritikosh. Sidoqofte, jo te ofendosh, se tek e fundit historia njohu kongresin e 72 si arritje dhe akoma s'te ka njohur ty dhe arritjet e tua.Nese ke bere ndonje gje na le ta dime dhe te lavderojme vepren tende.Pse jo dhe t'i perulemi!
    P.s Java je ti ASD?

  4. #4
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786

    Re: per migjenin

    Postuar mė parė nga buna
    P.s Java je ti ASD?

    jo, une jam ASD, sic e verejte edhe vete ne fund te pyetjes.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-07-2003
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    7
    SDO KOMENT KJO TEME
    E SA PER MIGJEN KELMENDIN I CILI KINSA MUNDOHET TE FOLE GEGENISHT E NUK DI ASPAK JO TE FOLE GEGNISHT PO AS GEK NUK DI TE BEJ, DEL E SHKRUN NE ATE GAZETEN E TIJ PALIDHJE "JAVA" KINSE PO SHKRUJ GEGNISHT E ANEJ KNEJ.
    SDO KOMENT PRAP PO THEM.
    DIHET SE KU DUHET TA KETE VENDIN AI JAVIST
    NUK DO E QUAJA NDRYSHE POS TRADHETARE TE KOMBIT SHQIPTARE.

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dėshtimi i gjuhės standarde shqipe te gegėt!
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtė e gjuhės shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •