Qafir Arnauti, hiq dore nga mbrojtja e konformizmave kombetare inegzistente. Ne Jug te Shqiperise, ne Himare, Sarande, Gjirokaster, Permet ka minoritare greke, dhe keta nuk jane bilingual, jane nenshtetas shqiptare me kombesi greke. Jam vete nga jugu dhe i njoh shume mire nga afer krahinat dhe ndarjet ne perqindje.
Ka shume veta qe mundohen te bejne shqiptare me zor edhe ata qe nuk jane. Une jam supremacist ne kete drejtim, dhe besoj se shqiptar nuk behesh, je i lindur i tille. Ata qe kane gjak shqiptari i percjellin virtytet e shqiptarit, ata qe nuk kane gjak shqiptari, nuk kane se si te jene shqiptare edhe pse mund te flasin shqip dhe te jetojne ne Shqiperi.
Deshira per ti futur edhe minoritet ne rradhet e shqiptareve, nuk e ndihmon ceshtjen kombetare, e demton ate. Krahas 50 vjeteve komunizem ku diktatori i perdori pakicat kombetare si vegla te rregjimit, kemi edhe realitetin e sotem ku 40% e pushtetareve socialiste apo vete kryesise se PS kane kombesi jo shqiptare. Kjo shpjegon per mua edhe qendrimin anti-kombetar qe ata mbajne ndaj interesave tona kombetare.
Ndryshe nga ju, une nuk e humb kohen dhe energjite e mia me "shqiptarizimin" e atyre qe nuk kane gjak shqiptari por vetem me ata qe jane shqiptare. Keta dallohen shume lehte nga qendrimet qe mbajne ndaj ceshtjes kombetare. Pakicat une i respektoj si nenshtetas por nuk pres qe keto pakica te tregojne perkushtimin dhe sakrificen e duhur per ceshtjen tone kombetare.
Shteti dhe feja
Meqe e kaluat diskutimin edhe mbi maredheniet shtet-fe, duhet te keni te qarte qe Shqiperia eshte shtet laik, qe do te thote shteti shqiptar nuk ka lidhje fare me fene. Feja nuk ka te drejte te diktoje apo marri pjese ne menyre direkte ne procesin politik, por mund te ndikoje ne menyre indirekte politikat qe ndjek shteti.
Ne rastin e Kryepeshkopit Janullatos, nje prej cilesive me te mira te tij ka qene pikerisht qendrimi larg kamerave, gazetave, konflikteve politike qe kane 12 vjet qe kane pushtuar shoqerine shqiptare. Edhe pse kryepeshkopi eshte sulmuar sa majtas edhe djathtas nga nje numer te madh njerezish, ai ka preferuar te heshti dhe te vazhdoje punen e tij. Heshtja nuk do te thote se ai eshte fajtor per akuzat e bera apo ai nuk ka gje per te thene ne mbrojtje te punes se tij. Ai zgjedh te heshti pasi e ka te qarte qe cdo fjale sado e drejte qe mund te dali nga goja apo pena e tij nuk ka per te ndryshuar aspak vrullin e sulmeve te kundershtareve te tij. Keto sulme nuk kane ne shenjester punen e Tij ne krye te KOASH, kane ne shenjester kombesine e tij greke.
Arsyeja perse Gage ka zgjedhur Janullatos per te "bere paqe" me shqiptaret, pasi Janullatos eshte mbase shtetasi i vetem grek qe gezon respektin e nje pjese te konsiderueshme te besimtareve orthodokse shqiptare. Gage po e perdor shkrimin mbi Janullatos si nje barazpeshe te shkrimeve te tij famekeqe qe u kurrorezuan me 1997. Me anen e shkrimit te fundit te tij, ai i ben te qarte komunitetit shqiptar dhe atij grek ne diaspore dhe vendlindje, se pavaresisht nga maredheniet politike te tensionuara midis shteteve fqinje, kryepeshkopi Janullatos eshte njeriu i paqes, njeriu qe i ka afruar te dy popujt dhe nuk i ka larguar ata.
Kryepeshkopi Janullatos ka 12 vjet qe punon e jeton ne Shqiperi, flet shqip, eshte i rrethuar nga klerike shqiptare, ka ngritur ura miqesie edhe me besimet e tjera ne Shqiperi, ka fituar respektin e atyre qindra shqiptareve nga Kosova qe gjeten tek KOASH mbeshtetje gjate kohes qe refugjatet mberriten ne Shqiperi, ka mbajtur qendrim shume konseguent dhe te drejte ndaj shtetit shqiptar. Ne vitin 1997 kur greket vershuan ne Shqiperi per te krijuar dhe takuar komitet shkaterrimi, kryepeshkopi zgjodhi te qendroje ne Tirane e jo ne Athine. Ai nuk u perzie fare ne politiken e kohes por ka dale ne televizion e ka bere thirrje per heqje dore nga dhuna, qetesi e paqe.
Nese te gjitha keto nuk te bejne te respektosh kryepeshkopin, une nuk e di se cfare me shume kryepeshkopi duhet te beje qe te fitoje edhe besimin e respektin e popullit shqiptar.
Njerezit me besim i dallon nga njerezit cmirezinj pikerisht veprat e tyre.
Krijoni Kontakt