Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040

    Migjen Kelmendi - UNË JAM KOSOVË

    Po e sjell editorialin e gazetës “JAVA” (17 Korrik 2003) me shkrimin e Migjen Kelmendit mbi 'identitetin kosovar'.

    Që në fillim po shprehem se jam kundër 'identitetit kosovar' si tentim të bashkësisë ndërkombëtare për të krijuar një krijesë artificiale, në vazhdën e eksperimenteve 'multietnike' duke u shërbyer me Kosovën si laborator e shqiptarët si minj të bardhë. Sipas mendimit tim, 'identiteti kosovar' nënkupton humbjen e identitetit shqiptar. Fryma e tolerancës ndaj minoriteteve është një gjë, ndërsa asimilimi në një 'identitet' të ri (në emër të bashkëjetesës) është diç tjetër. Asgjë nuk më lidh me një serb përveç afërsisë territoriale, gjersa me një shqiptar nga Shqipëria apo Maqedonia më lidh gjaku, gjuha, kultura, tradita, etj. Prandaj, nuk mund ta identifikoj veten vetëm në bazë të një termi gjeografik. Me pranimin e 'identitetit kosovar' në heshtje do të pranoheshin të gjitha padrejtësitë historike që u janë bërë shqiptareve me copëtimin e trojeve etnike, njëkohësisht duke siguruar justifikim për ato forca politike europiane që janë kundër pavarësisë së Kosovës.


    .................................................. .................Tahoxi



    Në vijim teksti nga gazeta:

    Kur kishim nisë gazetën JAVA, me numrin e parë të saj, Dhetor 2001, nisëm edhe debatim për Identitetin Kosovar. Arsyet janë të shumta. E para, sepse tema e Identitetit Kosovar ishte një temë tabu. Askush asokohe e as sot e kësaj dite nga mediat kosovare nuk i ka hapë faqet e saj ose programet e saj për këte temë. E dyta, sepse ishim thellësisht dhe thelbësisht t’interesuem për t’ardhmen e Kosovës, për parimet që kanë me e përcaktue ate t’ardhme. E ato parime me siguri se ishin dhe mbeten parimet mbi të cilat ndërtohet sot nji shoqni demokratike. Kështu, përpjekja ma e shnoshë, ma e lehtë dhe ma elegante e kapërcimit të urrejtjeve etnike që e sollën luftën në Kosovë, ishte ndërtimi i nji identiteti mbietnik të Kosovës së nesme. Argumenti kryesor që i flitte dhe i rinte në favor jo vetëm këtij debati në JAVA, por edhe kësaj çashtje kruciale të Kosovës sot, ishte përfundimi katastrofik i nji përpjekje me e ndërtue nji shtet etnik të pastër – Serbinë e Madhe të Millosheviqit.
    Debakli i atij projekti të Millosheviqit ishte nji porosi për të gjithë nacionalizmat e nacionalistët ballkanik që punonin në projekte shtetesh etnike.
    Kontributet që u banë ishin me shumë randësi për momentin politik të Kosovës në vitin 2001. I kujtoj edhe sot mendimet dhe opinionet që i bani publike kryetari i Parlamentit, zoti Nexhat Daci, tue thanë se ky identitet specifik i Kosovës ka ekzistue gjithmonë, por ka mungue guximi qytetar për me e shprehë në mënyrë eksplicite. Njashtu si më kujtohet edhe opinioni i zotit Thaçi që mohonte kategorisht Identitetin Kosovar, si dhe ai i Rada Trajkoviq, i shprehun përmes telefoni se në Kosovë s’ka kosovarë, por vetëm serbë e shqiptarë.
    Po çka i bjen me qenë Kosovar? Kush asht Kosovari?
    Kjo nuk ishte vetëm pyetje e JAVËS, kjo asht nji çashtje me të cilën çdo qytetar i Kosovës sot ballafaqohet në çdo moment.
    Si gjithmonë, çashtja e identitetit nisë me pyetjen: Kush jam une?
    Me qenë Kosovar, njashtu si e kuptoj une dhe pa u zgjatë shumë, nuk domethanë mos me qenë shqiptar. Asht mbindërtim i po këtij identiteti. Identiteti Kosovar gjenerohet jo nga etnija, po nga nji element tjetër joetnik: territori.
    Përcaktimi joetnik, në rastin e Kosovës – territorial – i identitetit, krijon nji përparësi të madhe për ambiciet shtetformuese të popullatës shqiptare në Kosovë. E para, sepse asht nji parim kompatibil me fundamentet e nji shoqnie demokratike sot. Asht parim që ngërthen, inkludon, që krijon hapsinë për të gjitha etnitë e Kosovës me e konsiderue këte vend njashtu si e kemi konsideru na gjithmonë – shpi. Identiteti Kosovar krijon aftësinë me i rrokë e me i inkludue parimet e nji shoqnie moderne si multietnicitetin, konvivencën, tolerancën, multikonfesionalitetin, multilingualitetin. Njashtu si identiteti etnik ekskludon, në të shumtën e rasteve i përjashton tana këto parime që i përmendëm.
    UNMIK këto ditë nisë fushatën me moton: UNË JAM KOSOVA.
    Kanë dijtë me qenë të çuditshme, bile shpesh edhe ofenduese fushatat që UNMIK i ka ndërmarrë në Kosovë. Sepse, pikënisja e UNMIKut në Kosovë gjithmonë ka qenë ajo e nji qeverie të gjithdijshme. OmniQeverie. E Kosova dhe qytetarët e saj janë kuptue e adresue si Zulu e Zululand. (Dorën në zemër, jo bash, po jo edhe aq larg të vërtete!)
    Fushata UNË JAM KOSOVA më duket se ma në fund e fut UNMIKun në zemër të nji çashtje fundamentale të Kosovës sot e nesër – Identitetit të saj.
    Çfarëdo ndihme që lidhet me këte çashtje asht nji ndihmë e madhe që i bahet qytetarëve të Kosovës.
    Sepse, pa përgjegjen në pyetjen Kush Jam Une, asht zor me i gjetë përgjegjet edhe në tana pyetjet tjera të Kosovës sot. Andaj, moton UNË JAM KOSOVA e konsideroj dhe kuptoj si nji përgjegje shumë të saktë në pyetjen Kush Jam Une.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  2. #2
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Migjen Kelmendi ne pergjithesi luan rrolin e 'agent provocateur' ne skenen shqiptare. Me kujtohet qe heren e pare qe hasa emrin e tij ishte tek nje artikull i 'The Economist' ku Migjeni reklamohej si ikonoklast, e tabu-thyes pasi ishte partizan i diskutimit te meritave te gegnishtes letrare. Por kam shume rrespekt per te si intelektual, dhe individ qe shpreh mendimin e vet shume rrjedhshem. Gazeta Java eshte nje nga mediumet me te preferuara per mua, ndonese vete jam nga Shqiperia. Ne kete rast z.Kelmendi kerkon te kapitalizoje ne divergjencat ndermjet Shqipes letrare tosko-centrike, dhe gegnishtes qe flitet ne Kosove per ta bere kete divergjence si bosht te identitetit Kosovar. Perse zgjodhi keto caste te brishta per kombin adoleshent Shqiptar z Kelmendi nuk e di. Ndoshta eshte personfikimi i rrebelimit te adoleshentit, qe mund te krahasohet me moshen e kombit Shqiptar. Por kunder kujt u dashka rrebeluar? Vellezerve Frasheri, Fan Noli apo Migjenit, e Fishtes?
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  3. #3
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Migjen Kelmendi ne pergjithesi luan rrolin e 'agent provocateur' ne skenen shqiptare. Me kujtohet qe heren e pare qe hasa emrin e tij ishte tek nje artikull i 'The Economist' ku Migjeni reklamohej si ikonoklast, e tabu-thyes pasi ishte partizan i diskutimit te meritave te gegnishtes letrare. Por kam shume rrespekt per te si intelektual, dhe individ qe shpreh mendimin e vet shume rrjedhshem. Gazeta Java eshte nje nga mediumet me te preferuara per mua, ndonese vete jam nga Shqiperia. Ne kete rast z.Kelmendi kerkon te kapitalizoje ne divergjencat ndermjet Shqipes letrare tosko-centrike, dhe gegnishtes qe flitet ne Kosove per ta bere kete divergjence si bosht te identitetit Kosovar. Perse zgjodhi keto caste te brishta per kombin adoleshent Shqiptar z Kelmendi nuk e di. Ndoshta eshte personfikimi i rrebelimit te adoleshentit, qe mund te krahasohet me moshen e kombit Shqiptar. Por kunder kujt u dashka rrebeluar? Vellezerve Frasheri, Fan Noli apo Migjenit, e Fishtes?
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Është shumë e çuditshme se si ka mundësi që çuni i të mirënjohurit shkrimtarit tonë Ramiz Kelmendi, Migjeni të dali kështu, shumë e çuditshme.
    Askush nuk mund tia mohoj kontributin shumë të madh që Migjeni i ka dhënë kulturës dhe artit shqiptar por këto ide të tija së pari kundër gjuhës së njësuar e tani edhe te ndarja e përgjithmonshme e kombit tonë janë shumë antikombëtare dhe shumë kundër interesave kombëtare.
    Nisma të tilla nuk kanë mbështetje as nga një autobus njerëz tek ne, dhe nuk mund të ketë asnjë rrezik as edhe teorik se këto edhe mund të realizohen por kjo është vetëm një turp për një intelektual si Migjen Kelmendi.
    Turp, turp Migjen Kelmendi dhe keni humbur gjithë vlerat dhe respektin që keni pasur në sytë e mi por edhe të çdo shqiptari që nga kjo ditë juve jeni një fëlliqësirë e shoqërisë shqiptare të pjesës dardane të Shqipërisë sonë të dashur.

    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Dodon, mendoj se z.Kelmendi nuk duhet gjykuar kaq rende. Fundja ideja e tij mbi ndertimin e indentitetit Kosovar mbi baze territoriale(supra-etnike pra) nuk do te thote humbje e te qenit Shqiptar, po thjesht nje variacon i ketij identiteti. Gabimi i tij qendron(sipas mendimit tim gjithmone) ne faktin qe nuk ka zgjedhur kohen e pershtatshme per kete debat.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Qafir Arnaut
    Ai identitet që pretendon ai për fat të mirë tonin nuk ka mundësi por edhe po pati nuk mund të krijohet kurrën e kurrës, pse e them këtë? Sepse edhe po u bë Dardania shtet pra nëse nuk bëhet bashkimi i menjëhershëm, prapë do të jetë vetëm zgjidhje kalimtare sepse pastaj atje do të votohet me një referendum të thjeshtë dhe do të bëhet bashkimi.
    Neve nuk jemi komb gjerman me mbi 100 milion banor që të krijojmë shumë shtete, prandaj çfarë flet ai te ne i thonë qyfte dhe poashtu kundër interesave kombëtare po të realizohej, mirëpo edhe pse kjo nuk ka shansë të realizohet prapë të dali kjo nga goja e një intelektuali si Migjeni është turp për të.

    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #7
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Postuar më parë nga dodoni
    Qafir Arnaut
    Ai identitet që pretendon ai për fat të mirë tonin nuk ka mundësi por edhe po pati nuk mund të krijohet kurrën e kurrës, pse e them këtë? Sepse edhe po u bë Dardania shtet pra nëse nuk bëhet bashkimi i menjëhershëm, prapë do të jetë vetëm zgjidhje kalimtare sepse pastaj atje do të votohet me një referendum të thjeshtë dhe do të bëhet bashkimi.
    Përshëndetje
    Me duket se po projekton deshirat e vullnetin tend ne nje situate kur realiteti eshte ndryshe. Unioni Shqiperi-Kosove do kete shume probleme per t'u zgjidhur. Nuk jane shumica ata qe ne Kosove e deshirojne kete gje (sipas disa hulumtimeve te mia private). Ne kete kontekst idete e z.Kelmendi nuk jane edhe aq pa merite.

  8. #8
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    QA,

    "Identiteti kosovar" eshte dic qe dergon ne drejtim krejt te kundert nga Unioni, gjegjesisht bashkimi gjithekombetar. Unioni eshte zgjidhje afatgjate.

    Une nuk shoh asnje arsye te vetme qe shqiptaret e Kosoves te krijojne nje identitet qe do t'i veconte nga shqiptaret e Shqiperise. Perdorimi i gegnishtes, si nje prej atributeve dalluese te "kosovareve" eshte ne dem te interesit kombetar.

    Pra, une mendoj se M.K. me imponimin e gegnishtes deshiron te krijoje nje element dallues te identitetit te shqiptareve te Kosoves, por kjo shpie me teper kah divergjencat. Momenti i tanishem nuk eshte i volitshem per lukse te tilla. Prioritet eshte krijimi i nje shteti te forte shqiptar. Kongrese per revidimin e gjuhes mund te mbajme kur te duam pastaj, nese e shohim te arsyeshme.

    Nuk kam nevoje te numeroj argumente per te deshmuar se shqiptaret e Kosoves jane te njejte me ata te Shqiperise, kete e dime te gjithe.

    Ne anen tjeter, sado e pamundshme do te dukej ideja e Unionit, nuk eshte edhe aq e parealizueshme. Natyrisht, nuk mund te realizohet brenda dites me nje referendum te thjeshte sepse nuk mund te jemi te sigurte se si do te reagonte bashkesia nderkombetare per kete veprim. Ne e dime se bashkesia nderkombetare gjithmone tenton te gjej zgjidhje minimaliste, apo gjysemzgjidhje, aq sa mjafton per ta shuar zjarrin. E kemi rastin e Bosnjes, ku ai shtet eshte ndare ne dy entitete dhe ku ndryshimi i marreveshjes se Dejtonit as qe mirret parasysh. I njejte eshte rasti i Kosoves ne raport me Rezoluten 1244.

    Prandaj, mendoj se realizimi i Unionit duhet te filloje se pari nga disa aspekte praktike dhe pragmatike. Si nje hap i mire ne kete drejtim eshte marreveshja per tregti te lire ndermjet Shqiperise dhe Kosoves, implementimi i se ciles duhet te filloje ne vjeshte.
    Eshte fakt zhgenjyes qe nuk ekziston gati kurrfare bashkepunimi ndermjet institucioneve te Shqiperise dhe Kosoves, perkunder asaj se ne shume fusha nuk ka kurrfare pengesash.

    Ku jane aktivitetet kulturore?
    Ku eshte bashkepunimi ndermjet shkollave dhe fakulteteve?
    Ku eshte bashkepunimi ndermjet shoqatave simotra?

    Ne vete krijojme ndasi edhe atje ku te tjeret nuk na paraqesin pengese. Pra, mendimi im eshte qe se pari t'i eliminojme barierat psikologjike mes nesh e pastaj gradualisht me ane te vendosjes se bashkepunimit ne sfera dhe nivele te ndryshme, te krijojme nje Union joformal, ne menyre qe aprovimi i tij formal te jete me i pranueshem per bashkesine nderkombetare.

    Nuk mund te realizohet bashkimi me krijimin e identiteteve te vecanta as me ndonje proklamate qe befas do ta shpallte kete Union. Kur ta kemi realizuar nje Union faktik, ai Unioni formal eshte shume me lehte te pranohet nga bashkesia nderkombetare sepse do te perballej me nje akt te kryer.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  9. #9
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Qafir Arnaut ato hulumtimet tua private qenkan të gabuara plotësisht.
    Nuk jam kundër përdorimit të gegnishtes në letra apo publik si pjesë e gjuhës shqipe nëse kjo dëshirohet nga ndonjë grup njerëzish si Migjeni edhe pse kjo jo vetëm për interesat tona kombëtare por edhe ekonomike të këtyre njerëzve (sepse mediat e tyre do të mund ti ekspozoheshin një tregu shumë më të madh) nuk është e mirë. Pra, edhe poqese duan mund ta shkruajnë dhe kjo të bëhet si përcjellëse e gjuhës sonë zyrtare letrare dhe jo në asnjë mënyrë të dali kundër kësaj.
    Bashkimi i Dardanisë me Shqipërinë është një proces në përfundim e sipër.

    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e troptit
    Anëtarësuar
    04-07-2002
    Vendndodhja
    Ne ate pjese te tokes qe me takon
    Postime
    109
    Tung!
    Persa i perket qeshtjes ne fjale, mendoj se nuk ekziston aspsak nje identitet kosovar. Identiteti eshte tipar i kombeve. Nuk egziston nje komb kosovar e rrjedhimisht nuk mund te kete nje identitet te tille. Por nuk mund te mohohet se egziston nje popull kosovar, nese me nje term te tille mund te quajme banuesit e Kosoves, i cili eshte i perbere ne shumicen dermuese te tij nga qytetare te kombesise Shqipetare, e ne nje mase te vogel, por qe per hir te demokracise duhet te permendim, nga serbe, turq e jevgj. Si rezultat i historise, se pergjakshme, nuk eshte verejtur nje shkrirje e kombeve per te arritur ne nje kombesi te re qe do te ishte quajtur kombi i Kosoves.Bile duhet te theksoj se kombet ne Kosove kane ruajtur traditat e zakonet e tyre primare. Tetativat e Umnikut per te krijuar nje Identitet Kosovar behen me qellim qe te fusin ne nje thes vrasesit e viktimat, ne menyre qe te largojne nga vetvetja cfaredo pergjegjesie per te ardhmen. Por ata, duket se sa e njohin historine e ketyre trevave, harrojne se Shqipetaret as kane harruar e as do te harrojne ate c'ka u eshet dashur te heqin nga serbet e bashkpuntoret e bythlepiresit e tyre jevgj. Gjaku nuk eshte uje, edhe po dheshe me e pi te mbet ne fyt, se thahet shpejt, e te len pa fryme!
    JO NEGOCIATA! VETËVENDOSJE! WE SHALL NEVER FORGET!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Albin Kurti: "Të gjithëve na mungojnë"
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 25-01-2006, 22:29
  2. Bisedimet për statusin e Kosovës në tetor 2005
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-10-2005, 16:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •