p.s : numri i rekateve mesa di une nuk varet nga methebi qe ndjek , sepse te gjithe njesoj i kane numrin e rekateve.
p.s : numri i rekateve mesa di une nuk varet nga methebi qe ndjek , sepse te gjithe njesoj i kane numrin e rekateve.
Selamu Alejkum te gjitheve. Ju pershendes te gjitheve duke ju deshiruar suksese ne thirrjen Islame. Me vjen mire qe punohet ne sqarimin e farzit te Allahut (Namazi) dhe me vjen mire qe ka njerez te tille qe nuk kursejne as kohen e as mundin per t'i mesuar te tjeret lidhur me namazin.
Ju lutem vetem vazhdoni, por nese mundet t'i largoheni polemikave sepse ato shkaterrojne suksesin ne thirrje e njeherit shkaktojne hutime tek te tjeret. Keshtu qe, flitni per namazin se si falet, por mos polemizoni duke shkuar ne ekstrem (se duhet te falet sipas ketij apo atij medhhebi). Eshte mire te sqarohen te gjitha format e faljes se namazit sipas te gjitha medhhebeve, e pastaj le te zgjedhe kush te doje si te doje.
Keshtu u mundesohet secilit te zgjedhe vete se si dhe ne cfare forme te fale namazin pa nderhyrje( sepse te gjitha medhhebet kane argumentet e tyre), ndersa ne jemi te vegjel per t'i soshitur se cili argument eshte me i forte e cili me i dobet.
MADJE, A NUK JEMI TE GJITHE MUSLIMANE??!!!
p.s: Kush e ka ndermend te polemizoje me mua lidhur me kete, une nuk do t'i pergjigjem sepse me mjafton Allahu si deshmitar me i Madh dhe Korrigjues i gjerave ....
Selamu Alejkum...
Kult kam leximin.... preferoj shoqerine e mire.... etj etj
AS SELAM
E pershendes anetarin e ri me siper dhe i jap te drejte.
Une INSHALLAH po bie tani formen e Namazit sipas Nasrudin Albanit.
Forma e Namazit të Muhammedit (saws) me pak fjale
nga Nasrudin ALBANI
Të drejtuarit nga Kibla
Marrja e tekbirit fillestar
Vënia e duarve në gjoks
Duatë e fillimit të namazit dhe leximi i Fatihasë
Shkuarja ne ruku
Ngritja nga rukuja
Berja e Sexhdes
Teshehudi i parë
Teshehudi i Fundit
Perfundimi i namazit
Falënderimi i qoftë All-llahut, i cili e bëri namazin farz për robërit e Tij dhe i urdhëroi që ta falin dhe ta kryejnë në mënyrë më të mirë. Bekimi dhe shpëtimi i All-llahut qofshin mbi Pejgamberin tonë, të cilit i është drejtuar duke i thënë: ''Ty ta zbritëm Kur'anin që t'u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre.''( Nahl: 44). Dhe Muhammedi saws e realizoi këtë detyrë në mënyrë të plotë. Prej gjërave që i shpjegoi me gojë dhe me punë ishte edhe namazi. Aq bukur e shpjegoi saqë një herë fali namaz në mimber, duke u ngritur e duke bërë ruku, e pasi mbaroi faljen u tha: '' E kam bëre këtë gjë që të më pasoni dhe ta mësoni namazin tim'' (Buhariu dhe Muslimi). Si dhe na e bëri obligim pasimin e tij duke thënë: '' Faluni ashtu sikur që më shihni duke u falur.''( Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi). Muhammedi saws e ka përgëzuar atë që e falë namazin ashtu siç e ka falur ai, duke i siguruar hyrje ne Xhennet nga ana e All-llahut duke thënë : ''All-llahu azze we xhel-le i ka bërë farz pesë namaze. Ai që merr mirë abdest, i falë në kohë të tyre, i plotëson rukutë dhe sexhdet e tyre dhe i falë me frikë-respekt, All-llahu i siguron falje mekatesh, kurse ai që nuk vepron kështu, nëse don ia falë, perndryshe e dënon. (Hadithi është sahih, shiko Sahih Ebu Dawud) Bekimi dhe shpëtimi qofshin mbi familjën e tij, shokët e tij të devotshëm e të pastër, të cilët neve na transmetuan ibadetin e tij, namazin, fjalët dhe veprat e Muhammedit saws, vetëm keto i bënë drejtim dhe shembull për to, dhe mbi ata që ecën rrugës së tyre deri në Ditën e Kijametit.
Pasiqë njohja e kësaj në mënyrë të qartë nuk u mundësohet shumicës së njerëzve, bile edhe as dijetarëve, nga shkaku i të kapurit të tyre për ndonjë medhheb të caktuar. Kurse çdo dijetar që punon në shërbimin e sunnetit të pastër, në aspekt të tubimit dhe marrjës së fikhut, din se në çdo medhheb ka gjëra që nuk gjenden në medh'hebin tjeter, dhe në të gjitha medhhebet ka gjëra që nuk janë të vërteta, e të ciëat i mveshen Pejgamberit saws sidomos këtë mund ta gjejmë në librat e mëvonshëm , të cilët pohojnë në mënzrë të prerë se kjo është prej vepres se Muhammedti saws. Për këtë shkak dijetaret e hadithit, All-llahu i shpërbleftë me të mira, kanë shkruajtur vepra ku tregojnë gradën e haditheve të librave të njohura të fikhut, siç është libri El Inaje bima'rifeti ehadihtil-hidaje dhe Et-turuku wel-wesail fi tehrixhi hulasetud-delail të dijetarit Abdulkadir bin Muhammed ed Kurejsh, El Hanefi dhe Nesbur-raje ila ehadi-thil-hidaje, te dijetarit El-hafidh Zejlai, etj.
Unë them: Pasiqë njohja e kësaj gjëje është e vështië për shumicën e njerëzve, e shkruajta këtë libër që të mësojnë menzren e namazit te Resulull-llahut saws e të udhëzohen me udhëzimin e tij, duke shpresuar nga All-llahu swt atë qe na ka premtuar në gjuhë të Pejgamberit të Tij saws: '' Kush thërret në udhëzim ka shpërblim (për këtë) dhe shpërblimin e atyre që veprojnë me këtë udhëzim, duke mos u pakësuar ky shpërblim'.' (Transmetoi Muslimi dhe të tjerët)
Pasiqë nuk hasa në ndonjë libër përmbledhëse me këtë tematikë, e pashë për detyrë që për vëllezërit e mi muslimanë, të cilët kanë deshirë të pasojnë udhëzimin e Muhammedit saws, të bëj një libër që do të përmbledhë, aq sa mundet, çdo send që ka të bëjë me formën e namazit te Muhammedit saws prej tekbirit e deri te selami( fundi i namazit), në mënyrë që t’ia lehtësojë lexuesit, simpatizuesit te vertetë të Muhammedit saws, realizimin e urdhërit te tij: “ Faluni ashtu sikur që me shihni duke u falur”. Për këtë shkak përvesha krahet, tubova hadithet që kanë të bëjnë me qëllimin tim, rezultat i të cilit është ky libër. I kam vënë kusht vetës që mos të përmendi në këtë libër asnjë hadith jo të vërtetë duke pasë parasysh rregullat e terminologjisë se hadithit. Për këtë shkak kam lënë anash çdo hadith të dobët, pa marrë parasyshë se a ka të bëjë me formën, dhikrin ose veprat e vlefshme, ngase besoj se hadithi i vertetë mjafton, kurse hadithi i dobët nuk na jep vetëm se paragjykime, kurse paragjykimi, siq thotë All-llahu: “…nuk eshte asgje ndaj se vertetes” (Nexhm:28) dhe si ka thene Pejgamberi saws: “ Keni droje paragjykimet ngase paragjykimi është fjala më e rrejshme.” (Buhariu dhe Muslimi).
All-llahu xh.sh. nuk ka kërkuar prej nesh ta adhurojmë me hadithe të tilla, bile Muhammedi saws na ka ndaluar nga kjo duke thënë: “Keni droje te transmetuarit e shumtë nga unë, kurse ai që flet nga unë le të thotë vetëm të vërtetën dhe të drejtën. Kush thotë për mua atë që nuk kam thënë, le të përgatitë karrige prej zjarri.” (Iben Ebil Shejbe dhe Ahmedi) Pasiqë ka ndaluar Muhammedi saws të transmetuarit e hadithit të dobët, më parë do të ndalonte te vepruarit më të. E kam quajtur Forma e Namazit te Muahmmedit saws, prej tekbirit e deri ne Selam sikurse e sheh. Lus All-llahun xh.sh qe ta bëjë te sinçertë për Fytyrën e Tij të Ndershme dhe t’u bëjë dobi me të vëllezërve te mi besimtar. Ai është Dëgjues dhe Përgjegjës.
Metoda
Pasiqë tema e këtij libri ishte sqarimi i faljes së Muhammedit saws, është e natyrshme që mos t'i përmbahem asnjë medh’hebi, nga shkaku që përmenda më parë. Kështu që kam përmendë çdo hadith të vërtetë, ashtu siq kanë vepruar Muhadithinet në të kaluarën dhe ashtu siç veprojnë edhe sot. Ebul-Hasan El -Lakneviu thotë: '' Kush shikon me shikim të drejtë dhe kush fundosët në detin e fikhut dhe të usulit pa kufi kupton se shumë çështje primare dhe sekondare në të cilat janë përçarë dijetarët, drejtimi i muhaditheve është më i fortë se te tjerët. Unë çdo herë që përcjellja përçarjet e dijetarëve, fjalën e muhadithëve e gjeja më afër të vertetës. All-llahu i mbrojtë. All-llahu na ringjalltë ne grupin e tyre dhe na mundësoftë që të vdesim duke i dashur dhe duke i pasuar ata.” Për këtë shkak ky libër do të jetë përmbledhës i asaj që është shpërndarë në brendinë e librave të ndryshëm të hadithit dhe fikhut, pa marrë parasyshë ndryshimin e mendimeve te tyre, pasiqë asnjë libër nuk e përmbledh gjithë të vërtetën. Shpresojmë se ai që do të veprojë me këtë do të jete prej atyre që janë të udhëzuar “Në atë që u kundershtuan ndërmjet veti, me lejën e All-llahut, All-llahu e nxjerr në rrugë të drejtë atë që dëshiron.” (Bekare: 213)
Pasiqë unë ia obligova vetës këtë metodë, dmth te kapurit për sunnetin e vertetë, dhe e përdora këtë metodë në këtë libër (ose liberth), dhe në librat tjerë që do të përhapën ndërmjet njerëzve, jam i bindur se shumica nuk do të jenë të kënaqur nga kjo. Shumë grupe dhe medh’hebe, bile shumica prej tyre do të ofendojnë dhe do të qortojne me gojën dhe lapsat e tyre, mirëpo kjo nuk është gjë për mua, ngase unë e di se të kënaqurit e njerëzve është qëllim i paarritshëm dhe se “ Ai që i bën të kënaqur njerëzit duke e hidhëruar All-llahun, All-llahu këtë njëri e le ne duart e njerëzve” siç thotë Muhammedi saws. (Tirimidhiu, Kadaiu e te tjere, hadithi eshte sahih)
Disa thenie te imameve
E shoh të arsyeshme të përmendi disa thënie të imamëve, ndoshta në to ka përkujtim për ata që i pasojnë verbërisht, bile edhe ata që i bëjnë taklid atyre që janë në gradë më të vogël se ata, dhe kapën për medh’hebet dhe fjalët e tyre, sikur te ishin zbritur nga qielli. All-llahu xh.sh. thote: “Pasoni atë që u eshte zbritur nga Zoti juaj, e mos zini miq pos Tij. Pak po përkujtoheni.” (Araf:3).
Ebu Hanifeja rahimehull-llah
I pari prej imamëve është Ebu Hanifeja rahimehull-llah. Prej tij janë transmetuar fjalë dhe thënie të shumta, të gjitha të drejtojne tek domosdoshmëria e të vepruarit ne hadith dhe në lënien e mendimeve te imamëve, të cilat i kundërshtohen hadithi.
A) “Hadithi i vertetë është medh’hebi im” (Iben Abidin dhe Shejh Salah El-Fulani)
B) “ Nuk i lejohët askujt të merr fjalën time, përderisa nuk e di nga e kam marrë unë” ( Ibnu Abdellberri, Ibnuk -kanji, Ibn Abidin etj. Unë them (Albani) ''Po që se kjo është fjala e tyre për ata që nuk dinë argumentin e tyre. A thua vallë ç’thonë për ata që dinë se argumenti është në kundërshtim me fjalën e tyre, e pastaj jep fetwa në kundërshtim me argumentin. Vetëm kjo thënje mjafton për të rrëzuar taklidin.
Malik Ibn Enesi rahimehull-llah:
A) “Unë jam krijesë, e qëlloj dhe gaboj. Shikoni në mendimin tim, çdo mendim që pëlqen me Kur’an dhe sunnet, atë merrni. Kurse çdo mendim që nuk është në pëlqim me Kur’an dhe sunnet mos e merrni.( Ibnu Albdellberri, Fulani dhe Ibni Hazmi)
B) “Prej çdo personi pos Muhammedit saws merrën (disa fjalë) dhe lihën (disa fjalë), përveq Muhammedit saws. (Ibnu Abdellberri dhe Ibn Hazmi)
Shafiu rahimehull-llah:
A) Të gjithë muslimanët janë të një mendimi se atij që mëson ndonjë sunnet prej Resulull-llahut saws nuk i lejohet të lënë këtë për shkak të ndonjë fjale të dikujtë tjetër” (Ibnul-kjjimi dhe Fulani)
B) Hadithi i vërtetë është medh’hebi im.” (Neveniu, Sha’rani, Hakimi Bejhakiu dhe Fulani)
C) Çdo hadith i Muhammedit saws është fjala ime edhe pse nuk e keni dëgjuar prej meje” (Ibn Ebi Hatimi).
Ahmed Ibn Hanbeli rahimehull-llah:
A) “ Mos më bën taklid, as mos i beni taklid Malik-ut, as Shafiut, as Evzaiut, as Theuriut, por mere nga kanë marrë ata”( Fulani dhe Ibnul-kanji)
B) “Kush refuzon hadithin e Pejgamberit saws i është afruar shkatërrimi” (Ibnul-Xhevziu).
Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.
Të drejtuarit nga Kibla
Njeriu që do të falë namaz drejtohet kah Kibla (Qabja) pa marrë parasysh vendin ku gjendet, duke bërë nijet të falurit e namazit që vijon (Vendi i nijetit është zemra, e nuk duhet shqiptuar me gojë, ngase këtë vepër nuk e ka bërë Muhammedi saws e as sahabët e tij. Për këtë shkak një vepër që nuk e kanë bërë ata as ne nuk duhet ta bëjmë, ngase kjo vepër konsiderohet bidatë. Muhammedi saws kur ngritej për në namaz drejtohej kah Kibleja, qoftë ne namaz te farzit ose te nafilës. Ky hadith është mutevair, dmth e kanë transmetuar nga çdo gjeneratë një grup njerëzish, ashtuqë numri i madh i tyre mohon mundësinë e gënjeshtres. Gjithashtu, ka urdhëruar duke thënë: “Kur të ngritesh në namaz, merr mirë abdest, pastaj drejtohu kah Kibleja dhe merr tekbir ,dmth thuaj Allahu Ekber (Buhariu dhe Muslim)
Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.
Të falurit drejt Sutrës
Të marrish sutre para vetës gjatë namazit është vaxhib (obligim i domosdoshëm). Sutre është një send që vendosët para vetës në madhësi sa një bërryl. Mund te jet dru, gur, njeri, dmth shpina e tij, ose diç tjetër në këtë madhësi. Duhët të jet në largësi aq sa të ketë mundësi të vej kokën në sexhde para sutrës. Kjo ka të bëjë me atë që falet në vete, mirëpo sa i takon njeriut që falët pas imamit, ky person nuk duhet të merr sutre, por mjafton sutreja e imamit, dmth sutreja e imamit është sutre për të. Muhammedi saws thotë: “ Falu drejt sutres dhe mos lë askend të kalojë para teje. Nëse refuzon (dhe don te kalojë), atëherë luftoje, ngase me të është shejtani.(Transmetoi Ibni Huzejmeja me sened te fortë). Gjithashtu thotë: “Kur të falet ndokush drejt sutres, le t’i afrohet sutres, që mos t’ia ndërpret shejtani namazin. (Transmetoi Ebu dvudi, Bezzari, Hakimi, dhe thotë: Hadithi është i vertetë. Këtë e kanë pëlqyer edhe Dhehebiu dhe Neveviu). Muhammedi saws qëndronte afër sutrës, ashtu që ndërmjet tij dhe murit (dmth sutrës) kishte tre bërryla .( Tran, Buhariu dhe Ahmedi). “Kurse ndermjet vendit të sexhdës dhe murit, sa te kalojë një dele.(Trans Buhariu dhe Muslimi)
Marrja e tekbirit fillestar
Marrja e tekbirit fillestar bëhet duke ngritur duart deri ne supe ose deri ne vesh duke thënë: “All-llahu Ekber (All-llahu është me i madhi) dhe duke shikuar ne vendin ku do te bëjë sexhde. (Fig 1) Muhammedi saws ka filluar namazin me thënien All-llahu Ekber. (Muslimi dhe Iben Maxheja.) Gjithashtu ka thënë: “ Nuk plotësohet namazi i ndokujtë përderisa të merr abdest ashtu si duhët, pastaj të thotë All-llahu Ekber (Taberaniu me sened sahih)
Muhammedi saws ka thënë: “Çelësi i namazit është pastërtia (abdesti), tekbiri ndalon veprat që nuk janë të namazit, kurse selami i lejon të bërit ato vepra” (Ebu Davudi, Tirimidhiu, Hakimi i cili thotë: Hadithi është sahih. Në këtë pëlqen edhe Dhehebiu). Muhammedi saws disa herë ka thënë tekbirin duke ngritur duart, ndërsa disa herë para se t`i ngritëte duart dhe disa herë pasi që ka ngritur duart.( Buhariu, Ebu Davudi dhe Nesaiu). Muhammedi saws disa herë i ngritte duart deri në supe e disa herë deri në vesh (Buhariu, Ebu Davudi, dhe Nesaiu).
Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.
Vënia e duarve në gjoks
Pas marrjës së tekbirit vendos duart në gjoks.(Fig 2) Vëndon dorën e djathtë mbi dorën e majtë, dmth mbi shputën dhe nyjen e dorës së majtë.(Fig 3) Muhammedi saws thotë: ``Ne pejgamberet jemi urdhëruar që ta shpejtojmë iftarin dhe ta vonojmë syfyrin, dhe të vëndojmë të djathtën mbi të majtën në namaz.(Ibnu Hibbani dhe Dijau me sened të vërtetë). Muhammedi saws kaloi pranë një njeriu qe po falej dhe e pa se kishte vendosur dorën e majtë mbi te djathtën. Ia zgjidhi duart dhe dorën e djathtë ia vuri mbi dorën e majtë. (Ahmedi dhe Ebu Dawudi me sened sahih). Muhammedi saws vendoste doren e djathtë mbi shpinën e së majtës,dhe mbi nyjen e dorës së majtë (Ebu Dawudi, Nesaiu, Ibnu Huzejmeja, me sened te vertetë, gjithashtu Ibnu Hibbani e ka vërtetuar).
Duatë e fillimit të namazit dhe leximi i Fatihasë
Pasi te marrish tekbirin fillestar fillon namazin me dua të cilat i ka thënë Pejgamberi saws. Ka mëse 12 dua me të cilat ka filluar namazin e tij Muhammedi saws, mirëpo për ju po zgjedhim tri:
"All-llah-humme! Baid bejni we bejne hatajaje kema baadte bejnelmashriki wel-magribi. All-llah-ume! Nakk-ini min hatajaje kema junakkithetheu-belebjedi minedde-nesi.All-llah-umme! Igsilni min hatajaje bilmai weththelxhi welbere-di". (Buhariu , Muslimi dhe Ibn Ebu Shejbe)
"O Zot! Largom prej mëkateve, ashtu siç ke larguar lindjën prej perëndimit.O Zot! Pastrom prej mëkateve ashtu siq pastrohen rrobat e bardha prej flliqësirës. O Zot! Laji mëkatet e mia me ujë, borë dhe breshër."
"Subhaneke All-llah-umme we bihamdike we tebarakesmuke we teala xhedduke we la ilahe gajruke (Hadithi është sahih)
"Qofsh I lavdëruar o All-llah dhe i Falendëruar .Emri Yt qoftë i bekuar dhe u lartësoftë Madhëria (Shkelqësia) Juaj. S`ka të adhuruar përvec Teje.’
"Elhamdulil-lah hamden kethiren tajiben mubareken fihi". (Me këtë dua filloi namazin një sahabij. Në këtë rast Muhammedi saws tha ‘Pashë 12 melek , nxitonin cili prej tyre do ta ngritë më parë’ (tran Muslimi dhe Ebu Dawudi).
"E falënderojmë All-llahun me falenderime të shumëta, të mira dhe të bekuara’.
Pas leximit të njerës prej këtyre duave thotë: Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim min hemzihi we nefhihi we nefthihi. (Hadithi është Sahih)
Disa hadithe që flasin për domosdoshmërinë e leximit të Fatihasë dhe vlerën e saj
1. Muhammedi saws thotë: “Nuk ka namaz për atë që nuk lexon në namaz Fatihatul-Kitab (Suren Fatiha) (Buhariu, Muslimi, Ebu Awwane dhe Bejhakiu)
2. “Nuk vlerësohet namazi i personit që në namaz nuk lexon Fatihatul-Kitab”
3. “Kush falë namaz e nuk e lexon në të Fatihatul-Kitab, ai namaz është i mangët, ai namaz është i mangët, ai namaz është i mangët , jo i plotë. (Muslimi dhe Ebu Awwane).
Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.
Leximi i Fatihasë pas imamit
Në fillim Muhammedi saws u lejoi sahabëve të lexojnë pas tij në namazet me zë (siq eshte sabah, akshami dhe jacia) ashtu që “një ditë duke falë namazin e sabahut, lexoi Kur’an, mirëpo i erdhi rëndë. Pasi që e kreu tha “Si dukët ju po lexoni pas imamit tuaj?” Ne thamë: “Po duke shpejtuar” Muhammedi saws tha: “Mos e beni këtë përvec se të lexon çdokush prej jush Fatihatul Kitab, ngase nuk ka namaz ai, i cili nuk e lexon këtë sure” (Hadithi është sahih).
Mirëpo, më vonë u ndaloi leximin e Kur’anit qoftë Fatihaja ose sure tjetër, në namazet ku lexohët me zë. “Një ditë prej ditësh, pasiqë u kthye prej namazit në të cilin lexoi me zë (në disa rivajete thuhët se ka qenë namazi i sabahut) tha “Lexoi dikush prej jush me mua pak më parë?” Një njeri i tha : “Po unë o Resull-llah !” Muhammedi saws tha “Ç’është kjo ndërhyrje?” Ebu Hurejra,( transmetues i këtij hadithi) thotë “Pasiqë dëgjuan këtë nga Muhmmedi saws sahabët u ndalën nga të lexuarit me Muhammedin saws (imamin) në namazet ku ai (imami ) lexonte me zë, kurse lexonin ( Fatihanë) në vete në namazët që imami nuk lexonte me zë (siq jane dreka, ikindija, një rekat i akshamit dhe dy rekatet e fundit të jacisë) ( Hadithi është hasen).
Nga ky hadith nënkuptojmë:
A) Në fillim leximi i Fatihasë dhe surës ka qënë i lejuar për mukte-diun (ai që falët pas imamit)
B)Pastaj është ndaluar leximi i Kur’anit, përveq leximit të Fatihasë.
C)Pastaj ka ndaluar ndërhyrjen me imamin gjatë leximit të Fatihasë, në namazet ku ka lexuar me zë.
D) Kurse duhët të lexohet Fatihaja në namazet ku imami nuk lexon me zë (siq është dreka, ikindia , rekati i tretë i akshamit dhe dy rekatët e fundit të jacisë).
“Pasiqë Muahmmedi saws përfundonte leximin e sures Fatiha, thoshte AMIN! Me zë dhe e zgjatte zërin” (sahih). Muhammedi saws ka thene “Kur të thotë dikush AMIN po ashtu edhe meleket në qiell thonë AMIN, e këto të thëna përputhën njëra me tjetrën i falën mëkatet që i ka bërë më parë”. (Buhariu, Muslimi Nesaiu dhe Daremiu) Në një hadith tjetër qendron “ Thuani AMIN ju donë All-llahu”. (Muslimi dhe Ebu Awwane) “Çifutet nuk ua kanë zili në asnjë send siq ua kanë zilinë në selamin (përshendetjen islame) dhe në thënien AMIN pas imamit .(Buhariu ne Edebul-Mufred” Ibn Maxheja, Ibn Huzejmeja, Ahmedi dhe Siraxhi me dy senede sahiha.) Muhammedi saws pas Fatihasë lexonte ndonjë sure, në disa raste te gjate, në disa raste të shkrutë siq transmetohet ne hadithe te vërteta mbi kete temë.
Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.
Shkuarja ne ruku
Shkon ne ruku duke thënë All-llahu Ekber, njëkohësishtë duke i ngritur edhe duart deri në supe ose deri në veshë. Pastaj drejton shpinën në mënyrë horizontale duke vënduar duart në gjunjë me gishta të hapur, e duke qëndruar në këtë pozitë i qetë. (Fig.4)
“Muhammedi saws pasiqë e mbaronte leximin heshtte pak, pastaj ngritte duart duke marre tekbir dhe shkone në ruku”.
“Muhammedi saws i vëndonte shputat e duarve në gjunjë. Aq mirë i vëndonte në gjunjë sikur t’i kishte kapur ata” (Buhariu dhe Ebu Dawudi).
Gjithashtu ka thënë: “ Kur të shkosh në ruku, vëndoi duart në gjunjë dhe hapi gishtat, pastaj rri në këtë pozitë, derisa të merr çdo gjymtyrë pozitën e vet” (Ibnu Husejmeja dhe Ibnu Hibbani në dy sahihet e tyre)
“Muhammedi saws kur shkonte në ruku e rrafshonte dhe e drejtonte shpinën” (Buhariu dh Bejhakiu me sened sahih)
Muhammedi saws i urdhëronte muslimanet të plotësojnë rukutë dhe sexhdën duke u thënë: “Plotësoni rukunë dhe sexhdën, ngase pasha Atë në dorë të të cilit është shpirti im unë u shoh pas shpinës sime nëse nuk shkoni (në mënyrë të drejtë )në ruku dhe në sexhde. (Buhariu dhe Muslimi)
Dhe thoshte : “O ju muslimanë! Nuk ka namaz ai që nuk drejton kurrizin e tij ne ruku dhe sexhde” (Ibnu Ebu Shejbe, Ibnu Maxhe me sened sahih).
Në këtë pozicion thua:
1. Suhane Rabbijel- Adhim- tre ose me tepër herë. (Qoftë i pastër prej të gjitha të metave Zoti i Madhëruar dhe i lavdëruar).
2.Ose Subhane Rabbijel-Adhim We Bihamdihi- 3 here ose më shumë herë.(Qoftë i pastër prej të gjitha të metave Zoti i Madhëruar dhe i lavdëruar)
3. Dhe Subbuhun, Kuddusun, Rabbul-Melaiketi Werruh. (Qoftë i pastër nga të gjitha të metat dhe i bekuar Zoti i melekëve dhe xhibrilit).
Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.
Ngritja nga rukuja
Ngrihesh prej rukusë duke i ngritur duart deri ne supe ose deri në veshë. Njëkohësishtë thua: Semi All-llahu Limen Hamide. “Muhammedi saws ngrihej nga rukuja duke thënë: “Semi All-llahu Limen Hamide” (Buhariu dhe Muslimi). “Kur kethehej prej rukuse drejtohej saqe cdo gjymtyre kethehej ne vendin e vet” (Buhariu dhe Ebu Dawudi).
Ndërsa pas ngritjes thoshte: “Rabbena we lekel- Hamd” (Buhariu dhe Ebu Dawudi). “Rabbena We Lekel-Hamd, Hamiden Kethiren Tajjiben Mubareken Fihi Mubareken Alejhi, Kema juhibu Rabbena We Jerda”. Këtë e tha një njëri që falej pas Muhammedit saws pasiqë u ngrit nga rukuja dhe pasiqë tha “Semi All-llahu Limen Hamde” Pasiqë u kry namazi Muhammedi saws tha: “Kush foli pak më parë?” Njeriu tha “Unë or Resul-lullah!” Në këtë rast Muhammedi saws tha “Pashë tridhjetë e më shumë melekë, të cilët nxitonin kush më shpejt do ta shkruaj (këtë vepër)” (Maliki, Buhariu dhe Ebu Dawudi).
Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.
Berja e Sexhdes
Pastaj shkon në sexhde duke lëshuar duart para këmbëve dhe duke drejtuar gishtat e duarve dhe këmbëve drejt Kibles. (Fig.5 & Fig 6) “Muhammedi saws kur donte të shkon në sexhde merrte tekbir (dmth thoshte All-llahu Ekber), pastaj shkonte në sexhde" (Ebu Ja’la ne Musnedin e tij me sened të fortë dhe Ibnu Huzejmeja me sened tjetër sahih). “Dhe i lëshonte duart para këmbëve” (Ibnu Huzejmeja, Darekutni, Hakimi, i cili e vërtetoi këtë hadith, në këtë e ka pëlqyer edhe Dhehebiu.) Gjithashtu, i urdhëronte muslimanët duke u thënë: “Kur dikush bënë sexhde , le të mos ulët sikur që ulët deveja, por le të lëshojë duart para këmbëve” (Ebu Dawudi, Tmeami na Fewaid, Nesiu ne “Sugra” dhe “Kubra” me sened sahih).
Muhammedi saws thotë: “Jam urdhëruar që të bëj sexhde në shtatë pjesë (të bëj sexhde) në ballë dhe tregoi dorën e tij drejt hundës, në dy duart, në dy gjunjtë, në pjesën e këmbëve (dmth gishtat e këmbëve) dhe jam urdhëruar që mos t’i mbledh (tërheq ) rrobat (pantallonat ) dhe flokët” (Buhariu dhe Muslimi). Muhammedi saws thotë: “Kur të shkosh në sexhde, lëshoi shputat e duarve dhe ngriti bërrylat” dhe thotë: “Drejtohuni në sexhde dhe mos i lëshoni bërrylat përtoke, ashtu sikurse i lëshon qeni” (Buhariu, Muslim, Ebu Dawudi, Ahmedi dhe Ebu Awwane). (Fig. 7 & Fig. 8).
Në këtë pozitë thua:
"Subhane Rabbi’el-’Ala" 3 ose me teper here (Ahmedi, Ebu Dawudi , Ibni Maxheja, Darekutni, Ahmedi, Taberaniu dhe Bejhakiu). ( Qoftë i pastër prej të gjitha të metave dhe i lavdëruar Zoti i lartësuar).
"Subbuhun Kuddusun Rabbul-Melaiketi Werruh" (Muslimi dhe Ebu Awwane).
Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.
Krijoni Kontakt