4 qershor....
Sikur erresohet shpirti im.
sikur nxihen si vdekja buzet e mia.
sikur ndjenjat ftohen si kufoma pas pese minutash.
sikur shpirti fajtor i pa faj
behet bishe nga terbimi.
sikur dashuria zbehet nen thatesiren e pythjeve
per te shkuar e braktisur
drejt
pafundesive te harreses.
Ndarje...
********************
Prangat me te cilat lidhe shpirtin tim
hidhi tutje,
shkriji,
copetoji,
zhduki.Mjaft te mos i mbash ti
xhelat i ndjenjave, perdhoses i instikteve.
hidhi sepse askush se duron
roberine si une
dhe askush nuk di
te dashuroje ne menyren time.
********
E di,
endrrat qe me fale ti
do te mbeten me e bukura legjende
per mua.
Idhujt e mi
do te jene ata
qe strukur mbajne agimin.
syte e tu qe zemren ma lidhen
si ne pranga,
oret e vona te mbremjes
ku ftohte kisha pa ty...
*********
Ik se te urrej
Ike me dashurine time
qe te ndiqte pas si hije.
E shkele, e perdhunove, e shperfytyrove
si lecke.
Ndersa une ,
dashurine tende
e vura ne panteoin e varrezave te dashurise.
Ti ike,
ike me ndjenjat e neperkembura
dhe fotografine cope cope ne xhep.
Pa e kthyer koken,
ne drejtimin e kundert te zemres sime,
ike,
ik se te urrej
fantazm'e dashurise
*********
Ti,
ekziston,
ne endrren time te vetme,
ne endrren feminore bashke me princin e kalter.
Ti ekziston ne zemren time te mjere,
ne zemren qe rreh nga ane e kundert.
ti je misherimi,
ekzistenca
e vuajtjeve te mia...
**********
Ikje pa kthim
Te thashe ik me gjysem zeri,
pa menduar, pa dashur.
Dhe ti,
ike, me vrap u zhduke
duke lene pas erresiren e nates,
mekatin e pambaruar
dhe syte e perlotur.
Ike,
shpirti im i trazuar
mbeti si shpirt jetim,
vrapoi pas gjurmeve te tua,
me kot,
ishte ikje pa kthim!
***********
Makine e kohes... roberi
Dy muaj,
Plot 60 dite
qe dua ti gris
nga kalendari ti fshij.
Por ce do, makinen e kohes
se kam une ne dore,
ajo na mban rober qe te dy.
PSshprehja e shkruar ne fillim eshte pjese nga hapja e librit me tregime qe do botohet kete vere ne tirane)
Krijoni Kontakt