Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-06-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    20

    Respektimi i Lirise se Fjales

    Pse respektimi i lirise se fjales eshte nje koncept kaq i veshtire per tu pervetsuar nga Shqiptaret?

    Eshte indinjuese censura qe perdoret ne disa nga mediat shqiptare ne internet, kufizime nga me qesharaket shkruhen publikisht pa menduar se sa rendon kjo mbi nje shoqeri demokratike.

    Demokracia eshte vetem nje iluzion perderisa fjala e dikujt nuk mund te degjohet, jemi vetem duke perseritur gabimet e atyre qe na roberuan 50 vjet.

    Mendoj se ne nje media te lire duhet folur pa tabu.
    Vetem atehere mund te themi se kemi arritur te ndryshojme, perndryshe: ne vend numero.
    Paranoja është më e rrezikshme se rreziku vetë!

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22
    Kurse une mendoj qe te drejten e fjales, njeriu e fiton vete me ato qe nxjerr nga goja. Nje njeri me kulture nuk duket tek gradat apo lavdet qe te tjeret i bejne, por duket tek fjalet dhe mendimi qe shpreh. Me keto mendime ai fiton edhe respektin a tij qe e degjon dhe e lexon.

    Shqiptaret kane konceptin e gabuar te lirise se fjales pasi ne Shqiperi studentet u japin leksioneve profesoreve, dhe njerezit e pashkolle flasin, teksa njerezit e ditur heshtin ose emigrojne.

    I dituri ka te drejten e fjales, i padituri ka te drejten e te mesuarit nga i dituri. Ai qe vetem flet e nuk degjon, eshte budalla i pandreqshem, dhe te tille Shqiperia fatkeqesisht ka shume.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-06-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    20
    Por kush jane te diturit qe do vendosin se kush ia vlen te degjohet e kush duhet heshtur?

    Cilet jane midis nesh Platot, Nolet, Lutherkinget??

    E drejta per te folur nuk fitohet por eshte dhurate e cdo njeriu te lire.
    Me duket se ti albo e ngaterron me te drejten per tu degjuar.

    Per tu degjuar duhet te punosh, lodhesh, studiosh dhe mencurohesh. Per tu degjuar duhet te jesh ne gjendje te nxjerresh xhevaire nga goja se perndryshe nuk ta var njeri.

    Dhe nuk duhet degjuar asnjehere ai qe thote se tjetri nuk ka te drejte te flase.
    Paranoja është më e rrezikshme se rreziku vetë!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e bixx
    Anëtarësuar
    23-06-2002
    Postime
    2
    E drejta per te folur, per tu degjuar, per te besuar, per te zgjedhur, per te qene i zgjedhur......etj, nuk duhen marre dhe kuptuar vec e vec. Ky konglomerat te drejtash perben bazen e nje shoqeria demokratike.
    Cka Albo donte te thonte eshte se liria jote mbaron aty ku fillon ajo e tjetrit.
    Me te drejten per tu shprehur abuzohet shume, saqe nga mungesa e kontrollit ("censure" pozitive) nuk arrihet te ndahet realiteti nga imagjinata, fakti nga shpifja...
    Eksperienca na ka treguar se media ne Shqiperi ka qene dhe eshte shume here faktor dizinformimi, destabilizimi....

    pershendetje

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-06-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    20
    Sigurisht qe media ne shqiperi eshte e mbushur me shpifje.

    Ne fakt nuk po flisja per Shijak TV.
    As per ndonje kampion tjeter te propagandes partiake por per mendimet dhe fjalet e njeriut te thjeshte. Zeri i te cilit nuk arrihet te degjohet pertej mureve te nje shtepie apo veshit te nje shoku.

    Akoma me shume po flisja per bindjet groteske te c'donjerit prej nesh se kemi gjithmone te drejte. Qe jemi vetem ne pishtare te ndricimit, oh po, edhe idhujt tane politike.

    Lerini more njerzit te shprehen sepse vetem keshu do mund te hapet nje debat.

    Nese ti nuk do te degjosh ato qe tjetri ka per te thene, si do mundesh ta korigjosh??
    Nese ti mendon se komunistet jane te gabuar pse nuk ndihmon ne korigjimin e tyre, pse nuk interesohesh per tu zbardhur pakez pamjen?

    Pse eshte vene ai seksioni ironik ne fund te faqes, "per ideal te Partise"????? Ka kush frike nga komunistat? Une jo per vete se jane bere per te ardhur gjynah.
    Keta kane bere dicka te ngjashme me ato koherat famekeqia te viteve 50 kur amerika beri "Black Lists" per te cilat i vjen turp akoma dhe sot, sepse ishte farsa me e madhe ne historine e kesaj demokracie.

    Nje njeri i bindur ne Kulture demokratike nuk ka frike te perballet me asnje utopi totalitare dhe eshte ne gjendje ti mbylle gojen c'do gomarlleku qe mund te shkruhet (jo duke edituar, ajo eshte burracake).
    Nuk luftohet komunizmi me metodat e Enver Hoxhes. Kam frike vetem nga totalitarizmi, i majte apo i djathte eshte krejt e parendesishme.
    Paranoja është më e rrezikshme se rreziku vetë!

  6. #6
    Sinqeritet.Korektesi.
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Selanik Greqi
    Postime
    366
    Do te doja te sillja nje thenie te Volterit,me aq sa e mbaj mend thelbi eshte i njejti.
    Nuk jam dakort me ato qe thua,por,do te jepja dhe jetentime per lirin e te drejtes,per ato qe thua.
    Volter
    Cdo njeri ka te drejte te shpreh mendimet e veta te drejta apo te gabuara qofshin.
    Dashuria eshte si nje hekur flakerues, qe kur e kap te djeg, me kalimin e kohes plaget mbyllen por shenjat do te ngelen perjete.

    Liri ne mendim......Respekt per nje mendim te kundert

    Pergjigjia me e mire per nje njeri qe hiqet sikur i di te gjitha eshte heshtja.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22
    Spartacus, "fjala e lire" nuk ka kuptim dhe nuk perdoret ne nje shoqeri komuniste. Ne nje shoqeri komuniste (qe ne shqiptaret e jetuam per 50 vjet) togfjaleshi "fjala e lire" zevendesohet me togfjaleshin "fjala e partise".

    Une me ata shqiptare qe kane bindje komuniste, nuk diskutoj pasi nuk kam se cfare mesoj prej tyre. Ata qe shprehin mendime qe mua me duken te uleta, une i injoroj dhe nuk u kthej pergjigje. Me ata persona qe kane ide ndryshe nga te miat dhe i mbrojne mire ato, une debatoj pasi keshtu testoj bindjet e mia.

    Nje forum nuk ka se si te jete demokratik, nese lejon bindjet komuniste te shprehen hapur ne te. Bindjet komuniste nga ato demokratike jane si nata dhe dita qe kur vjen njera, iken tjetra pasi te dyja bashke nuk mund te bashkejetojne.

    Sa per "edukimin e komunisteve", une do te te kujtoja dy thenie te popullit shqiptar:

    "Murrit me koke nuk i bihet!"
    "Budallai shoke do!"

    Gjithe te mirat !
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Postime
    8
    Albo e drejta e fjales eshte nje nga gjerat qe na e dhuroi zoti edhe nuk ka nevoje te fitohet edhe askush nuk duhet tja mohoje kte te drejte njeriut kushdo qofte ai. Cdo njeri duhet te jete i lire te shprehi ate qe ndien edhe mendon perndryshe do kthehej ne diktature.

    Liria eshte gjeja me e vyer qe njeriu ka

  9. #9
    njeshi Maska e Joe Black
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    18
    Ndoshta ne Shqiperi kjo eshte me e theksuar, por edhe ne vende te tjera ne forma me te holla ekziston.


    P.s filmi "INSIDER" docet.
    Simply the best

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22
    Njeriu eshte i lire te mendoje si te doje por jo te shprehet si te doje. Cdo mendim shprehet ne vendin e caktuar, ne kohen e caktuar, dhe nen shoqerine e caktuar.

    Ata qe flasin me vend e pa vend, apo kur nuk dine, e kane emrin budallenj. Ja qe edhe budallai e ka te drejten e fjales, por vetem budallenjte e tjere jane te interesuar te degjojne e lexojne ate qe ai ka per te shprehur.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë është demokracia?
    Nga ILovePejaa në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 25-01-2015, 06:36
  2. Liturgjia e Fjalës së Zotit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 07:48
  3. Islami dhe liria
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-04-2006, 15:25
  4. Immanuel Kant
    Nga fisnik në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-09-2005, 04:21
  5. Liria
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-06-2005, 06:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •