O Popull, une nuk e kuptoj, pse e vrisni mendjen dhe diskutoni ende ne kete teme.
Liria e fjales, ne mes te Shqiptareve ka qene dhe do mbetet iluzion.
Dhe ne kohe te Enverit, ne teori e kishe te drejten e fjales, dhe te votes dhe te ankeses etj. Sa veta rane ne burg se i besuan atyre ligjeve e "rregullave", njerez te ndershem qe i shkruanin Enverit, ose Partise me shqetesimet e tyre, dhe e gjenin veten ne Spac, ose para skuadres se pushkatimit.
Te pakten ketu nuk te pushkatojne ose nuk te fusin ne ndonje burg virtual.
Nuk do na lejohet kurre te shprehemi si te duam dhe pike. Ke mendimin tend, po ja qe dikujt tjeter nuk i pelqen, dhe me vrap ta fshijne postimin. Pse? Se e kane ne dore.
Madje dhe per ato qe thone jo mos ofendo personalisht, jane brrockulla, se po nuk te deshen ne Olimp, ti i ke vene vetes nje shenje te madhe te kuqe, dhe kushdo mund te te ofendoje si i do qefi.
Pra dhe nje here, realiteti Shqiptar po pasqyrohet dhe ne FOrum.
Diku me lart zoti Agim solli disa shembuj te disa socialiste qe benin thirrje per shtypje kafkash, disa dite me pare nje antar i forumit, po thoshte se komunistet duhet te ishin varur neper shtylla telefoni ne 91.
Ndryshimi?
Njera thirrje per masaker cilesohet si poshteris, tjetra si e drejte e dikujt per te shprehur mllefin.
Pra, per te mos u zgjatur, mua nuk me ben shume pershtypje se cilat jane rregullat, per sa kohe qe ato ZBATOHEN NE MENYRE TE NJEJTE PER TE GJITHE, kjo eshte demokracia e vertete, te gjithe te jemi te barabarte para rregullave, se rregulla do kete, asaj nuk i shpeton dot.
Po kur dikujt i behet ban, per nje sharje dhe dikujt tjeter jo, per te njejtat sharje, atehere, demokratike ju duket kjo, apo ne permbajtje me rregullat?
Krijoni Kontakt