Aldi faleminderit per informacionin dhe pergjigjen.
Pershendetje
Aldi faleminderit per informacionin dhe pergjigjen.
Pershendetje
Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës
Le ti biem njecike lapsit me statistika. Kazaa, sot ka mbi 6.000.000 perdorues. Nga keta, 1000-ve iu qenka shtengu rrypi.
Po ta marresh me kete perqindje probabiliteti...ke shume me teper mundesi te fitosh llotarine e NY sesa te te bjere lapsi per ndjekje penale. Duhet ta kesh qimen e derrit shume shume te gjate![]()
Summertime baby!
E vertete ajo qe thua Ihti, por RIAA (Recording Industry Association of America) eshte me shpresen "qe frika rruan vreshtin"Edhe ata vete e pranojne qe eshte e veshtire te arrijne deri tek ata qe e mbajne ne kembe gjithe kete rrjet. Morpheus kishte prezantuar nje program qe rriste mundesine e anonimitetit te perdoruesit. Dhe qe nga koha qe RIAA beri akuzat e para, ky program eshte shkarkuar mbi 300,000 here; dmth vazhdon lufta
![]()
Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës
provoni nje search ne google per bit torrent, ose dc++, me mijera albume mp3, filma,programe etj te gatshme per share ndarje me njeri tjetrin
kompanite e medha te muzikes kan gjobitur rreth 200mije persona ketu ne usa per vjedhjet qe po u behen nepermjet internetit ,programeve te ndryshme sic jan kaza shareza imesh dhe shume programe te tilla qe bejne downloads kenge
ne lajmet e dy diteve te fundit njeri nga keta persona dha nje interviste ;po beja downloads nga kaza dhe me vjen nje poste ku me thote te beja me downloads e nderpreva shpjegonte ky person por mbas nje jave me vjen nje fature qe duhej te paguaja rreth 150 mije$per kenge ose duhet te shkoje ne gjyqe.
Pra kujdes
me respekt shahisti
Nuk ka me qorre nga ai qe nuk do te shohi me syte e tija[/FONT][/COLOR]
Ne Shqiperi per fat te mire nuk ekzistojne keto probleme!
megjithate do te isha kurioz ta shikoja nej here ligjin qe ndalon marrjen e kengeve apo programeve nga Kazaa.
Megjithate ekziston dhe mundesia qe ata njerez qe dalin te TV jane mashtrime per t'i futur friken njerezve dhe ti pengojne te shkarkojne kenge apo programe nga Kazaa. Kjo do ti shtynte ti blinin ato.
Per mendimin tim nuk ka asnje faj ai qe e downloadon programin por ai qe e ka vene ne dispozicion per uploadim qe eshte ne ukndershtim me licensen qe ka blere ai.
Nje pyetje do te kisha une ! Me qe shteti shqiptar kerkon te mbaj mardhenie shum te mira me USA mos vall e aplikojne ate ligj edhe ne Shqiperi![]()
sa me teper errsohet aq me shume Yjet ndricojne
Nje pyetje do te kisha une ! Me qe shteti shqiptar kerkon te mbaj mardhenie shum te mira me USA mos vall e aplikojne ate ligj edhe ne Shqiperi![]()
sa me teper errsohet aq me shume Yjet ndricojne
ka shum mundesi qe edhe ne shqiperi te aplikohet kjo gje po ti veshe re disa kanale televizive private ne shqiperi jan gjobitur per trasmentimin e filmave te huaj ose programeve te cilat nuk kan pasur te drejten e trasmentimit te tyre.Kurse per sa i perket marjes se kengeve nga interneti ne shqiperi nuk jam shum i sigurt ,por c'far nuk ben vaki.Por me gjithate duhet patur kujdes.Une do isha i mendimit qe ata qe dine me shume per kete problem le te flasin me mire.
Nuk ka me qorre nga ai qe nuk do te shohi me syte e tija[/FONT][/COLOR]
Nuk mendoj se do zgjidhet ndonjëherë ky problem.
Shkarkimi i këngëve mund të ketë 3-4 vjet por shkarkimi i programeve ka filluar që me hapjen e internetit dhe vazhdon të ekzistojë sot edhe pse kompanitë kanë bërë çmos për ta ndaluar. Një disk me muzikë mund të jetë $10-$15 por programet janë me qindra, mijra dollare dhe vazhdojnë të shkarkohen ilegalisht. Tani që dhe lidhjet e internetit janë shpejtuar shkarkimet në internet kanë arritur një vrull akoma më të lartë.
Problemi nuk qëndron vetëm tek interneti por edhe tek përhapja e CDR, që lejojnë shumëfishimin e CD qoftë me muzikë apo me programe. Pothuajse çdo kompjuter tani vjen me CDR dhe më të fundit vijnë edhe me DVD+R që lejon kopjimin e filmave. Të gjitha këto teknologji kanë përfituar pikërisht nga kërkesa për të kopjuar informacionin dixhital. Këtu luhet biznesi. Nqs njëri bën para duke shitur tankun, atëherë tjetri do bëjë para duke shpikur dhe shitur antitankun sepse gjithnjë do ketë kërkesë për të.
Për të kthyer përsëri tek interneti, nuk duhet harruar që interneti ka lindur për shpërndarjen e lirshme të informacionit dhe nqs nisemi me këtë ide atëherë ligjet për kontrollin e informacionit shikohen si të pavlefshme dhe janë në kundërshtim me demokracinë. Jo vetëm kaq por Interneti nuk ka pronësi, nuk i përket as Amerikës dhe as Evropës dhe as Azizë. Interneti është i përbashkët por duke qënë i tillë, asnjë qeveri nuk ka kontroll dhe një ligj i Amerikës nuk pi ujë në Azi, Evropë (Shqipëri).
Pra, nuk mendoj se do ketë zgjidhje ky problem. Me këto hapa që ka marrë interneti, po ndodh e kundërta, informacioni po shkëmbehet akoma më shpejt, qoftë i ligjshëm apo i paligjshëm.
Edi
Krijoni Kontakt