Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 56
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Pershtypjet e pushimeve ne Atdhe

    Shume prej anetareve te ketij forumi kane shkuar per te pushuar ne Atdhe, Shqiperi e Kosove. Ne kete teme, te gjithe ju qe keni patur fatin qe te vizitoni vendlindjen, jeni te lutur te hidhni pershtypjet tuaja nga rikthimi ne Atdhe.

    Sa kohe kishit pa shkuar?
    Sa kohe qendruat?
    Cilat qytete vizituat?
    Cfare u beri me shume pershtypje?


    Ne kete menyre, duke lexuar pershtypjet tuaja edhe ata anetare qe jetojne larg Atdheut do te kete mundesi te shmallen per disa caste duke u njohur me te rejat me te fundit nga vendlindja.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Sa kohe kishit pa shkuar?

    4 vjet e gjysem
    Sa kohe qendruat?
    17 dite.
    Cilat qytete vizituat?
    Korcen
    Cfare u beri me shume pershtypje?

    Po ja me shume pershtypje me bene cmimet, shume te lira, flas si Amerikane, kurse per popullin vendas ishin shtrenjt. Pastaj me beri pershtypje qe dhe ne Shqiperi jetohet, dhe kush di te ankohet me bukur fiton! Tjeter, shume ndertime, qyteti kish marre pamje te lezetshme. Bare e lokale gjithandej, dhe pallate te reja 10 kateshe. Veshja ...shume e vecante... e vecante ne kuptimin qe s'kish dy njerez njelloj. Bukur ne pergjithesi. Dhe me ne fund, nuk njifja asnje korcar/e kur dola rrugeve te qytetit, kish ndryshuar popullsia. Ata qe kishin ngelur ca ishin rritur, ca ishin plakur.
    Behet qef ne Shqiperi!
    Mos e leni rastin pa vajtur...

  3. #3
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Une kisha pa shkuar 1 vit e gjysem!!
    Kam qendruar per 24 dite...
    Dhe gjitha ditet i kam kaluar ne SHkodren time te dashur...
    Te ndryshuar une sgjeta shume gjera sepse pak kisha qe
    isha larguar.
    Po gjera pare qe kam vene re sa kam zbritur ne Rinas ishte
    njerezit tu te ndejte gati me te rru ndonje$$$....
    Po gjithsesi kishte me rregull se kur jam larguar une....
    RRuget sidomos ajo Rinas-SHkoder ishte bere xham deri pak
    Kilometra ne hyrje te SHkodres e cila edhe ajo po u asfaltonte.
    Pershtypje me ka bere me shume qe njerezit atje ankohen
    skemi,sbejme sna del,po ama qejfin qejf.
    Se ku marrin spunojne dhe gjithe diten lokaleve qe ishin shtuar
    edhe me shume nga ci kam lene.
    Rinija kishte ndryshuar me shume,me e emancipuar edhe e lire...sepse nje here e nje kohe ka qene si tabu per vajzat te dilje lokaleve edhe kur shkoje e beje tinzash.
    Po tashi i shifshe lokalet me shume mbushe me femra se meshkuj.
    Menyra sesi njerezit jetojne atje me ka ba pershtypje sepse une tashi e ndertova jeten time fillimsht ketu ne Usa...dhe menyra atje me bente shume cudi dhe me dukej sikur njerezit nganjehere kane fajin qe SHqiperia eshte ashtu sepse pak nga te gjithe mund ta ndertonin,por ishin bere me dembela se kane qene...
    Gjithsesi une di nje thenie qe e thone shume njerez....
    Usa:Pune,Pune,Qejf
    Europe: Qejf,Qejf,Pune
    Shqiperi: Qejf,Qejf,QEjf

    Po prape se prape une atje e kam vendin jo ketu...sa te mundohem te bej dicka te marr nje shkolle edhe atehere...
    Lamtumire pergjithmone USA....

  4. #4
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Per Tiranen s'mkish marre malli
    por mendova dhe une me shku.
    Kisha vjet larg atij vendi,
    m'kish ardh rradha edhe mu.

    Si cdo kund ndryshime pashe,
    se 5 vjet nuk jan 5 dite
    por shume gjate atje smun t'risha
    m'hante kryt e m'digjshin syt.

    Per Tiranen ç'ka me than
    ma të amël se gjen kund
    atje kopsht e shkoll bashk
    feminine un kam kalu.

    Pemt e rruget , po ato,
    lana gjatë me po at ngjyre
    qielli blu me ret e bardha
    tana kto me knaqen syte.

    Shoqe shoke me dhe pa halle
    veç t'buzqeshun un i pashe
    kishin s'kishin ato pare
    aman darken hajshin jashte.

    Kur se çoja un ne mend
    me u kthy e atje me shkel
    ndonse t'mirat m'kan mulu ( doni me per Belulin?)
    Per Tiran m'qan zemra mu.

    Kshtu pra, Albo Kryetari
    ç'ka po them ju ta kujtoni
    kur t'keni kohe ose vakejshen
    Shqipërinë kurr mos harroni.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #5
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    :-) e forte kjo vjersha, na ka bere kurbeti te gjithe Naim-a!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Isha me familjen tek Mali i Robit dhe ne pergjithesi kalova bukur.Takova shume njerez/vendas dhe me fascionoi sjella dhe mikpritja e tyre ndaj nje"kosovari" gje qe nuk e perjetova gjate `97 dhe 98. Gjerat kishin ndryshuar pozitivisht edhe pse do te doja te kisha pare edhe me shume ndryshime por me kohe shpresoj se edhe kjo do te ndodhe.Shqiperia edhe vend me te vertete ne transicion dhe kishe mundesi te shijosh stilin perendimor dhe ne te nejtin cast mbeturinat e kohes se Enverit,por keto te fundit si duket jane gjithnje me te pakta.(edhe pse gjate rruges Elbasan-Rogozhine bustet e Enverit ishin bojadisur perseri me ngjyre te fresket) Njekohesisht per fat te keq e perjetova edhe korrupcionin shteteror(apo qe behet ne emer te shtetit) ne vendkalimin kufitar kur pa kurfare sqarimi doganieri ne Qafe Thane me kerkoj ca euro ne emer te taksave qe nuk ekzistojne.Pasi qe nuk ia dhash me la te pres me familje per gadi nje ore.E une vetem shkoja ne pushim.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    62
    Edhe uen isha para pak kohesh ne Shqiperi, Qendrova aty 5 jave. QEndrova kryesisht ne Korce , por shkova dy jave ne tirane dhe gjithashtu shkova per vizite edhe ne Elbasan. Shqiperia kishte ndryshuar ''goxha" qekur isha larguar une tre vjet me pare. RRuget e udhetimit ishin rregulluar . Ne Korce kishte gjithashtu uje dhe drita 24 ore, gje per te cilen ankoheshim sa here kur ishim ne shqiperi. Gjitahstu ishin bere shume lokale, restorante , pube dhe diskoteka qe une s'kam pare ndonjeher ketu ne U.S.A deri tani. ose me mire te themi qe ketu edhe po te kete ndonje restorant te bukur e te mire nuk eshte per ne "klandestinet". Ndersa ne Shqiperi me pak leke ja kaloje shume mire.
    Tirana pastaj kishte ndryshuar krejt. nuk kishte me asnje "kioske" pergjate lanes dhe po behej vertet bukur . Ndersa ke blloku kishe qef te shkoje sepse gjeje ambiente shume te kendshme. Rinia kishte ecur perpara. tani shifje shume djem te rinj qe kishin kyer floket ngjyra -ngjyra, gjithe gjimnazitet ne pergjithsi vajza -djem pinin cigaren ne ambiente shoqerore etj, etj. pastaj kur vjen fjala per moden , nuk ke c'tu thuash: Jane njesha!!!! Gjithashtu te enjte, te premte, te shtune dhe te djele "beheshe jete nate". I shifje te rinjte jashte deri ne oret e vona te nates dhe nuk ishte me frike si me pare.
    Keto pershtypje me erdhen ndermend tani per tani.
    Life is either a daring adventure or nothing.

  8. #8
    AlbMania Host & Design! Maska e Kleidi
    Anëtarësuar
    06-02-2003
    Vendndodhja
    larg...shume afer... :)
    Postime
    163
    Eh... une kisha pa shkuar ne Shqiperi rreth 8 muaj. Tani jam ene ketu edhe nuk me iket me. Kam rreth 2 muaj ketu edhe ende sjam merzitur.Do rri edhe ca dhe them qe rrethh fillimit te shtatorit do largohem.
    Ketu ne shqiperi po me ben shume pershtypje parlamenti ne tv. Jane 100000000 here me te mire politikanet per filma edhe humor se sa TOM CRUIS, VAN DAMME, MR BEAN, DERR BROTHERS GROUP apo edhe shume te tjere. Ketu ne parlament shikon grusht, humor, karate, sharje, xhudo, kec, etj etj...
    ~ Milanist Do Jem Per Jete ... Qofsha Gjalle Apo Vdek ~
    Ne Dashuri Fiton Ai Qe Iken !

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    2
    kleidi po keto xhudot kane qene me pare se te ikje ti nga shqiperia mo xhan
    bah sa shpejt harojme ne shqiptaret amerikanizohemi sa hap e mbyll syte

  10. #10
    AlbMania Host & Design! Maska e Kleidi
    Anëtarësuar
    06-02-2003
    Vendndodhja
    larg...shume afer... :)
    Postime
    163
    jo mi rrusho jo... e di qe kane qene edhe me pare por jo kaq. Pastaj mi zemer une nuk jam ne amerike.
    ~ Milanist Do Jem Per Jete ... Qofsha Gjalle Apo Vdek ~
    Ne Dashuri Fiton Ai Qe Iken !

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Me ose pa luftë ,rezultati do të mbetet i njëjtë !!!.
    Nga Vasjan Golka në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 13-09-2006, 06:35
  2. Ku po pushojnë politikanët e vendit?
    Nga Brari në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-08-2006, 01:30
  3. Si të jemi në formë për plazh
    Nga Davius në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-07-2005, 15:16
  4. Nënvetëdija e pushimeve
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-07-2004, 03:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •