Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Festimi i 94 vjetorit të pavarsisë

    Zakonisht me 28 nentor, me rastin e festes se pavaresise, komunitetet shqiptare kudo ne Bote mblidhen se bashku ne aktivitete dhe organizime. Kjo feste na jep mundesine te festojme dhe te ndihemi shqiptar midis shqiptareve edhe pse jetojme larg Shqiperise.

    Ne kete teme ju ftoj qe te postoni njoftime ne lidhje me organizimet festive qe do te mbahen per kete pervjetor ne shtetin apo qytetin ku ju jetoni. Jeni te lutur qe te sillni informacion te plote per cdo feste, kush e organizon, dita dhe ora kur do te mbahet, kush jane te ftuarit, sa do te zgjasi, ku mund te blihen biletat dhe sa eshte cmimi i tyre.

    Shpresoj qe me keto informacione tu vijme ne ndihme gjithe komuniteteve shqiptare neper Bote.


    Gëzuar Përvjetorin e Pavarsisë,


    Fiori

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    46
    po e filloj une
    Me 18 nentor ne Pistoia shoqata kulturore Alba Migrantes organizon nje event me titull Albania vicina e lontana.
    Me 26 nentor ne Prato shoqata Alba organizon nje mbremje festive me rastin e festave te nentorit,adresa LABORATORIO DEL TEMPO Prato
    Me 2 dhjetor shoqata interkulturale KULTURA ORGANIZON SHFAQEN E FILMIT SHQIPTAR LETTERE AL VENTO.dO TE JETE I PRANISHEM REGJISORI I FILMIT EDMOND BUDINA

  3. #3
    Socialist Maska e Genti
    Anëtarësuar
    06-11-2002
    Vendndodhja
    Britani
    Postime
    140
    FESTA FLAMURIT NE LONDER ME 28 NENTOR...

    Party behet ne Edware Road prane stacionit trenit per me shume info kontaktoni mes email apo numrin e telefonit...


    Per kenaqesine e te gjitheve ne kete mbremje kemi te ftuar Tingujt e Zemres, nje grup shume i mirenjohur ne Angli, Gjermani, Zvicer, Shqiperi dhe Kosove. Ata kendojne muzike nga te gjitha trevat Shqiptare.

    Gjithashtu kemi te ftuar edhe BELLY DANCER e cila do te kerceje disa keng me flamurin Shqiptar. Disa surpriza te tjera do te jene ne dispozicion te pjesemarresve. Si gjithmone hyrja eshte vetem me prenotim, per te prenotuar kontaktoni 079 884 207 63 ose ilirballa@aol.com Biletat prihen tek dera dhe vetem nje numer i caktuar biletash eshte ne dispozicion!

    Orari: Dera hapet ne oren 7pm dhe mbremja vazhdon deri nga ora 1. Veshja: Jo Sportiv, sa me bukur me mire

    Nese keni ndonje pyetje apo kerkes ju lutemi mos nguroni te na kontaktoni ne 079 884 207 63 ose ilirballa@aol.com

    P.S Mos Harroni hyrja eshte vetem me Guest List
    I Dont Care If Im Hated On The Net.
    Because I Have A Real Life.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Redmond, WA, USA
    Postime
    181
    Lajmërim: Festa e flamurit në Vankuver, Kanadë më 25.11.2006

    Festimi i ditës së flamurit do të organizohet në Vancouver (Surrey),
    me datën 25.11.2006 prej orës 18:30 deri 24:00

    tel. 1 (604) 657 8364 dhe 1 (604) 524-9257

    Adresa:
    Crystal At York
    12888 - 80th Avenue,
    Vancouver(Surrey),
    BC Canada V3W 3A8
    Unit 210

    http://www.google.com/maps?hl=en&lr=...053902&iwloc=A

    http://www.yorkbc.com/crystal/crystal.htm

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    Si u festua çlirimi më 28 Nëntor ‘44

    Çfarë ndodhte në Tiranën e sapoçliruar gjatë muajve nëntor-dhjetor

    NGA: Dashnor Kaloçi

    Plot 62 vjet më parë, në paraditen e 28 Nëntorit 1944, komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe njëkohësisht Kryeministër i qeverisë provizore, gjeneral-kolonel, Enver Hoxha, i shoqëruar nga personalitetet më të larta të qeverisë, Shtabit të Përgjithshëm dhe Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm Nacionalclirimtar, hyri triumfator në Tiranën e çliruar, e cila atë ditë gumëzhinte nga brigadat partizane dhe turma e popullit kureshtarë. Aty nga ora 10:30 e po asaj dite, pasi kaluan në revistë të gjitha brigadat partizane që ndodheshin të rreshtuara në të dyja anët e bulevardit kryesor të Tiranës, u zhvillua ceremonia e ngritjes së flamurit, ku kreut të partizanëve shqiptarë, Enver Hoxhës, iu paraqit forca nga komandanti i Korp-Armatës I, gjeneral-major Dali Ndreu. Më pas, nga tribuna e vendosur përpara hotel "Dajtit", ku kishin zënë vend dhe përfaqësuesit e misioneve aleate të SHBA-së, Anglisë, Bashkimit Sovjetik e Jugosllavisë, u bënë përshëndetjet e rastit nga personalitetet më të larta që ndodheshin aty. I pari e mori fjalën kryetari i Këshillit të Prefekturës së Tiranës, inxh. Lazar Treska dhe pas tij përshëndetën edhe komandanti i Divizionit I (të ngarkuar për çlirimin e Tiranës), gjeneral-major Mehmet Shehu. Në emër të Organizatës së Gruas Antifashiste, përshëndeti shoqja Meriban Keçi (Qesja), ndërsa në emër të Rinisë Antifashiste, foli Jahja Hatibi. Më pas e mori fjalën Presidenti i Këshillit Antifashist Nac-Çl. dr. Omer Nishani dhe, pas tij, në mes brohoritjesh dhe ovacionesh të mëdha që zgjatën për disa minuta, fjala iu dha Kryeministrit Enver Hoxha. Po çfarë tha në fjalën e tij kreu i partizanëve shqiptarë nga tribuna e vendosur para hotel "Dajtit" dhe ç‘ndodhte ato ditë të ftohta nëntori në kryeqytetin shqiptar të sapo dalë nga lufta? Të gjitha këto janë pasqyruar qartë në disa gazeta të emërtuara "BULETIN I LUFTËS NACIONALÇLIRIMTARE", që u botuan rregullisht nga forcat partizane, nga data 13 nëntor, deri në ditët e para të dhjetorit 1944. Të cilat, për arsye që tashmë dihen, janë botuar të censuruara nga historiografia e regjimit komunist të para viteve ‘90. Nga ato buletine, ne kemi përzgjedhur për botim ato të datave 27, 28, 29 dhe 30 nëntor, ku pasqyrohen qartë përgatitjet, aktivitetet dhe ceremonitë që u zhvilluan me rastin e ditës së 28 nëntorit, festës së pavarësisë kombëtare, ku, siç thuhet aty, "koincidon edhe me çlirimin e plotë të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë". Në buletinin e datës 28 Nëntor, ku është anonçuar me të madhe shkrimi editorial me titull: "Populli shqiptar feston ditën e 28 Nëndorit", i cili zë të gjithë faqen e parë, në mes të tjerash shkruhet: "Feta e flamurit këtë vit ka një ndryshim nga ajo e vitit 1912. Sot e festojmë këtë ditë me një Shqipëri të Lirë me të vërtetë". Ndërsa në buletinin e datës 1 dhjetor 1944, në shkrimin me titull "Shkodra u çlirue", në mes të tjerash shkruhet: "Ditën e dytë të festës sonë kombëtare, 28 Nandor, ndërsa populli shqiptar kremton këtë festë si dy herë të shenjtë, vjen ta plotësojë dhe t‘i japi ma entuziazëm e madhni historike Çlirimi i Shkodrës. Po këtë fat ka sod populli i Shkodrës. Ushtria e jonë nuk e la këtë popull të festojë në robni këtë ditë të madhe". Jo vetëm kaq, por në të gjitha faqet e atyre buletineve të pas datës 28 nëntor, aty proklamohet me të madhe se: ajo ditë që për shumë vjet ka qenë simbol i Indipendencës Kombëtare, tash e tutje do të jetë edhe dita e çlirimit të Shqipërisë.


    Fjala e Enver Hoxhës më 28 Nëntor 1944

    "Populli i Tiranës kremton me entuziazëm të madh ditën e pavarësisë dhe ardhjen e qeverisë së parë demokratike". (Titulli i madh i shkrimit kryesor i buletinit të datës 30 nëntor 1944)

    28 Nëndor 1944. Tirana është gdhirë e stolisur me flamure dhe me harqe dafinash. Një lëvizje e madhe populli. Këngë të rinjsh e të rejash gjer në lagjet më të largëta të qytetit. S‘ka më mitralozë nëpër udhëkryqe, as karabinierë, milicë ose feld-gendarmë që pengojnë popullin të manifestojë ashtu siç dëshiron ay këtë ditë të shënuar. Prefektët dhe kuestorët e fashizmit që bridhnin në ditë të tilla me kobure në dorë për të arrestuar të rinjtë e "rrezikshëm" kanë gjetur vendin që meritonin, ose kanë marrë arratinë. Lufta e popullit triumfoi. Ai është vetë zot në shtëpinë e tij. Bëri shumë sakrifica dhe i fali luftës me mijëra dëshmorë, po siguroi një Shqipëri të lirë, me të vërtetë për vete. Nëntëmbëdhjetë ditë luftë heroike kundër gjermanëve nëpër rrugët dhe shtëpitë e kryeqytetit, janë edhe një herë prova e pavdekur se populli ynë nuk e kupton dot jetën pa liri. Mbi gërmadhat e shtëpive të djegura, në minaret e shembura të xhamive, valojnë flamuret e lirisë; muret e godinave dhe shtyllat e telefonave janë mbushur me parrulla lloj-lloj ku rrëfehet vendosja e popullit për Shqipërinë e lirë demokratike. Nuk janë parulla boshe të kohravet të Ahmet Zogut, të Mustafa Krujës dhe të Mehdi Frashërit; po janë parullat e shkruar me gjakun e tre vjetëve luftë. Akoma nuk ka ardhur koha për zhvillimin e manifestimeve, por rrugët e kryeqytetit janë të mbushura me njerëz. Populli s‘ka nge të pyesë për orar. Ai do të festojë. Ai do të gëzojë pas kaq vjetësh tiranie. Të festojë 28 Nëndorin e tij që koincidoi me çlirimin historik të Kryeqytetit. Të festojë ardhjen e Qeverisë Demokratike të Shqipërisë që ishte fjala e fundit e çdo dëshmori. Kureshtja është e madhe. Populli i ka njohur në luftë dhe në punë udhëheqësit e tij; tashti do të njohë fare afër, do të shikojë në fytyrat e tyre guximin dhe zgjuarsinë me të cilën ata e udhëhoqën atë popull drejt fitores. N‘orën 7.30 popullata, delegatët e Këshillit të Prefekturës Tiranës, të Ushtrisë, të Rinisë dhe të Gruas antifashiste, adzistuan në faltoret ku u bënë lutje dhe te-deum-e për popullin shqiptar, për çlirimin e Shqipërisë, për kujtimin e dëshmorëve, për Ushtrinë N. ÇL dhe komandantin e saj të Përgjithshëm, për qeverinë demokratike. Që andej, turma e pambaruar në mes këngësh dhe brohoritjesh të pareshtura drejtohen përpara Hotel Dajtit. Në krye janë pionierët e lagjeve me flamuj kuq e zi nëpër duar. Hymnet buçitnin, ata himne që lindën në mal dhe që u kënduan në sulme fitimtare kundër armikut dhe tradhtarëve. Në mes të kësaj atmosfere gazmore ndihej zhurma e aeroplanëve anglo-amerikanë që nga fundi i bregoreve fluturojnë mbi bulevard, t‘unjur fare poshtë për t‘i sjellë popullit shqiptar në Tiranën e çliruar përshëndetjet e popullit anglez e amerikan. Manifesteve aleate që binin mbi popull, qytetarët u përgjigjeshin me thirrjen: "Rrofshin aleatët" Përpara Hotel Dajtit, ngrihet tribuna e madhe e veshur kuq e zi dhe e stolisur me dafina duke pasur në mes një shqiponjë të madhe. Në të dyja anët valojnë nëpër shtylla të larta bashkë me flamurin t‘onë flamujt e aleatëve t‘anë të mëdhenj si dhe ai i popujve të Jugosllavisë. Ky bashkim flamujsh që zbukuron tribunën shpreh për herën e parë në Tiranën t‘onë të çliruar, aliancën dhe vëllazërimin e popujve në luftën kundër bishës fashiste. Në tribunë sytë drejtohen me etje, shihen nënat e dëshmorëve të veshur me të zeza, Fytyrat e tyre shprehin thellësinë e ndjenjave të nënave t‘ona, që me kaq krenari ndihmuan në këtë luftë legjendare. Njëra nuk i mban dot lotët kur dëgjon Rininë të këndojë përpara saj këngën e Qemalit. M‘anë tjetër të tribunës qendrore kleri dhe delegatët e organizatave të ndryshme. Midis tyre shquhen misionet e aleatëve angleze, amerikane, sovjetike, jugosllave si dhe delegatët e gruas antifashiste Jugosllave. Në orën 10.30 dëgjohen zbrazjet e para të topave që lajmërojnë ardhjen e Qeverisë. Që prej rrugës 28 Nëndor e gjer para Bashkisë dhe sheshit të Ministrive, turma e popullit shpërthen në brohoritje. Partizanët e disiplinës vihen në lëvizje për ta mbajtur rregullin. Në sheshin Skënderbej dhe gjatë bulevardit të math, në të dyja anët populli nuk mban dot gëzimin. Pëshpëritje, fjalë, britma; erdhi Qeveria! Erdhi Komandanti! Dhe ja duken nga larg, në mes të pallateve ministerialë, Kryeministri i Qeverisë së parë demokratike, Kryetari i Këshillit Antifashist, anëtarët e Qeverisë dhe të Shtabit të Përgjithshëm, që po vijnë më këmbë duke përshëndetur më të djathtë dhe më të mëngjër, popullin që ka shpërthyer në duartrokitje frenetike. Entuziazmi ka arritur kulmin. Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë së kaq fitoreve është përpara popullit të tij të dashur që po e mbulon me lule dhe lavdi. Një pionier i dorëzon një tufë me lule Komandantit. Komandanti buzëqesh dhe duke iu përgjegjur përshëndetjes së pionierit, e përqafon me dashurinë e Vëllait të popullit. Në të katër anët ushtojnë unanime thirrjet e turmës: "ENVER HOXHA, ENVER HOXHA, Rroftë Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë N-ÇL, Rroftë Kryeministri i Qeverisë së Parë të popullit"! Ushtojnë thirrjet ashtu siç ushtojnë gazi i tërë një populli që kremton ditën më të madhe të tij në Tiranën e çliruar me gjak, në Tiranën e Vojos e të Qemalit, aty ku është koka dhe zemra e Shqipërisë. Në këtë kohë ngrihet flamuri kombëtar në mes brohoritjeve të reja të popullit dhe të hymnit të lojtur nga banda dhe të kënduar njëkohësisht nga rinia dhe nga populli. Komandanti i Përgjithshëm me anëtarët e Shtabit e të Qeverisë, marrin qëndrim nderimi përpara flamurit. Nëpër popull, shihen fytyra njerëzish që nuk i mbajnë dot lotët nga mallëngjimi. Menjëherë mbas ceremonisë së ngritjes së flamurit, Komandanti i Përgjithshëm, Shtabi dhe Qeveria kalojnë në revistë ushtrinë që çliroi Tiranën. Në mes të brohoritjeve të popullit Komandanti i Korparmatës I, Gjeneral-major, Dali Ndreu, paraqit forcën. Pastaj Komandanti, Shtabi dhe Qeveria kthehen për të marrë vend në tribunë. Dukja e Komandantit të Përgjithshëm në tribunë dha shkak për brohoritje të reja të mëdha. Kryetari i Këshillit të Prefekturës së Tiranës, inxh. Lazar Treska, mori fjalën, përmendi të kaluarën e zezë të popullit shqiptar, vuri në dukje se në sajë të luftës nacional-çlirimtare populli i Tiranës dhe gjithë populli shqiptar kremton ditën e 28 Nëndorit të lirë dhe i sigurt. Ai përshëndeti në emër të popullit të Tiranë Qeverinë e Parë Demokratike. Pas Kryetarit të Këshillit, foli Gjeneral-Major Mehmet Shehu, i cili përshëndeti popullin n‘emër të Ushtrisë që çliroi Tiranën. Përmendi grushtet që i dha armikut Ushtria jonë në Tiranë, "Ushtria Nacionalçlirimtare" tha Gjeneral-Major Mehmet Shehu-siguronim popullin e saj se Shqipëria nuk do të bëhet më gërmadhë dhe plaçkë gjakatarësh". Dhe e përfundoi fjalën duke thirrur: "Rroftë Flamuri Kombëtar", fjala e tij u prit me duartrokitje të vazhdueshme me "Rroftë Ushtrija Nacional-Çlirimtare". Pas këtij e mori fjalën shoqja Meriban Keçi, n‘emër të Organizatës së Gruas Antifashiste të Tiranës. Përshëndeti ushtrinë N-Çl, Qeverinë demokratike dhe siguroi se Gruaja anti-fashiste shqiptare që dijti t‘i japë kontributin e saj luftës s‘onë, do të vazhdojë t‘i japë kontributin e saj akoma e më tepër për rindërtimin e Shqipërisë Demokratike. N‘emër të Rinisë Antifashiste të Tiranës, foli, Jahja Hatibi, i cili me një entuziazëm të gjallë, shprehu vullnetin e Rinisë anti-fashiste të Tiranës që ka qenë një nga më të parat në luftën çlirimtare dhe siguroi se kjo Rini do të mbrojë me çdo kusht pushtetin popullor të vendosur me gjak e sakrifica dhe se Rinija e Tiranës do t‘i shkrijë të gjitha energjitë e sajë për rindërtimin e atdheut. Pas këtij e mori fjalën Presidenti i Këshillit antifashist N.Çl. Dr. Omer Nishani, në mes brohoritjeve dhe duartrokitjeve të popullit që thërriste: "Rroftë Këshilli Antifashist"

    Fjala e dr. Omer Nishanit

    Të dashur bashkatdhetarë. Dita e sotme ka një rëndësi të madhe historike për vendin t‘onë sepse si sot 32 vjet më parë u ngrit në Vlorë, Flamuri i kuq me shkabën dykrenore si simbol i indipendencës s‘onë nacionale. Sot populli shqiptar është ndërgjegjes i detyrave të tij dhe i të drejtave të tij që i fitoi me luftë. Sot është ay që e ka fuqinë, është ay që sundon. Ay me luftën tij, me gjakun e tij vuri themelet e Shqipërisë Demokratike ku do të kenë të drejta të barabarta të gjithë qytetarët. Dita e sotme po festohet në një kohë kur e gjithë Shqipëria është ngritur në këmbë, duke kujtuar një luftë që i ka kushtuar popullit t‘onë trim me qindra e mijëra dëshmorë dhe mjerimet s‘vanë kot. Lufta Nacional-Çlirimtare u fitua dhe Shqipëria është në vëngjillën e çlirimit. Kjo luftë e ngriti lart prestizhin e popullit shqiptar dhe të Shqipërisë ndaj Aliatëve t‘anë të mëdhenj dhe ndaj gjithë popujve liridashës. Ushtrija jonë partizane dhe vullnetare i çliroi vetë pa asnjë ndihmë të jashtme të gjitha krahinat e vendit t‘onë dhe nuk u përkul përpara okupatorëve, as përpara dëborës, shiut e breshrit, siç u tregua e zonjë ta çlirojë Shqipërinë t‘onë të dashur nga fashizmi barbar, ashtu do të jetë e zonja të mbrojë edhe kufijtë e saj. Rroftë Flamuri Kombëtar! Rroftë Shqipëria demokratike! Rroftë Ushtria jonë heroike! Rrofshin aleatët tanë të mëdhenj, Anglia, Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara. Rroftë Jugosllavia e re!

    Fjala e Gjeneral-kolonel Enver Hoxha

    Popull Shqiptar. Në një ditë të shënuar si kjo, më 1912, pas aqë kohë robërije, lindi Shqipërija indipendente. Kur vendi ynë kërcënohej nga të katër anët nga armiqtë e jashtëm, kur për popullin tonë po farkëtoheshin zinxhirë të rinj robërije, Plaku Ismail Qemali me një grusht trima patriotë ngriti lart flamurin e Lirisë në Vlorë dhe populli shqiptar mori frymë. Në duallëm fitimtar, por vala të egra kaluan mbi popullin t‘onë të mjeruar, ay flamur i lirisë u muar nëpër këmbë, u shpërdorua, u bë leckë tregu prej njerëzve të regjimit të kaluar. Ay shërbente për të mbuluar turpet e hajdutllëqet që bëheshin në kurriz të popullit t‘onë. Por ay ishte flamur i regjimit të satrapëve. Flamuri i popullit, flamuri i Ismail Qemalit qëndronte i panjollosur në shpirtrat e patriotëve shqiptarë, dhe ay flamur u ngrit lart u mbajt në duart e çelikta të luftëtarëve të popullit dhe kaloi mes për mesa rrebeshesh dhe fortunash i pathyer, i papërkulur, simbol i lirisë dhe indipendencës. Pas kaq luftërash heroike kundër fashizmit, Flamuri i Kuq i Vlorës i lyer me gjakun e heronjve të popullit të rënë në këtë luftë antifashiste, valon sot krenar në qiellin e Shqipërisë së Lirë. Pesë vjet kanë kaluar nga robëria e rëndë e fashiste, pesë herë nëpër rrugët e qyteteve të Shqipërisë, në çdo Njëzete tetë Nëndor është derdhur gjak i bijve heroikë që përlesheshin me bajonetat e okupatorit e të tradhtarëve. Dita e flamurit u bë dy herë ditë e shenjtë, dita e çlirimit dhe e bashkimit të popullit shqiptar. Më 7 prill të 1939-ës, na pllakosi robërija, një robëri i rëndë, na shkeli fashizmi armiku më i madh i ynë dhe i njerëzimit. Armiqtë ishin të fortë e dinakë,a ta përdorën terror e demagogji, ata vunë të gjitha forcat për ta shuar rezistencën t‘onë. Tradhtarët e vendit t‘onë Mustafa Kruja, Mehdi Frashëri, Ali Këlcyra, Mid‘hat Frashëri, Abaz Kupi, Shefqet Vërlaci e gjith kusilingët e tjerë, përdorën çdo taktikë për të përçarë popullin t‘onë, demagogjia e tyre ishte e fortë dhe një pjesë prej këtyre banditëve, vegla të verbnëra dhe të përhershme të armiqve të brendshëm dhe të jashtëm. Organizata e Ballit Kombëtar, Legaliteti dhe gjithë të tjera organizata terroriste, u bënë arma e mprehtë e okupatorëve dhe ato me një egërsi të jashtëzakonshme u vërsulën tok me gjermanët mbi popullin, dhe vranë e prenë në masë njerëz të pafajshëm, gra e pleq e kalamaj, e grabitën e çnderuan.




    Ndërsa në bulevarde parakalohej, Divizioni i Mbrojtjes kishte nisur "gjuetinë"


    Ana tjetër e medaljes së "Çlirimit": arrestime, pushkatime dhe sekuestrime


    Në ditët e fundit të nëntorit të vitit 1944, situata në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, nuk ishte vetëm ajo që paraqitej nga partizanët në buletinet e luftës. Ndërsa brigada të tëra partizanësh parakalonin në bulevardin kryesor të Tiranës, duke qëndruar: për nder armë përpara Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe Kryeministrit të qeverisë provizore, gjeneral-kolonel, Enver Hoxhës, i cili së bashku me krerët kryesorë komunistë të luftës partizane kishin zënë vend në një tribunë të ngritur pala hotel "Dajtit", Divizioni i Mbrojtjes së Popullit, (i sapokrijuar) vazhdonte arrestimet, burgosjet dhe sekuestrimet, ndaj të gjithë atyre personave që komunistët i konsideronin kundërshtarë të tyre politik. Kështu, më datën 28 nëntor 1944, të gjithë të burgosurit politikë (nacionalistë, antikomunistë, zogistë dhe ballistë) që mbaheshin prej afro një muaji në një kazermë të braktisur në malin e Dajtit, të shoqëruar nga forca të shumta partizane, u sollën në kryeqytet dhe u "sistemuan" në Burgun e Vjetër të Tiranës (sot "Mine Peza") dhe disa burgje të tjera të improvizuara. Midis të burgosurve ndodheshin edhe dy djem të rinj, Aleksandër Prosi dhe Prokop Mima (dy aktorët e mëvonshëm të Teatrit Popullor dhe Kinematografisë shqiptare, Artistë të Popullit) të cilët kishin aderuar në radhët e organizatës së rinisë nacionaliste të Ballit Kombëtar në Qarkorin e Tiranës. Burgu i Vjetër ku u "sistemuan" ata, u popullua së tepërmi ato ditë nëntori dhe fillimit të dhjetorit 1944, pasi përveç të burgosurve politikë që u zbritën nga mali i Dajtit, aty përfunduan edhe me dhjetëra ish-funksionarë e politikanë të lartë të qeverive shqiptare si: ministra, deputetë, regjentë, prefektë, kryetarë bashkish, ushtarakë, gazetarë etj., që kishin shërbyer në poste të ndryshme që nga qeveria e Ismail Qemalit, e deri tek ajo e ditëve të fundit nën pushtimin gjerman, të Ibrahim bej Biçakut. Banesat dhe vilat e tyre luksoze u uzurpuan dhe u sekuestruan nga krerët më të lartë të PKSH-së dhe Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Enver Hoxhës, të cilët së bashku me familjet e tyre banuan aty të qetë deri në fillimin e viteve ‘90.


    Nëpërmjet Buletinit të Luftës Nacionalçlirimtare u njoftua 28-ta si dita e çlirimit


    "28 Nëndori i Indipendencës, konicidon me festën e çlirimit të Shqipërisë"


    Në buletinet e Luftës Nacionalçlirimtare, të cilat filluan të botoheshin rregullisht në Tiranë si gazetë, (me dy faqe) që nga data 13 nëntor 1944, e në vazhdim deri në muajin dhjetor, kur qeveria komuniste e Enver Hoxhës nxori gazetën "Bashkimi", janë pasqyruar më së miri të gjitha aktivitetet e atyre ditëve, që u organizuan nga partizanët e sapo zbritur nga malet. Përveç aktiviteteve të ndryshme, në ato buletine janë pasqyruar edhe: urdhra dite të Kryeministrit Enver Hoxha, konferenca e tij për shtyp e dhënë për gazetarët e huaj në hotel "Dajti", komunikata e lajmërime, parakalimi i madh në bulevardin kryesor të Tiranës më 28 Nëntor, njoftime të ndryshme, lajme nga vendi dhe bota, shkrime për çlirimin e Tiranës dhe qyteteve të tjera, përshëndetje të udhëheqësve të shteteve të ndryshme si SHBA-ja, Anglia, Bashkimi Sovjetik, Jugosllavia etj. Ajo që të bie në sy në "Buletini i Luftës Nacionalçlirimtare" të datës 27 nëntor 1944, është dhe programi i datës 28 Nëntor, ku në pikën 15 shkruhet qartë se 28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë. Këtë program po e japim të plotë më poshtë, jo për të pretenduar se Shqipëria është çliruar më 28 Nëntor 1944, (pasi kjo nuk ka shumë rëndësi), por për të hedhur dritë mbi faktin, se: 28 Nëntorin e vitit 1944, komunistët e Enver Hoxhës e konsideruan edhe ditën e çlirimit të Shqipërisë.


    Programi për kremtimin e 28 Nëntorit


    Ora 7:30- 1. Tedeum në Faltore

    Ora 8:00 2. Gjithë populli mblidhet në sheshin "Skënderbej"

    3. Arritja e Qeverisë.

    4. Ngritja e Flamurit në tribunën e posaçme para hotel

    "Dajtit"

    5. Revistë e ushtrisë çlirimtare të Tiranës

    6. Marrin vendet e caktuara në tribunë Qeveria, Shtabi

    i Përgjithshëm, Përfaqësuesit e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, Përfaqësuesit

    e Këshillit të Frontit, përfaqësuesit e misioneve

    ushtarake në Shqipëri, të Ingliterës, Bashkimit Sovjetik, Amerikës, Jugosllavisë, Përfaqësuesit e Komuniteteve fetare, Sekretari i BRASH-it dhe të BGASH Kryesitë e Këshillit Nacionalçlirimtar të

    Qarkut dhe gjithë qytetit të Tiranës

    7. Fjalimet në tribuna

    8. Parakalimi i Ushtrisë


    PASDREKE


    Ora 15:00- 9. Populli mblidhet në sheshin "Skënderbej"

    10. Çelja e përmendores së dëshmorëve të rënë për lirinë

    e Atdheut

    11. Fjalime përpara përmendores

    12. Argëtime popullore; demonstracione, këngë valle etj


    PASDARKE


    Ora 20:00- 13. Në Kinema "Kosova" shfaqet drama "Partizanët" nga rinia Antifashiste e Tiranës. Shfaqja do të transmetohet

    edhe me anën e Radio Tiranës. Ajo do të luhet

    disa net me radhë për popullin, ushtrinë, organizatat antifashiste etj. Biletat gratis i shpërndan

    Rinia Antifashiste e Qytetit të Tiranës

    14. Manifestime nëpër rrugë. Qarkullimi është i lirë për

    gjithë natën

    15. Festimi i ditës së madhe të 28 Nëndorit që përkujton

    Fitimin e Indipendencës Kombëtare më 1912-ën dhe që

    sivjet koincidon me festën e çlirimit të Tiranës dhe

    gjithë Shqipërisë do të vazhdojë për tri ditë


    V.O. - Janë të lutur të gjithë manifestuesit, me rregullin më të madh t‘u binden urdhrave të partizanëve të disiplinës dhe të zënë menjëherë vendet e caktuara.

    Populli, pionierët, rinia, gruaja, do të kenë vendet e tyre

    27 Nëndor 1944


    NGA GAZETA SHQIP

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    Më 28 nëntor, në Prishtinë, festë sportive për "Ditën e Flamurit"

    NGA: Ermal Kuka

    Prishtina do të përjetojë në mënyrë të veçantë "Ditën e Flamurit", duke mbledhur në Prishtinë të ashtuquajturën "përfaqësuese mbarëkombëtare". Disa nga futbollistët më të shquar të përfaqësueses shqiptare të futbollit, por edhe Njazi Kuqi që luan për Finlandën, Artim Shaqiri për Maqedoninë apo edhe Besjan Idrizaj, talenti që luan për Austrinë, do të jenë të mbledhur në këtë datë të veçantë për t‘u vënë përballë seleksionim të Kosovës, të drejtuar nga trajneri Edmond Rugova. Normalisht, bëhet fjalë për një spektakël për të promovuar vlerat e futbollistëve shqiptarë ngado që janë, një iniciativë për t‘u përshëndetur kjo e Federatës së Futbollit Kosovar (FFK). Ide e cila është përmendur shumë herë edhe në Shqipëri, por fatkeqësisht pa gjetur asnjëherë zbatim.

    Trajneri Rugova dhe drejtuesit e FFK-së kanë kontaktuar personalisht me të gjithë lojtarët e ftuar në këtë eveniment festiv duke marrë përgjigje pozitive nga të gjithë ata që nuk kanë pasur impenjime me skuadrat e tyre në këtë datë. Nga përfaqësuesja shqiptare kanë konfirmuar deri tani pjesëmarrjen e tyre emra si: Armend Dallku, Debatik Curri, Besnik Hasi dhe Klodian Duro. Konfirmimi ka ardhur edhe nga sulmuesi Milaim Rama, i cili është aktivizuar me Kombëtaren e Zvicrës, mesfushori Artim Shaqiri që luan për Maqedoninë, Njazi Kuqi që luan për Finlandën, apo edhe Besjan Idrizaj, futbollisti i Liverpulit që luan me ekipin e moshave të Austrisë. Të gjithë shqiptarë me një qëllim, të festojnë "Ditën e Flamurit" para sportdashësve të shumtë në Prishtinë. Në listën e hartuar për këtë ndeshje, ishin përfshirë fillimisht edhe emrat e Igli Tares dhe Valon Behramit. Por dëmtimi i këtij të dytit ka prishur paksa planet, pasi ekipi i Lacios është shprehur kundër aktivizimit të tyre, për sa kohë që nuk është një datë zyrtare ndeshjesh ndërkombëtare. Ndërkohë, priten konfirmime për këtë ndeshje nga shumë emra të tjerë mes të cilëve Ardian Gashi, Mehmet Dragusha dhe portieri me origjinë kosovare i Beshiktashit, Ramazan Kurshumlu. Ndërkohë, për arsye të impenjimeve të tyre me klubet përkatëse, nuk do të munden të paraqiten para publikut të zjarrtë kosovar Lorik Cana, Përparim Hatemaj, Arian Beqaj, Besart Berisha dhe Shefki Kuqi. Të gjithë këta futbollistë nuk kanë mundur t‘u shmangen impenjimeve me klubet dhe pavarësisht dëshirës së madhe, nuk do të zbresin në fushë në radhët e "përfaqësueses mbarëkombëtare".

    "Djemtë kanë qenë entuziastë për këtë ndeshje, sidomos ata që luajnë jashtë Kosovës. Shumica e tyre janë shprehur të gatshëm të vijnë dhe shpresoj se ata që kanë mbetur do ta bëjnë këtë gjatë ditëve në vazhdim. Në kontaktet me ta, kam fituar bindjen se meritojnë çdo respekt të mundshëm", ka deklaruar Rugova për mediat, duke lënë të kuptohet se edhe "të huajt" do të mirëpriten në Prishtinë për këtë festë të madhe shqiptare, pavarësisht fanellës me të cilën luajnë në arenën ndërkombëtare.

    Kjo nuk është hera e parë që në Prishtinë organizohen manifestime të tilla festive me futbollistët shqiptarë. Në 6 shtator të vitit 2002, stadiumi i Prishtinës ka pritur ndeshjen historike Kosovë-Shqipëri, ku rezultati 0-1 ka qenë thjesht një statistikë e kotë përballë festës që është përjetuar atë natë të paharrueshme në kryeqendrën e Kosovës. Ndeshja do të kujtohet për debutimin e Canës në radhët e përfaqësueses shqiptare, por edhe të Mehmet Dragushës, i aktivizuar me përfaqësuesen kosovare në këtë takim. Ndërkohë, ajo ka qenë edhe ndeshja e fundit e sulmuesit kosovar, Ardian Kozniku, i cili me fanellën e Kroacisë ka arritur të fitojë vendin e tretë në Botërorin e vitit 1998. Nëse Kosova ka shprehur gjithmonë gatishmërinë të organizojë ndeshje të tilla, FSHF nuk ka arritur ende të organizojë takime festive të këtij niveli, edhe pse mundësitë janë shfaqur shpesh në vitet e fundit.







    Gazeta Shqip

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-02-2006
    Vendndodhja
    kosov ku nuk ka rrym
    Postime
    19

    Thumbs up 28 Nentori

    Aktivitetet ne Prishtine nga USSH [Unioni i Studentve Shqiptar]
    Me rastin e festes më të madhe të Shqiptareve USSH-ja ka bër një ftesë studentve te Tiranës dhe Maqedonis per një vizitë ne Prishtin.Me rastin e pritjes së kolegëve nga Shqiperia kemi bër një pregaditje mjaft modeste dhe shpresoj që do të ndahen te ndahen mjaft te kanaqur sepse tek e fundja jemi studenta ne mundesit tona sepse per kete raste nuk kimi pasur perkraje nga Dekanati gje qe eshte dashur qe me mundesit tona personale te festojm kete feste bashk me koleget shqiptare.Shpresoj qe do kalojm per mrekulli kete feste se bashku ashtu si duhet ta bejn gjithe shqiptaret ku do qe ndodhen
    Pra urime 28 NENTORI te gjith shqiptareve


    ps.KLEOPARTA

  8. #8
    i/e larguar Maska e Studenti-Te
    Anëtarësuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    Ne pluhur
    Postime
    215
    Sot me date 25 Nentor 2006 nga Struga deri ne Shkup- kaloi Skenderbeu Ne kercove nuk ndaloi as ne Gostivar ndersa mijra qytetar te Tetoves e priten ne menyre solemne duke bertitur Skenderbe je i Joni, Besa bese Besen ta kam dhane per Skenderbeun jeten du me dhane, ishin keto fjale qe ulurisen nga te rijet e gjith vendeve shqiptare ne Maqedoni.

  9. #9
    I DASHURUAR PAS DETIT Maska e FJORIN
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    E.U.** SHQIPTAR DHE JO FETAR
    Postime
    432
    Gezuar te gjitheve Shqiperi,Kosove,Maqedoni,Mal te zi dhe gjithe andej ne diaspore
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    1. ARSYEJA E GRUAS QENDRON NE BUKURINE E SAJ ,BUKURIA E BURIT NE QENDRON NE ARSYEN E TIJ
    2.ESHTE E LEHTE TE BEHESH HOXHE APO PRIFT, POR ESHTE E VESHTIRE TE BEHESH NJERI
    WEN MY LOVE SWEARS THAT SHE IS MADE OF TRUTH, I DO BELIVE HER,THOUGH I KNOW SHE LIES....(W.Shekspire)

  10. #10
    JUVENTUS 4 EVER THE BEST Maska e bessycool
    Anëtarësuar
    04-09-2006
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    417
    Urime te gjith Shqiptarve kudo qe gjinden festen e 28 Nentorit
    ishalla 28 nentorin tjeter e festoim me Kosoven e pavarur.
    I will always remember the girl next door .........!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Dr Gjilpera" i shekullit 21. Me rastin e 132 vjetorit te lindjes se Konices.
    Nga macia_blu në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-04-2007, 10:35
  2. SHBA-të e festojnë 4 Korrikun - Ditën e Pavarsisë
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-07-2005, 15:34
  3. Festimi i 92 vjetorit të pavarësisë
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 30-11-2004, 19:27
  4. Me Rastin E 90 Vjetorit Të Mëvetësisë...
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-01-2003, 19:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •