Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    Me te thatin digjet dhe i njomi

    Nji lajm i padeshirueshem sot ne gaz.Shekulli.

    Me te thatin digjet dhe i njomi...thote populli.

    Prandaj njeriu kur del jasht duhet te ruhet e te mos udhetoje me makinat e te tjereve se ta bejne me hile.

    --------------

    Koēo po shkonte tek dy djemtė e tij nė Viēenza me autoveturėn e shtetasit nga Tirana Llasko Lubonja, banor nė Kombinat
    Devole kapet nė veturėn me 3 kg heroinė

    Policia italiane e ndaloi tė mėrkurėn e kaluar nė qytetin e Riminit me dy shqiptarė tė tjerė

    Aleksandra Bogdani
    TIRANĖ- Policia italiane ka bllokuar njė automjet brenda sė cilit ndodheshin 3 kg heroinė si dhe ka shoqėruar tre shtetas shqiptarė mes tė cilėve edhe humoristin e njohur, Koēo Devole. Zyrtarė nė Ministrinė e Rendit Publik bėjnė tė ditur se shqiptarėt e implikuar nė trafikun e heroinės janė ndaluar tre ditė mė parė, nė Rimini tė Italisė. Po nga zyrtarėt e kėtij dikasteri mėsohet se humoristi i njohur Koēo Devole mund tė mos ketė asnjė lidhje me heroinėn e gjetur nė makinėn me tė cilėn ai udhėtonte, pasi ka deklaruar se ndodhej rastėsisht nė atė makinė. Ndėrkohė, hetimi i kėsaj ēėshtjeje i ka kaluar prokurorisė sė Barit, e cila ėshtė duke verifikuar implikimin ose jo nė kėtė rrjet tė trafikut tė drogės edhe tė humoristit tė njohur shqiptar, Koēo Devole.
    Ndalimi
    Sipas burimeve policore, mėsohet se tė mėrkurėn e kaluar, policia italiane ka mundur tė bllokojė 3 kg heroinė, brenda njė automjeti me tė cilin udhėtonin tre shqiptarėt, Koēo Devole, pronari i mjetit i njohur me emrin Llasko Lubonja banor i lagjes Kombinat nė kryeqytet, si dhe bashkėpunėtori i tij. Ky automjet ka kaluar nga dogana e Durrėsit nė Bari tė Italisė dhe nė asnjėrin prej kėtyre qyteteve nuk ėshtė kapur heroina qė ndodhej brenda saj. Kapja e kėsaj sasie tė heroinės mėsohet tė jetė realizuar pas njė kontrolli tė imtėsishėm qė i ėshtė bėrė automjetit, nė Rimini tė Italisė. Ndėrsa operacioni i policisė italiane ka pėrfunduar me bllokimin e 3 kg heroinė si dhe prangosjen e 3 shqiptarėve. Kjo ēėshtje i ka kaluar pėr hetime tė mėtejshme prokurorisė sė Barit, e cila prej tre ditėsh po merret me verifikimin dhe zbardhjen e plotė tė kėsaj ngjarjeje. Ndėrkohė, aktori i njohur i humorit shqiptar, Koēo Devole, ndodhet prej 1 jave nė mjediset e policisė Italiane, ku po sqarohet plotėsisht pozicioni i tij nė lidhje me transportimin e 3 kilogramėve heroinė, nga Shqipėria nė Bari tė Italisė.
    Rastėsia
    Rreth 1 javė mė parė, Devole ėshtė takuar me tė njohurin e tij, Llasko Lubonja. Aktori i njohur i humorit shqiptar i ka thėnė tė njohurit tė tij Llasko Lubonjės se ka problem dy djemtė e tij, tė cilėt ndodheshin nė Viēenza tė Italisė pa punė. Ndėrsa Lubonja mėsohet t’i ketė premtuar Devoles punė pėr dy djemtė, nėqoftėse ai shkonte me tė nė Itali. Llasko Lubonja, pranė pallateve “Agimi” nė Tiranė, ka edhe njė pikė shitjeje tė biletave tė “Eurollotos”. Lubonja ėshtė nisur tė martėn e kaluar sė bashku me Koēo Devolen dhe bashkėpunėtorin e tij, drejt Italisė. Ata kanė udhėtuar me makinėn e Lubonjės, duke kaluar nė portin e Durrėsit, pa patur probleme me kontrollin e policisė. Prania e aktorit tė njohur Devole, mendohet tė ketė shėrbyer si garanci pėr Lubonjėn dhe bashkėpunėtorin e tij, pėr tė kaluar heroinėn pa u vėnė re nga policia. Mesa duket, punonjėsit e policisė nuk kanė ushtruar kontroll tė imtėsishėm nė makinėn me tė cilėn udhėtonte Devole. Por ky automjet ka kaluar pa u vėnė re edhe nga policia e Barit. Ndėrsa gjatė njė kontrolli policor nė Rimini, ėshtė zbuluar sasia e heroinės.
    Implikimi
    Sipas zyrtarėve tė Ministrisė sė Rendit Publik, thuhet se nuk ka prova qė e implikojnė Koēo Devolen nė trafikun e 3 kg heroinė, drejt Barit tė Italisė. Kjo gjė ėshtė dėshmuar nga humoristi shqiptar, para hetuesve italianė. Ai mėsohet tė jetė shprehur se ndodhej rastėsisht nė makinėn brenda sė cilės ndodheshin edhe dy shqiptarėt e tjerė. Mė pas Devole ka thėnė se nuk ka pasur dijeni se nė makinėn me tė cilėn ai po udhėtonte gjendeshin 3 kg heroinė. Devole u ėshtė prezantuar hetuesve italianė duke u thėnė atyre se ėshtė njė person publik nė Tiranė, dhe se nuk ka asnjė lidhje me trafikun e heroinės. Ndėrsa kjo gjė ėshtė pranuar edhe nga dy shqiptarėt e tjerė, tė cilėt nuk e kanė pėrfshirė humoristin shqiptar nė trafikun e organizuar prej tyre. Deklaratat e dy “pronarėve “ tė heroinės, tė cilėt udhėtonin nė tė njėjtėn makinė me Devolen e kanė lehtėsuar kėtė tė fundit nga akuza pėr trafikun e lėndėve narkotike. Ndėrkohė, ai vazhdon tė qėndrojė nė qelitė italiane nė statusin e tė ndaluarit, derisa gjithēka tė verifikohet plotėsisht nga prokuroria e Barit.
    Hetimet
    Ndėrkohė, burimet e mėsipėrme bėjnė tė ditur se djali i Koēo Devoles ka marrė njė avokat, i cili po ndjek nga afėr kėtė ēėshtje. Prokurorėt italianė disponojnė provat e mjaftueshme pėr tė zbuluar trafikantėt e 3 kilogramėve tė heroinės. Megjithatė, gjithēka pritet tė sqarohet brenda pak ditėsh nga pala italiane. Ndėrkohė mėsohet se policia italiane ka komunikuar me homologėt shqiptarė, pėr tė identifikuar humoristin e njohur Devole. Ndėrsa emrat e dy personave tė kapur, pronarė tė makinės brenda sė cilės ndodhej heroina, ende nuk kanė mbėrritur zyrtarisht tek agjentėt e Interpol Tiranės. Prokurorėt e Barit kanė verifikuar paraprakisht vetėm identitetin e shqiptarit tė prezantuar nė Itali si humoristi Koēo Devole si dhe deklaratat e tij dhėnė pėrballė policisė italiane, pėr faktin se ndodhej rastėsisht nė makinėn qė transportonte 3 kg heroinė dhe se nuk ka pasur dijeni pėr kėtė sasi tė drogės.


    PĖRVJETORI

    Humoristi Koēo Devole feston ditėlindjen nė qelitė italiane

    TIRANĖ- Koēo Devole, aktori i mirėnjohur i humorit shqiptar ka festuar dje ditėlindjen nė qelitė italiane. I implikuar apo jo nė trafikun e 3 kg heroinė, ai qėndron prej 1 jave mes policėve dhe prokurorėve tė Barit. Ndėrkohė, miqtė e tij nė Tiranė janė njohur me “aventurėn” pėrtej brigjeve italiane, nėpėrmjet lajmeve nė disa stacione televizive shqiptare. Nuk kanė ditur ē’tė thonė, pėrveē faktit se kanė njė javė qė nuk e kanė parė Devolen, pasi ai ėshtė nisur drejt Italisė pėr tė takuar tė birin. Njė ndėr miqtė e tij, humoristi Filip Ēakuli ėshtė shprehur pėr “Shekullin” se e ka marrė vesh arrestimin e Devoles ditė mė parė. Mė pas ai ka shtuar se nuk beson se Devole mund tė jetė implikuar nė trafikun e heroinės. Sipas Ēakulit, mund tė jetė i vėrtetė varianti qė ka dhėnė Devole para policisė italiane, pra qė ndodhej rastėsisht nė atė makinė pa e ditur se ē’kishte brenda. Ndėrkohė, Ēakuli shprehet se ėshtė interesuar pranė Ministrisė sė Drejtėsisė, Ministrisė sė Punėve tė Jashtme dhe politikanėve shqiptarė, pėr t’u sqaruar pozicioni i Devoles nė kėtė rast. Megjithatė, Ēakuli ende nuk ka marrė asnjė pėrgjigje, se ē’do tė bėjnė autoritetet shqiptare pėr aktorin e njohur, Koēo Devole. Ndėrsa personeli i lokalit “Guva e Qetė”, janė shprehur dje se nuk e kanė parė prej tre javėsh Devolen. Ndalimin e Devoles nga policia italiane edhe punonjėsit e lokalit tė frekuentuar nga Devole e kanė marrė vesh nga njė stacion televiziv shqiptar. Ata nuk dinė ē’tė thonė lidhur me kėtė fakt, por i besojnė deklarimeve tė Devoles para prokurorėve italianė, se ai ndodhej rastėsisht nė makinė dhe se nuk ka qėnė i implikuar nė trafikun e heroinės.


    Gruaja e Devoles: Donte tė takonte djemtė

    TIRANE – “Nuk ka dyshim qė Koēoja ėshtė pa faj, por ai tani ėshtė nė burg”, - kėshtu shprehet e tronditur nga fatkeqėsia qė i ka ndodhur, bashkėshortja e Koēo Devoles, Hurma Devole. Iku bashkė me njė tė njohurin e tij pėr tė takuar djemtė nė Itali”, - vazhdon rrėfimin e saj pėr “Shekullin”, bashkėshortja e humoristit tė njohur. Sipas saj, gjithēka qė ka ndodhur ėshtė njė aksident, por autoritetet italiane vazhdojnė ta mbajnė tė izoluar Koēo Devolen, njė prej personaliteteve tė humorit nė Shqipėri. “Koēoja nuk pranonte ta ulte dinjitetin as pėr ndonjė ofertė qė i bėhej pėr profesionin e tij sepse donte ta ruante emrin e jo mė pastaj tė merrej me ato qė e akuzojnė”,- shprehet gruaja e aktorit tė njohur duke kėrkuar qė tė ndikohet pėr tė liruar menjėherė bashkėshortin e saj, i cili u arrestua para njė jave nga policia italiane, pasi nė makinėn ku ai udhėtonte sė bashku me dy shqiptarė tė tjerė, u gjendėn 3 kg heroinė.


    Kush ėshtė Koēo Devole

    Koēo Devole ėshtė njė nga personalitetet mė tė njohura tė humorit shqiptar. Pėrveēse aktor i shkėlqyer humori, Devole ėshtė karrikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij nė skeēe dhe komedi janė nga mė tė njohurit pėr publikun shqiptar. Koēo Devole ka lindur nė Kuēovė mė 28 nėntor 1945, nga njė familje me origjinė nga Poloska e Korēės. Nė vitin 1946 familja e Koēo Devoles ėshtė zhvendosur nė Tiranė. Koēo Devole ka studiuar dy vjet pėr Inxhinieri mekanike nė Universitetin e Tiranės, por nė vitin e dytė tė shkollės sė lartė konkurroi pėr dramė nė Akademinė e Arteve, ku nuk fitoi, pasi e cilėsuan si tė patalentuar. Mė 1966 shkoi ushtar, ku sė bashku me aktorė tė tjerė tė njohur si Aleko Prodani, Sejfulla Myftari etj krijoi estradėn e ushtarit. Mė pas ka punuar edhe nė revistėn “Hosteni” me emrat mė tė spikatur tė humorit shqiptar si Spiro Ēomora, Dionis Bubani, Niko Nikolla, Filip Ēakuli etj. Gjatė viteve1072-1989 Devole ėshtė dėrguar 10 herė nė punė tė detyruar. Pas viteve ’90 Devole ka punuar si regjisor nė TVSH, ku aktiviteti i tij artistik ka qenė mjaft i ngjeshur. Nė vitin 1997 ėshtė shkarkuar nga TVSH duke u detyruar tė emigrojė me familjen nė SHBA. Nė dhjetor tė vitit 20 ėshtė rikthyer nė Tiranė, por aktiviteti i tij artistik nuk ka njohur ritmet e mėparshme.

    -----------

    I deshirojme artistit Koco Devole te dale i pa lagur nga kjo ngaterrese.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Koēo Devole arrestohet pėr drogė

    Nė autostradėn qė pėrshkon zonėn e Riminit janė ndaluar nga njėra prej autopatrullave. Policėt kanė dyshuar nė pasaportėn e drejtuesit tė mjetit, identitetet e tė cilit nuk bėhen tė ditur, por dihet qė thirret "Llasko"

    Nė makinėn ku udhėtonte humoristi i njohur gjenden 5 kile heroinė. Merret pėrsipėr nga drejtuesi i mjetit

    Koēo Devole arrestohet pėr drogė

    Eshtė kapur njė javė mė parė nė Rimini tė Italisė



    TIRANE

    Humoristi i njohur Koēo Devole qėndron i arrestuar qė prej njė javė nė policinė e Riminit nė Itali me akuzėn e trafikut tė lėndėve narkotike.

    Mbrėmjen e sė mėrkurės sė kaluar Devole ėshtė ndalur nga policia italiane e kėtij rajoni, pas dyshimit qė kanė pasur karabinierėt se nė makinėn ku udhėtonte ai ka pasur heroinė. Dhe pas kontrollit tė imėt tė makinės ata kanė gjetur e sekuestruar 5 kilogramė heroinė.

    Askush nga zyrtarėt e Ministrisė sė Rendit (mbase pėr hir tė faktit se dje ka qenė ditė pushimi) nuk ėshtė shprehur zyrtarisht pėr kėtė fakt, ndėrsa lajmi ka marrė dhenė nga tė afėrt tė aktorit. Sipas kėtyre burimeve, tė mėrkurėn e kaluar Koēo Devole ėshtė nisur nga Tirana sė bashku me njė mikun e tij tė vjetėr nga Lagjja "Kombinat" (Devole ka jetuar nė atė lagje) me makinė e kėtij tė fundit. Shkaku i kėsaj vizite ka qenė takimi me dy djemtė e tij tė cilėt aktualisht janė nė Itali. Kanė kaluar rregullisht tė gjitha kontrollet nė pikat e kalimit kufitar si nė atė shqiptare dhe atė italiane. Nė autostradėn qė pėrshkon zonėn e Riminit janė ndaluar nga njėra prej autopatrullave. Policėt kanė dyshuar nė pasaportėn e drejtuesit tė mjetit, identitetet e tė cilit nuk bėhen tė ditur, por dihet qė thirret "Llasko". Sipas policisė italiane, ai ka pasur pasaportė tė falsifikuar, pasi dokumenti i pajisur me vizė tė rregullt ka qenė i njė tjetėr personi, ndėrsa shoqėruesi i Koēos vetėm se i ka vėndosur fotografinė e tij. Nė kėto rrethana dyshimi, karabinerėt kanė ushtruar kontroll tė imėt tė makinės dhe kanė zbuluar 5 kilogramė heroinė. Sipas burimeve, mėsohet se qė nė momentin e parė "pronėsinė" mbi drogėn e ka marrė drejtuesi i mjetit, ndėrsa aktori Devole ka thėnė se nuk kishte fare dijeni pėr ekzistencėn e saj nė makinė. Por policia nuk ėshtė bindur dhe ka bėrė ndalimin e tė dyve deri nė sqarimin e rrethanave. Ndėrkohė, familjarė tė Devolės kanė nisur interesimin pėr fatin e tij edhe nėpėrmjet Ministrisė sė Jashtme. Nga Italia ende nuk dihet nėse tė arrestuarit kanė dalė para gjykatės pėr t'iu komunikuar akuzat.

    Nga italia kohėt e fundit po bėhen deklarata tė zyrtarėve tė saj se nga Shqipėria nuk po vijnė me klandestinė, por tonelata heroine. Madje, njė deklaratė e tillė ėshtė bėrė edhe gjatė njė takimi nė Londėr pėr krimin e organizuar nė Ballkan.
    ----------------------
    ------------------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  3. #3
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    me vjen shume keq per kocon dhe shpresoj te mos kete gisht ne kete pune.
    PAUCA SED MATURA

  4. #4
    te mendohem Maska e {FIGO}
    Anėtarėsuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    eu
    Postime
    146
    mire e ka legeni
    tja humin celesin///
    bani palle sa te jeni GJALLE

  5. #5
    ne kerkim
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242
    duan s'duan, "kominatsat" e qisin koken kudo qe te jene.
    timeo Danaos et dona ferentes

  6. #6
    SiMp^tIkJa Maska e Enkela B.
    Anėtarėsuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    550
    a eshte e besushme kjo?

  7. #7
    ne kerkim
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242
    pse jo? shumica e Shqiptareve nuk e kane per turp te merren me droge, qofshin ata edhe "humorista". I vetmi gabim qe beri Koco ishte se u kap.
    Me vjen keq se po ishte e vertete do haje ca vjet burg dhe do i mungoje skenes Shqiptare. Megjithate te shpresojme qe s'eshte.
    Nuk e besoj qe do e duroj dot burgun i shkreti se eshte edhe ne moshe.
    timeo Danaos et dona ferentes

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Artistet reagojne: "Devole eshte i pafajshem"


    Alida Cenaj

    - Ka reaguar dje edhe komuniteti i artisteve shqiptare, ne lidhje me arrestimin e disa diteve me pare te Koco Devoles. Asnje nga koleget e tij, qe e njohin mire, nuk e beson se humoristi i njohur te jete i perzier ne histori droge. Shume prej tyre ishin ne dijeni te udhetimit te Kocos drejt Italise. Ashtu sic deshmon nje nga miqte e tij, ai ishte nisur dret Milanos per te festuar 55-vjetorin e lindjes me dy djemte, qe prej vitesh jetojne ne vendin fqinj. Madje, Koco Devole pergatiste projekte te reja per realizimin e nje komedie ne Tirane. Se shpejti, ai do te udhetonte edhe drejt Amerikes, ndaj "nuk kishte se si te kishte lidhje me nje rrjet trafikantesh".
    Normalisht qe ka edhe shume artiste qe nuk pranojne te japin nje opinion te sakte. Ajo cfare ata dine eshte vetem lajmi i publikuar nga te perditshmet shqiptare, ndaj edhe preferojne heshtjen, megjithese nuk e fshehin cudine per ate qe ka ndodhur. Opinioni i pergjithshem eshte se nje natyre si Koco Devole nuk eshte e pershtatshme per trafik droge. Artistet e pranojne idene se cdonjeri prej tyre po te gjendej ne pozicionin e Kocos do te vepronte njesoj. Nje ftese per nje udhetim te larget, sic eshte Bari-Milano, do te pranohej nga kushdo. Dhe sigurisht qe asnjeri prej tyre nje ftese te tille nuk do t'i pergjigjej: "Prit sa te te kontrolloj makinen, nese ke ndonje gje te paligjshme brenda".

    Mendimi i kolegeve te Koco Devoles eshte nje: "ai nuk mund te jete i perzier ne nje trafik te tille". Disa prej tyre kane provuar t'i drejtohen edhe personaliteteve te larta te drejtesise shqiptare ne menyre qe te sqarohet sa me shpejt pozicioni i tij. Megjithate tashme gjithcka eshte ne dore te policise italiane. Gjykata e vendit fqinj do te jete ajo qe do te thote fjalen e fundit.

    Nderkohe ne lidhje me ngjarjen jane prononcuar edhe disa artiste shqiptare, figura te njohura qe e njihnin nga afer humoristin Koco Devole.

    Robert Papa, gazetar - "Ne Itali do festonte ditelindjen"

    Per mendimin tim ajo qe i ka ndodhur Kocos nuk eshte tjeter vecse nje rastesi ose nje keqdashje. Me Kocon jemi miq te vjeter dhe e di se ai nuk mund te jete i perzier ne ate histori. Ajo qe i ndodhi atij mund t'i ndodhe kujtdo. Edhe mua po te me ftonin te hipja ne makine per te bere nje pjese rruge do te pranoja, por kjo nuk do te thote qe je trafikant, edhe pse shoferi apo ndonje tjeter pjesetar, bashkudhetar, mund te tranportoje ne ate makine ndonje mall te paligjshem. Une e dija per udhetimin e Kocos ne Itali. Shkonte te festonte me djemte 55-vjetorin e lindjes, qe e kishte te enjten.
    Ma tha disa dite me pare e bija, kur e takova ne Amerike. Pas disa ditesh do te udhetonim te dy drejt Amerikes. Gjithcka eshte normale ne kete mes. Nga ana tjeter mendoj se edhe policia shqiptare ka fajin e saj. Me aq sa lexova ne shtyp, informacioni per trafikantet ka dale nga policia jone. Pse kjo polici nuk e beri arrestimin ne Shqiperi. Ose, meqe kishte informacion, pse nuk e sqaron edhe pozicionin e Kocos. Nderkohe qe ka edhe shume shqiptare te tjere qe vuajne burgun padrejtesisht ne Itali, perse shteti shqiptar nuk nderhyn te mbroje interesat e shtetasve te vet?

    Megjithate, per nje gje jam i sigurte: nuk eshte e mundur qe Koco te jete i perzier. Gjithcka eshte thjesht nje rastesi.

    Filip Cakuli, humorist - "Eshte thjesht nje aksident"

    Eshte thjesht nje aksident qe mund t'i ndodhe kujtdo. Une e them me bindje se Koco Devole nuk ka te beje fare me kete histori dhe thjesht ai eshte rastesisht ne qeli. Personalisht, si mik, kam kontaktuar edhe me te gjithe personalitetet shqiptare si Ministrin e Rendit, Ministrin e Jashtem dhe Prokurorin e Pergjithshem ne menyre qe te sqarohet sa me pare kjo histori. Kam bindjen se Kocoja do te dale shume shpejt nga qelia.

    Andon Qesari, regjisor/aktor - "Artisti nuk mund te shtiret ne jete"

    Eshte nje ngjarje qe nuk dua ta besoj. Ka me shume se pese dite, qe nje i njohuri im me tha lajmin e arrestimit te Kocos ne Itali. Une e prisja ne Tirane sepse shume shpejt do te fillonim nje komedi te re. Nje histori interesante, per suksesin e se ciles jam mese i sigurt. Do te luanin se bashku Koco Devole dhe Sejfulla Myftari. Do te "shfrytezoja" kete cift interesant te humorit shqiptar, per te sjelle dicka vertet te bukur. Pak dite me pare, kur Cekja ishte ne Tirane, i thashe qe shume shpejt mund te angazhoheshim per komedine e re, dhe ai e priti i entuziazmuar lajmin e nje loje te re me Kocon. Me pak fjale gjithcka ishte gati, Koco kishte projekte ketu, ndaj nuk kishte si te hynte ne nje rruge te tille. Dua te them qe e gjithe kjo histori eshte nje absurditet.

    Alibia e tij mund te mos jete e besueshme ne Itali, por ketu po. Dhe si e tille, per mendimin tim, prokuroria italiane duhet te vije ketu te pyese me pare per kete njeri. Te gjithe e dime se ai nuk mund te merret me te tilla gjera.

    Eshte edhe dicka tjeter qe opinioni duhet te dije. Artisti vertet di te "genjeje" ne skene, te interpretoje role dhe te marre pozicione te ndryshme, por nuk ben dot te njejten gje ne jete. Perkundrazi, cdo artist ne jete eshte krejtesisht vetvetja dhe, duke njohur Kocon, mund te them qe ai nuk mund te jete nje trafikant. Pikerisht per arsyen se artistet nuk mund te shtiren kane mbetur edhe aq te varfer sa jane. Ne Shqiperi, gjate ketij tranzicioni, edhe nje kamarier i thjeshte (pa dashur te fyej profesionin) ka arritur te behet milioner, ndersa artistet jo. Ndaj them me bindje se Koco nuk eshte i perzier. Te pakten une nuk e besoj nje gje te tille.

    Medi Malkaj, aktor - "Edhe une do te veproja si Koco"

    Kam nje konsiderate te larte per Kocon. Ai nuk hyn kurrsesi te njerezit qe shkelin ligjin. Duke e diskutuar ne pergjithesi problemin, pa e ditur se si qendron e verteta, mund te them qe ky fenomen mund te me ndodhte edhe mua. Ne jemi njerez te njohur, dhe kushdo mund te na beje nje ftese. Prandaj edhe une do te pranoja te hipja ne nje makine, thjeshte per te bere nje cope rruge. Mund te besoj fare mir- se nje ftese e rastesishme me eshte bere thjeshte se ai person me njeh, dhe do pranoja. Dhe sigurisht qe nuk do te beja me pare kontrollin e makines. Ne kete rast jam thjeshte viktime dhe jo pjesemarres ne trafik. Ne rastin konkret, besoj se edhe me Kocon ka ndodhur e njejta gje. Me vjen shume keq per ate qe ka ndodhur. Koco eshte nje emer shume i madh, sepse ai nuk eshte vetem aktor, por eshte edhe regjisor, autor i shkelqyer dhe karikaturist shume i mire. Eshte nje figure e kompletuar. Nga ana tjeter te mos harrojme qe artistet jane edhe shtresa me e varfer e shoqerise. Dhe shteti duhet ta kete parasysh kete. Kjo mund te jete nje shtyse per te hyre ne rruge te gabuara. Ne administraten shqiptare, nje sekretare paguhet me shume e krahasuar me nje aktor qe jep pjese nga shpirti i tij per te realizuar nje rol. Ketu artistet shihen si mjet argetimi dhe asgje me shume. Megjithate per rastin e Kocos mund te them se nuk ka asnje lidhje. Jam i sigurte qe ai nuk eshte i perzier ne nje histori trafiku.

    Shpetim Saraci, kompozitor - "Trafikantet shfrytezuan Kocon"

    Une kam marredhenie shume te mira me Koco Devolen. Ai eshte nje njeri i humorit dhe babaxhan. Nga informacioni qe kam une, e gjithe kjo me duket vetem nja rastesi. Mendoj se trafikantet e kane shfrytezuar emrin dhe figuren e Kocos. Ftesen per te hipur ne makine e kane bere vetem per te fshehur ate cka transportonin. Ai eshte thjesht viktime e tyre ne kete histori. Koco Devole eshte njeri shume i mire. Miresine e tij e shfaq me publikun dhe me komunitetin e artisteve. Megjithate, uroj qe ai te mos kete asnje konsekuence nga kjo histori.

    -------


    Aty lart mes tjerash thuhet:

    "Nga ana tjeter mendoj se edhe policia shqiptare ka fajin e saj. Me aq sa lexova ne shtyp, informacioni per trafikantet ka dale nga policia jone. Pse kjo polici nuk e beri arrestimin ne Shqiperi. Ose, meqe kishte informacion, pse nuk e sqaron edhe pozicionin e Kocos. Nderkohe qe ka edhe shume shqiptare te tjere qe vuajne burgun padrejtesisht ne Itali, perse shteti shqiptar nuk nderhyn te mbroje interesat e shtetasve te vet?"

    Ne se eshte e vertete se italianet e kane ndjekur makinen qe udhetonte Kocua me ato krokodilat e Bingos nga sinjalizimi i policise Shqiptare athere kjo eshte e qarte..

    Kemi te bejme me nji loje te felliqur te ish Sillove.

    Enveristet e Sillos, qe ne fakt sundojne Portin, marrin hak ne kete menyre mbi artistin fukara Koco Devole.

    Pra ata gangot e Tiranes qe i kane ofruar Kocos nji udhetim "Qyl" nga Bari ne Milano jane spiuna te klanit enverist Tiran-Durres.




    Kjo eshte hamendja ime..

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Idmon
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    detroit
    Postime
    81
    UNE MENDOJ SE KOCO DEVOLE ESHTE I PA FAJSHEM POR NGA NJERIU I LIG CDO GJE MUND TE NDODHE DHE BESOJ SE SHUM SHPEJT DO SQOROHET POZICIONI I TIJ NE KETE NGJARJE DHE JAM I BINDUR QE KOCO DEVOLE DO TE JETE I PA FAJSHEM. MENDOJ SE SHOFERI I MAKINES ESHTE PERPJEKUR TE SHFRYTEZOJE RESPEKTIN QE GEZON KOCO DEVOLE NE SHQIPERI DHE JASHT SAJ SI NJE NJERI I KOMPLETUAR I ARTIT DHE KULTURES SHQIPETARE I HUMERIT SHQIPETAR. NUK JAM DAKORT ME DISA MENDIME QE KETIJ PROBLEMI DUAN TI JAPIN NGJYRA POLITIKE DUKE P

    ERMENDUR ENVERIN APO HITLERIN .
    ME RESPEKT MONDI DETROIT
    nuk ka rendesi

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Eshte pakez per cudi , por gjendja ekonomike,sociale dhe familjare kam degjuar te thuhet se te fut gjithkundi,prandaj ndoshta po them se edhe Koco per kete e beri kete.Te shpresojme ne kete.


    Heroina, si e futen ne kurth humoristin Koco Devole

    Si e "peshkuan" artistin e njohur vetem per te kaluar pa probleme sasine e droges ne Portin e Durresit. Premtimi per nje vend pune per djalin ne Vicenca dhe shtyrja pambarimisht e dates se nisjes. Ministria e Rendit: Ende nuk kemi ndonje sinjal nga policia e shtetit fqinj. Paguhet kesti i pare per avokatin italian

    Ferdinand DERVISHI

    "Djalin ta rregulloj une me pune ne ndermarrjen e perpunimit te drurit te pronarit tim ne Vicenca. Madje ai te njeh, pasi une i ka treguar per ty", kjo ka qene biseda fillestare mes humoristit te njohur Koco Devole dhe nje te riu nga lagjja "Kombinat" e Tiranes rreth nje muaj para se te dy te kapeshin nga policia ne Rimini te Italise, teksa udhetonin me nje makine ne bordin e te ciles kishte 5 kg droge te llojit heroine. Sipas familjareve dhe miqeve te Kocos, i riu nga "Kombinati", qe thirrej me nofken Llasko dhe me mbiemrin Lubonja i kishte premtuar Devoles, se do ta ndihmonte te sistemonte me pune njerin nga dy djemte e tij ne Itali, pikerisht ne qytetin e Vicences, tek "pronari i tij" qe kishte nje ndermarrje te perpunimit te drurit. Nisur nga nje premtim i tille Devolja kishte pranuar, duket per hir te mendimit te mbyllte nje nga shqetesimet e veta. Por me pas gjithcka ishte marre zvarre, madje nisja per ne Itali kishte krijuar shqetesime ne familje, pasi miku i Kocos, qe e therrisnin Llaska, disa here kishte shtyre daten e nisjes. Nderkohe qe argumenti i kundert kishte qene fakti se humoristi kishte patur disa oferta pune, te cilat ishte detyruar t'i refuzonte. Pas ngjarjes, miq te humoristit pohuan se shtyrja e afatit te nisjes behej sepse Llaska nuk kishte siguruar "mallin". Madje ata betohen se edhe nisja e Kocos per ne Itali ishte e befte, pra nje tjeter moment qe mbeshtet argumentin e mesiperm. Po sipas shpjegimeve te familjareve itinerari qe percaktonte qytetin e Vicences si destinacion, nuk kishte qene me shume se nje tjeter loje, pasi aty duhet te mberrinte sasia e porositur e droges. Keshtu Devole, duke mos ditur gje, ka kaluar policite ne Durres e Bari dhe me tej ka mberritur deri ne Rimini, ku edhe eshte kapur sasia e droges. Burime te ministrise se Rendit pohuan se nuk kane ndonje sinjal nga policia e shtetit fqinj per kete ngjarje. Madje shtuan se ne shumicen e rasteve lajme nuk vijne, nderkohe qe rralle ka patur raste te interesimit, por vetem per bashkepunim ne zbulimin e rrjeteve kriminale.

    Miqte e Kocos paguajne kestin e pare per avokatin italian

    Familjaret e humoristit te njohur Koco Devole, pohuan se kane pajtuar nje avokat dhe se miqte e Kocos ne Shqiperi i kane derguar atij edhe kestin e pare te te hollave, duke kontribuuar secili sipas mundesive. Pikerisht ne zotesine e ketij avokati, por edhe ne faktin se Devole ka mohuar ne menyre kategorike te kete lidhje me sasine e droges, miqte e tij shpresojne ne nje lirim te shpejte te artistit. Nderkohe qe jane duke u munduar edhe me menyra te tjera t'i dergojne drejtesise italiane nje lloj "certifikate" pafajesie te artistit.
    -----------------------
    ------------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 07:18
  2. Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-08-2006, 06:46
  3. Kisha Serbe dhe urrejtja ne Ballkan
    Nga Hyllien nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 235
    Postimi i Fundit: 30-08-2004, 22:33
  4. Jezuiti italian qė adhuronte Shqipėrinė
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 06:50
  5. Gjuha zyrtare e Shqiperise
    Nga XimiD nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 02-05-2003, 22:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •