Nga Ardian Klosi
Lexova para pak ditėsh rastėsisht nė njė gazetė qė rrallė e tek e shoh njė shkrim tė gjatė, tepėr tė shqetėsuar, nė rubrikėn Shqetėsimi, me titull Shqiptarėt, populli pa emra. Autori ishte me tė vėrtetė i indinjuar pėr gjendjen anarqike ku ndodhet emėrvėnia e shqiptarėve, pėr emrat e shumtė tė huaj, sidomos anglezė e amerikanė qė kanė vėrshuar nė vendin tonė qysh prej ndėrrimit tė sistemit. Shkrimi pėrmbante nė bazė disa teza, qė mua mu dukėn edhe mė tė ēuditshme dhe konfuze nga situata e emrave nė Shqipėri, ndaj dhe u ula tė shkruaja: me sa po kuptohet kundėrvėnia ndaj tezave tė ēuditshme tek ne ėshtė detyrė e mision i veēantė.
Teza e parė ishte qė feja nė Shqipėri nuk pėrbėn kurrfarė identiteti; po citoj: shumė pak e dinė se nė tė vėrtetė nuk ėshtė feja tipar i njė kombi... tipari mė i rėndėsishėm nė jetėn e njė populli janė emrat. Kaq troē kėtė tezė nuk e patėn deklaruar as ateistėt e Institutit tė Studimeve M-L, madje edhe te E. Hoxha nuk e kam gjetur kėshtu, ndėrsa autori nė fjalė e shpall pa asnjė ndrojtje, pėr tė vėrtetuar se feja nė kėtė vend vetėm punė ka prishur dhe se shqiptarėt duhet tė distancohen nga gjithė emrat qė lidhen me fenė, nėse duan tė kenė identitet.
Kėshtu del ai nė tezėn tjetėr, rrugėdaljen e vetme qė shikon nė gjendjen e tmerrshme onomastike tė shqiptarėve: duhet tu kthehemi edhe njė herė emrave tė vjetėr ilirė. Pėr tė periudha mė e lartė nė emėrvėniet tona kanė qenė vitet 60, 70 dhe 80: Nė vitet 60 fillon dukuria mė e bukur nė kėtė fushė: vėnia e emrave ilirė. Por kjo u kufizua vetėm nė disa emra, deri nė mesin e viteve 80, kur filluan tė merrnin revansh emrat me origjinė tė huaj, shkruan autori. Nostalgjinė mė tė madhe nė kėtė mes ai e ndjen pėr Fjalorin me emra njerėzish, hartuar nga Androkli Kostallari dhe botuar nga Akademia e Shkencave nė vitin 1982, ku pėrmbahen krahas emrave shqiptarė me kuptim si Bashkim, Lulėzime etj. edhe shumė emra ilirė, njė libėr tė cilit shqiptarėt sot i kanė kthyer kurrizin. Sė fundi ai i bėn thirrje shtetit qė tė nxjerrė njė ligj pėr emrat dhe e pėrfundon me tezėn, e cila na brengos jashtė mase, se: E marrė nė aspektin nacional, ne kemi treguar se jemi njė popull i papėrgjegjshėm dhe pa identitet. Nėse vazhdohet ende kėshtu, qė intelektualėt tė vazhdojnė tė heshtin ndaj kėtij kaosi... atėherė ėshtė e kotė qė tė flasim pėr dinjitet kombėtar.
Pėr ta larguar sadopak nga vetja damkėn e bashkėkohasit tė papėrgjegjshėm, qė edhe hesht pėr kėtė punė, marr guximin ti njoftoj autorit, (i cili pėr njė moment ėshtė shkėputur dhe lartuar nga turma e papėrgjegjshme e shqiptarėve pėr ti treguar asaj njė rrugė, qė pėr fat tė keq nuk ėshtė asgjė mė shumė sesa rruga e dėshtuar e prof. Kostallarit) dhe lexuesit lidhur me ēėshtjen e emrave tanė sa mė poshtė:
Nė emrat e tyre shqiptarėt historikisht nuk pėrbėjnė asnjė lloj pėrjashtimi nga etnitė e tjera tė Europės. Sikurse nė ēdo vend jobarbar dhe jopagan, edhe nė Shqipėri emrat deri para pak dekadash lidheshin me fenė dhe personazhet kryesore tė shkrimeve tė shenjta. E veēantė kėtu ishte vetėm ēėshtja qė fetė e mėdha ishin tri: dy me njė histori qė fillonte nė kėto treva me lindjen e krishterimit dhe mė pas me ndarjen e kishės sė Lindjes nga ajo e Perėndimt dhe e treta me pushtimin osman dhe pėrhapjen e islamizmit. Kjo do tė thotė se emrat e pėrdorur nė Shqipėri jo vetėm se thjesht lidheshin me fetė e ndryshme, por ata kishin edhe njė histori tė veēantė tyren. Ja ku kemi njė pjesė identiteti shqiptar, tė cilėn ateizmi komunist mbas 1944-ės u mundua nga fshinte me njė tė rėnė lapsi ose me Fjalorin me emra njerėzish. Sidomos emrat me origjinė tė krishterė kishin njė histori tepėr tė gjatė: Anton ishte bėrė Ndue, Andrea Ndre, Jani Gjon, Aleksandri Llesh ose Lekė, Stefani Shtjefėn etj. etj. Mė pak kishin ndryshuar emrat ortodoksė dhe muslimanė, por edhe kėta shumė shpesh shfaqnin notėn e tyre shqiptare.
Deri kėtu pra asgjė e veēantė. Madje edhe disa emra rusė qė filluan tė vihen nė vitet 50 e 60 si Vladimir, Sonja, Natasha, Tamara etj. tingėllonin bukur dhe skishin asgjė tė keqe (ndryshe nga ēmendon autori i lartpėrmendur qė dokėndis vėrshimin e emrave sllavė); emrat sllavė janė bie fjala nė modė prej disa dekadash nė vende perėndimore si Austri, Gjermani etj. U shtuan nga ana tjetėr emrat vendas me kuptim si Ylli, Luan, Agim etj. Pėrsėri asgjė e keqe: Shqiptarėt disi ndjenin nevojėn ti kapėrcenin ndarjet fetare, kishte mbėrritur me komunizmin njė shtresė e gjerė ateistėsh, ndaj dhe kėrkoheshin emra fetarisht neutralė. E keqja filloi pikėrisht nė vitet 70 e 80 atėherė kur Shqipėria u shpall me kushtetutė vend ateist, kur u ndaluan zyrtarisht emrat qė kishin tė bėnin me fenė (e kėta kishin qenė ndėr shekuj shumica, nė mos tėrėsia e emrave shqiptarė) dhe u hodh nė treg Fjalori me emra njerėzish i Kostallarit, i cili nė shumė zyra tė gjendjes civile ishte i detyrueshėm si recetė pėr zgjedhje. Kėshtu nisėn tė vėrshonin emrat iliro-maqedonė-epirotė si Altini, Amanti, Dardana, Skardilajdi, Taulantia, etj. Kėta emra, pėrveē qė mund tė tingėllonin mirė, nuk kishin asnjė lidhje me realitetin shqiptar. Ata u hodhėn nė treg si pėr tė provuar lidhjen e drejtpėrdrejtė tė shqiptarėve me ilirėt dhe tezėn e autoktonisė sonė nė kėto anė. Nga emrat me histori, ose sė paku me kuptim, u kalua nė emrat pa histori dhe pa asnjė lidhje tė dukshme me realitetin shqiptar. Gjuha ilire, ose gjuhėt ilire nuk njiheshin, as dhe njė fjalė prej tyre, e shumta mund tė supozohej se Dimali kishte dy male brenda, ose Dalmacia dele, sikurse mendonin Jokli dhe Ēabej, por mė tepėr jo.
Dyndja e emrave perėndimorė, emrave snobė dhe emrave tė sajuar mbas vitit 1990, kur Fjalori me emra njerėzish pushoi sė qeni i detyrueshėm, ka tė bėjė pikėrisht me zbrazėtinė e madhe qė solli ndalimi ose pėrbuzja e emrave me burim fetar (tė ashtuquajtur fetar, sepse edhe kėta emra kanė historinė e tyre reale) gjatė periudhės sė komunizmit dhe kundėrreagimin e njerėzve ndaj recetės ilire. Ashtu si shumė dukuri negative tė shoqėrisė sonė, sepse nė fund tė fundit ėshtė dukuri negative braktisja e emrave historikė tė kombit tėnd, edhe kaosi i sotėm nė emėrvėnie e ka burimin te rrafshimi qė i bėri regjimi komunist, krahas rrafshimit tė pronės private, historisė kulturore-shpirtėrore tė shqiptarėve, me synim krijimin e njeriut tė ri, i cili pėr ēudi duhej tė kishte, me ēkuptohej, njė emėr ilir.
Gjithkush ėshtė i lirė ti vėrė fėmijės sė vet emrin qė dėshiron dhe kjo ska nevojė pėr asnjė diskutim. Nga reagimi i bashkėqytetarėve edhe nė kėtė pikė ne mund tė mėsojmė shumė gjėra: mėsojmė p.sh. sesa kaps ishte receta ilire, ose mėsojmė qė edhe sot njerėzit duan tė distancohen nga emrat fetarė, sidomos ata islamikė, ose mėsojmė qė shqiptarėt kanė njėfarė pėrēmimi pėr historinė e tyre apo e njohin shumė pak kėtė histori, derisa e shohin atė aq tė errėt sa tė mos zgjedhin saj asnjė emėr. Por qė ti quash kėta njerėz tė papėrgjegjshėm se dėshirojnė tė veprojnė kėshtu, kjo ėshtė njė arrogancė prej njė profesori, tė cilit kėtu nuk po ia zė emrin ngoje, sepse ska rėndėsi, sepse nuk ėshtė as shqiptar as ilir dhe sepse tingėllon shumė fort si emri i njė organi femėror.
Po tė lindja disa fėmijė nė muajt dhe vitet qė vijnė, djemve do tua vija emrat Gjon dhe Naim ose Faik, vajzave Donika, Marta ose Eleni: secili ka nga pak histori shqiptare brenda. Kurse nė publik emėrvėnien do ta quaja ēėshtje private tė secilės familje, duke mos i futur hundėt aty dhe duke u munduar mė shumė qė tė sqaroja lexuesit pėr ēėshtje tė ndryshme tė historisė sonė. Ia vlen kjo shumė mė tepėr sesa ribotimi i tė ndjerit Fjalor me emra njerėzish
Krijoni Kontakt