Mbeçë, more shokë, mbeçë
Mbeçë, more shokë, mbeçë
Përtej urën' e Qabesë
Të m'i faleni nënesë
Të dy qetë të m'i shesë
T'i japë *nigja së resë
Ndë pjetë nëna për mua
T'i thoni që u martua:
Ndë thëntë, se c'nuse muar
Tre plumba ndë kraharuar
Gjashtë ndë këmb' e ndë duar;
Ndë thëntë se ç'krushq i vanë
Sorrat' e korbat' e hanë
*nigja - taks nga ana e burrit qe i detyrohej gruas kur ajo kthehej ne shtepi te te jatit
Kjo kenge i kushtohet kohes se pushtimit turk, kur burrat shkonin ne mergim ne vise te largeta te perandorise turke.
Krijoni Kontakt