Vizioni i arkitektėve tė huaj qė do tė pėrzgjedhin sot projektin mė tė mirė pėr qendrėn e kryeqytetit.
Arkitektėt e huaj: Tiranės nuk i mungon sharmi, ėshtė dinamike por duhen gjetur mėnyra pėr tė mėnjanuar kaosin
Qendra e Tiranės, mes modernes dhe tradicionales
Belina Budini
TIRANĖ Mes modernes dhe tradicionales. Projekti qė do ti kombinojė mė sė miri kėto dy stile pėr qendrėn e Tiranės do tė jetė fituesi sipas anėtarėve tė jurisė ndėrkombėtare tė konkursit pėr metropolin shqiptar. Odiseja e Planit Rregullues tė qendrės sė kryeqytetit merr fund sot me pėrzgjedhjen e projektit mė tė mirė ndėrmjet tri studiove tė arkitekturės nė garė pėr Tiranėn. Projektet e tyre do tė shpallen sot pėr herė tė parė pėr publikun, ashtu si edhe pėr anėtarėt e jurisė ndėrkombėtare, ndėrsa juria e deklaron fituesin nesėr. Nė krye tė kėsaj jurie ėshtė kryeministri i Shqipėrisė, Fatos Nano. Me financim tė qeverisė gjermane do tė ketė njė ēmim tė parė prej 40 mijė eurosh dhe njė ēmim tė dytė prej 15 mijė eurosh. Arkitektėt nga Franca, Italia, Holanda, Danimarka, Gjermania, Anglia kanė mbėrritur tashmė nė Tiranė dhe njė pjesė prej tyre vijnė nė kryeqytet pėr herė tė parė. Dje pasdite ata vijuan shėtitjen e radhės nė Tiranėn e vėrtetė, atė tė rrethinave, duke nisur nga qendra drejt periferisė, nga rruga e Elbasanit deri nė zonėn e Saukut, pėr tu kthyer nė rrugėn Ali Demi deri nė Uzinėn e Autotraktorėve, duke vijuar me rrugėn e Porcelanit deri nė Chateau Linzėn, etj. Arkitektėt dhe anėtarėt e jurisė, Jean M.Guenod/Francė dhe Mario Pisani/Itali krijuan dje idetė e para pėr kryeqytetin sė bashku me arkitektėt e tjerė si Rudie Stroink/ Holandė, Olafur Eliasson/Danimarkė, Lothar Greulich/Gjermani, H.Schroeder/Gjermani, Elia Zenghelis/Angli. Janė pikėrisht ata qė do tė vendosin ēi shkon mė pėr shtat Tiranės nė qendėr. Mario Pisani veēon problemet me trafikun. Sipas kėtij tė fundit, Tirana ka nevojė urgjente pėr njė rrjet tė shpejtė transporti qė tė nxjerrė jashtė loje mjetet e shumta private qė e bėjnė qarkullimin kaotik. Ai e sheh qytetin nga ana tjetėr si njė vend tė kėndshėm dhe thotė se do ti japė votėn e vet projektit qė e parashikon njė gjė tė tillė sipas njė modeli tė pėrshtatshėm. Moderne apo tradicionale, ai mendon se Tirana duhet ti ketė tė dyja frymėt nė arkitekturėn e vet. A i shkon kjo pėr shtat Tiranės? Ėshtė si Ferrari, njė model i mirė arkitekturor shkon pėr bukuri gjithkund, - shprehet arkitekti italian. Gjithēka paraqitet sot nė hotel Sheraton. Tre studiot fituese nė garėn e konkursit ndėrkombėtar pėr qendrėn e Tiranės janė Mecanoo Architecten b.v (Delft-Holandė), Architecture Studio (Paris-Francė) dhe Bolles & Wilson & Co.KG (Munster-Gjermani). Holanda: Pėrfaqėsuesja e Mecanoo Architecten, Francine Houben, gjatė prezantimit tė saj ėshtė shprehur se gjatė 25 vjetėve tė veprimtarisė sė kėsaj studioje holandeze, kanė realizuar mjaft projekte masterplanesh, shumica e tė cilave nė Holandė, por edhe nė Gdansk tė Polonisė, nė Gjenevė tė Zvicrės, etj. Ajo pėrmendi projekte tė tilla si: Banka Evropiane e Investimeve nė Luksemburg, masterplanin e Delftit (Holandė), Muzeun e Madh Egjiptian nė Kajro, Teatrin e Vestit nė Alkmaar (Holandė), Qendra Philips nė Nijmegen (Holandė), etj. Ne preferojmė tė ndėrtojmė sipas natyrės dhe peisazhit tė qytetit. Gjithashtu preferojmė tė ndėrlidhim ndėrtesat me pemė e kopshte qė projektojmė pėrreth tyre. Nė Tiranė do tė marrim parasysh edhe lėvizjen e njerėzve, pasi ajo ėshtė pjesė e kulturės sė njerėzve tė njė qyteti, - ka thėnė pėrfaqėsuesja e Mecanoo Architecten.
Franca
Pėrfaqėsuesja e Architecture Studio, Roueida Ayashe, ėshtė shprehur se kjo studio franceze, qė prej themelimit tė saj mė 1973 nė Paris, ėshtė bazuar nė projektet qė pėrfshijnė njė filozofi kolektive pėr njė arkitekturė kolektive. Ajo ka pėrmendur, ndėr projektet e kėsaj firme: Ndėrtesėn e Parlamentit Evropian nė Strasburg, Institutin Arab nė Paris, Shtėpinė e Arteve tė Bukura dhe Letrave nė Athinė, Universitetin e Dukendouf (Francė), Sallėn e Ekspozitave nė Paris, njė hotel nė Torino (Itali), etj. Ne mendojmė se arkitektura ėshtė mbi tė gjitha diēka sociale dhe qė ėshtė rezultat si i njė procesi konflikti, ashtu edhe i njė shprehjeje konsensusi. Ne stimulohemi nga dimensioni kolektiv i punės nė vendet e dimensioneve kolektive. Mund tė themi se moderniteti, sot, ėshtė tė jesh dhe tė kesh nė tė njėjtėn kohė. Por ėshtė hibridizimi, pėrplasja dhe dialogu, subjekti kolektiv qė tejkalon kufizimet individuale, - ėshtė shprehur Ayashe e Architecture Studio.
Gjermania
Pėrfaqėsuesi i studios Bolles & Wilson & Co.KG, Peter Wilson, ėshtė shprehur se ēdo projekt i tyre fillimisht lind si njė eksperiment; mė pas shihet vendi dhe nis projekti. Berlini ėshtė njė shembull shumė i mirė i rindėrtimit dhe ne, nė projektet tona tė masterplaneve atje, kemi pasur parasysh gjithnjė hapėsirat publike. Filozofia jonė e thjeshtė ėshtė qė tė ndėrtojmė pėr tu ofruar mundėsi njerėzve tė jetojnė. Ne fokusohemi nė preferencėn tonė pėr tė integruar historinė me modernen , - ėshtė shprehur Peter Wilson. Ai ka prezantuar projekte tė tilla si nė Munster (Gjermani), Qendrėn Tregtare nė Hagė (Holandė), Qendrėn Tregtare nė Amsterdam (Holandė), etj. Peter Wilson u shpreh gjithashtu se studioja e tij, gjatė projekteve tė tyre nė Gjermani, ėshtė karakterizuar nga ndėrthurja e kulturės gjermanike dhe asaj anglo - sanksone, duke u vėnė rėndėsi deri edhe detajeve mė tė vogla qė rifreskojnė fantazinė arkitekturore.
Ndėrkaq arkitektėt shqiptarė tė Departamentit tė Planifikimit Urban nė Bashkinė e Tiranės kanė vite qė punojnė pėr hartimin e Planit Rregullues tė gjithė Tiranės. Synimi i kėtij procesi ėshtė pėrcaktimi i njė sistemi rregullator tė planifikimit. Plani i ri Rregullues synon tė ndryshojė Tiranėn nga njė qytet tė shpėrndarė me zona banimi tė krijuara nė mėnyrė tė rastėsishme, drejt njė qyteti kompakt. Kėshtu ėshtė menduar tė zotėrohet metropoli nė 20 vjetėt e ardhshme pas hartimit tė Planit Rregullues. Ekspertėt e bashkisė shprehen se "Planit Rregullues nė fuqi i ka ikur koha dhe ėshtė e qartė qė ky plan nuk i pėrmban ndryshimet e mėdha qė kanė ndodhur pėrsa i pėrket zhvillimeve tė reja nė ndėrtime dhe ndryshimeve nė destinacionin e pėrdorimit tė tokės nė qytetin e Tiranės". Hė pėr hė ėshtė menduar vetėm pėr rregullimin e qendrės, ndėrsa procesi i hartimit tė njė Plani tė pėrgjithshėm Rregullues duket mė i gjatė dhe mė i vėshtirė.
Historik
Planet Rregulluese tė Tiranės
Sipas Arkivit Qendror Teknik tė Ndėrtimit, dokumentacioni i parė vizatimor ėshtė njė planimetri e Tiranės qė daton nė vitin 1917. Qyteti zhvillohet historikisht rreth ceculės qė ėshtė Pazari. Zonat e banimit shtrihen nė veri dhe nė lindje.
Plani i parė Rregullues ėshtė ai i vitit 1923 realizuar nga austriakėt. Ky nuk ėshtė njė plani i mirėfilltė por kėrkon tė drejtojė rrugėt dhe rrugicat e shtrembra tė qytetit. Qendra e qytetit ėshtė pėrsėri Pazari.
Plani i dytė Rregullues ėshtė ai i vitit 1926 ku kontrollohet pėr herė tė parė qendra e qytetit dhe aksi Veri-Jug i Bulevardit. Ky ėshtė mė tepėr njė rishikim i Planit Rregullues tė vitit 1923 nė drejtim tė sistemit rrugor.
Plani i parė i periudhės sė Mbretit Zog ėshtė ai i vitit 1928. Nė kėtė Plan Rregullues duket qartė sistemi kuadratik i rrjetit rrugor sidomos nė zonėn e Tiranės sė Re. Kėtu konturohet me saktėsi aksi i Bulevardit me qendrėn administrative nga Pazari deri nė skajin e kodrave nė jug, tek Pallati Mbretėror.
Plani i dytė Rregullues i periudhės sė mbretit Zog ėshtė ai i vitit 1929. Kėtu konturohet i gjithė aksi i bulevardit nga Stadiumi nė veri deri nė jug tek Pallati Mbretėror. Pėr shkak tė zhvillimit tė vrullshėm ekonomik dhe si qendėr administrative me urdhėr tė mbretit Zog pėrcaktohen kufijtė e rinj tė qytetit.
Plani Rregullues i vitit 1934 i cili detajon vetėm Tiranėn e re, mbėshtetet plotėsisht mbi Planin Rregullues tė vitit 1928 dhe jep saktėsisht parcelat e ēdo kuartalli me numra dhe emra pronarėsh.
Plani Rregullues i Tiranės sė Re i vitit 1940 ka ndryshime tė mėdha nga ai i vitit 1934 sepse zona e rrathėve bashkėqendrore prishet dhe aty kalon njė pjesė e unazės sė qytetit.
Plani Rregullues mė i plotė dhe i studiuar mirė ka qenė ai i vitit 1942. Punimet pėr kėtė Plan Rregullues filluan nė 1939 dhe pėrfunduar nė 1941. Ky Plan Rregullues ndahet nė disa etapa:
Plani Rregullues i vitit 1957 u hartua mbi bazėn e gjendjes ekzistuese tė rrjetit rrugor si dhe shtimit e pėrmirėsimit tė tij.Nė 1957 ishin 14.1 km rrugė. Ky plan i jepte qytetit njė shtrirje nė kufijtė e unazės sė sotme.
Plani Rregullues i vitit 1990
Arteriet kryesore mbetėn ato tė planit tė 1957. Ky plan ka patur si qėllim tė shfrytėzojė rrjetin rrugor ekzistues dhe t'ja pėrshtasė nevojave nė rritje tė qytetit nė perspektivė. Mė 1957 qyteti mendohej tė shtrihej nė kufijtė e unazės sė sotme.
Krijoni Kontakt