Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    kenge pa kohe

    ( kenge ne dy kohe)



    Vrulle te pavullnetshme,
    trumbeta te largeta trumbetojne
    zbulohen zodiaket, zbatice-ojne ograzmat
    e fundit te fjale-heshtjes.
    mberrihen krijime te pa plota
    Shpirtrat paketohen ne amballazhe picash
    ndonjehere serviren ne kupa te ngrenshme akulloresh
    (zemren as nuk e servir kerkush, as kerkujt nuk i duhet)
    Bota u perket gjithenje njesoj te njejteve trupa
    perberes te saj
    Kupolat jane ngritur per guximtaret
    currili i qeshjes frikesohet
    Verenjtet fleta e bardhe, me disa re-shkronja -blu
    boje-boje, boje- gjaku, boje -uji.
    Parashikoj shi per naten e mbaruar fillimive te zbardhura
    si thinja tek tuk.
    Brejtesit dhe bulkthet, jane te vetmit bujtes
    ne shtepine time qe s'eshte imja.



    koha e dyte;


    Dimri numeron diejt e mungeses
    E premtia rrethon dedektivisht banesen e vogel
    ne te cilen tash tri te premte nje vajze e vrare ne vaske
    po enderron dheun,
    duke genjyer prehjen e saj dhe paqen tone.
    Ndersa une indiferente shkruaj...
    ;"Kur te vdes, kurdo qe...me hidhni ne vasken e botes
    duke me garantuar nje varr te gjalle
    qofte ky edhe me i ngushti fund-barku i nje peshku
    te uritur, brenda barkut te kohes se vet'
    pa percaktimin e nje emri,
    dhe pa limitet e thyera ditelindje-vdekje"
    -Kjo nuk eshte njesoj si harrimi
    "harrimi me gjithe te kunderten e tij-kujtesen
    i perkasin sherbyesve te ndergjegjeve"
    Vajza e vrare tri te premte te shkuara
    nuk kish munduar se...
    "Njeriu vetem duke vdekur hyn ne ndergjegjen
    e njerezve te pas-saj mbetur"

    ...refreni;
    ujrat ...fshehin nje te qeshur
    te vajzes!
    une e korrigjoj letren e shkruar
    prane vaskes.
    Vaska luks i bardhe-vdekes!
    me tri pika i jap fund letres.
    ...

  2. #2
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    (si shkruhet intermezo?)

    Koha behet jasteku i prehjeve te tua
    ti nuk dashurohesh me tokesoren
    qe te te zhbeje tokesorja
    ti vertitesh me rrugen humbur
    se t'i kane ngrene kthimet zogjte e nates
    e mua me kenaq barku jashte prej femije
    ku zhys hundet e bej zhurma
    e ti gugat vuajtjet e dhimbjet ne shfajesim.
    Ashtu si femija kerkon te mbash mbi mish
    vetem plaēkat e tua;
    kemishen e qumeshtit lidhur pas dores se brishte.
    Fshin djersitjet asnjehere te ftohta
    ajo, nuk qenkesh bere te te falej e gjitha sot
    - nentoka.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    ja dhe nje tjeter

    do vij dhe ue atje ne vasken e madhe te na hane peshqte te dyjave,pa detyruar asnje te dhimbet...

  4. #4
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    per premtimet ....
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    kėngė pa kohė!....

    Poetėt e trishtuar dalin nga pavioni i tė marrėve
    Me pizhamat e kohės amorale!...
    Numurojnė tė premtet e tė vetėvrarėve
    dhe ia nisin vajit tė marramendshėm nė korale.

    Pa ngrihuni poetė! Ju tė dashurit e mij!
    Dhe lini bubazhelėt tė sorollaten nė mjerim...
    Le tė thurim sėtoku njė Hymn e t'i vėmė nė vij
    Tė gjithė tė trishtuarit njė Grand Parakalim!

    Le tė ndezim ngado zjarre tė anti inkuizicionit
    dhe tė shpallim me tė madhe Vitin e Dashurisė!
    Ka ardhur koha e mbrapshtė e ekzibicionit
    Le tė bėjmė edhe né Sfilatėn e Poezisė!

    Vėrtet jemi shpirt - brishtė dhe shpesh bile rėnkojmė...
    Se nuk e dijmė ku vemi, bile as dhe nga vijmė!
    Po le t'i themi Botės se dijmė tė Dashurojmė
    Bile me tė gjithė forcėn, prandaj dhe psherėtijmė!...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •