TRE KILOMETRA NE AFERSI TE RINASIT
"Bedri Danit i marrin makinėn, armėn e radion
--------------------------------------------------------------------------------
Ferdinand Dervishi
Bedri Dani, shefi i rendit i Komisariatit numėr 4 tė Policisė sė Tiranės, ishte bindur se ndodhej nė botėn reale, vetėm kur njeriu i veshur me uniformė policie e qėlloi fort me qytėn e automatikut nė shpinė. Ishte ora rreth 3 e 30 e mėngjesit tė djeshėm dhe shefi i rendit kthehej nga njė gosti familjare nė Shkodėr. Katėr pėrsonat e armatosur, tė cilėt gjatė gjithė kohės i kishte kujtuar policė, i kishin zėnė rrugėn me gurė nė afėrsi tė fshatit Budull nė rrugėn nacionale qė bashkon Fushė-Krujėn me Vorėn, rreth 2-3 kilometra nė afėrsi tė Rinasit. Duke qenė nga natyra njė tip qė bashkėjeton me humorin dhe duke qenė se nė atė moment ndodhej nė zonėn qė ai vetė kontollon me policėt qė ka nė varėsi, Dani kishte kujtuar gjatė gjithė kohės se personat e armatosur ishin policė dhe se gjithēka qė ata po bėnin ishte njė shaka.
Prita me gurė nė rrugė
Burime tė Gazetės nga Policia e Durrėsit dhe e Tiranės, qė konfirmuan ngjarjen, pohuan se shefi i rendit i Komisariatit numėr 4, Bedri Dani, ishte duke udhėtuar nė drejtim tė Vorės me njė makinė private Benz-250, nė momentin kur ndodhi grabitja. Ai ishte nė shoqėrinė e njė miku tė tij dhe ktheheshin nga njė gosti familjare nė Shkodėr. Teksa kishin mbėrritur nė afėrsi tė fshatit Budull, rreth 3 kilometra nė afėrsi tė Rinasit, tė dy kishin vėnė re rrugėn tė zėnė me njė varg gurėsh dhe njė polic e disa persona tė tjerė tė armatosur pranė tij. Shefi i rendit kishte ndaluar menjėherė, duke u folur i pari personave tė dyshimtė. "Hė, ēuna, keni nevojė pėr ndihmė?!" Gjatė gjithė kohės Dani kishte kujtuar se personat ndanė rrugės ishin policė dhe se kishin njė hall pėr tė zgjidhur.
Grabitja
Edhe pas pak ēastesh tė tjera tė kaluara shefi i rendit dhe miku i tij nuk kishin kuptuar si ishte e vėrteta. Tė katėr personat, tė armatosur me automatikė "Kallashnikov", i kishin drejtuar tytat duke u thėnė tė zbrisnin me duart lart nga makina. Ndėrsa Dani kishte vazhduar tė fliste sipas bindjes sė tij, se ata ishin policė, se kishin njė problem, mbase edhe pak personal, pėr tė zgjidhur dhe se ishin duke ngatėrruar adresė. Por njė goditje e fortė me qytėn e automatikut nė shpinė, ndėrsa ishte ende i ulur nė ndenjėsen e shoferit, e kishte ftilluar shefin e rendit. Nė momentin kur kishte kuptuar situatėn, zgjidhja e saj pėr njeriun qė gjatė gjithė kohės kishte qenė nė pozitė tė kundėrt, kishte qenė e dhimbshme. Tė kundėrshtonte katėr gryka automatiku drejtuar kokės sė tij ishte jashtė ēdo logjike, kėshtu qė me pak pėrtesė ishte bindur. Grabitėsit i kishin marrė pistoletėn, radion e policisė, celularin dhe makinėn, duke i lėnė nė rrugė. Ndėrkohė qė kryenin kėto veprime, Dani nuk kishte harruar t'i paralajmėronte se ishin duke grabitur shefin e rendit tė komisariatit tė policisė qė mbulon zonėn dhe se kjo nuk ishte diēka, qė do mbaronte me kaq. Pasi 4 personat ishin larguar me makinėn e sapograbitur, shefi i rendit dhe miku i tij kishin ndalur njė makinė nė rrugė dhe kishin bėrė lidhje me policinė, qė ishte nisur urgjent nė vendngjarje. Nė orėt e mbrėmjes sė djeshme Policia e Durrėsit njoftoi gjetjen e makinės sė grabitur, Benz, nė njė fshat tė thellė nė Krujė, tė quajtur Cudhi (nė verilindje tė qytetit). Makina ishte e padėmtuar, por me targa tė hequra dhe dokumente tė marra.
Fshehja e ngjarjeve me protagonistė policėt
Fshehja e ngjarjeve ku protagonistė janė uniformat blu, mund tė quhet njė tendencė nė policinė shqiptare. Natyrisht qė tė gjithė e kanė tė vėshtirė tė "nxjerrin tė palarat" e miqve tė tyre, duke pasur mundėsinė tė bėjnė tė kundėrtėn. Natyrisht qė njė rast si i shefit tė rendit tė Komisariatit 4 tė Policisė sė Tiranės edhe mund tė pretendohet tė mos bėhet publik. Pasi nė tė gjithė rrjedhėn e ngjarjes, nė asnjė moment nuk mund ta bėsh fajtor. Por ka raste tė tjera kur ngjarjet nuk bėhen publike, pasi tentohet tė ruhet nė mėnyrė artificiale imazhi i mirė i policisė, qė nuk ėshtė e pėrzier nė "punė tė pista" apo mė tepėr. Kėshtu, njė vit mė parė u tentua tė mbahej sekret implikimi i dy nėnoficerėve tė Gardės sė Republikės nė trafikun e makinave tė shtrenjta. Nė disa raste nė Berat, Skrapar, Vlorė, Kavajė, Tiranė, Elbasan ėshtė tentuar tė mbahen sekret ngjarje kur oficerė apo policė tė ndryshėm kanė dhunuar tė drejtat e njeriut, duke rrahur qytetarė tė ndryshėm. Natyrisht qė publike duhet tė bėhen edhe sjellje tė ndryshme qė nuk i kanė hije uniformės sė policit, siē janė pėr shembull veprime nė gjendje tė dehur apo veprime pėr llogari private, duke u paraqitur nė emėr tė shtetit. Natyrisht qė tė gjitha kėto ėshtė mirė tė bėhen publike me synimin pėr t'i parandaluar sadopak.
Policia: Kemi identifikuar autorėt
Pas njė konfirmimi tė vėshtirė tė lajmit, njė nga drejtuesit e Policisė sė Tiranės pohoi ngjarjen dhe identifikimin e autorėve tė saj. Sipas interpretimit nga i njėjti burim, ishte zbardhur plotėsisht ngjarja dhe ishte vėrtetuar se zgjidhja e shefit tė rendit tė Komisariatit numėr 4 kishte qenė shumė e arsyeshme. Ai nuk kishte pasur asnjė mundėsi tjetėr pėrballė 4 grykave tė armėve tė llojit "Kallashnikov". Ndėrkohė u pohua edhe se vetė shefi i rendit, Bedri Dani, ėshtė duke u marrė, krahas strukturave tė tjera, me masat pėr ngjarjen dhe kapjen e autorėve. Ndėrkohė njė burim i Policisė sė Durrėsit pohoi se pėr ngjarjen ishin mobilizuar edhe disa njėsi tė saj, pasi ajo kishte ndodhur nė kufi tė dy rretheve. Drejtues tė dy policive konfirmuan gjithashtu se kishin pėrballė njė rast sporadik, pasi nė atė zonė nuk ishin regjistruar mė parė ngjarje tė pėrafėrta. Ndėrkohė identifikimi i autorėve ėshtė konsideruar sukses.
PRECEDENTET
SHTATOR 1998
Nė Tiranė e Fier persona tė armatosur ēarmatosin disa shefa e policė tė thjeshtė, duke u marrė armėt dhe mjete tė tjera.
NĖNTOR 1999
Sokol Koēiu, ish-drejtor i Policisė sė Vlorės, merret peng nga skafistėt dhe detyrohet tė japė urdhėr tė lėshojnė skafet e tyre.
NĖNTOR 2000
Fatmir Fagu, njė nga oficerėt e lartė tė Policisė sė Shtetit, ēarmatoset pranė selisė sė Partisė Demokratike nė Tiranė.
SHKURT 2002
Nė fshatin Shtiqen tė Kukėsit disa banorė qėllojnė policinė dhe shkatėrrojnė makinėn e tyre qė kishte ndjekur deri aty disa grabitės.
KORRIK 2002
Janaq Zarka, oficer policie nė Fier, goditet dhe ēarmatoset nga A.Sh. dhe disa persona tė tjerė gjatė njė grindjeje pėr pronėsi.
Krijoni Kontakt